Mediat bullgare: Monako, ofertë Liteksit për Vajushin

May 8, 2014 09:56

Mediat bullgare: Monako, ofertë Liteksit për Vajushin

 

Armando Vajushi mund të kalojë tek ekipi i Monakos. Janë mediet bullgare që shkruajnë një gjë të tillë. Në edicionin e djeshëm të pothuajse të gjitha gazetave dhe medieve “online” bullgare është bërë e ditur se Monaco, ku po luan aktualisht lojtari më i mirë bullgar, Dimitar Berbatov, po monitoron dhe është gati për t’i bërë një ofertë Liteksit për dy lojtarët, Simeon Slavçev të kombëtares bullgare dhe Armando Vajushi i Shqipërisë. Ka një opsion ku palët mund të ulen në diskutime për të bërë transferimin para fundit të majit. Dhe realisht, ka një dritare për të pasur një transferim të shqiptarit, ndonëse për këtë do të jetë shumë e vështirë, sepse “piaca” është e madhe.

Karriera – Armando Vajushi kërkon të qëndrojë në Bullgari, por ofertat për të janë të pafundme. Dëshira e lojtarit është që të vazhdojë karrierën në Bullgari, por janë shumë skuadra që e duan “Uingerin”. Në këtë “vorbull” është futur edhe klubi që kërkon të largojë sa më shumë lojtarë për të mbushur arkat. Shkurt, shqiptari ka oferta nga Belgjika, Gjermania dhe Bundesliga austriake. Vetë Vajushi, në një prononcim për mediet bullgare, në fillim ka sulmuar ish-trajnerin Zlatomir Zagorçiç. Sipas shqiptarit, serbi nuk ishte i rreptë me lojtarët e skuadrës. Edhe pse dëshiron të qëndrojë, shqiptari ka oferta nga Belgjika, Franca, Gjermania dhe Bundesliga austriake.

“Nuk kemi më objektiv për titullin. Duhet të fitojmë në Sofje me CSKA-në dhe të marrim vendin e dytë. E ardhmja? Kam shumë dëshirë që të kthehem sërish këtu, por do të diskutoj me presidentin dhe më pas do të vendosim”. Armando Vajushi ka zbuluar se Ludogorets është skuadra më e mirë në Bullgari. “Ndihem mirë këtu tek Liteksi, sepse në dy vite që isha këtu gjeta shumë miq dhe një skuadër të mirë. Kontrata ime përfundon në 2015, por do të ishte më mirë sikur të gjitha palët të binim dakord. E thashë edhe më lart. Vendos presidenti, por e sigurt është që unë luaj në Europa League”.

 

May 8, 2014 09:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*