SHËNIM: Mediat dhe “dallëndyshet e shtypit të lirë” si Astriti

Xhevdet Shehu June 5, 2015 15:00

SHËNIM: Mediat dhe “dallëndyshet e shtypit të lirë” si Astriti

Në kushte të tjera, fjala e deputetit të PD-së Astrit Patozi dje në Kuvend, një tip alarmi për median e lirë dhe rrezikimin e saj nga asfiksia qeveritare, do kishte qenë një lajm për t’u përshëndetur dhe një gjest për t’u mbështetur. Po cilat do ishin këto kushte?

Fjala vjen, do ishte një fjalë për t’u përshëndetur nëse qeveria do sulmonte një nga të paktat ose shumë të paktat gazeta opozitare të saj, në gjithfarë mënyrash; duke u kërcënuar e rrahur gazetarët, bojkotuar reklamat e administratës, penguar me sulme të shpeshta tatimorësh, policish elektrike e higjienike etj, e deri në burgosje.

Do ishte një fjalë për t’u përshëndetur nëse autori, nuk do ta kishte gjithë përvojën dhe cv-në e tij në gazetari, një rrugëtim i pandërprerë në shërbim të pushtetit dhe/ose partisë, nga ATSH-ja e Berishës, në Albania-n (e Berishës) e pastaj në RD-në e Berishës, prej nga kërceu me sukses jo të vogël drejt politikës.

Do të ishte një fjalë për t’u përshëndetur, përtej të gjithave sa thamë më sipër, nëse vërtet do të ishim në një situatë teknologjike të fillimviteve 90-të, ku disa tituj në letër, ku dikush mbyllej e dikush hapej, ishin gjithë e gjithë mozaiku mediatik shqiptar, e ku risia më e madhe e elektronikës ishin flakja e makinave të shkrimit dhe mbërritja e kompjuterëve të parë.

Por ja që nuk jemi më në atë pikë. Së pari, nuk është e vërtetë se bizneset apo lidhja “Zhanashvili” me Shqipërinë është bojkotuar nga mediat; lajme mbi këtë personazh këto ditë ka pasur e nëse përbën interes, do të ketë dhe në të ardhmen. E dyta, një apo disa gazeta, edhe portalet e tyre online, nuk janë “mediat shqiptare” në total; sot një lajm i vërtetë apo një material që përbën interes, del në njëmijë mënyra dhe formate, dhe për këtë rroftë interneti. Dhe e treta, megjithëse qëndron shprehja e njohur se nuk duhet të merremi me “lajmëtarin, por me lajmin”, në këtë rast duhet të ndalemi pak edhe tek lajmëtari.

Siç thotë Zenepe Luka, lajme si ato të Patozit e Fahriut në vitin 1998 frymëzuan tritolin tek dera e shtëpisë së saj. Një shërbim i tejzellshëm partiak tek RD-ja nga 1997-ta e në vazhdim, solli dhe karrierën dhe statusin e Patozit sot, megjithëse tani disi “i ngrirë”. Dhe në nevojë për riciklim, Patozi zgjedh foltoren e parlamentit së pari për t’i bërë një hyzmet të vogël Berishës (duke kërkuar me zor dhe më kot tek bashkëshortja e Erion Veliajt, Argitën e re të pushtetit) dhe së dyti për një publicitet portalesh online.

E meqë jemi këtu, tek portalet dhe teknologjia e re, halli i mungesës së mediave kritike ndaj qeverisë nuk qëndron. DITA, një gazetë e majtë, është një shembull për këtë jo pak herë. Nëse një kabinet qeveritar apo një mazhorancë nuk qeveris mirë, edhe “me facebook” e detyron të largohet.

Por halli i Astrit Patozit është i kuptueshëm, dhe të mbetesh në politikën e partisë është kauzë serioze kur nuk di të bësh gjë tjetër. E në këtë pikë, mund ta përdorë foltoren e Kuvendit për t’i bërë publicitet kujtdo që është i interesuar. Parlamenti ka ende audiencë të lartë.

Xhevdet Shehu June 5, 2015 15:00
Komento

39 Komente

  1. nikolin December 31, 19:22

    hipokrit i neveritshem

    Reply to this comment
    • raimond vlonjati June 6, 18:42

      Kjo Zenepja eshte palaco fare –Ne 1998, ne Vlore ligji e benin banditet e Zanit , biles me shume se sa ne 1997, sepse me te ardhur Nano ne pushtet Banda e Zanit mori pushtetin dhe bente ci donte trapi—-Nderkaq ata te PD-se kishin marre fund fare

      Atehere ne ate kohe Nano futi ne SHIK dhe ne Polici gjithe banditet qe kishin qene ne Bandat e 1997-es

      Duhet te kemi nje gje parasysh :–Ne jemi te gjithe nje popull , pavaresisht ideve tona politike,
      dhe nuk duhet te lejojme sharlatane te tille si kjo Zenepja te na beje nje propagande te tille percarese,aq me teper qe keto qe thote kjo jane genjeshtra bajate fare.

      Une nuk jam dakort fare te fitoje ai i PD-se ne Vlore, sepse ai esht cun i ri fare, dhe nuk ka eksperiecne ne drejtim dhe ne punen me njerezit –Por kjo nuk me ndalon te them se Zenelja eshte nje mashtruese ordinere qe abuzon me Lirin e fjales ne demorkaci

      Njerez te tille palaco si kjo Zenepja duhet ti diskretitojme dhe te mos i lejojme te na mbijne midis nesh, me keto teorite e tyre konspirative , se ata na helmojne shoqerine tone, na helmojne te ardhmen tone te perbashket

      Ne fund do thosha nje Thank You , per gazeten Dita qe nuk i fshin komentet e mija edhe kur keto komenta dalin jashte “vijes se partise” –hahahaha

      Reply to this comment
  2. Astriti December 31, 19:25

    Pa më thoni ju c’farë të flisja tjetër ? Vrava mendjen e shyqyr më vajti mendja të gazetat,pasi për gënjeshtra të tjera nuk ka lën Saliu pa kurdisur. Mos u shqátësoni se nuk e kam patur seriozisht. Më sa janë të vërteta ato qe foli trimi ynë Paloka,apo kuksiani Ndoka e pasuar nga heroikja Vokshi ,aq e vërtet është edhe fjala ime e thën për medjat e lira. Ishte porosi dhe duhej zbatuar.

    JU faleminderit për mirëkuptimin.
    Astrit Patozi d.v

    Reply to this comment
  3. Lalushi December 31, 19:29

    Kameleon

    Reply to this comment
  4. FAN December 31, 19:48

    O Astrit, o ish luftetar i perandorise se Vicidolit.

    Me trurin tuaj te konservuar ne dollapin e bukes keni ngrene dhe dhjere brenda perandoride vicidolase duke menduar vetem per menderen tuaj.
    Dhe vjen nje dite ku perandori mbasi ju ka perdorur dhe shtrydhur si limon per interesat e veta ju hedh ne rruge si te panevojshem.
    Ju nxirrni trurun nga dollapi perptqeni ta vini ne pune, popr perseri jo per gjera te mira por per ti sherbyer ndonje perandorie te re.
    Ju meshiroj sepse nuk dini te beni asgje ne jete vec poshtersive. .

    O pjesa me e neveritshme e popullit tim, nderi me i madh qe mund te na beni eshte vetem te heshtni qe te lehtesohen sado pak mekatet qe keni bere.ne ndertimin e “kalase” vicidolase

    Reply to this comment
  5. N.VJOSA December 31, 20:02

    Pershendetje Astrit Patosi,
    Ai qe do te udheheq demaskimin e “Mbretit” te genjeshtrave, do te jete kryetari real i opozites dhe Kryeministri i ardhshem iShqiperise!….
    Demokrate te vertete, merrni ne dore fatin tuaj dhe distancohuni nga Kllouni dbe Kryemashtrusi!
    Organizoni Partine e vertete Demokratike, duke u distancuar nga ” mbreti ” i genjeshtrave dhe karabush lulushi!

    Reply to this comment
  6. ne emer te Migjenit te Math December 31, 20:49

    N.Vjosa
    Ti si fanatik komunist nuk e kupton qe Ps dhe Gjatoshi mashtrues po qeverisin tani jo me PD
    Ashtu si ne komunizem qe fajin na e kishin armiqet e imagjinuar te brendeshem dhe te jashtemit real edhe sot fajin per mashtrimet e Rames tend e ka opozita;Ky eshte mjerimi yt o fatkeq komunist

    Reply to this comment
    • N.VJOSA December 31, 21:57

      O migjen prej kartoni,
      Une edhe pse e kritikoj, ne sensin e nje kritike konstruktive,
      per mua,
      EDI RAMA ESHTE KRYEMINISTRI ME I MIRE I KETYRE VITEVE TE TRANZICIONIT….
      PA ASNJE DYSHIM!
      sepse edhe ne nje Shqiperi te sakatuar nga korrupsioni, krimi dhe borxhet, po
      perpiqet te krijoje S H T E T !…
      Dhe ka nje kohe shume te shkurter, nuk ka shkopin magjik, …(në shtator te 13-es e mori pushtetin)
      Por sera jote , ata qe mendojne si ty , spekulloni me nje lufte te piste politike!
      Nuk ka opozite tjeter ne Europe qe te punoje si ajo e Kryemashtrusit Berisha per te shkaterruar Shqiperine!!!…
      Pos shume dritshkurter si ty, nuk i duane njerzit e zote, ata qe kerkojne d i s i p l i n ë,
      por kaos dhe anarshi!….
      Sa per mua mos u bej merak fare , une shkruaj ketu ne DITA si shqiptar qe me dhimbset atdheu ku me ka bere koka bam.. ….as me shkon mendja per komunizmin utopik te Enver Hoxhes, por mbroj djersen e popullit shqiptar ne Gjysem Shekulli qe
      transformoi Shqiperine mesjetare dhe feudale….dhe ndertoi shtetin me te fuqishem
      shqiptar, ne te gjithe historine e tij, pamvarsisht se u udhehoq nga socializmi
      utopik i E. Hoxhes!
      Une dhe familja ime jetojme prej Çerek Shekulli ne nje shtet social nga me te
      perparuarit e Europes,
      Ylli im jane S o c i a l d e m o k r a c i a europiane, admiroj Strateget e kesaj
      socialdemokracie, librat e te cileve i mbaj mbi tavolinen time te dhomes punes. Te
      ardhmen time e kam ne duart e mija dhe tek puna ime dhe nuk dua tja di fare per
      keto fantazit e tua partiake!
      Hajt, mbeç me shendet

      Reply to this comment
      • plaku January 1, 13:42

        N.Vjosa
        Jam plotesisht dakord me shkrimin tend me siper. Desha te shtoja keto gjera :
        Fatkeqesisht nuk e njof Astrit Patosin dhe nuk kam lexur ndonje gje te tijen. Me kujtohet nje film i kohes se Romes ku para mbretit ne tribune pa kalonte palacka e luftes, sklleverit qe ishin krijuar nga humbja e nje mbreterie tjeter, qe leviznin nen goditjen e kamxhikeve te fituesve etj.
        Ne momentin qe po kalonte ish mbreti humbes, mbreti fitues kap djalin e tij prej dore dhe i thote : “Shiko bir, se si do te trajtohesh ne se HUMB”.

        Mendoj se kjo gje ka ndodhur edhe me Patosin, i cili per mua humbi “luften” me Salen dhe tani sic duket po paguan shume moralisht, dhe mendoj se shkrimi i tij i mesiperm eshte nje produkt i kesaj humbjeje.

        “N.Vjosa” shpesh pyes vehten se si eshte e mundur qe nga “elita” intelektuale e Pd-se nuk del ndonjeri hapur te kritikoje hapur dhe pa frike “malokun tone”. Mos valle “maloku yne” ka dicka ne dore ( dosjet e sigurimit ) qe i detyron te behen “memece” dhe frikacake?
        Ose me gjere, nga e kemi marre ne shqiptaret kete kulture te “frikes” nga “shefi “?

        Kam patur dhe kam mendimn se qe te jesh nje politikan i pavarur do te ishte mire qe ata te mos ishin te varur nga ana ekonomike, pra nga rroga qe marrin. Nuk e di. Ne se ke kohe dhe deshire te me japesh mendimin tend, do te isha shume mirenjohes.

        Reply to this comment
        • N.VJOSA January 1, 17:24

          Plak-o,
          Me pelqen kjo nickname qe ke zgjedhur….Kete fjale te bukur une e perdor meraforisht me çunat, si per tu konfirmuar mençurine, maturine…durimin dhe pjekurine.
          Edhe une e pyes shpesh vehten: perse te ndodh qe nje klloun si Berishe Paranojaku dhe Genjeshtari mitoman , te kete kaq jetegjatesi ne politike….
          Per ca kohe une e kam ndjekur disa here , kam shkembyer mendime dhe me specialiste te kesaj fushe, mjek dhe specialiste, sepse kam dyshuar se Berisha eshte nje Paranojak i pasherushem.Ka disa autore qe i bejne radiografine semundjes se tij si mashtrus dhe genjeshtar mitoman. Shume shqiotare te ditur e argumentojne semundjen dhe sharlatanllekun e tij….
          Por ky lloj deliranti ka nje talent, ai genjeshtrat qe thote, per nje kohe i beson dhe vet…Qe tek Gazeta Shekulli kur kete e drejtonte Kyeredaktori i nderuar i “Dita”-s, une kam kerkuar qe nje ekip mjekesh te bente ekzaminimin e tij dhe te kerkonte largimin e ketij Sharlatani nga politika….Me çdo gje mund te merret, por kurre me politik nuk duhet te merret ky lloj Paranojaku, euforiku dhe Gjenjeshtari M i t o m a n ( per kuriozitet kerko ne internet konceptin ” mitomania” dhe do gjesh nga shume autore, se si ja bejne radiografine kesaj semundje….) Ti qe njeh dhe gjuhe te tjera te huaja mu d te gnesh akoma e shume informacion….
          Jo vetem ne shqiptaret, por dhe te huaj, sidomos angleze, gjermane dbe te tjere e kane nxjerre lakuruq “MBRETIN TONE TE GENJESHTRES”
          Ndersa nga pikpamja politike, ky lloj sharlatani , duhet te jete mbeshtetur heret nga spiunazhi jugosllav, sepse ka patur dbe rrethana konkrete , te lidhjeve te tij familjare….
          Ndersa takimi tij, ne se e ke parasysh takimin ne Vlore me Bushin e vjeter, e rregjistroi perfundimisht kete edhe ne listat e amerikanve, si personin me te lersntatshem per ta perdorur si marioneten e tyre, pamvarsisht se ai si sharlatan qe eshte ka patur me ta shume drite- hije dhe shume perplasne , gati me shumicen e ambasadoreve, sepse realisht ata synonin zbatimin e parimeve demokratike dbe jo nje monster te krimit dhe korrupsionit….Por pushteti e joshi Paranojakun tone, e embelsoi dhe e pasuroi shume. Llogarit vetem vjedhjet nga korrupsioni, firmat piramidale dhe licencat qe u dha firmave te huaja, shitja e municioneve dhe shume burime te tjera , qe i dhane “Sali Tanokarridit”tone edhe pushtetin dbe forcen e madherishme te Paras…Shto ketu dhe hedhjen ne dore te Drejtesise, Sherbimit sekret, vrasjet dhe dhunen qe me vrasjet e 21 Janarit, shenuan kulmin e agresivitetit kriminal te ketij dinosauri te veshur me pushtet….
          Kush e mbron sot?….
          Disa politikane konservatore amerikane, sepse demokratet , qe me Klintonin e Madh, por dhe Presidenti Obama, nuk mund te thuash se kane ndjekur te njten linje si Bushet konservatore…
          Sigurisht, Koalicioni Meta Rama, duhet ta fundosin perfundimisht kete Kerme te Politikes sbqiptare, qe tok me bixhozxhiun Nano i ka vjedhur aq shume shqiotaret, sa pasurit e tyre, edhe Rera e Saharas te ishin , do ishin mbaruar….
          Keshtu mendoj une i dashur, pa pretenduar se kam thene gjithe te Verteten.
          Persa perket “frikes”, per te thene te verteten, tek shume njerez, ajo eshte edhe produkt i shtypjes sone diktatoriale, por
          dhe i ambientimit me te keqen…Shume njerez akoma nuk e kuptojne se liria e Fjales eshte Neni nr 1, i te drejta e te njeriut…
          E te tjera, e te tjera….
          Te pershendes plak-o, dhe te uroj perzemersisht gezuar 2015-ne…!
          Eshte kenaqsi te shkembesh mendime me nje “zvicerjan”, qe tashme e ka bere te veten kulturen e shtetit me te pasur jo vetem ekonomikisht, por dhe me nje demokraci per tu admiruar ! (Sa referendume popullore ka zhvilluar Zvicra ne vitet e fundit?)…Pershendetje….
          Te kerkoj ndjese per ndonje gabim ortografik, sepse kam shkruar shpejt…

          Reply to this comment
          • plaku January 1, 19:40

            N.Vjosa
            Kisha keto gjera :
            – Faleminderit per komplimentin qe me ben ne menyre “te zgjuar” per emrin tim ne forum. Ne fakt emrin e kam zgjedhur per shkak te moshes sime 68 vjecare.
            – Sipas keshilles tende gjeta vetem ne italisht dicka per mitomanine :

            ” La pseudologia di cui la mitomania fa parte, è la tendenza abituale ad inventare bugie, a cui spesso crede l’autore stesso allo scopo di destare ammirazione, compassione o comunque interesse negli altri.Rientrano in questo ambito l’esagerazione, la millanteria, il falso ricordo, frequenti in soggetti sicuri e fantasiosi, in realtà bisognosi di rassicurazione e conferme che ottengono riducendo gli altri al ruolo di spettatori incantati.

            Pseudologjia ku ben pjese mitomania, eshte tendenca e mesuar qe te krijoje genjeshtra, te cilat i beson vete autori me qellim qe te prodhoje admirim, dhembeshuri ose interes tek te tjeret. Ne kete fushe futen teprimi, levdatat, kujtimet genjeshterta te shpeshta ne subjektet e sigurta dhe imagjinare, ne fakt ne nevojen per siguri dhe konfirmim qe ata marin duke ulur te tjeret ne rolin e spektatorit te magjepsur.

            – Ja se cfare shkruan ne “Dita” Viktor Malaj per Salen :

            ” Saliu ka tiparet e individit që nuk ka as ide, as ideale, as skrupuj moralë, që nuk njeh parime, që pushtetin e ka qëllimin më të lartë të jetës dhe gënjeshtrën, fyerjen, shpifjen, trillimin, kërcënimin, burgosjen, rrahjen dhe vrasjen i ka mjete të marrjes dhe mbajtjes së pushtetit.”

            – Per sa i peket emrit “zvicerjan” me lejo te te çgenjej te lutem, duke te thene se nuk eshte flori gjithshka qe shkelqen. Ndoshta nje here tjeter flasim per kete pune.
            Di te te them vetem se jam shume i lumtur qe djali im ketu ne Zvicer merr nje shkollim per ta pasur zili dhe ky eshte investimi me i madh qe po bejme une dhe gruaja ime ketu.
            – Une personalisht nuk jam per referendumin, sepse ne Zvicer dhuratat financjare qe ju behen partive politike nuk jane transparente gje qe ben qe edhe referendumet te mos jene shpesh demokratike. Kujtoj ketu, se ne Gjermani sipas kushtetutes se vitit 1949 nuk lejohen Referendume ne shkalle Gjermanie por vetem ne shkalle Landi.
            Ndoshta here tjeter do flasim me gjate per kete teme.
            – Per sa i peret “ndonej gabimi ortografik”, njeriu kupton menjehere se je njeri i letrave.

            Pershendetje,mik.

  7. plaku i mocem January 1, 00:38

    Nuk eshte se J’u kam lexuar gjithmone “N.Vjosa”.Ju pergezoj per ket koment realist.

    Reply to this comment
  8. avrizuja January 1, 08:07

    ASTRIT PATOZI NUK MUND “TE RREGULLOJE BIOGRAFINE” ME INDULGJENCA DHE MALLENGJIME POETIKE.

    Po viktimat e Gerdecit e harrove o zoti Patozi, deputeti famoz i kesaj zones famekeqe qe firma private e PD-se “Saliu&Son” i groposi pa poezi, pa ceremoni dhe pa mallengjime komunistesh fare? Harrove qe ishe ti o deputeti i zones se Gerdecit o zoti Patozi qe ne zgjedhjet lokale pas BUMJES vrastare te Saliut u mburre si ASKUND ne Bote me nje CINIZEM tipik alla Enver Hoxha duke deklaruar ne TV qe te gjithe gerdecaret bile kishin votuar per Partine Demokratike?

    Eshte fare e qarte dhe nuk ka nevoje per debat debil qe ky PAMFLET-INDULGJENCE i Astrit Patozit eshte shkruar ashiqare per te sulmuar me “dorashka” Edi Ramen qe spo sillet si nje kloun cirku duke bashkuar ne takim “pajtimi” si nje estrade qesharake edhe xhelatet edhe VIKTIMAT mjerane edhe XHELATET gjakatare te komunizmit dhe Enverit, sikur keto shtresa moralisht te papajtueshme te ishin kalamaj grindavece qe edukatori Edvini Artisti po kerkon t’i beje si “DELE” te urta te Partise Socialiste pa kerkuar me pare falje publike per krimet e komunizmit dhe per lumenjte me gjak njeriu qe mbushi Partia e Punes per afro 50 vjet me radhe.

    Por kjo IRONI per kundershtarin e Astrit Patozit nuk mund te mbuloje CINIZMIN makaber per viktimat e Gerdecit qe deputeti i zones nuk duhet ta kishte perdorur kur ishte nje vegel e bindur dhe besnike e Sali Berishes, prandaj edhe shoqeria civile duhet t’i thote ketij deputeti poet:

    AMAN DHE BOLL O ASTRIT PATOZI ME INDULGJENCAT DHE MALLENGJIMET TUAJA HIPOKRITE!

    Reply to this comment
    • plaku January 1, 13:55

      avrizuja,
      Me te thene te verteten e kisha me medyshje te te pergjigjesha ose jo. M.gj.ate per te qene ne rregulll me vehten time vendosa qe po.
      Pse nuk vjen me komunizmi dhe Enveri ne Shqiperi.
      Mendoj se ti duhet te heqesh nga mendja friken se komunizmi do te vije perseri ne Shqiperi. Qe ai te vije duhet te plotesoheshin kushtet e jashteme dhe te brendesheme.
      Kushtet e brendeshme :
      Bazat ekonomike dhe politike per komunizmin jane zhdukur. Eshte zdhukur lufta e klasave si forca levizese e shoqerise, tani kemi pronen private, kemi demokraci me pluralizem politik dhe jo nje partiak, kemi ekonomi tregu dhe jo ekonomi te centralizuar dhe planifikuar dhe shume lemente qe nuk e stimulojne komunizmin. Populli e preku dhe e gezon kete demokraci gjysmake, e cila sidoqofte eshte shume me e mire se diktatura e proletariatit.
      Kushte te jashteme :
      Tani nuk kemi lufte ne Europe, jemi te rethuar nga shtete demokratike, kemi aleatin e madh strategjik Ameriken dhe kemi nje strategji te futjes ne BE. Pra, alternativa komuniste nuk ka shans.
      Haroje Enverin, ai ka vdekur jo vetem fizikisht por edhe ideologjikisht, socjalizmi real provoi se nuk ishte nje konkurues i afte nga ana ekonomike dhe prandaj deshtoi kudo ne bote. Shif edhe Kuben qe kishte mbetur edhe ajo po transformohet, sepse realiteti eshte ai qe eshte.
      Tani jemi ne nje kohe postideologjike dhe bota po kerkon nje sistem te ri shoqeror qe te kete elemente pozitive nga socjalizmi dhe kapitalizmi. Tani vendet e Europes qendrore si Gjermania, Franca, Zvicra etj kan ekonomi ekologjike socjale tregu, sipas se ciles shteti eshte ne ekujliber me tregun, tregu prodhon te mirat materjale dhe shteti i shperndan ato. Komunizmi i takonte kohes se qepes, bota hecen parpara dhe e ka haruar komunizmin.

      Avrizu, m.q.s ti dhe miqte e tu ne Tirane, luani vete “KATER STINET E VIVALDIT”, i lejova vehtes te te pershendes per vitin e ri 2015 me kete kryeveper te muzikes klasike :

      https://www.youtube.com/watch?v=GRxofEmo3HA&index=9&list=PLg62bh2k8C9_2p7cJeUeuQh0NJYQXGrXJ

      Reply to this comment
      • avrizuja January 1, 18:01

        E kishiM fjalen tek Astrit Patozi i Saliut qe lidhet me pyetjen kryesore:

        A KA TE DREJTE MORALE DEPUTET ASTRIT PATOZI TE KERKOJE INDULGJENCA PAFAJESIE KUR ISHTE BESNIKU DHE SERVILI I SALIUT NE AFEREN E GERDECIT?

        dhe me duket sikur ke dale jashte temes se debatit aktual, por megjithate mund te te siguroj ty o plaku i mocem se

        ASGJE NUK KA NDRYSHUAR NE TROJET TONA QE NGA KOHA E QEPES E ENVERIT

        dhe te gjitha ndryshimet qe permend ti jane njue KOZMETIKE e shemtuar e KURVES se vjeter qe quhej Partia e Punes.

        Reply to this comment
        • plaku January 1, 18:40

          avrizuja,
          Desha te te bej qysh ne fillim nje kompliment per shkrimin e mesiperm. Ne fakt ti ke te drejte qe une dola “me qellim” jashte temes. M.gj.ate dua te insisitoj ( ndoshta pa te drejte ) ne faktin se ne “trojet tona” ne fakt kane ndryshuar shume gjera. Me lejo te lutem te te kujtoj nje proverbe te bukur te popullit tone te zgjuar : “Nuk ka qorr me te madh se sa ai qe nuk do te shofe”. Mos ma merr per ofendim te lutem.
          Me vjen keq por une vazhdoj te mendoj se ajo qe quhej Partia e Punes.”duam APO nuk duam neve ka mbaruar me te gjitha dhe ky eshte nje fakt i prekshem per te gjithe.
          Pershendetje

          Reply to this comment
          • avrizuja January 1, 20:16

            Edhe une dua te falenderoj per muziken e bukur te Vivaldit te Madh qe me postove me You Tube, por qe nuk mund te krahasohet me muziken LIVE te disa pleqve te apasionuar te cilet nuk tuten dhe nuk depresionohen nga kriza ekonomike si Kryeministri Yne Edi Rama qe dekoron kriminelet e Enverit .

            Pastaj mund ta vazhdojme me tej debatin per ekonomine shqyptare super te centralizuar ne doren e Mafies Komuniste qe pernga treguesit ka mbetur ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes.

          • plaku January 1, 20:42

            komentuesit avrizu..
            Ne perendim thone se politikani duhet te jete i afte dhe qytatari te jete i ndershem.
            Keshtu pra, mik, me gjithe respektin per vuajtjt e tua duhet ta zbusesh pak urrejtjen patologjike qe te ze syte dhe nuk te le te shofesh realitetin. Presidenti i vendit qe ne duam, pra Amerikes, me te drejte thote se ne nuk duhet te mbetemi te burgosurit e se kaluares. Jeta vazhdon, rinia do te jetoje shume me mrie se ne, te shkollohet me mire se ne, ajo nuk do lufte civile qe ndoshta enderron ti. Me vjen keq por ta them me dashamiresi, se me kujton fatkeqesisht Don Kishotin qe luftonte me mullinjte me ere. Shpresoj se edhe ti do te hollosh pak urrejtjen. Populli thote se uthulla e forte thyen enen e saj.
            Nje njeri i zgjuar ka thene : ” Urrejtja, bija e frikes dhe inat i te dobteve.” Me vjen shume keq te te kujtoj dashamiresisht nje proverbe te bukur angleze . “What is done, cannot be undone.” Ajo qe eshte bere ( ka ndodhur ) nuk çbehet me.”
            Edhe nje here mik, perulem me respekt para vuajtjeve te tua, por dua te them qe te mos kesh frike se komunizmi nuk ka asnje shans per tu kthyer me ne Shqiperine tone.
            Desha te te thosha se nje pjese te ketij shkrimi e kisha pregatitur me pare per ty.

            Pershendetje

  9. aaa January 1, 09:00

    ky fshatari kto poezi pse si vuri ne perdorim kur qe 8 vjet ne pushtet ??tani ka ngelur si qen i rahur i mallngjyer per shqiptaret dava plerash

    Reply to this comment
  10. Teuta January 1, 09:09

    Te pakten gjate ketyre viteve Patozit i ka nderruar fytyra nga katundar i vuajtur ne katundar me floke te llakosur. PD-se i duhet tjeter transformin larg ketyre fytyrave te urryera qe nuk i do asnjeri. Sa kohe qe Patozi ishte pjese e grupit Olldashi nuk mund te presesh gje te mire prej tij.

    Reply to this comment
  11. arjani January 1, 09:23

    Pershendetje Astrit me behet qefi qe po arin te kuptosh edhe me vonese se cilet paskeni qene .Megjithe se nuk njihemi po te jap nje keshille .Ruaj veten dhe familjen sepse ata qe ke rreth vetes per para dhe pushtet nuk e kane problem te teheqin qafe me cdo lloj menure .Ujku qimen nderon por zakonin se haron .Mbi 20 kundershtare politike ka vrare ajo bande kriminelesh equajtur PD edhe per ty nuk do kursehet po qe nevoja te te heqin qafe PERSHENDETJE DHE GEZUAR 2015

    Reply to this comment
  12. ne emer te Migjenit te Math January 1, 09:40

    N.Vjosa
    Nuk eshte faji im se ti je nga kontigjenti i parapaguar per te bere komente ne favor e Rames.Per komente Rama ka angazhue rreth 60 apo 70 veta nje nder ta je dhe ti.
    Nuk eshte faji im sepse niveli i komenuesve te paguar lene per e deshruar sepse po te kishe dy pare mend nuk do te pranoje e komenttoje sipas porositesit dhe nuk do e thonje se Rama qenka me i miri kur dihet se eshte nje prevers si familjar eshte nje prevers ne shoqeri ku te te pakten 2 shokve ju ka marre grate kur eshte betonuesi i Tiranes.Nje njeri qe eshte prevers ne familje e shoqeri nuk mund ti vleje popullit.Mue personalisht nuk ma ndijen fare as per Ramen as per Berishen se jetoj prej shume vitesh si zoteri jashte ne saje te mundit e djerses time bashke me femijet nuset e gruen time.
    Ti me hoket tu merrni eren ne prapanice Rames apo Berishes kujt te doni.
    Ju jeni mjerimi i vetvetes pranda Rama tallet me sojin tuaj

    Reply to this comment
    • N.VJOSA January 1, 10:45

      O ” migjen” shpifsi,
      Zaten nje njeri qe eshte mesuar me shpifje dhe paguar si mercenar, mund te mendoje keshtu si ti!
      Qenke llum fare!
      Ti mua as me njeh e as te njoh, nga e ditke se qenkam i paguar?!..
      Apo ashtu ta thote kaplloqja jote prej shpifsi dhe perbaletsi !
      Me shpifje dhe perbaltje, sic ben Sali Mashtrusi dhe banda e tij, nuk shkohet as ne Halè!…
      Nuk ja vlen te debatosh me tej me nje shpifes ordiner si ty….

      Reply to this comment
      • plaku i mocem January 1, 14:42

        Mos e gjykoni kaq keq Astrit Patozin.Cdo njeri ka te drejten te beje refleksione e tij.Me mire vone se kurre.Ato qe shkruan Patozi jane pas ketyre refleksioneve.I them keto fjale, se sikur me del i pa perfolur ne korrupsion ky djale.Ftohja e tij me te vetet erdhi per menyren se si u ndertua fushata e 2013.Ai vuri ne dukje pislleqet ne kete drejtim, por vetem sa bezajti,vetem kaq, dhe per kete e flaken nga radhet.

        Reply to this comment
        • avrizuja January 1, 15:13

          Astrit Patozi vodhi votat e viktimave te masakruara nga Sali Berisha ne Gerdec dhe deklaroi si nje enverist i persosur qe Partia Demokratike fitoi totalisht zgjedhjet ne rajonin e Vores nga ku ishte zgjedhur si deputet. Tani po kerkon perseri me finte enveriste qe te fitoje simpati popullore me INDULGJENCA mesjetare, njesoj sic po kerkon te beje Edi Rama me ithtaret e tij duke tentuar te fuse ne nje VATHE edhe DELET e persekutuara edhe UJQERIT xhelate gjakatare te Enver Hoxhes, por pa kerkuar me pare falje te sinqerte publike per keto krime makaber.

          Prandaj edhe REFLEKSIONET e mashtruesave dhe genjeshtareve si mesalla me dy faqe nuk mund te pranohen nga shoqeria civile qe kerkon t’i bashkohet MORALIT te popujve te BE-se Demokratike dhe Antikomuniste.

          Reply to this comment
    • plaku January 1, 14:25

      ne emer te Migjenit te madh,
      Desha te thosha edhe une dicka :
      – Nje njeri i madh ka thene se politikanet e medhenj meren me visione, te mesmit me ngjarje dhe te pa aftet si pune e bashkepatriotit tend nga veriu ( duket nga gjuha e shkruar ) Sali Berisha me njerezit.
      Sa per dijenine tende more mik, ne vendet perendimore nuk shef njeri nga “vrima e çelesit e dhomes se gjumit” te kundershtareve te vet politike sic ben ma paturpesi Sala yt. Sa per dijeni ish kanzelari gjerman, autori i Agenda 2010 qe nxorri Gjermanine nga kriza, Gerhard Schröder ka patur pese gra me kurore martese, ministsri i jashtem gjerman i gjelberi JOshka Fisher ka patur gjashte gra, por ama te dy do te mbeten ne historine e Gjermanise. Politikani vleresohet nga Puna qe ben dhe jo nga jeta personale sic predikon Sala yt.
      Cfare pune ke ti me jeten personale te Edit more xhuxhmaxhuxh ??!!
      – Nga e di ti se : “Per komente Rama ka angazhue rreth 60 apo 70 veta nje nder ta je dhe ti. ” ? Mos je edhe ti valle anetar i zyres se zeze te Sales qe ju vuri numra fleteve te votave per zgjedhjen e Lulit, dhe qe kryeni vrasjet politike brenda pd-se si ajo e Azem Hajdarit etj.
      – Kam mendimin se Migjeni i madh do te ngrihej nga varri po te lexonte horrlliqet qe shkruan ketu ne forum.
      – Ti shan me te drejte komunistet duke harruar me qellim se Sala yt ishte :

