Media greke pas tragjedisë: Turqia u tall me ne, dërgoi dy avionë spiunë

July 25, 2018 18:39

Media greke pas tragjedisë: Turqia u tall me ne, dërgoi dy avionë spiunë

Tragjedia e zjarreve që prekën Athinën i ka lënë grekët të shokuar dhe askush s’ka fjalë të përshkruaj atë që përjetuan. Europa dhe bota është solidarizuar me popullin helen, teksa numri i viktimave dhe të plagosurve shtohet dy ditë pas zjarrit masiv, por mediat greke nuk i kanë lënë pas dore provokimet sipas tyre nga Turqia.

Media greke “Ta Nea” shkruan sot vetëm 48 orë pas tragjedisë se Turqia ka dërguar disa avionë luftarakë në Egje, duke shkelur me “breshëri” rregullat e trafikut ajror.

Sipas kësaj media, është ironike sesi politikanët turq shpërndajnë mesazhe prekëse për zjarrin në Athinë dhe solidarizohen duke kërkuar të dërgojnë avionë për të shuar zjarret dhe në të njëjtën kohë i japin jetë provokimeve të tilla ushtarake.

“Ndërsa Presidenti turk, Tajip Erdogan dhe Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu kanë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen e tyre për tragjedinë që ka përfshirë Athinën prej dy ditësh, nga ana tjetër kanë dërguar avionë luftarakë në Egje duke shkaktuar shkelje të vazhdueshme të hapësirës ajrore kombëtare dhe shkelje të rregullave të trafikut ajror”, thuhet në shkrimin e “Ta Nea”.

“Në një kohë që Greqia numëron dhjetëra viktima prej zjarrit të madh, avioni turk, që sipas të dhënave është një Air Force 35, ka kryer shkelje të hapësirës ajrore të Greqisë”, shton më tej media greke.

Në vijim saktësohet se në hapësirën ajrore greke hyri një avion spiun turk, CN235 dhe një tjetër, F16, i armatosur duke shkaktuar reagimin e avionëve luftarakë të forcave ajrore greke.

l.h/ dita

July 25, 2018 18:39
Komento

4 Komente

  1. Mark U.K July 25, 20:20

    E cfar nuk pret prej turqve te mutit.

    Reply to this comment
  2. Arben July 25, 20:40

    marreveshja e llozanes, shume shpejt ne kosh te plehrave

    Reply to this comment
    • Perandoria e dhier osmane July 26, 09:05

      Marveshja e Lozanes kur Turqit ne marreveshje me greket u dhane mundesi ketyre te fundit te deportonin ne Turqi, shqiptare etnike ne trojet e tyre shekullore ne Epir dhe Thrake me pretekstin se duke qene muslimane nga besimi fetar gjoja ishin turq. Po te njejten gje bene dhe turqit duke deportuar greke. Por greket ne fakt deportuan shqiptare.
      Kjo eshte Turqia kur ja do interesi i saj te bej pazare me Greqine sic ka bere historikisht mbi kuriz te shqiptareve.
      Po ti Ahmut nuk te intereson Shqiperia por Turqia se je mbetje anadollakesh osmandhjere.

      Reply to this comment
  3. demo July 26, 06:18

    Po ate protokollin e Firences te vitit 1925 per kufirin tokesor dhe detar me Shqiperine,perse nuk e zbatoni ju Greket?
    Pse kerkoni MARREVESHJE DY PALESHE ME POLITIKANE,KRYEMINISTRA TE KORRUPTUAR TE SHQIPERISE PER KUFIRIN,KUR KUFIRI EGZISTON QE NE 1925????
    Ju greket keni grisur protokollin NDERKOMBETAR TE FIRENCES.Turqit po grisin MARREVESHJEN NDERKOMBETARE TE LOZANES.Cfare ka ketu per tu ankuar?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*