Pse u vetëdorëzua Balili sipas një eksperti italian të Antidrogës

January 21, 2019 16:36

Pse u vetëdorëzua Balili sipas një eksperti italian të Antidrogës

Mediat italiane kanë përcjellë gjatë orëve të fundit lajmin e arrestimit në Shqipëri të Klement Balilit.

“Në rrugët e marijuanës, Eskobari i Ballkanit u dorëzohet investiguesve”, shkruan e përditshmja Corriere della Sera.

“U dorëzua me dy kushte, shkruan gazeta italiane, jo dhunë e arrestimi tij të mos shfaqej si meritë e policisë.”

E sipas Corriere dela Sera, pjesa më interesante e kësaj ngjarje do nisë tani. Balili është një menaxher i rëndësishëm i shtetit, një udhëtar bote, një kujdestar sekretesh e mjaft prej tyre të çojnë në Milano.

Një ekspert i antidrogës, funksionar i Policisë financiare italiane , emri i të cilit mbetet anonim, për Corriere della Sera shprehet se “kush i dorëzohet policisë e bën për dy ose tre motive; nga frika se mos e vrasin e është i detyruar të kërkojë ndihmën e policisë; sepse i janë shkatërruar të gjitha mbrojtjet që ka pasur deri në atë moment, mbrojtje institucionale, nga kriminelët etj, e mes qelisë dhe arkivolit, zgjedh qelinë. Por mund të jetë dhe një skenar i tretë; me këtë gjest kërkon t’i dërgojë një mesazh bashkëpunëtorëve të biznesit të tij; kujdes se momenti është mjaft delikat, qëndroni të fshehur sa të mundeni e ngadalësoni trafikun e drogës pasi i kemi të gjithë pas...”

Balili, shkruan media italiane, mundi të ngjitet lart falë mbrojtjes nga “pezzi grossi” (njerëz të rëndësishëm të qeverisë shqiptare por dhe i sigurt për mbrojtjen nga grupet kriminale në Milano”.

Shkrimin origjinal e gjeni KETU.

o.j/dita

January 21, 2019 16:36
Komento

3 Komente

  1. Pse harrojne Mafien e tyre gjigande dhe merren me mizat e Shqiperise? January 21, 17:42

    Hartim i gazetareve italian. Te gjitha hamendje. Nese keta e njohin Eskobarin nuk mun dte flasin si e Ema e Zeqos maje thanes. Eskobari vrau mijra njerez dhe e beri Kolumbine pershesh. Ky ka qene nje Drejtor transporti ne nje qytet teper te vogel e pa rendesi. Nuk ka krahasim. Duket sikur keta gazetare perpiqen te mbulojne bajgen e madhe qe quhet Mafie Italiane me keta gjoja “ESkobaret” e Shqiperise. Bullshit! – Bajge lopesh!

    Reply to this comment
  2. Investigatori January 21, 21:12

    Jane arsye te tjera pse Balili u dorezua vetem tani!

    1) Si i mençur qe eshte, me te drejte nuk donte te bente burg kot e pa fund, deri sa autoritetet greke te mbyllnin hetimet.
    2) Ne momentin qe mbyllen hetimet, prokuroria paraqet akuzat duke bashkengjitur edhe te gjitha provat, sipas detyrimit ligjor, pra ai me avokatin e tij mund te organizojne mbrojtjen ne kohe reale dhe mbi akuza reale.

    Pra paraburgimi ne fazen e hetimeve eshte nje cfilitje per cilindo person, mbasi duhet te vuaje burgun duke mos pasur mundesi te mbrohet, mbasi prokurorit ne ate faze, ligji i jep te drejten qe provat qe disponon t’i mbaje te fshehura, pra te luaje me te pandehurin si macja me miun.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*