Media greke boton reportazhin e DITA-s për shqiptarët e Kavallës

September 15, 2020 19:43

Media greke boton reportazhin e DITA-s për shqiptarët e Kavallës

Gazeta greke “Kavala Post” ka publikuar ditën e sotme reportazhin e botuar tek DITA nga Xhevdet Shehu për shqiptarët e Kavallës. (Kliko Këtu)

Gazeta e titullon artikullin e vet “Gazeta shqiptare: Pse Kavalla e bukur është një “ambasador” i miqësisë mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Gazeta i referohet DITA-s si gazeta e dyyë shqiptare më e madhe në qarkullim, e cila nuk përqendrohet vetëm te “dielli, deti dhe ushqimi” dhe i shpreh  nderime asaj, si dhe gazetarit Xhevdet Shehu për personalitetet e shquara të përmendura në artikull, ku theksohet veçanërisht Mehmet Ali Pasha, Çajupi dhe ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi.

Kavala Post citon gazetarin Xhevdet Shehu teksa i referohet Kavallës si një qytet ku jeton prej vitesh një komunitet shqiptarësh, i cili është përshtatur me jetën dhe kushtet e atjeshme në tokën greke.

Gazeta thekson se DITA e cilëson Kavallën si “një ‘resort’ të bashkëjetesës mes dy grupe njerëzish, marrëdhëniet e të cilëve kanë kaluar nëpër ulje dhe ngritje.

Për më shumë lexoni artikullin në gazetën greke, në versionin greqisht dhe anglisht.

Artikulli: https://www.kavalapost.gr/246135/alvaniki-efimerida-giati-i-panemorfi-kavala-einai-presveira-filias-metaxy-elladas-kai-alvanias/?fbclid=IwAR28N-f-U7dtTMfzffb2udXE32RXdSpoGnFU5OHcY5wCw5OEpw8RAkH2q0w

j.l./ dita

September 15, 2020 19:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim