Mediat bullgare publikojnë foton e Ramës me Trump. Ja pse…

September 23, 2017 17:31

Mediat bullgare publikojnë foton e Ramës me Trump. Ja pse…

Në mediat bullgare po bëhet zhurmë për një foto të presidentit të tyre dhe bashkëshortes së vetë me çiftin amerikan Tramp, ku ballkanasi ka dalë hundë e buzë, duke i vëne poshtë foton e kryeministrit shqiptar Edi Rama, që buzëqesh shend e verë.

‘Pse Presidenti bullgar Rumen Radev dhe gruaja e tij Desislava Radeva janë aq të zymtë në foton me presidentin amerikan Donald Trump?”, – pyet portali bullgar “frognews.bg”.

Frognews-i dhe portale të tjera të Sofjes vënë në dukje se “e shpërndarë dje [më 20 shtator 2017] nga presidenca [bullgare] fotoja demonstron një gjendje shpirtërore krejtësisht të ndryshme tek të dy çiftet. Del se kjo gjë nuk ka të bëjë me kurrfarë protokolli. Në foton e kryeministrit shqiptar Edi Rama me kreun amerikan të shtetit ka një sjellje krejtësisht të ndryshme, buzëqeshje, që është në përputhje me pritjen e dhënë për nder të udhëheqësve të vendeve nga mbarë bota”.

Madje bëhen dhe krahasime lidhur me disponimin ndaj SHBA e NATO-s nga dy vendet ballkanike, ndonëse Rama e kritikoi rëndë z. Tramp gjatë fushatës elektorale:

“Ka dhe dy dallime të tjera në dy fotografitë, që kushdo mund ta gjejë vetë. Del në pah se midis Bullgarisë, anëtar i NATO-s dhe BE-së dhe Shqipërisë, që është vetëm anëtare në Aleancë, ka ndryshim dhe në tendenca. Vetëm Radev-i mund të shpjegojë psenë. Shpresohet se kjo nuk ka të bëjë me problemet e lindura nga blerja e gjuajtësve për aviacionin tonë [bullgar] ushtarak”, shkruan “frognews.bg”

Faksimile e lajmit të medive bullgare: “Gjeni tre dallimet në foto. Trump dhe Melania me krerët e Bullgarisë dhe Shqipërisë”.

 

Info/ Ja katër nga arsyet pse Sofja mund të jetë përplasur me SHBA

Tenderi për avionë gjuajtës, përjashtohet firma amerikane-portugeze

Këto kohët e fundit mediat e Sofjes kanë folur për një skandal për tenderin e avionëve gjuajtës. Procedura për blerjen e një lloji të ri të avionëve luftarakë për nevojat e ushtrisë bullgare ka të ngjarë të rifillojë pjesërisht. Është rekomanduar sot, me 13 vota pro dhe 7 kundër, që komisioni i përkohshëm parlamentar të hetojë saktësisht se si ndodhi klasifikimi i ofertave në tenderin për avionët gjuajtës të ardhshëm të Forcave Ajrore gjatë qeverisë teknike të emëruar nga Presidenti Rumen Radev. Ditët e fundit të qeverisjes kabineti i përkohshëm deklaroi si furnizues të preferuar kompaninë suedeze Saab me avionët Gripen C / D, dhe të skualifikojë ofertën amerikane-portugeze për aeroplanë F-16 MLU. Sipas deputetëve më shumë gjasa që procedura të përsëritet dhe të tre vende nga shortlista të riparaqesin ofertat e tyre, pasi, sipas tyre, avionët amerikanë F-16 u eliminuan padrejtësisht nga gara. Deputetët kanë çmuar se metodologjia e vlerësimit është ndryshuar pas shpalljes së tenderit. Aviacioni bullgar do të vazhdojë të jetë 100% i varur nga Rusia për avionë gjuajtës në kundërshtim me të gjitha kërkesat dhe rekomandimet e NATO-s, por edhe me angazhimet e Bullgarisë të mos për të blerë pajisje ushtarake ruse duke shkelur embargo armëve që ka vënë BE-ja për aneksimin e Krimesë.

Global Research: Bullgarët refuzuan të qëllonin kundër objektivave me simbole ruse në stërvitjen e NATO-s

botimi kanadez Global Research tregon me trishtim për “krizën e thellë të NATO-s” dhe “nivelin jashtëzakonisht të ulët të aftësisë luftarake të Aleancës”. Përfundimet e tij shoqërohen nga një rrjedhje në lidhje me incidentin në stërvitjen “Noble Jump”, të zhvilluar në Rumani në qershor të këtij viti. Në manovra morën pjesë 11 vende të NATO-s: Shqipëria, Bullgaria, Britania e Madhe, Greqia, Spanja, Letonia, Holanda, Norvegjia, Polonia, Rumania dhe SHBA. “Gjatë qitjeve në poligon ushtarët bullgarë refuzuan kategorikisht të bënin qitje, pasi në objektiv ishin vënë shenja identifikuese ruse, dhe ata (bullgarët) nuk do të gjuanin kundër rusëve”, – shkruan Global Research.

Sikurse u sqarua, rumunët ishin përgjegjës për maketet. Kanadezët thonë se çdo gjë doli mjaft rastësisht: kështu, për t’iu referuar objektivave ata kanë përdorur materiale billbordesh reklame. “Imazhet të kujtonin shenjat identifikuese të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse. Rumunët thjesht përtuan të rilyenin objektivin. Ajo që paraqitej në to, nga njëfarë distance, vërtet, të kujtonte shenjat njohëse të avionëve rusë, “- njofton Global Research. Pas demarshit të papritur, për zyrtarët e NATO-s, të ushtarakëve bullgarë, materiali i objektivave u zëvendësua dhe u kërkuan falje bullgarëve, Brukseli u përpoq të kalojë në heshtje konfliktin. Informacioni për të doli në shtyp vetëm tani. Ndoshta, përrallën për rumunët e pakujdesshëm e shpikën vetëm me qëllim që bullgarët të mos zemëroheshin kaq me zhurmë, ndërkaq që fillimisht u planifikua – të bëhej qitje mbi “rusët”. Megjithatë Bullgarisë i ka humbur kujtesa historike, ndryshe nga disa vende të tjera, kjo gjë nuk ka ndodhur. Stërvitjet  mund të rrezikoheshin, dhe skandali me një anëtar të NATO-s do të dilte në shesh. U vendos të mos rëndohej situata.

U refuzua vendosja e antiraketave

“Radhët e NATO-s janë të brishta”, ankohet Global Research. Dhe përmend: “Në vitet 2014-2015, Bullgaria refuzoi të vendoste në territorin e saj elemente të komplekseve amerikane të mbrojtjes nga raketat. Më pas Shtetet e Bashkuara morën pëlqimin e Rumanisë fqinje për të krijuar një infrastrukturë të përshtatshme atje.

Jo flotës së NATO-s të Detit të Zi

Në vitin 2016, Bullgaria përsëri kategorikisht refuzoi të marrë pjesë në formimin e një flotë antiruse të Detit të Zi me pjesëmarrjen e Turqisë, Rumanisë dhe Ukrainës, me të cilën u duhej për t’iu kundërvënë planeve të Rusisë për “shndërrimin e Detit të Zi në liqen rus”. Si rezultat, i gjithë projekti u varros. Del se jo të gjithë anëtarët e bllokut të NATO-s mund t’i ndërsesh kundër rusëve, bullgarët ishin të palëkundur.

“Ushtarët dhe oficerët bullgarë me qejf të madh do të bënin qitje mbi tabela, të zbukuruara me uniforma të ushtrisë turke, por jo mbi ushtarët konvencionalë rusë. Anëtarësimi i Bullgarisë në NATO nuk mund të shkatërrojë marrëdhëniet ekzistuese të miqësisë vëllazërore midis rusëve dhe bullgarëve”, – komentoi situatën analisti politik bullgar Georgi Kolarov. /th. m./

 

September 23, 2017 17:31
Komento

3 Komente

  1. demo September 23, 19:01

    Tramp nuk eshte ne dijeni te fyerjeve publike te Rames gjate fushates elektorale pasi nuk e ka lexuar denoncimin e “Malokut Dixhital”.Kur e vune ne dijeni te denoncimit,Tramp u pergjigj:-Nuk merrem me Maloke!

    Reply to this comment
  2. respekte September 23, 19:04

    ja ku e ke shpjeguar ne fund . per armik, tramp “rrufjani”, ju kerkon juve bullgareve, te “shenjestroni” ruset . ndersa me ramen, eshte me i lumtur, se vet rama . pse ? po sigurisht; perça e sundo . juve sllaveve, ju ka ndare ne dysh . me tradheti, nga tradhetaret, qe i gjen me shumice, ne poloni, slloveni . shih, shih edhe zajevi, ne maqedoni . te tjere ne mal te zi . por sidomos me ukrainasit, e miliarderes me gersheta, alla ukrainçe dhe kryemiliarderin kok plenc, poroshenko . me berishen ne fillim; tani, me mire me raman, ne shqiptar-kareve, na bashkon me turkun . turqit dhe turkeshat, pasi mesuan, kulturen kinematografike, erotike dhe muzikore nga europa, po na e shesin me oke, ne shqiptareve, ne permjet ekraneve te tv-ve, te “pronareve” me pervers e te degjeneruar, te rraces njerezore, te ketij vendi . dhe te gjithe bashke, me hordhine e madhe, te “komunitetit” islamo-osman, shperndar ne te kater cepat, e trojeve te ketij kombi, te sterlashte, shkaterruan ç’do shenje identiteti njerezor e kombetar, te shqiptareve te vertete . kjo u be dhe behet, te lulezoi usa, e pa shqetesuar nga askush dhe te sgerdhihen e sgerhallen njerez, si shoku trampit ne foto . kjo zgerdheshje lumturie e trapit rama perkrat tra-p-mpit te vertet, behet me e helmet, kur pretendohet se kete vit, do jetojme me “nderimin” ndaj, GJERGJ GJON KASTRIOTIT…..botjeje te lutem . ne mos qofte me interes ….. te pakten per relaks .

    Reply to this comment
  3. shqip September 23, 21:36

    Do bjere dardha nen dardhe . Po kur nuk pranojne te bejne ne stervitje nje manover , imagjino ne konflikt real . Keta te kthejne pushken . Pale duan te fusin edhe Maqedonine ne Nato . Eshte paradoks . Ata nuk heqin dore nga ariu siberian .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*