Ja çfarë shkruante RD për gjyqtarin që ka në dorë çështjen e Gener 2

May 19, 2016 17:28

Ja çfarë shkruante RD për gjyqtarin që ka në dorë çështjen e Gener 2

49-vjeçari Agustin Mandreaj, i cili vrau dy vëllezër në Rrëshen para katër ditësh, ka qënë i dënuar me 24 vjet burg për vrasje, por është liruar nga gjyqtari Arjan Qafa që sot është inspektor në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Emërimi i këtij gjyqtari si inspektor në KLD është bërë në kohën kur kryetar i KLD ka qënë Bamir Topi, ndërsa nënkryetar, sharlatani i tij, i cili dje i jepte vetes të drejtën që të bënte moral mbi vendosjen e rendit dhe të drejtësisë.

Pra ky sharlatan që kërkon rend dhe qetësi ka emëruar në KLD një gjyqtar që ka liruar nga burgu, vrasësin Agustin Mandreaj të dënuar me 24 vjet, ndërsa pas lirimit nga burgu, ai ka vrarë pak ditë më parë edhe dy vëllezër. Kur, si dhe pse është bërë ngritja në detyrë e këtij gjyqtari nuk do shumë zgjuarsi për t’u kuptuar. Dihet se ish-drejtuesit e KLD e kishin kthyer këtë institucion në një pazar, ku ai që i përgjigjej gjobave të sharlatanëve që e drejtonin KLD-në, bëhej jo vetëm gjyqtar apo prokuror, por edhe inspektor në KLD, si rasti në fjalë.

Në bazë të dokumentave gjyqësore, Mandreaj ishte dënuar nga gjykata e Rrethit Mirditë më 24 vjet burg për vrasjen e një personi, por gjyqtari Arjan Qafa pasi rishqyrtoi çështjen e la të lirë atë. Pas lirimit, 49-vjeçari Mandreaj kreu vrasjen e dyfishtë në ditën e dielë më 5 gusht në Rreshen, ku dy viktimat ishin vëllezerit Petrit dhe Eduard Ndoka përkatesisht 30 dhe 33 vjeç, ndërsa mbeti i plagosur edhe Pjerin Ndreca 24 vjeç. Vrasja u krye nga Agustin Mandreaj të dielën rreth orës 15.00 në dalje të qytetit të Rrëshenit, ndërsa policia ka mundur të verë në pranga vetëm pas 30 minutash pas ngjarjes autorin e krimit. Burimet e policisë bënë të ditur se, 49 vjeçari Mandreaj ka patur një konflikt të momentit me dy vëllzërit Ndoka dhe ka reaguar ndaj tyre duke qëlluar me një pistoletë që e mbante pa leje, e për pasoje ka lene te vdekur në vend Petrit Ndoken, ndërsa vëllai i tij kishte marrë plage të rënda, por më pas humbi jetën në spital. Autori i krimit mundi të largohej për momentin, por reagimi i shpejte i policisë ka bërë të mundr arrestimin e 49 vjeçarit Agustin Mandreaj.

Ai ka pranuar krimin para forcave të policisë. Ndërkohë, dje Gjykata dha masën e sigurisë burg pa afat për autorin e vrasjes së dy vëllezërve. 49-vjeçari Agustin Mandreaj do të qëndrojë në burg pa afat në pritje të vendimit final që drejtësia do të japë ndaj tij. Duke mos shfaqur asnjë shenjë pendese për vrasjen e 5 gushtit, Agustin Mandreaj ka zgjedhur të flasë përmes avokatit. Në masën e sigurisë, Gjykata la në burg vrasësin e dy vëllezërve në Rrëshen, të cilët u ekzekutuan në fshatin Sheshaj nga i akuzuari.
May 19, 2016 17:28
Komento

1 Koment

  1. Arturi May 19, 22:33

    Te shkretet demokare! Harrojne se çfare kane thene per marionetat e tyre. Arjan marioneta do e thyeje qafen me valen me te pare te reformes. Pas kesaj, sekuestrim te pasurise te pajustifikuar dhe ndalim punesimi ne poste publike. Me se shumti mund te gjeje pune si asistent avokati (dmth thjesht te beje ca fotokopje dokumentash).

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*