Media italiane zbulon pse u rrëzuan pallatet në Durrës, mesazhi i ekspertit

December 2, 2019 15:28

Media italiane zbulon pse u rrëzuan pallatet në Durrës, mesazhi i ekspertit

Toka vazhdon të dridhet në Shqipëri. Këtë mëngjes, një tërmet i ri me magnitude 4.7 goditi bregdetin verior shqiptar. Epiqendra u identifikua po në të njëjtën zonë të vendit të prekur gjashtë ditë më parë nga një tërmet i dhunshëm që shkaktoi vdekjen e 51 personave, njëzet e gjashtë prej tyre në Durrës.

Të gjitha viktimat u gjetën nën rrënojat e pesë ndërtesave: dy hotele në skajin jugor të Golemit, Villa Palma dhe Miramare, dhe tre ndërtesa, në njërën prej të cilave tetë ishin të vdekur, thotë shtypi Italian duke bërë kështu dhe një përmbledhje te situatës.

Vijimësinë sizmike në Shqipëri, profesor Alessandro Michetti, docent i Gjeologjisë në Universietin e Insubrias, dhe një ekspert i specializuar për rrezikun sizmik në rajonin e Mesdheut, e shpjegon duke thënë se tërmete të tillë të fortë shkaktojnë modifikim të ambjentit, duke lënë “gjurmët” e tyre në territor.

Nuk i ndalojmë dot tërmetet që të ndodhin, dhe jemi ende larg mundësisë për t`i parashikuar”, thotë Michetti.

Por ajo që mund të bëjmë“, shton ai, “ është të studiojmë shenjat e lëna nga sizmat e mëparshme për të ndërtuar një histori evolutive të zonës, duke identifikuar pikat më kritike”.

Mediat italiane përmendin edhe fenomenin e daljes së ujit nga tërmeti, duke kujtuar se pas një tërmeti që kapërcen magnitudën 4,2, ekziston mundësia që disa terrene ranore dhe të pasura më ujë ta humbasin shpejt rezistencën, duke bërë që të zhyten ndërtesat e ndodhura mbi to.

Në tërmetin e Shqipërisë, thotë njëri prej shkrimeve, ishin të shumta godinat që ranë sepse janë ndërtuar në terrene të tilla te paqëndrueshme.

 

l.h/ dita

December 2, 2019 15:28
Komento

10 Komente

  1. s December 2, 16:29

    sugjerim per stafin e dites !
    .
    Ju lutem mos botoni lajme te tilla qe ky profesori docent paska zbuluar se ndertesat ne Durres rane se ishin terene te pa-qendrueshme !!
    .
    mos botoni lajme te tilla se keto i dine dhe adoleshntet qe kane mbaruar tete-vjecaren por nuk i dinte

    prof..aleksander meksi
    doc….bashkim kopliku

    ne kohen e te cileve jo vetem durresi u mbindertua ne rere por dhe para Dajtit ne Tirane e bene shurrtore dhe birretore..

    .

    Reply to this comment
  2. MH December 2, 17:22

    S !
    Je i famshem.
    Ne ma shume ndigjojme sllogane profesionliste se dicka vertet shkencore qe te bind.
    Ne kete kohe ka ma shume llogje imagjinare se argumente te bindeshme per ti dale mane eleminimit te pasojave.

    Reply to this comment
    • Xhuxhumaku December 2, 18:22

      Bravo MH, ty nuk ta ha qeni carin, gjenial si gjithmone. Ti duhet te behesh kryetari i shtabit te shoqates Hajdaret Kunder Termeteve.

      Reply to this comment
    • s December 2, 18:24

      Nderime MH

      Faleminderit per vemendjen:

      Edhe dy kendveshtrime posacerisht per ju;
      .
      Profesoresha shenjtore (inxhinjere e vjeter per ndertimet) Luljeta Bozo ne nje interviste tha nje aksiome ( nuk ka nevoje per vertetim) ; Ne kohen e Enverit nuk ndertohej ne plazh me ligj te forte se nuk kishte garanci Pike.

      Po shtoj dhe 3 monstra te tjere

      Prof Rexhep Uka – zëvendëskryeministër dhe (deri 5 prill 1993) ministër i Bujqësisë hajduti i drurit arres0

      dok . pordhesor Tritan Shehu – ministër i Shëndetësisë dhe Mjedisit ( sheik miljarder)

      pordhesor Blerim Çela – kryetar i Shërbimit të Kontrollit të Shtetit ( ne kohen qe tropojanet po pushtonin ultesiren bregdetare ky merrej me kafet e Nexhit..

      Reply to this comment
      • Xhuxhumaku December 2, 23:08

        MH, po mos te ngelet hatri ky s-ja ta kaloka si ne budallallik, ashtu edhe ne rrotkarllik. Do ta kesh rival te forte ne zgjedhjet per Kryetar te Shoqates Hajdaret Kunder Termeteve.

        Reply to this comment
  3. TIRONA December 2, 18:47

    Po ,ndertesat ne Durres, nuk i permbaheshin kushteve teknike sizmike,por pangopesise per te fituar !

    Reply to this comment
    • Shqipja December 2, 21:26

      E dinim shume mire dhe lusnim zotin te mos na ndodhte ndonje termet, duke pare me syte tane se si e ktheu Saliu vendin ne nje kantjer te madh ndertimesh fantazem dhe te frikshem qysh fillimet e viteve te para te pluralizmit Por fati i keq ndodhi dhe si gjithmon, ndeshkimin me jete e mori populli i pa mbrojtur Ligji duhet te ndeshkoje te gjithe ata kryetare bashkie ministra qe kane qene dhe jane bashke me firmat e ndertimit (fantazem) te denohen me denime maksimale dhe te demshshperblehen familjaret me banesat e tyre por dhe tu konfiskohen te ardhurat e tyre per 51 viktimat qe shkaktuan Atehere themi, se ligji funksionon dhe populli ndihet me i sigurte nga shteti

      Reply to this comment
  4. GARY KOTE December 2, 21:29

    JU LUTEM SHUME MOS DEGJONI FJALI PA KUPTIM.
    LULJETA BOZO E DI MIRE SE NE KOHEN E ENVER HOXHES JANE NDERTUAR HOTELET E ALBTURIZMIT NE DURRES DHE SHUME PALLATEW E VILA NE PLAZHIN E DURRESIT. ATO JANE BERE ME STUDIME TE SAKTA GEOLOGJIKE DHE PROJEKTUAR E ZBATUAR ME PERPIKMERI. BESOJ SE KUL KENI DEGJUAR QE KETO HOTELE TE JENE PRISHUR.
    BESOJ SE PROFESORE LULJETA KA BERE NJE LAPSUS QE NE VEND TE SHPREHJES “NUK NDERTOHET NE KETO ZONA” DUHEJ TE KISHTE THENE “MASAT E MARA PER NDERTIMET E REJA NE KETO ZONA KANE QENE JO ATO TE DUHURAT”
    E PYES PROFESOREN NESE KA NDONJE STUDIM TE SAJ PER RENIEN NE REZONANCE TE LEKUNDJEVE TE OBJEKTIT DHE TE LEKUNDJEVE TE VETIAKE TE TOKES SIPAS TE DHENEVE TE QENDRES SISMOLOGJIKE E MIKROZONIMIT SIZMIK TE DURRESIT??
    BESOJ SE KJO PROFESORE OSE DUHET TE FLASI DREJT ME TE DHENAT E PLOTA SIZMIKE OSE DUHET TE HESHTI.
    DUHET LEXUAR ME KUJDES STUDIMET E BERA NGA NDERMARJA GEOLOGJI GJEOSEZI E KOHES SE ENVERIT TE MESOHET E VERTETA E KETYRE DHERAVE.
    PERGJIGJEN E PLOTE TE KESAJ PYETJE DO TA MERRNI NE DOKTORATURENE E DR ALBERT DIMCES

    Reply to this comment
  5. MH December 2, 21:30

    Ti,Xhuxhuxhxuxhuxhxu maku.
    Me cfare punon me nafte apo me benzine.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*