Mediat amerikane: Sulmi mbi Sirinë do të nisë nesër, zgjat 3 ditë

August 28, 2013 14:46

Mediat amerikane: Sulmi mbi Sirinë do të nisë nesër, zgjat 3 ditë

Sipas NBC-se, numërimi së prapthi për ofensivën në Siri ka filluar dhe nga sulmi i shumëdiskutuar mbi regjimin e Bashar al Assadit, mund të na ndajnë vetëm pak orë.

Në fakt, rrjeti televiziv amerikan pretendon se goditja e pare do te jepet te enjten e mesymja do te zgjase tre dite. Pas përdorimit të gazit helmues dhe vdekjes së qindra njerëzve në Siri, duket se koha e negociatave kishte marrë fund.

Amerika flet per kapercim te vijes se kuqe dhe ekspertet paraqesin tre skenare te mundshme per sulmin.Në fillim renditet vendosja e nje zone te ndalim-fluturimit, qe do te thote bllokim i qarkullimit ajror ne nje zone te caktuar.

Helikopteret dhe avionet bombardues te Bashar al Assadit nuk do te ngrihen dot ne ajer e per rebelet kjo do te ishte nje ndihme e madhe. Se dyti vijne goditjet me raketa Kruiz te cilat mund të shkatërrojnë aerodrome ushtarake e te dobesojne kapacitetet ajrore te Sirise.

Amerika ka te stacionuar nderkohe në Mesdhe disa shkatërrues dhe nëndetëse qe jane ne gadishmeri. Se fundi, do te nise furnizimi i rebeleve me arme, gje te cilen ëashingtoni deri me tani, nuk e ka bere zyrtarisht, por eshte mjaftuar vetem me ofrimin e ndihmes mjekesore. Megjithate nje skenar i tille do te kerkonte kohe, sepse per armet moderne amerikane, kundershtareve te regjimit do t’u nevojitet trajnim.

Britania e Madhe nderkohe eshte duke pergatitur nje draft rezolute per Keshillin e Sigurimit, e cila te autorizoje marrjen e masave te nevojshme per mbrojtjen e civileve ne Siri. Dokumenti do t’u paraqitet 5 anetareve te perhershem te Keshillit, te cileve sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban ki Moon u kerkoi te reagojne si nje trup i vetem dhe te gjejne unitetin per te vepruar.

August 28, 2013 14:46
Komento

1 Koment

  1. fat man August 29, 03:04

    USA do te furnizoje me arme rebelet Siriane, se gjer tani nuk e ka bere, eshte per te ardhur “keq”, qe jane kaq te vonuar, ketij skenari ka dhjetra vjet qe i ka dale boja. Keshtu e kane u japin arme rebeleve i nxisin, i financojne, i pregatisin per te permbysur nje rregjim, te cilin e kane ndihmuar e mbajtur vete ne kembe dhe per interesa te tyre te ngushta u shpallin lufte si vende me diktature duke i permbysur.. Ne cdo vend ku rebelet jane ndihmuar nga USA me marrjen e pushtetit, dalin hapur kunder tyre dhe behen vrastare e te rrezikshem per popullin me armet e bera dhurate. Historia eshte shume e gjate qe me Fidel Kastron, Gjeneral Noriegen e Panamase, Bin Ladeni per te luftuar kunder B.S. ne Afganisan, Mubaraku i Egjyptit, Sadami te cilin e perdoren edhe kunder Iranit, Ajahtollah Kohmeini, qe permbysi monarkine ne Iran, Kadafi i Libanit e shume te tjere qe tashme dihen dhe jane te qarta per kedo. Vendet arabe jane nje zone e nxehte lufte per te realizuar qellimet e tyre politike shtetet e zhvilluara,ku pikesynimi kryesor jane tregjet e naftes dhe te gazit, te cilat kane sjelle e do te sjellin konflike rajonale, qofshin me kaq.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*