Media serbe nuk njeh limite: Ivani është paguar nga mafia shqiptare

October 18, 2014 13:11

Media serbe nuk njeh limite: Ivani është paguar nga mafia shqiptare

Në Serbi dyshojnë se mafia shqiptare pagoi huliganin Ivan Bogdanov, apo siç njihet ndryshe “Ivani i tmerrshëm”, që të hyjë në fushë gjatë ndeshjes së ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Bogdanov ishte i pranishëm në fushë pas acarimit të situatës në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Prania e Bogdanovitnë fushë nuk i ka shpëtuar as delegatit të ndeshjes holandezit, Hari Bin.

Ky i fundit në raportin e tij ka shkruar se huligani serb ishte i pranishëm në fushë gjatë incidentit.

Por, Milivoj Mirkov, komisar për siguri në Federatën Serbe të Futbollit dyshon se Bogdanov mund të jetë i paguar nga mafia shqiptare, raporton Zeri.

“Delegati në raportin e tij ka shkruar se ai person, të cilit nuk dua as t’ia përmendi emrin, nuk e meriton të jetë i reklamuar

Ai nuk duhet të ishte aty, sidomos pas rastit në Xhenoa, ku shkaktoi ndërprerjen e ndeshjes.

Por, u shfaq.

Nuk e përjashtoj mundësinë që atë person ta ketë paguar mafia shqiptare, që të hyjë në fushë dhe të na bëjë dëm”, deklaroi Mirkovic, raporton alo.rs.

October 18, 2014 13:11
Komento

10 Komente

  1. Zekthi. October 18, 13:39

    ahaha dhe ne Genova ka qene i paguar nga Lucky Luciano. Ai ka vdek me kohe po serbet se besojne, do jete loje e kroateve… ahaha. Kurse dronin po, qe mund ta ket drejtu serbi, per te prishur viziten e Rames……ndoshta

    Reply to this comment
  2. vlera e vertete October 18, 14:12

    vlera e medias nuk eshte te zbuloje se kush ka paguar per kete njeri,
    por te denonconte e sensibilizonte autoritet e serbise qe ky njeri te mos jete prezent ne stadium se
    ka treguar qe sjell vetem kaos per sportin
    dhe autoritet serbe duhej ta ndalonte te futej ne stadium.
    mos valle nuk e shikonte platini ky shef i UEFA -s,se vezhgonte bomben

    Reply to this comment
  3. October 18, 14:30

    hahaaa,,idiotizmi i ketyre njeqelizoreve nuk paska fund

    Reply to this comment
  4. genny October 18, 15:53

    Mos kane paguar dhe policine Serbe qe e lejoi Ivanin te hyje ne fushe ?

    Reply to this comment
  5. Mark uk October 18, 16:03

    E zeme se u pagua nga shqiptart,po Ivani nuk duhej ju ta lejonit te hynte as ne stadium e jo ma ne fushe.Tani nuk ju ka ngel njeri pervec.De-Biazit pa akuzuar.

    Reply to this comment
    • DinPaku October 18, 16:50

      Mafia shqiptare duhet te kete paguar edhe qeveritaret serbe qe te bejene ato deklarata idiote, qe Serbia te duket idiote para komunitetit nderkombetar.

      Reply to this comment
  6. Arjani October 18, 18:18

    Ashtu si kriminelet ordinere qe per te shpetuar vehten vrasin edhe shokun,po keshtu edhe shtetet e inkriminuar per te shpetuar, vrasin edhe ata te cilet u kane sherbyer.

    Reply to this comment
  7. lili October 18, 18:44

    Mire, te pranojme se shqiptaret e paskan paguar!Po policet serbe qe e pâme para, gjate,e mbasi ndeshjes pse nuk e arrestuan,po u treguan shume’ndihmes’me te?

    Reply to this comment
  8. Horri i Bulevardit October 18, 18:58

    Jemi 1 me 1, ju na blete saliun, ne ju kunderpergjigjem dhe ju bleme ivanin.

    Reply to this comment
  9. KORÇARI October 18, 20:04

    Këta Sërbët paskan ikur për LESH FARE qënkan Loqe fare

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*