“Shumica e shqiptarëve kanë humbur besimin tek të gjitha partitë”

July 1, 2019 14:43

“Shumica e shqiptarëve kanë humbur besimin tek të gjitha partitë”

Media të ndryshme në botën gjermanishtfolëse i kanë kushtuar vëmendje zgjedhjeve të zhvilluara të dielën më 30 qershor në Shqipëri.

Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung zgjedhjeve të zhvilluara në Shqipëri i kushton vëmendje në një artikull me titull “Zgjedhje pa kandidatë të opozitës”.

Zgjedhjet u zhvilluan nën masa të forta sigurie, shkruan FAZ. Komisioni Europian dhe Shtetet e Bashkuara u përpoqën pa sukses të bindnin Partinë Demokratike dhe kreun e saj të mos zgjidhte bojkotin, por PD bojkoton që nga shkurti parlamentin dhe ka kërkuar në mënyrë të përsëritur largimin e kryeministrit Rama, nënvizon gazeta gjermane, e cila hedh vështrimin edhe në gjendjen e paralizuar të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

“Grindja për zgjedhjet lokale në Shqipëri, bojkoti parlamentar i opozitës, si edhe procedura kundër presidentit Meta për shkarkimin nga posti  janë shenja të tjera të ashpërsimit të krizës kushtetuese që vazhdon prej muajsh në Shqipëri. Gjykata Kushtetuese në vend është e paaftë për vendime prej afër një viti, sepse në rrjedhën e një procedimi të udhëzuar nga BE për verifikimin e prokurorëve dhe gjykatësve, shumica e gjykatësve kushtetues ose u shkarkua ose u dorëhoq….Komisioni Europian nga njëra anë e ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë në drejtim të reformës në drejtësi, nga ana tjetër është përgjegjës jo drejtpërdrejt për faktin, që Shqipëria sot faktikisht nuk ka gjykim kushtetues dhe për këtë arsye nuk e përmbush dot një kusht thelbësor për hapjen formale të negociatave të anëtarësimit,”-shkruan analisti i FAZ, Matthias Rüb.

Edhe gazeta austriake Der Standard i kushton vëmendje zgjedhjeve të zhvilluara në Shqipëri. Në reportazhin me titull “Zgjedhje pa mundësi zgjedhjeje në Shqipëri”, nënvizohet se në Shkodër në zgjedhjet lokale kishte vetëm një kandidat për të zgjedhur, në një kohë që opozita bojkotoi dhe shumë vetë qëndruan në shtëpi. “Zgjedhjet në Shqipëri janë para së gjithash demonstrim besnikërie për parti të caktuara, të cilat të mundësuar një punë në administratë.”

Shumë njerëz kanë humbur besimin tek të gjitha partitë në Shqipëri, shkruan korrespondentja e gazetës “Standard”, Adelheid Wölfl, e cila i ka ndjekur zhvillimet  e zgjedhjeve në Shkodër. “Të dielën pati grindje për rezultatin në të vërtetë më interesant: Pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje. Në fshatin Ngraç në kuti u gjend vetëm një letër votimi.”

Gazeta Süddeutsche Zeitung nën titullin “Zgjedhje nën tensione të larta”, thekson se opozita në Shqipëri proteston prej muajsh kundër qeverisë dhe kërkon largimin e kryeministrit Rama dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. “Ajo akuzon qeverinë e Partisë Socialiste me kryeministër Edi Ramën për mashtrim zgjedhor dhe korrupsion. Kreu i shtetit Meta me dekret u përpoq të shtyjë zgjedhjet, me arsyetimin se atmosfera e ndezur e bën të pamundur një votë demokratike. Rama e shpalli Metën “jo kompetent” për anulimin e zgjedhjeve.”

Kurse agjencia gjermane e lajmeve, dpa thekson faktin, se në Shqipëri zgjedhjet lokale përfunduan pa incidente të mëdha. “Pjesëmarrja në zgjedhje ishte megjithatë e ulët”.

 

b.b/dita

July 1, 2019 14:43
Komento

5 Komente

  1. Iliria e bashkuar July 1, 15:03

    Pordhe me rigon, keta llafazanet pa kufi qe nuk duan te shkruajne mire per Shqipet.

    Reply to this comment
    • Predaktor July 1, 18:43

      Shyqyr qe nuk jane keto fjalet e tua pordhe me rigon.
      Ti do jesh ndonnje gjeni.
      I di gjerat me mire se keta qe merreb me kete pune
      Shyqyr qe kemi “jo pordha me rigon” si ty dhe te fleme rehat e te qetesuar

      Reply to this comment
    • Po ne Europe cfare ndodh? Sa njerez jane zhvendosur ne krahun e ekstremit te djathte? July 2, 00:43

      S’eshet e vertete DITA! 768 mije shqiptare votuan PS-ne, pra, me shume se ne 2017. Kjo tregon qe besimi tek PS-ja eshte rritur akoma me shume. Me kot e keni DITA. Jeni ne lufte me mullinjte e eres me Edi Ramen. E keni luften te humbur. Me kot mblidhni fake news nga Europa dhe na i paraqisni si te verteta. Tani ne kohen e internetit lajmet e genjeshtra pergenjeshtrohen shume shpejt. Ne jetojme ketu dhe Europa na tregon arat ku i kemi. Europa eshte ne krize dhe votuesit e tyre po i kthehen fashizmit sepse kane humbur besimin ne ata qe jane ne krye.

      Reply to this comment
  2. Orteku i Fekenit July 1, 19:44

    Haidi wo warst bis jetzt ?

    Reply to this comment
  3. TIRONA July 1, 20:18

    Armiku i shqiptareve jane vete shqiptaret :inatcinj,jotolerant,jopatriot,antidemokrat.
    OK ,pretendohet per Ramen,perse nuk ngrene padi,por merren me fjale rrugesh dhe kalamanjsh.Por e verteta eshte :”Dhia i thote deles ta pashe”
    Le te shpresojme ne SPK !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim