“Investiguesi” i Babales, “i dhunuari” i 26 Majit dhe sharmanti Fevzo

June 5, 2018 23:59

“Investiguesi” i Babales, “i dhunuari” i 26 Majit dhe sharmanti Fevzo

 

Nga Bedri Islami

Në ditët e fundit, tre gazetarë, krejtësisht ose thuajse krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri, u bënë epiqendër e ngjarjeve, që mund të sillnin konflikte të ashpra ose rrethana enigmatike dhe, përmes të cilëve, edhe një herë, si në një përmbysje jo të rastësishme, u shpërfaq bota e mediave, ashtu si është.

Thuajse tri javë më parë, një gazetar, thonte investigativ, por i panjohur për shumicën e publikut, Olldashi, u shfaq si frymëzuesi dhe regjistruesi i çështjes Babale, nga e cila shpejtoi të tërhiqet shumë shpejt dhe, për më tepër, të lajë duart, si ai Pilati i hershëm, duke informuar se, vërtet regjistrimin e kishte bërë Babale, përmes një kërkese të tij, por ishte detyrë e Partisë Demokratike, ku kishte bërë dorëzimin që të vërtetonte nëse zëri pranë Babales ishte apo jo i vëllait të ministrit të punëve të Brendshme, Agron Xhafaj. Olldashi, i cili kishte bredhur me një trafikant për të blerë drogë dhe e kishin blerë atë, kur bëhej regjistrimi nuk punonte për asnjë media, ishte si të thuash në qejfin e tij, për një portal që paska hapur dhe, megjithëse ky është fillimi, ende edhe sot askush nuk e di se cili mbështeti financiarisht investigimin e tij, i cili, në rastin më të lirë, ka kushtuar 25 mijë euro.

I nxitur nga “olldashizmi” i medias dhe fama militante, në këtë rast është krejt e dukshme, pasi drejton një media militante, krejtësisht partiake, si është RD, shefi i saj, Bledi Kasmi, pasi u përlesh ashpër me policinë e shtetit, duke synuar të thyejë një kordon dhe të “zaptojë” një institucion, ku, si kishte pritur Berisha, do të vendoste flamurin e fitores, u godit me një shkop gome dhe u përgjak. Përgjakja e tij apo e kujtdo do është një akt i dënueshëm, nëse ndodh në secilën pëllëmbë të këtij vendi, por nuk është edhe aq kur sulmon institucionet, të cilat, dikur, një herë e një kohë, si forcë politike, i ke marrë edhe me ndihmën e autoblindave, të bashibozukëve të rekrutuar. Historia nuk u përsërit, ashtu si nuk u përsërit 21 janari, që dikush e kishte dashur me ngulm dhe që, pasi nuk ndodhi, hodhi shashkën e tij ”se mund të kishte pasur edhe të Vrarë”.  Të gjithë pamë dy skena të goditjes së gazetarit Kasmi: momentin kur ai printe turmat për të shkallmuar një institucion dhe goditjen me shkopin e gomës, që nuk ishte shkop hekuri.

Së treti, rasti Fevziu. Ndoshta më i njohuri në vend, pavarësisht se si e njohin njerëzit. Paga e tij e supozuar ose jo i la njerëzit pa mend e pa gojë, zgjoi edhe zilinë njerëzore, përballi faktin mes atyre që i shërbyen piramidës së pushtetit dhe atyre që ndoqën mendjen e tyre, duke qenë opozitarë me të gjithë, ashtu si reflektoi një të dhënë, e cila dihej e nuk thuhej, se, sa më fort të jesh në anën e pushtetit, aq më tepër je i përkëdhelur prej tij e jo vetëm moralisht. Fevziu ka krijuar profilin e tij. Të gjithë thonë – mos e shiko dhe të gjithë e shikojnë. Të gjithë politikanët e kanë mallkuar e përsëri të gjithë janë lutur aty. E kanë shikuar si një armik dhe kanë kërkuar miqësinë e tij. E kanë përqeshur pas shpine, për që thonin,  për mburracërinë e tij, por e kanë imituar në të njëjtën kohë. Një njeri që ka mbi 20 vite në ekran, që ka qenë pjesë e klaneve dhe që është i mërzitur se mund të mos jetë më – kërkon atë që është mësuar, të jetë pjesë e ligjërimit politik. Është në të drejtën e tij. Por…ka një por. Këtë e themi më pas.

Prej kohe, mes qeverisë dhe mediave, më saktë, mes shefit të qeverisë dhe medias , është ndezur një luftë, që herë bëhet e ashpër e herë tjetër zbutet deri në përkëdhelje. Fjala “kazan” e duke i shtuar edhe “ mediatik”, më shumë se sa ata që e gjejnë veten jashtë, i nervozon dhe i grumbullon ata që në të vërtetë janë brenda këtij kazani. Shkaku kryesor i kësaj përplasje kryeministrore – media është raporti i mediave me të vërtetën.

Është krejtësisht e logjikshme që, herë pas here, media dhe qeveria të kenë të vërteta të ndryshme, ose, më saktë, shikime të ndryshme mbi një ngjarje të caktuar. Ndryshe mund të shohë qeveria një zhvillim, një përplasje, një rast e ndryshe mund ta shohë atë media. Të shohësh ndryshe nuk do të thotë ta krijosh ndryshe, nuk do të thotë se je i saktë kur të gjithë lajmin e ndërton me “sipas informacioneve të mia” – e kush je ti?!!, “ si thanë burime të pakonfirmuara” – cili burim është i pakonfirmuar; “  zëra brenda partisë thonë se ..” – askush nuk mund të jetë i besuar duke u mbështetur në zëra anonimë.

Qëndrimi ndaj së vërtetës mund të jetë i ndryshëm, por ajo, e vërteta është një. Rasti Olldashi në gazetari, ashtu si u servir nga vetë ai, sidomos me intervistat e tij marrëzisht të dukshme, nëse do të kishte ndodhur në një vend europian, nuk do të kishte ngjallur stuhi ndaj qeverisë, por ndaj atyre që deshën të krijonin një stuhi të tillë, dhe në radhë të parë ndaj gazetarit e, më pas, ndaj mbështetësit të tij, që tani nuk më anonim.

Rasti i shefit të gazetës RD, Kasmi, është edhe më tej larg së vërtetës. Goditja ndaj tij është e dënueshme, por, kur merr përsipër të jesh militant dhe demonstrues force, ke hedhur poshtë një profesion, qoftë edhe përkohësisht, dhe, si në këtë rast, ke marrë mbi vete një detyrë tjetër. Opozita e solli rastin e tij në parlament. E ka shpënë edhe më tej, kudo që ka mundur. I është dukur si një rast i artë për të dëshmuar se në Shqipëri sundon dhuna e pushtetit, se gazetari u godit pikërisht me urdhërimin e Ramës dhe të Xhafës, se polici doli qëllimisht nga skalioni i dytë për të goditur atë, Kasmin dhe, pasi e kishte kryer detyrën, ishte tërhequr. Të jetë kaq i rëndësishëm ky gazetar dhe të jetë kaq budallaqe kjo qeveri? Një opozitë që, edhe sot e kësaj dite, merr në mbrojtje vrasjet e 21 janarit dhe sulmon qeverinë e sotme, se dje, në opozitë, ata i sollën njerëzit para qeverisë” dhe kësaj të fundit i lind e drejta t’i vrasë ata dhe të plagosë një gazetar koleg; se ishte e ligjshme të shpallte puçist që nga presidenti, kryeprokurori, shefi i shërbimit sekret, shefi i opozitës dhe bashkë me to edhe një grup gazetarësh që po pinin kafe qetësisht lart mbi turmë, nuk ka mësuar asgjë nga e vërteta dhe këtë nuk ka si ia përcjell edhe gazetarëve të saj.

Të presësh të vërtetën prej atyre që kanë sulmuar egërsisht “puçistët” e vrarë të 21 janarit, pikërisht nga një media që ka humbur maksimalisht reputacionin e saj dhe është katandisur drejt mbylljes pikërisht nga përçudnimi i së vërtetës, është e kotë. Është mjerimi i pritjes së një gazetarie të ndershme, solide dhe të perspektivës.

Çfarë po bëhet, ta zëmë me rastin “skandal” të përgjimit të shefit të opozitës? Askush nuk e besoi, as vetë Basha, që hodhi shashkën e radhës dhe pasi e hodhi ia mbathi për në Holandë. Të gjithë portalet, sidomos opozitare, e morën lajmin, e stërhollën, e rritën, e shijuan dhe as nuk u munduan të investigojnë nëse është diçka e vërtetë në të gjithë këtë kazan mediatik.

Nëse media ngulmon tek e vërteta mund të ndodhë si me një gazetare të re, pavarësisht se për cilin kanal punonte, e cila detyroi pikërisht shefin e qeverisë të largohej nga gjetja e së vërtetës. Ashtu si ia mori mendja asaj, ashtu si e perceptoi ajo vetë gazetarinë, por ballas. Në këtë rast, ajo që humbi, nuk ishte media, edhe pse mund të mos jesh dakord me kryeneçësinë e një gazetareje të re.

Media ka krijuar shtresimet e saj, i ka krijuar brenda vetë medias, si njësi, por edhe mes asaj dhe njerëzve të tjerë rreth e rrotull saj. Ka krijuar primarë, që bëjnë pjesë të ligjit të mediave, vendosin, sulmojnë, sajojnë, krijojnë, përdhosin, zbulojnë të vërtetën, ngritin e ulin ngjarje, e thonë të vërtetën apo e zhbëjnë atë; përmes mediave të ndryshme janë ngritur perandori shqiptare të financave; është përzier media dhe politika, çka mund të jetë e natyrshme, por edhe media dhe ndërtimi, çka nuk është e natyrshme.

Në majën e kësaj piramide janë një grup njerëzish, shumë nga të cilët janë vazhdim i “Koha Jonë” të dikurshme, asaj të para vitit 1998, përmes të cilëve duhet të kalojnë shumë të rinj për të qenë dikush dhe që i kanë thënë vetes të drejtën të gjykojnë gjithçka mbi këtë vend, pa e gjykuar kurrë veten.

Më i suksesshmi prej tyre është Fevziu. Nuk e kam takuar kurrë. Një herë, dy dekada më parë, ish drejtori i përgjithshëm i RTSH, Edi Mazi, miku im i fëmijërisë dhe ndër njerëzit më të lidhur me luftën në Kosovë, më ftoi të isha pjesë në një emision tek Fevziu. Asaj kohe, për vetë momentin, ishim në një gjysmë ilegalitet dhe nuk u takova. Ndjek rrallë emisionet e tij. Jo se kam alergji nga politika që ndjek apo nga egërsia që shfaqet herë pas here, e as nuk më josh sharmanti që duket tek ai në momentet e tij të dukshme.

Ai është në piramidën e pushtetit medial edhe me punë, edhe me përkëdhelje pushteti, edhe me luftë serioze edhe me përkulje serioze; ai është edhe bartës dhe shkarkues i etikës, por mbi të gjitha është një derë, të cilën, të gjithë duan ta mbyllin, por të gjithë shpresojnë të futen brenda.

Paga e tij e supozuar lemeriti shumë vetë. Mbi të gjithë gazetarët e zakonshëm, që lodhen shumë, që ndjekin ngjarje, që rropaten, që censurojnë veten për hatër të shefit që bën politikën redaksionale, pro që… në fund të muajit nuk janë të bindur nëse do të paguhen.

Këta njerëz, të varur nga buka e gojës, nuk e sjellin dot gjithë të vërtetën, edhe po të duan.

Fevziu duke qenë një majë e ngarkuar me enigmat e rritjes së tij, aq sa është dëshpërimisht i lakmuar, aq mund të jetë edhe shembulli se si mund të shkelësh mbi gjithçka, edhe mbi të vërtetën, për të qenë një bos i medias.

June 5, 2018 23:59
Komento

14 Komente

  1. për mëmëdhenë June 6, 05:35

    Më kujtohet se pas masakres se 21 janarit 2011 nje grup gazetaresh gjermane bene nje guide ne krimet e Juntes Naziberishiste qe per cudi I ka shpetuar ndeshkimit jo vetem nga tolerimi kriminale I miqve tane por dhe nga Fejzizimi I mediave shqiptare.
    .
    Ata kishin fotografuar vendin ku ishte rrëmbyer dhe zhdukur biznesmeni Koço Dado. Kishin filmuar ish-qendrën e biznesit ku ishte rrëmbyer biznesmeni shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha.
    .
    Kishin fotografuar qelinë e burgut 313 ku Remzi Hoxha i ishte mbajtur peng për 12 orë. Kishin fotografuar zyrat e torturave të të ish-kreut të SHIK Bashkim Gazidede, të Arben Sefgjinit dhe Ilir Kumbaros, personave që kanë organizuar rrëmbimin dhe zhdukjen e tij.

    .
    Kishin fotografuar vilë-qendrën e torturave të SHIK në Vajin të Lezhës, ku biznesmeni Remzi Hoxha u masakrua dhe u zhduk pa asnjë gjurmë.
    Kishin fotografuar ish-ndërtesën e djegur të redaksisë së gazetës ish-opozitare “Koha Jonë”.
    .

    Kishin fotografuar shtëpinë e Nikoll Lesit tek shkolla “Petro Nini Luarasi”, ku SHIK dhe policia sekrete e pushtetit të Sali Berishës qëndron “non stop” për të arrestuar ish-botuesin Nikoll Lesit. Kishin fotografuar gropën tek Liqeni Artificial i Tiranës, ku agjentët e SHIK të Sali Berishës kishin rrëmbyer, torturuar, sakatuar dhe hedhur në gjendje gjysëm të vdekur, dy gazetarët opozitarë të kohës Bardhok Lala dhe Zamir Dule. Kishin fotografuar hyrjen e pallatit ku kamikazë të pushtetit të SalI Berishës, kishin masakruar fizikisht Edi Ramën,
    .
    Kishin fotografuar vendet ku policia dhe SHIK i Sali Berishës, kishin masakruar drejtuesit e opozitës socialiste në zgjedhjet e vitit 1996. Kishin fotografuar burgun e Bençës, ku mbahej I burgosur ish-kreu i opozitës dhe kreu i PS Fatos Nano.
    .
    Kishin fotografuar zyrën në selinë qendrore të PDSH, ku ishte ngritur dhe funksiononte shoqëria tregtare e trafikut të armëve e karburanteve, më të cilat pushteti i Sali Berishës furnizonte pushtetin kriminal të Sllobodan Milosheviçit, kur ndaj tij ishte vendosur embargo ndërkombëtare.
    .
    Kishin fotografuar zyrat e firmave piramidale “SUDJA”, “VEFA”, “XHAFERRI”, “GJALLICA”, “POPULLI” etj, të cilat financuan pushtetin e Sali Berishës në vitet 1992-1997 dhe prej të cilave ishin zhvatur miliona dollarë e lekë prej kupolës së pushtetit të PD. Kishin fotografuar vendet, ku ishin bërë vrasje masive në periudhën janar-qershor 1997, kur ushtria e pushtetit të Sali Berishës u vërsul mbi popullatën që kërkonte lekët e vjedhura. Kishin fotografuar anijen me të cilën, në 28 mars 1997 u mbytën 118 shqiptarë në Otranto, në përpjekje për të ikur nga Shqipëria e futur në zjarr dhe luftë civile prej pushtetit të Sali Berishës.
    .
    Kishin fotografuar vendet ku ishin bërë masakra në Tepelenë, Fier, Berat, Vlorë e Gjirokastër gjatë revoltës së vitit 1997. Kishin fotografuar stadiumin ku më mars 1997 ishte mbajtur peng dhe ishte “rrahur me presh” nga populli i Lushnjës, ish-kreu i PDSH Tritan Shehu. Kishin fotografuar fushën e djegur të Gërdecit ku ishte ngritur fabrika qeveritare e vdekjes dhe ku u vranë 26 persona në demontimin dhe trafikun qeveritar të municioneve.
    .
    Kishin fotografuar fshatin Gërdec të shkrumbuar e të bombarduar nga shpërthimi i municioneve. Kishin fotografuar fëmijë e të rritur në Gërdec, të cilin ishin të gjymtuar fizikisht nga ky biznes-masakër qeveritare.
    Kishin fotografuar vendin ku u vra “aksidentalisht Kosta Trebicka.
    .

    Kishin fotografuar vendin ku në një mesnatë, ishin takuar Kosta Trebicka dhe djali i kryeministrit Sali Berisha, në kohën kur bëhej trafiku i municioneve. Kishin filmuar vendin ku u dogj makina e botuesit të gazetës “TEMA”. Kishin fotografuar vendin ku gjendej e rrethuar dhe e bllokuar me policë shtypshkronja e gazetës “TEMA”.

    .
    Kishin fotografuar vendin ku vra në prit deputeti i PS Fatmir Xhindi dhe kryekomunari nga Kukësi Remzi Veseli. Kishin fotografuar vendet ku ishin vrarë 4 demonstruesit e 21 janarit 2011. Kishin fotografuar vendet se ku qëndronin gardistët vrasës. Kishin fotografuar zyrën e kreut të KQZ, Arben Ristani, ku ishte bërë krimi i vjedhjes së votës. ect ect

    Zoti Bedri !
    Nuk më habit Saga superkriminale e Dinastisë Berishorrit..as impotenca kriminale e Edi Rames..as Blendi I zi I Toptaneve.
    .
    .Me habit fakti se si ka mundesi qe nje nenpunes ambasade me emrin Don Lu qe mori ne dore shpatën e dekriminalizmit u kthye ne nje Jelek Antiplumbi per Nazi-Berishistet dhe na ka lene ne dore ca Babale qe tregon se kane cuar ate vend ne hale..
    .
    Lajmi I tmerrshem dje se avjonet e grekut do mbrojne qiejt e Shqiperise..dhe ne merremi me Babalen ..Berishalen dhe pinjollin e Esat Pashe Hales tregon se ai vend me Babale apo pa babale ka shkuar ne Hale…
    .
    E vetmja pyetje qe behet sot eshte;
    .

    Pse e shiten sot ate vend Fejzinjte & Faqezinjte si ne kohen e Esat Pashe Tradhetarit .? ose me sakte Pse e bête Enver Hoxhen burrin e shtetit me te madh qe ka nxjerre njerzimi..dhe kete nuk e them une por ju qe jo vetem e shitet ate vend por po shurroni dhe heronjte dhe historine e kombit me hallatet e edirames dhe “peshkun “e Donald Lul Bashes.

    Reply to this comment
  2. Zigur Qari June 6, 06:24

    Tre muter.

    Reply to this comment
  3. servet June 6, 07:21

    Alban Dega eshte i vetmi njeri qe din te flase njelloj si ty dhe duket qarte qe ju te dy bashke me Meron nuk jeni kazani i medias por jeni tepsia e Rames.

    Reply to this comment
    • ALBAN DEGA June 6, 18:58

      BABALJA I PDSH DHE HAVALJA E E SHQIPERISE SALI BERISHA!?

      – KU… KU SA POSHTE KA RENE SALIKRACIA !?
      – MOZOMAKEQ !

      – NGA ALBAN DEGA, NJU JORK

      NARKOTRAFIKANTI….
      HUMANTRAFIKANTI….
      PIJANECI KRONIK….
      HAJDUTI I MAKINAVE…
      KUMARXHIU I FAMILJES DHE FEMIJEVE TE VET … BABALJA ESHTE BERE TASH PESE DITE JO VETEM KALI I BETEJES PER KARRIKE E PUSHTET POR EDHE EMBLEMA DHE SIMBOLI
      I PDSH-SE DHE LSI-SE , I OPOZITES SE PALLUAR E SHPARTALLUAR ME KEQ SE GJERMANET NE STALINGRAD !
      “ BANDA E GANGSTEREVE” DHE KRYPESHQVE TE SAJ SALI LUL MUL MONA CIZME XEN ENKELED SALIANJIN EDI PALOKARIT …. ESHTE KATANDISUR SI MOS ME KEQ !
      BABALJA I TYRE, SIC E TREGOJNE DESHMI E PROVA E FAKTE TE PADISKUTUESHME ME ZE E ME FIGURE ESHTE KTHYER E DO TE JETE HAVALJA E KRYPESHQVE POLITIKE, JURIDIKE, MEDIATIKE, BIOLOGJIKE TE “ KESAJ MAFIA QE KA DALE KREJT JASHTE KONTROLLIT” NGA PANIKU DHE TMERRI I REFORMES NE DREJTESI DHE VETINGUT NE DREJTESI E POLICÍ, NE ADMINISTRATE E
      POLITIKE !!!
      SHQIPTARE KUDO QE JENI!
      SHIHNI SA POSHTE KA RENE KARTAGJENA E SALIKRACISE !
      SHIHNI KE KANE KTHYER NE SIMBOL, EMBLEME E TOPUZ TE TYRE PER ARDHJEN NE PUSHTET ME KOMPLOTE, INTRIGA , MASHTRIME, POSHTERSI IDIOTESKE, QESHARAKE, TE NEVERITSHME DERI NE KRUPE !?
      NESE KINI DYSHIM HIDHNI NJE SY VETEM FOTOGRAFISE SE TIJ SY E FYTYRE KUQE NGA ALKOLI E STRESI I KRIMEVE TEPER TE RENDA TE TIJ TE PERMENDURA NE FILLIM TE
      SHKRIMIT
      CFARE NUK PRITET NGA NJE “BANDE GANGSTERESH “ QE PERDORI ARKIVOLIN DHE KUFOMEN E AZEM HSJDARIT, NJE VIKTIME E SALI BERISHES QE E NXORI NE PRITE, SI TOPUZ PER TE SHQYER DYERT E KRYEMINISTRISE DHE PET TE ORGANIZUAR GRUSHTIN FASHIST TE SHTETIT TE 14 SHTATORIT 1998 NE BASHKEPUNIM ME UDB-EN E SLLOBODAN MILLOSHEVICIT E STANISHICIT DUKE IA FUTUR FLAKEN SHQIPERISE DHE THIKEN MBAS SHPINE VELLEZERVE E MOTRAVE SHQIPTARE TE KOSOVES, MAQEDONISE, MALIT TE ZI DHE LUGINES SE PRESHEVES NE CASTET ME TE RENDA, NE KULMIN E HAZEPIT DHE GENOCIDIT ANTISHQIPTAR SETBOMADH NE KOSOVE TE VITEVE 1997-1999 !
      BABALJA I KESAJ BANDE GANGSTERESH NUK ESHTE GJE TJETER VECSE NJE KRIJESE MJERANE NJE DRU ME PRE I HAVALES SE SHQIPERISE I KRYPESHKUT E KAPOBANDES SE KESAJ MAFIE TE KORRUPSIONIT E KRIMIT TE ORGANIZUAR NE SHQIPERi ME EMRIN SALI RAM BERISHA E CO !
      SI I TILLE BABALJA PO DHE DO TE KTHEHET EDHE NE HAVALEN E HAVALES SE SHQIPERISE SALI BERISHA!
      KU… KU SA POSHTE KA RA SALIKRACIA !?
      JANE BERE PER TI MESHIRUAR E PER TI VAJTUAR PER SE GJALLI !
      ZOT FALUA MEKATET ! NUK DINE CFARE BEJNE TE GJORET, DO TE THOSHTE MARK ANTONI PO TE RINGJALLEJ !
      MOZOMAKEQ ( MOS ZOT MA
      KEQ ) THEMI NE MALESINE E GJAKOVES !

      Reply to this comment
  4. intelektuali June 6, 10:52

    CFARE GAZETARIE ESHTE KJO E BEDRI ISLAMIT?

    sepse:

    Po te lexosh kete dacibao idiote te radhes per Lej Fenet e Partise se Punes

    TE DUKET SIKUR LEXON LETREN HIGJENIKE NE HALE PERPARA SE TA PERDORESH PER BYTHEN PARA GJUMIT TE DARKES.

    Reply to this comment
  5. socialisti June 6, 11:24

    Bedri o pordha e brekeve te Babales, cap e shko aty ku ndahen pensionet e do shohesh se ndahen ato te pardjeshmet se nuk ka leke qeveria jote e Rambales. Cap o Bedri por mos te bie te fiket kur te degjosh se si shahet ai Rambalja yt nga pleqte e shkrete…

    Reply to this comment
  6. ETHEM June 6, 11:49

    TE LUMT Z.B.ISLAMI,POR DHE SHKRUESIT..”PER MEMDHEN”.
    NGA TE GJITHA KETO..UNE NXJERR KONKLUZIONON SE:
    1-KETE VEND PO E SUNDON LU-JA I SHBA..SE TRAMPI NUK DI ASGJE DHE SE LU-JA BERI ATE QE BERI ARVIZU QE E CILESOI SB “BURRE SHTETI” DHE LULIN “YLL NE NGJITJE”.DHE SE PESHKU I MADH ISHTE NJE ENDERR E TIJ.
    KJO DO TE THOT SE S.BERISHA MUND TE BEJ CFAR TE DOI NE KTE VEND DHE NUK DO E NDALI KUSH.FAKTI QE AI KA 28 VJET QE SHPIF,SHANTAZHON,KERCENON,VJEDHE DHE VRET SA TE DOI DHE KE TE DOI…TREGON SE SHUMICA E POPULLIT SHQIPTAR ESHTE NE HALL TE MADH SE SI MUND TE SHPETOI NGA KY NJERI PER MOS TA PARE ME NE TV,NE MEDJE E KUDO.NDAJ PO IKIN NGA SYT-KEMBET PASI PO SHOFIN SE ASNJE GJYQSOR NUK DO KET MUNDESI QE TA DENOI ATE PER KRIMET E BERA TE CITUARA DISA HERE NE D I T A NGA GAZETARET E MIRNJOHUR TE SAJ..POR EDHE NGA SHUME POLITIKAN E NJERZ TE NJOHUR SI IZET HAXHIA E KO.
    FAKTI QE SB KA KAPUR E NUK I LESHON ORGANET E DREJTESISE,TE GJITHA MEDJED PETVEC ERTV,GAZETES DITA DHE TEMEA..TREGON SE KY NJERI DERI NE VDEKJE DO SUNDOI VENDIN ME METODEN..”PERÇA E SUNDO”SEPSE KA MBROJTJE ND/KOMBETARE…TE ATYRE QE E PRUNE NE PUSHTET,QE I SHKRUAN PROGRAMIN E SHKATERRIMIT TE SHQIPERISE,TE MBAJTJES SE VENDIT NE STATUKUO..QE SERBIA TE FUTET NE BE PARA NESH..PAVARSISHT SE AJO NUK E NJEH KOSOVEN SI SHTET.
    DHE BE NGA FRIKA E RUSISE PO BEN NJE SY QORR PER TE LENE JASHT BE DHE PA NDIHMA SHQIPERINE DHE PERKRAH SRBINE DUKE I DHEN STATUSIN DHE NDIHMA MARRAMENDESE,SEPSE PO DEGJON SALIN DHE LULIN QE JANE KUNDER ÇDO GJEJE TE MIRE QE PO BENE QEVERIA RAMA 1,2.
    ESHTE FATKEQSI E MADHE QE TE GJITHA MEDJET PRESIN NE STUDJO SALIUN OSE BREDHIN PAS TIJ PER TE DEGJUAR PTEJ TIJ HELMIN QE KURDISE PER QEVERINE DHE VENDIN E TIJ PER PUSHTET DHE PER TE SHPETUAR NGA KRIMET QE KA BERE.
    ESHTE PO KESHTU FATKEQSI E MADHE KUR PARA SOKOL BALLES NE REAL STORY SALIU DEKLAROJ SE” ..ME SNAIPERIN E TIJ DO TE VRISTE E.RAMEN NE BULEVARD ..NESE KY DO QENDRONTE PAKSA ATY KUR 4 SNAIPERET E TJERE SHTRIN PER TOKE 4 PROTESTUESIT ME DHAR NE XHEPA.DHE ATO I PA NJE BOTE E TERE VEÇ ARVIZUS QE I CILESOI SB+LB BURRA SHTETI.!
    ATHERE MUND TE THEMI SE ME TE DREJTE RAMA MEDJET I CELESON K A Z A N NDONSE I HEDH KUNDRA VEBTES SE TIJ E DUKE MBETUR VETEM ME ERTV.

    Reply to this comment
  7. fteri June 6, 15:32

    Bledi Kasmi një mut muti ,a e nihni shkërdhatin gazetarin e RD-tike ,është një fund kazani mediatik që ka falementuar e patë duke kur sulmoi në skaljonin e parë të dhunës kundër uniformave të policisë shtetit
    me platformën e hekurit në duar dhe shtynte si derr për tu a hedhur policve në kokë !
    Vallë kjo është detyra e gazetaruskut t të partisë zjarrit e flakës të L.Bashës ?

    Reply to this comment
  8. Alban Dega June 6, 19:00

    BABLJA I VLORES DHE…
    HAVALJA E SHQIPERISE !

    PARTIA NE SHERBIM E NE MESHIRE TE :

    1- NJE NARKOTRAFIKANTI,
    2- NJE HUMAN TRAFIKANTI
    3- NJE KUSARI MAKINASH
    4- NJE RRENUESI TE FAMILJES SE VET
    5- NJE PIJANECI E BURGAXHIU KRONIK !

    ESHTE PARTI

    1- NARKOTRAFIKANTESH,

    2-HUMANTRAFIKANTESH,

    3- PARTI MEGAKUSARESH

    4- PARTI VRASESISH SERIALE,

    5- ESHTE PARTIA E VETSHKATERRIMIT E
    DEGJENERIMIT TE VETVETES !

    ESHTE PARTIA SALI LUL MUL EDI ALIBE BABALJA… E SHQIPERISE !

    ESHTE HAVALJA= FATKEQESIA E SHQIPERISE !

    Reply to this comment
  9. ALBAN DEGA June 6, 19:16

    SOT CIM PEKA BOTOI NJE REAGIM PER AKUZAT E OPOZITES SE BABALES NDAJ YLLIT BOTEROR TE KENGES RITA ORA!
    IDEJA NE MBESHTETJE TE SAJ ISHTE SHUME E DREJTE DHE REALISTE!
    AKUZAT PER ORGANIZATORET DUKE I CILESUAR SI BOLSHEVIKE NE FUQI ISHIN SI TE KISHIN DALE NGA GOJA E SALI BERISHES, LULZIM FAZLICIT DHE MONA CIZMES APO SPUTNIKUT E PUTINIT…

    PER CILAT VEMJE BOLSHEVIKE E KE FJALEN CIM !?

    – Jo vemje por kryepeshq, kucedra bolshevike …

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Krimi me i madh i bolshevikeve Cim ishte revolucioni me dhune!
    Krimi me i madh i bolshevikeve Cim ishte “Vsje Vlada Sovjetam “- “Gjithe pushteti Sovjeteve “
    Krimi me i madh i bolshevikeve ishte lufta e barbare e klasave !
    Kush ben thirrje sot Cim per revolucion me dhune, per kryengritje, per lufte civile ne Shqiperi, per hedhje ne Lane, per shpise gomash, per gure e drure, per bidona me benzine … ala Kalimash !?
    Partia e Babales dhe Havalja e Shqiperise, Sali Berisha !?
    Kush ekzekutoi e sakatoi pa gjyq Remzi Hoxhen!?
    Kush ekzekutuar e sakatoi mbi 10 000 shqiptare ne 97, 26 plus qindra te plagosur ne Gerdec, 86 viktimat e Otrantos, 4 te vrare qindra te plagosur e torturuar me 21 janar 2011 … !?
    Kush ekzekutoi ne vendlindjen e vet dhe mbare Shqiperine per 13 vjet, dyfish me shume se ish- kryebolsheviku Qoftelargu i Sokakut te te Marreve per 46 vjet !?
    A e di Cim se edhe kryebolsheviku boteror Stalini e pat kritikuar ate ne Moske ne 1949 per ashpersine e luftes se klasave, per qendrmin e ashper ndaj fese dhe kolektivizimin e dhunshem !?
    A e di Cim se edhe vete Fidel Kastro Ruz i tha ish- kryediplomatit shqiptar me 9 dhjetor 1990 ne Ambasaden tone ne Havane “ Ju jeni treguar shume te ashper( te eger ) me kundershtaret tuaj politike … “‘!
    E kam degjuar me veshet e mi dhe e kam perkthyer me gojen time ne ate nate historike te dhjetorit heroik kur vete Kastro na dha lajmin e tij !?
    E Havalja e Shqiperise ia kaloi me dyfishin e tij edhe asaj egersie ekstreme !
    Jo vetem me viktima dyfish por edhe me kusari e korrupsion infinit 25 miliarde dollare te vjedhur shqiptareve e Shqiperise ne 25 vjet Salikraci !?
    Kush eshte jo vetem kryebolsheviku dhe kryepeshku, Kryehavalja i shqiptareve dhe Shqiperise Cim Peka !?
    E kam une me afer se ti Sali Berishen jo vetem si bashkevendas i tij por edhe si nip Berishe !!!
    Sali Berisha dy here ma ka shpetuar jeten e babait tim, duke e nderorere edhe oren e leksioneve !
    Xhaxhai i tij Zeqir Halili ka qene mik shoq i gjyshit tim Imamit te nderuar te Malesise se Gjakoves, Elez Hoxhe Berishes !
    Vellai i tij Selim Berisha ka qene jo vetem Komisari i Batalionit te Mbrojtjes se Atdheut te Shkollave te Mesme “ Asim Vokshi” te Bajram Currit dhe Shkolles se Mesme Bujqesore “ 16 Tetori “ te Tropojes, ne dy muaji e pergatitjes ushtarake ne 1973-1974 dhe idhulli im ne lulen e fillimit te formimit te karakterit dhe pjekurise. Nje intelektual poliedrik, nje burre skofnar ( sqimtar ) nje… Drite i paste shpirti dhe emri qe iku atehere kur i duhej me shume se kurre Shqiperise dhe Salise me mendjen e tij te arte, qe veshtire se do e kishte degjuar !
    Sali Berishen e kam njohur personalisht dhe kemi biseduar apo pi nje a dy kafe bashke atehere kur ti Cim ke qene ne topet e babait dhe genet e nenes tende , por… por …
    Si me Gjergj Kastriotin a si me Hamza Kastriotin, si me Ismail Qemalin a si me Haxhi Qamilin, si me Ahmet Zogun a si me Enver Hoxhen, si me Esat Pashe Toptanin apo si me Mic Sokolin, si me Kadri Mehmetin apo si me Bajram Currin, si me Sali Berishen apo si me Edi Ramen , si me Fatos Nanon apo si me Ilir Meten… si me Bes Kollakun apo si me RIta Oren… si me Ram apo si me Agim Degen, si me cdo bashkevendas e bashkekombas shqiptar kudo ne Bote me bashkon ose me ndan Shqiperia dhe shqiptaria !
    Ti Shqiperi me ep nder
    Me ep emrin shqipetar!
    Emri im shqiptar me ep emrin shqiptar !
    Ndaj ia ktheva mbrapsht turkut e arabit emrin Tim Turko- Arab, Hamdi, qe as turqit e arabet e shumte qe i kam pyetur se cfare do te thote nuk e dinin dhe ma conin tek “ El Hamdirylah “
    ( Faleminderit Zotit ose Zotit i qofshim fale ! )dhe me bekimin e nenes sime “ qe kurre se kam dashur ate emer qe ta kane vene kunder deshires dhe beses sime “ e bera Alban.
    Cim thua nje te vertete per bijen e motren tone te talentuar e yll boteror por e pergjysmon ate me faturimin e bolshevizmit tek pala e gabuar !
    Bolshevizmin me ze e me figure e ke te ulur kembekryq tek partia e Babales !
    Nese doni ta shpetoni rikrijojeni nga themelet!
    E themeli i demokracise eshte vota e lire, e fshehte dhe e barabarte se pari ne gjirin e partise suaj pa koburen e Azemit mbi tavoline e pa vota te shitblerja ose vjedhura nen tavoline !
    E nuk behet fjale per vemje !
    Behet fjale per peshkaqene, per krokodila, per kryepeshq, per kucedra bolshevike !
    Per bolshevike, per antikomuniste 24 karat bolshevike e komuniste !
    “ Nuk ka komunist me te keq se komunistin antikomunist!”, ka thene Haveli i madh .

    Reply to this comment
  10. Alban June 6, 20:12

    SOT CIM PEKA BOTOI NJE REAGIM PER AKUZAT E OPOZITES SE BABALES NDAJ YLLIT BOTEROR TE KENGES RITA ORA!
    IDEJA NE MBESHTETJE TE SAJ ISHTE SHUME E DREJTE DHE REALISTE!
    AKUZAT PER ORGANIZATORET DUKE I CILESUAR SI BOLSHEVIKE NE FUQI ISHIN SI TE KISHIN DALE NGA GOJA E SALI BERISHES, LULZIM FAZLICIT DHE MONA CIZMES APO SPUTNIKUT E PUTINIT…

    PER CILAT VEMJE BOLSHEVIKE E KE FJALEN CIM !?

    – Jo vemje por kryepeshq, kucedra bolshevike …

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Krimi me i madh i bolshevikeve Cim ishte revolucioni me dhune!
    Krimi me i madh i bolshevikeve Cim ishte “Vsje Vlada Sovjetam “- “Gjithe pushteti Sovjeteve “
    Krimi me i madh i bolshevikeve ishte lufta e barbare e klasave !
    Kush ben thirrje sot Cim per revolucion me dhune, per kryengritje, per lufte civile ne Shqiperi, per hedhje ne Lane, per shpise gomash, per gure e drure, per bidona me benzine … ala Kalimash !?
    Partia e Babales dhe Havalja e Shqiperise, Sali Berisha !?
    Kush ekzekutoi e sakatoi pa gjyq Remzi Hoxhen!?
    Kush ekzekutuar e sakatoi mbi 10 000 shqiptare ne 97, 26 plus qindra te plagosur ne Gerdec, 86 viktimat e Otrantos, 4 te vrare qindra te plagosur e torturuar me 21 janar 2011 … !?
    Kush ekzekutoi ne vendlindjen e vet dhe mbare Shqiperine per 13 vjet, dyfish me shume se ish- kryebolsheviku Qoftelargu i Sokakut te te Marreve per 46 vjet !?
    A e di Cim se edhe kryebolsheviku boteror Stalini e pat kritikuar ate ne Moske ne 1949 per ashpersine e luftes se klasave, per qendrmin e ashper ndaj fese dhe kolektivizimin e dhunshem !?
    A e di Cim se edhe vete Fidel Kastro Ruz i tha ish- kryediplomatit shqiptar me 9 dhjetor 1990 ne Ambasaden tone ne Havane “ Ju jeni treguar shume te ashper( te eger ) me kundershtaret tuaj politike … “‘!
    E kam degjuar me veshet e mi dhe e kam perkthyer me gojen time ne ate nate historike te dhjetorit heroik kur vete Kastro na dha lajmin e tij !?
    E Havalja e Shqiperise ia kaloi me dyfishin e tij edhe asaj egersie ekstreme !
    Jo vetem me viktima dyfish por edhe me kusari e korrupsion infinit 25 miliarde dollare te vjedhur shqiptareve e Shqiperise ne 25 vjet Salikraci !?
    Kush eshte jo vetem kryebolsheviku dhe kryepeshku, Kryehavalja i shqiptareve dhe Shqiperise Cim Peka !?
    E kam une me afer se ti Sali Berishen jo vetem si bashkevendas i tij por edhe si nip Berishe !!!
    Sali Berisha dy here ma ka shpetuar jeten e babait tim, duke e nderorere edhe oren e leksioneve !
    Xhaxhai i tij Zeqir Halili ka qene mik shoq i gjyshit tim Imamit te nderuar te Malesise se Gjakoves, Elez Hoxhe Berishes !
    Vellai i tij Selim Berisha ka qene jo vetem Komisari i Batalionit te Mbrojtjes se Atdheut te Shkollave te Mesme “ Asim Vokshi” te Bajram Currit dhe Shkolles se Mesme Bujqesore “ 16 Tetori “ te Tropojes, ne dy muaji e pergatitjes ushtarake ne 1973-1974 dhe idhulli im ne lulen e fillimit te formimit te karakterit dhe pjekurise. Nje intelektual poliedrik, nje burre skofnar ( sqimtar ) nje… Drite i paste shpirti dhe emri qe iku atehere kur i duhej me shume se kurre Shqiperise dhe Salise me mendjen e tij te arte, qe veshtire se do e kishte degjuar !
    Sali Berishen e kam njohur personalisht dhe kemi biseduar apo pi nje a dy kafe bashke atehere kur ti Cim ke qene ne topet e babait dhe genet e nenes tende , por… por …
    Si me Gjergj Kastriotin a si me Hamza Kastriotin, si me Ismail Qemalin a si me Haxhi Qamilin, si me Ahmet Zogun a si me Enver Hoxhen, si me Esat Pashe Toptanin apo si me Mic Sokolin, si me Kadri Mehmetin apo si me Bajram Currin, si me Sali Berishen apo si me Edi Ramen , si me Fatos Nanon apo si me Ilir Meten… si me Bes Kollakun apo si me RIta Oren… si me Ram apo si me Agim Degen, si me cdo bashkevendas e bashkekombas shqiptar kudo ne Bote me bashkon ose me ndan Shqiperia dhe shqiptaria !
    Ti Shqiperi me ep nder
    Me ep emrin shqipetar!
    Emri im shqiptar me ep emrin shqiptar !
    Ndaj ia ktheva mbrapsht turkut e arabit emrin Tim Turko- Arab, Hamdi, qe as turqit e arabet e shumte qe i kam pyetur se cfare do te thote nuk e dinin dhe ma conin tek “ El Hamdirylah “
    ( Faleminderit Zotit ose Zotit i qofshim fale ! )dhe me bekimin e nenes sime “ qe kurre se kam dashur ate emer qe ta kane vene kunder deshires dhe beses sime “ e bera Alban.
    Cim thua nje te vertete per bijen e motren tone te talentuar e yll boteror por e pergjysmon ate me faturimin e bolshevizmit tek pala e gabuar !
    Bolshevizmin me ze e me figure e ke te ulur kembekryq tek partia e Babales !
    Nese doni ta shpetoni rikrijojeni nga themelet!
    E themeli i demokracise eshte vota e lire, e fshehte dhe e barabarte se pari ne gjirin e partise suaj pa koburen e Azemit mbi tavoline e pa vota te shitblerja ose vjedhura nen tavoline !
    E nuk behet fjale per vemje !
    Behet fjale per peshkaqene, per krokodila, per kryepeshq, per kucedra bolshevike !
    Per bolshevike, per antikomuniste 24 karat bolshevike e komuniste !
    “ Nuk ka komunist me te keq se komunistin antikomunist!”, ka thene Haveli i madh .

    Reply to this comment
  11. info analitike June 6, 21:41

    Nderkohe qe vendi po kalon nje krize te thelle shumeplaneshe balot e partise si Bedriu merren me Fevzinjte. Ky po qe eshte alamet niveli gazetarie. Jepini shoke se nuk keni pare gje akoma. U be i disati artikull i Dites qe ka si objekt Fevziun a thua se iu dogj xhani ndokujt per brockollitjet e Fevzos dhe sallonit te tij te madheshtise se njerezve boshe.

    Reply to this comment
    • Gezimi June 7, 08:45

      …dhe shtrohen carcafet e shqyer te ketij fakirit Alban duke kujtuar se me to mund te mbulojne bythen e zbuluar te qeverise Rama…

      Reply to this comment
  12. Mark U.K June 8, 09:18

    Alban Dega: Po pse i jepni vehtes kaq rendesi?Po kujt i plasi se prej nga shkruani.Ne USA ke ikur me pasaport diplomatike si shume te tjer per ti shpetuar hakmarrjes per cfar i ke bere kti populli.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*