Media meksikane zbulon kartelin që nisi kokainën nga Kolumbia në Shqipëri

March 1, 2018 22:55

Media meksikane zbulon kartelin që nisi kokainën nga Kolumbia në Shqipëri

 

Kapja e 613 kg kokainë në portin e Durrësit me një kontejner me banane që pikënisjen e kishte nga Kolumbia ka tërhequr vëmendjen edhe të medieve meksikane që janë të specializuara në njohjen e karteleve të drogës.

Media meksikane “Sipse” ka zbuluar se kokaina e sekuestruar nga policia shqiptare i përket një strukture narkotrafiku të lidhur me organizatën “Clan de Golfo”, një ndër më të rrezikshmet në Kolumbi, që ka kontakte me disa porte në Europë, ku dërgon drogën.

“Rreh 613 kg kokainë të kamufluar në një kontejner me banane u zbuluan në portin shqiptar të Durrësit në një operacion të koordinuar nga marina kombëtare kolumbiane, agjencitë ndërkombëtare dhe policia shqiptare.

Droga ishte e fshehur në kontejner dhe ishte nisur nga Kolumbia në mes të janarit, dhe do të vinte në disa porte të Europës përpara se të arrinte në portin shqiptar ku dhe u ndalua.

Informacioni i dhënë nga agjencitë pjesëmarrëse në operacion lejuan policinë shqiptare të planifikonte aksionin për ndalimin e drogës në kontejnerin që zotërohej nga një kompani shqiptare.

Nga operacioni u arrestuan dy persona: shoferi i kamionit dhe një punonjës i kompanisë. Ndërkohë policia shqiptare shpalli në kërkim pronarin e kompanisë dhe ka hapur një hetim me homologët në Europë për të identifikuar e arrestuar persona të tjerë në lidhje me ngjarjen,” shkruhet në artikull që mund ta lexoni në origjinal këtu.

Çfarë është klani “del Golfo”

“El Clan del Golfo”, i quajtur më parë “Los Urabeños” ose “Clan Úsuga”, është një grup kolumbian i trafikimit të drogës i cili është përfshirë në konfliktin e armatosur kolumbian.

Ky grup konsiderohet grupi më i fuqishëm neo-paramilitar në Kolumbi me rreth 3.000 anëtarë në rrethin e brendshëm të organizatës.

Burimi kryesor i të ardhurave te tyre është trafiku i drogës.

a.s/dita

March 1, 2018 22:55
Komento

10 Komente

  1. Arusha March 2, 01:00

    Bravo Shaiperis!
    Pas rrezimit te komunizmit me te eger ne bote erdhi edhe suksesi tjeter me i madh qe e beri te njohur Shqiperine si kryqezimin e interesave boterore qe qarkullon miliarda dollare ne muaj e le me pastaj ne nje vit!
    Tani shqiptaret te rrine te qete se e gjithe bota syte tek ne i ka.
    Perderi sa perdoret Shqiperia ku pergatiten porcionet gati per shitje ne Europe,vertetohet sr jemi nje shtet i fuqishem,mr SHISH te fuqishem,me polici qe te merr gjak ne vetull ,packa se nuk dihet se sa dhjetra konteniere te tjere do kene hyre me pare.
    Pretrndohet se shqiptaret nuk kane leke per buke,por betem ne Tirane jane ngritur disa supermarkete gjigande, qe vetem Parisi e Londra i ka.
    Packa se njerezit shkojne atje si ne ekspozite se rralle blejne mallra te shtrenjta si ne New York.
    Mos gaboni me drogen sic bete me Piramidat.
    Bota e zhvilluar eshte bere e tille ose nga shfrytezimi i kolonive ose parate e pista.
    Djerse ne pune kane derdhur vetem sklleverit,ndersa boset e mafies e ksne derdhur djersen nga qejfi.

    Reply to this comment
  2. uturaku intelektualit March 2, 08:31

    Kolumbianet thone se lajmeruan ata(po pse e lane te kaloj) meksikanet thone qe lajmeruame ne saliu digital hesht,lulushi thote se e zbuluan italianet,rama thote se ne e zbuluam me forcat tona.
    nuk dime ke te besojme,por nuk eshte zgjuar as intelektuali si specialist i cdo teme qe fle mbi uturak,as info epileptiku me mark te cafte ujku qe eshte me grupin e ciftelis nuk po ndihen,
    na ndriconi mendjen zoterinj filozof me tru te splare,hapni edhe ndonje veper te shokut enver sic benit ne org e ppsh.

    Reply to this comment
  3. AM March 2, 10:54

    E kapi Luli dhe Saliu me qytetarin dixhital.

    Reply to this comment
  4. keshtu ndodh March 2, 11:00

    Uturak, pse shqetesohesh ti, si i ke punet e tua? shiko hallet e tua se kete pune e rregulloj une, mos u shqeteso, ruaj shendetin se mos me dobesohesh e na bene hatane pastaj..

    Reply to this comment
  5. intelektuali March 2, 11:16

    Ore ti bulmez me ke tallesh ti more qe nuk di shkrim dhe kendim dhe del nga tema sic dilte Enveri kur zbulonte ARMIKUN e Kllases. Po lexo o BOLE budallaqe se cfare shkruan media nderkombetare:

    …”Informacioni i dhënë nga agjencitë pjesëmarrëse”…

    nderkohe qe:

    Kryeministri Edi Rama deklaroi se kokainen e Durresit e kishjte zbuluar me ai vedi me “FORCAT E VETA!”

    CILA ESHTE E VERTETA?

    sepse:

    SHIK-u i Edvinit, por edhe i Likes duket ashiqare qe ja kishte futur me gjume, si edhe policia e shtetit me drejtore policie ne arrati ne kerkim nga Interpoli si narkotrafikane, si edhe Drejtesia me Ministrine e rezilit qe shpetoi Sajme Qorrin e Habilajve nga llogaritari i penduar dhe HOP papritur del Kryeministri dhe kete REZIL enverist e shpall si FITORJE famoze ne kundershtim me ato qe kishte deklaruar ministri i tij Xhafaj pak ore me pare, njashtu sic veproi me mjeshteri enveriste me REZILIN e Xibrakes ku doli qe kishin emeruar si administrator nipin e Enverit

    PO KUSH I BESON ME PERRALLAT E EDI RAMES?

    97 dergesa me “banane” kokaine nga Kolumbia ne Shqypni per 5 vjet Rilindje Enveriste dhe askush nga shteti e pushteti nuk eshte bere i gjalle dhe tani HOP sapo nderkombetaret japin alarmin policia shqyptare ne panik se mos zbuloje veten te implikuar ne kete afere ngutet te zbuloje shoferin e ngarkeses pa pritur fare te shfaqen “Peshqit e Medhenj” qe kerkon te kape ambasadori Lu me padurim. Skenari eshte pothuajse i njejte me ate te Xibrakes ne Laboratorin e Taulant Balles qe perseri ne panik nga frika e dekonspirimit te implikimit te pushtetit ne kete afere droge kryen disa arrestime palo gje dhe bile Sajme Qorri u perpoq te shpetonte nipin e Enverit me finte te njohura komunistesh dhe i lane BOSAT te ikin se mund te hapnin gojen dhe te tregonin se kush paguan garancite qe jane te detyrueshme ne keto afera.

    KUSH KA GARANTUAR NARKOTRAFIKANTET E KOLUMBISE SE CDO GJE DO TE SHKONTE FJOLLE?

    Kjo eshte pyetja thelbesore qe duhet te beje shoqeria shqyptare tek pushteti i Edi Rames qe ngutet REZILIN e bananeve te kokaines ta shpalle si FITORJE te Partise.

    KU KA QENE SHTETI SHQYPTAR PER 97 DERGESAT E “BANANEVE” TE DROGES NE 5 VJET ME RADHE KUR EDI RAMA KA QEVERISUR SHQYPNINE SI NJE BOS AUTORITAR?

    Ngarkesa ka udhetuar me det nga Kolumbia ne Itali, nga Italia ne Malte dhe nga Malta ne Durres pa asnje shqetesim si te gjitha heret e tjera gjete ketyre 5 vjeteve, qe te krijon pershtypjen se cdo gje ka qene e “QEPUR” por nga kush? Kush eshte ne gjendje te jape garanci per nje mall qe kushton 180 milion euro dhe kush eshte AI BOS qe disponon me kete shume garancie te frikeshme qe edhe bankat me te fuqishme ne Bote do te zoriteshin per te dhene kredi?

    VETEM SHTETI MUND TE OPOEROJE ME SHUMA TE TILLA DHE PIKEMBRITJA ESHTE SHTETI SHQYPTAR

    Kush te ka thene se ka heshtur intelektuali, vetem dje ishin 5-6 komente ne gazeten DITA qe zgjuan nga gjumi fanatiket e Rilindjes per te dale nga brimat e miut qe te mbronin BOSIN dhe Istikamin e Partise me argumentin:

    TE GJITHA FAJET I KA SALIU!

    Po pse me keto llogje demagogjike do te hyje shqypnia ne BE?

    prandaj:

    Edhe Juncker-i ja tha troc Edi Rames ne Sofje:

    “ME KE KUPTUAR GABIM NE TIRANE SEPSE PER TE HAPUR NEGOCIATAT E ANTARSIMIT DUHET ME PARE TE FUTESH SHTETIN TEND NE SHINA”

    Reply to this comment
    • Askushi March 2, 13:28

      ne hollande,itali e spanje jane kapur me tonelata droge. Po sa kane kaluar para se te kapen ngarkesat? I bie qe shteti dhe ne ato vende europiane eshte me trafikantet. Kaq i qut qeke ti intelektualo sa ska njeri n dynjo.

      Reply to this comment
      • intelektuali March 2, 16:23

        Nuk kemi degjuar qe hollandezet te kene pasur ndonjehere ne historine e tyre minister narkotrafikant si Sajme Qorri

        Nuk kemi degjuar ndonjehere qe Hollanda ne vend te tulipaneve te bukura te kultivoje kanabis sativa ne cdo cep te Atdheut te Til Eulenspiegel-it dhe te Krojfit Legjendar

        por:

        Nuk kemi pare ndonje Kryeminister hollandez pa dipllome e pa shkolle, genjeshtar, fodull dhe arrogant si Kryeministri shqyptar Edi Rama qe nuk di se nga lidhet gomari per prodhimin kombetar dhe ka kthyer syte tek droga si Saliu te Piramidat e Suded

        prandaj:

        SHKO E FUTI NJE TEGEL
        ME KOKAINE NGA RILINDJA FALAS

        sepse:

        Keshtu te ben me mire

        Reply to this comment
    • sopiqoti March 2, 15:56

      O i dashtun “..intelektual..” sic duket nuk ke me se te meesh dhe e humet kohen deke shkruar brockolla per Edi Ramen e te tjere………………..Pergezime policise qe shkat kete vater kriminale.

      Reply to this comment
  6. alfons March 2, 19:15

    Po “intelektual”ne hollande mund te mos jete kapur sasi te tilla droge por ne hollande lejohet pirja e para dhe e dyta shkaterimi qe i bene shtetit salinjte me shoke jukers ja kerkon Rames te vere ne shina por po te pyes vetem shinat i quajtet kamuniste dhe i shitet per skrap apo uzina fabrika armatim miliarda dollare toka me 7501 piramida,97_98 lufte per pushtet te vrare pa fund gerdece E21 Janare shkatrim pyje lumenj administrate vjedhje milonshe ne energji uje te pijshem vjedhje ne tendera rugesh ndaj mos u cudit o intelektual kur evropa dhe amerika i kerkojne z.Rama ta vere ne binare shtetin qe shkateruat duke dhe e ndihmuar si politikisht dhe materialisht prandaj lidhe koken me peshqir dhe kujtoi keto qe thash me lart RAMA ME MBESHTEJE POPULLORE DHE NDERKOMBETARE KA FILLUAR TI SHTROJE SHINAT PER BUKURI

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*