Media greke: Çfarë po ndodh në negociatat sekrete të Kretës?

November 12, 2017 11:50

Media greke: Çfarë po ndodh në negociatat sekrete të Kretës?

 

Edicioni grek i Huffington Post deklaroi se pavarësisht se Ditmir Bushati ka pranuar që të kërcejë vallen kretase si për t’i treguar homologut të tij se i pëlqen “shpirti helen”, harta e ministrisë së jashtme të Greqisë nuk është pranuar nga shefi i diplomacisë së Jashtme shqiptare që ka qëndruar në lidhje direkte me kryeministrin e tij Edi Rama.

Këtë e ka bërë të ditur edhe një nga mediat shqiptare në Athinë, Tribuna.

Delegacionet e Shqipërisë dhe Greqisë janë mbyllur prej 48 orësh në një hotel në zonën e Iraklios në ishullin e Kretës në një fundjavë të paprecedentë pune diplomatike mes dy shteteve, në përpjekje për të zgjidhur problemet historike të mbartura prej vendeve.

Siç bëjnë të ditur mediat greke, palët kanë rënë tashmë dakord për revizionimin e teksteve të historisë për të mos i sharë grekët; çështjet konsullore të vulës elektronike për legalizim dokumentesh; mund të vijnë në një qëndrim për Himarën, madje Athina është gati të tërhiqet, vetëm se kërkon që të përfitojë nga harta e Shell-it kontinental, duke marrë dy ishujt pranë Ksamilit, ku mendohet se ndodhet edhe damari i fuqishëm gazmbajtës.

Bisedë Rama-Tsipras për çështjen e Detit?

Nuk janë afruar fare tek çështja çame dhe ligji i Luftës, pasi Kotzias i ka dhënë Bushatit që kërkon një përgjigje deri sonte në 12 të natës për çështjen e Detit.

Madje ka thënë se është gati që të zhvillohet një bisedë telefonike mes Edi Ramës dhe Alexis Tsipras.

Për Detin, Kotzias ka thënë se ata po lëshojnë pe, duke u tërhequr nga marrëveshja e parë dhe është gati të pranojë vijën mesore që do ta ndante drejtë distancën mes brigjeve të dy vendeve në Kanalin e Korfuzit.

Dhe kjo vijë mesore, për të nxjerrë baraz-largësinë, në bazë të së drejtës detare ndërkombëtare merret si bazë si një vijë e drejtë që nis nga kepet më ekstreme të brigjeve tokësore, dhe jo nga masa shkëmbore, apo ishuj që mund të gjenden kudo në mes të detit ndërmjet dy vendeve, sikurse u bë në marrëveshjen e parë.

Edhe një ditë bisedimesh

Ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Shqipërisë do të kenë edhe një ditë të tretë bisedimesh, përpara se t’i drejtohen Brukselit për mbledhjen me homologët e tyre të Bashkimit Europian.

Sipas kryediplomatit grek, po diskutohen çështjet e hapura, me synimin që “Shqipëria të bëhet shtet-anëtar i BE-së”.

Në “vendlindjen” e Zeusit

Një ditë më herët, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, kanë vizituar malësinë e Kretës vendin ku sipas mitologjisë ka lindur Zeusi.

Ministrat Kotzias e Bushati dhe shoqëruesit e tyre janë pritur me këngë e valle nga banorët e fshatit, ndërkohë që kryetari i bashkisë u ka bërë dhurata simbolike.

Edhe Kotzias edhe Bushati u janë bashkuar për disa çaste valltarëve, ndërsa më pas janë vënë në rolin e spektatorit.

November 12, 2017 11:50
Komento

9 Komente

  1. fteri November 12, 12:22

    200.000 çamë jetojnë të përzënë me dhunë larg vatrës tyre amtare,prej Filatit e deri na Prevezë ,ata që kan mbetur kan frikë të shprehen në gjuhën e mëmës shqipëri ,pasi grushti i egër i shtetit diktatorial nacionalist shovinist grek do binte dhe ka rënë mbi ta pa mëshirë.
    Preveza qyteti më jugor i Çamërisë ,ka një mpopullsi prej 15-20 mijë banorë ,renditet gjithmon pas Janinës.Duhet ta dini se Preveza para 120 vjetësh ka qënë kryeqendra e atdhetarizmit shqiptar ,është fjala për vitin 1879 kur Preveza ,në shtëpinë e Patëriotit e atdhetarit të flakët Abedin Dinos u mblodhë gjithë paria e shqiprisë ,prej Jugut e deri në Kosovë për mbrojtjen e trojeve etnike.
    Janina ka qenë kryeqendra e shqiprisë së poshtme epiri (jugut) aty njëherë e në një kohë shumë vite të shkuara ka qenë shqipëri është dheu shqiptar toka e të parve tanë.Po ç’ti bëshë ? Motet bënë te tyre …….

    KUJDES DITMIR BUSHATI !…KUSHTRIMIN E TË PARËVE TANË ,ASNJË PËLLËMBË TOKË Dushmanit !!!!!

    Fjala e urtë popullore thotë :”Grekëve edhe kur ofrojnë dhurata nuk duhet t’ u besosh”
    Ndërkoh ne shqiptarët me shtet të dobët imazhi i kalit të trojës rishfaqet sërishë në pranverën e përgjakshme të v. 1997 kur u ngrit flamuri grek ,por ishte kërcënimi amerikan dhe turk që i frenoi i frenoi hovin shovinist grekët e pa basë ,andarve të rij Por si në vitin 2000 edhe sot në v. 2017 kërcitën dhëmbët gjoja për prishjen e shtëpive të himariotve ,pra veprojnë si uliksi ,dinakria mizore e tyre vazhdon !!

    Ndërkohë në Tiranë ,shtetarët e Sali Shpellarit i servilosen me shitjen e detit kryegjernralit të asfalisë greke të veshur me veladon fort lumturisë tijë JANULLATOSIT ,qëveç të tjerave arriti të hedhë baltë mbi figurën emlematike shqiptare Fanolin e madhë.

    Greqia është aq e rrezikshme sa gjatë shtetësisë së sajë 170 vjeçare vetëm i ka zgjeruar kufijtë e sajë.
    Argumenti ! :
    -duke i hedhur një sy hartës së shtetit Grek .
    Në v.1832 ajo fitoi pamvarsinë.SHteti i ri shtrihej në kufijtë e tijë natyralë.Në veri kufizohej me Gjirin e Artës .Përfshi PELOPONEZIN ,Stera Ellada ,Eubenë dhe ishujtë Ciklade .
    Sipërfaqja 50.000 km/katëror .
    Në vitin 1864 nisë zgjerimi filletar :
    -Përfiton një sërë ishujsh përgjetë Jonit ,mes të cilve edhe Korfuzin e famshëm dhe Leukadet .
    -Në vitin 1882 pas kongresit të Berlinit i jepet Thesalia ,dhe ishujt mbi Eube.Dështon në gllabrimin e Epirit si pasojë e qëndresës së Shqipëtarve me në krye Lidhjen shqipëtare të Përzerenit,si dhe ndikimin e jashtë zakonshëm të Abdyl Frshërit e Abedin Pshë Dinos (Ministër i jashtëm i perandorisë osmane )

    Pas rënjes së perandorisë osmane në v. 1913 me përkrahjen e fuqivee europiane u shkëput thela e majme :
    -Në veri greqia fitoi pjesë të Maqedonisë dhe Epirin e jugut.
    -Merr edhe Kretën .Po kështu edhe ca ishuj të rëndësishëm përgjet gjysmës perendimore të bregdetit Turk.
    Në v. 1923 përfshinë branda kufijve edhe Thrakën Lindore.Ndërsa :Në v. 1946 mer ishujt DODAKANEZË që i kishë patur ITALIA

    Kështu Greqia shoviniste arrinë një shtrirje gjografike prej 110.000 km /katëror ,pra arriti të mbidyfishojë tokën e sajë.

    NDËRSA -SHqipria vetëm është tëkurrur edhe me tradhëtinë e faljen e fundit të teritorit detar Greqisë nga satrapi S.Berisha dhe firmë të Lulzime Bashës.

    Reply to this comment
  2. hidhe vallen !... November 12, 12:24

    Kujdes vallen Ditmir ,hidhe në interes të shqipes !…

    Reply to this comment
  3. Alberti November 12, 12:36

    Pakt Detar ashtu si e do Greqia dhe ku e do greku.
    Fotot tregojne qarte se Bushati po kercen vallen sipas orkestres greke.
    Nuk ka kurrfare marrveshje. Ka vetem nje firmosje te qeverise Rames te gjithckaje qe do Greqia.
    Kete gje Uturaku mediatik pro-Rama do ta quaj Marrveshje.
    Ne Krete Nano takoi Miloshevicin, ne Krete Bushati do firmose ato qe do i jape greku.
    Si duket, Kreta i ndillka keta socialistet te shesin bythen sa te serbi sa te greku.

    Reply to this comment
  4. . November 12, 13:02

    ka leshuar me historine, tekstet mesimore
    se parardhesit tone kane qene budallenj e nuk kuptonin.
    Bushati eshte modern zemergjere, ia fal historine tjetrit ta beje si do ai.

    Reply to this comment
  5. I.Troplini November 12, 13:45

    Hedhje valle, zgèrdhime tè egzagjeruara para kamerave. Simbolika e takimeve tè tilla, èshtè e njè rèndèsie tè veçantè, mirèpo Bushatlliun e Ramès, nuk e ndal askush nè misionin e tij tè njeriut qè qesh.
    Çfarè ka pèr tu zgèrdhirè dhe pèr tè hedhur valle, para kamerave?
    Èshtè kufiri i mbushur me shqiptarè, qè presin mbi 24 orè nè radhèt pa fund tè doganave, dhe qè trajtohen si pleh nga pala greke?
    Apo janè mijrat e shqiptarève tè vrarè, humbja e pronave tè tyre nè Çamèri, arsyeja e valles?
    Janullèn, ua kemi vènè nè krye tè vèndit dhe na duhet ta durojmè, edhe pse njè shumicè absolute shqiptare, e sheh si njè vegèl talibane, njè mendèsi mesjetare pèrçarèse. Çamèt, janè “tè padèshiruar” nè shtèpitè dhe pronat e tyre.
    Hidhe vallen Bushatlli. Arsyen, mbase e dini Ju.
    Mua, mè vjen turp, pèr njè njeri si Ju, pèr atè ngèrdhnjeshjen tuaj tè pavend.
    Ju, nuk flisni aspak nè emèr tè shqiptarève. Ju nuk kini formatin, pèr tè transmetuar rèndèsinè e kèsaj marèdhènie. Ju, dini vetèm tè hidhni vallen.
    Kèndej nga ne, populli i thotè ndryshe, kèsaj situate, kur nuk ka asnjè ndjesi pèr tè tashmen. Fshati digjet,,,,,,,, ajo e uruara,,,,,,,,, hedh valle.
    Kur tè jeni nè mision privat, bèni çfarè tè dèshironi Zotèri. Nè mision shtetèror, sjellja juaj, vetèm se tregon inferioritetin qè ju pèrshkruan, mungesèn e çdo sensibiliteti, nè raport me ndjenjat e atyre qè duhet tè pèrfaqèsonit.
    Faleminderit pèr asgjè Z.Bushati.

    Reply to this comment
  6. Tomori November 12, 14:27

    Tradhetia kombetare eshte tradheti edhe kur fal 350 km katrore, sic beri Sali B(er)isha edhe po te falesh gjysmen e asaj qe fali Saliu per kariken e tij te ndyre..
    Eshte momenti te tregosh me cepra atdhetarine tende, Edi Rama. Ki kujdes te mos futesh ne radhen e tradhetareve te kombit, si Sali B(er)isha.
    Toka dhe deti shqiptar jane te shqiptareve dhe askush, ASKUSH, nuk ka te drejte te beje pazar me trojet e detin shqiptar per interesa te karieres personale.

    Reply to this comment
  7. Tomori November 12, 14:28

    Tradhetia kombetare eshte tradheti edhe kur fal 350 km katrore, sic beri Sali B(er)isha edhe po te falesh gjysmen e asaj qe fali Saliu per kariken e tij te ndyre..
    Eshte momenti te tregosh me cepra atdhetarine tende, Edi Rama. Ki kujdes te mos biesh ne batakun e tradhetise si Sali B(er)isha, Esat Toptani, etj.
    Toka dhe deti shqiptar jane te shqiptareve dhe askush, ASKUSH, nuk ka te drejte te beje pazar me trojet e detin shqiptar per interesa te karieres personale.

    Reply to this comment
  8. Amerikani November 12, 15:34

    Bushat kemi besim tek ty se ke gen nga Zoterit e Arberit! Ktheja faqen historise per ti lene njehere e mire pas, tradhetite e paraardhesve te tu ne ministrine e jashme e kryeministri.
    Mos harro keta nuk jane pasardhesit e grekeve te lashte te talentuar e te zgjuar, ashtu siç je ti pasardhesit i Bushatllinjeve te Arberise.
    Mos na zhgenje or trim!

    Reply to this comment
  9. mirel November 12, 16:41

    Opa..nje hap mbrapa me tekstet shkollore ku historia do dali greke dhe rrjedhoje dhe deti do dali grek.
    Kerce Bushat..si qen bir qeni, zagar servil i Ramutit.
    Tradheti Berishiane e mbuluar me petk patriotik te Ramutit.
    Ramuti kot ben sikur zihet me Dulen ne parlament. Skenari eshte qe zhurma te behet sikur urrehet Ramutu, ndersa deti te merret me mareveshje te dyta, te zbutura dhe “patriotike”..
    Keta duhen varur te gjithe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*