      http://www.gazetadita.al/heronj-te-rreme/

      Reply to this comment
    • katarakti January 1, 18:24

      Ti qe shkruan ne emer te Migjenit te Madh, me fal, po dukesh qe je komplet katundar. Jo vetem nga llogjika e atyre qe shkruan, por edhe se perdor fjale te “medha” qe nuk i di si shkruhen. Psh thuhet “pervers” dhe jo “prevers” o i shkreti per mend qe do t’i japesh mend te tjereve. Dhe e ke perdorur tri here dhe jo nje here qe te thuash se eshte lapsus. Hap enciklopedine per te marre vesh se çfare do te thote lapsus. Nuk ka te beje me kalemin. Me fal qe po te shkruaj ne kete forme, por me nervozon pa mase injoranca. Ke te drejte te japesh mendimin tend, por mos u merr edhe shume me te tjeret, kur nuk te pelqejne komentet e tyre. Ose duhet te jesh shume me lart se ata. Nje keshille per te cilen e di qe nuk ke nevoje: Lexo, studio dhe meso me shume para se tu japesh mend te tjereve.

      Reply to this comment
  13. Redi January 1, 10:04

    Hipokrit i neveritshem por edhe njeri i rrezikshem. Me shkrimet e tij terrorizuese, ky vagabond dhe ai vagabondi tjeter Fahri Balliu, i kane sjelle deme te pallogariteshme Shqiperise, Kosoves dhe ne pergjithesi hapesires mbareshqiptare.

    Shkrimet e ketyre plehrave

    – i kane sherbyer pengimit te proceseve demokratike ne shqiperi, nepermjet sulmeve te paprincipta ndaj mediave te pavarura e kritike ndaj partise tyre, ndaj te majtes shqiptare, ndaj intelektualeve me peshe dhe integritet qe nuk kane pranuar te perzihen ne pislleqet qe u diktonte pushteti i tyre, deri sa i kane detyruar te mbeten edhe pa buke,

    – me shkrimet e tyre, nepermjet shpifjeve, trillimeve, sajimit te gjerave te paqena (sic eshte rasti i nxitjes se shkrimeve kunder kollosit te letrave shqipe Ismail Kadare- deri edhe ne dergimin e raporteve ne bashkepunim me emisaret diplomatike per te penguar dhenien e cmimit Nobel ketij gjigandi te mendimit intelektual shqiptar), u kane bere deme te pallogariteshme shume njerezve te ndershem, u kane shkatrruar jeten disa familjeve dhe i kane sjelle deme te pallogariteshme gazetarise shqiptare.

    – keta te pafytyre kane perfituar shuma marramendese jo vetem nepermjet reklamave por edhe nepermjet shantazheve qe u kane bere disa intelektualeve te ndershem e tepambrojtur, apo firmave te ndryshme pronaret e te cilave ishin ne krahun tjeter politik.

    – Patozi mos te rrije duke lehur lart e poshte kunder Berishes e Bashes. Sali Berisha e beri doreheqien i pari dhe mbajti mbi vehte tere pergjegjesite si kryetar i PD-se, ndersa ti skuthi Patoz ke pergjegjesi afersisht sa Berisha se ke qene kryetar i grupit parlamentar dhe nuk ke bere asnje autokritike, por ke 1 vit e gjysem qe bashke me Fahri Balliun lehni lart e poshte, tek lidhjet qe keni tek e majta, kunder lidershipit te PD- se, merrni neper goje femijet e Berishes dhe tregoni barcaleta ndaj tyre. Kjo eshte e pandershme dhe e turpeshme. Kur ti ben kete me pare duhet te deklarosh doreheqien si burrat.

    Reply to this comment
  14. kryeplaku January 1, 10:13

    Ti Astrit u godite nga brutaliteti primiv i politikes se “mbertit teveqel e primitiv” megafon i te cilit ishte me vite e vite.
    A nuk ishe ti Astrit Patosi papagalli i Salihut njeriut qe kontaminoi politiken shqiptare duke e shendrruar ne arene gladiatoresh tash 23 vite? A nuk ishe ti nje nga njerzeit qe perpiqeshit te arsyetoni sulmet antinjerzore,deri ne gjakderdhje ndaj kundershtareve,madje edhe qytetareve.A nuk ishe ti nje nga ata qe mbronit edhe ekzekutimin e qytetareve te pafajshem ne mes Bulevardit dhe rrahjet brutale e plagosjet e njezeve faji i te cileve ishte vetem pse protestonin kunder nje regjimi te eger.
    A nuk ishe edhe ti argate i asaj politike qe mori bukur shume jete e te mos flasim per viktimat politike e te atyre qe u lenduan shpirterisht nga fjala e rende si plumbi qe nxirreshit nga gojaduke per papagallin e gojeqenefit dirigjent.

    Reply to this comment
  15. bato January 1, 11:09

    Astrit Patozi! Tani qe ke rene nga fiku dhe nuk te pjerdh as Lulushe Basha, u kujtove ti?
    Mbreti Sali dhe bythlepiresi ke qene ti, Xhozi, e te gjithe felliqesirat qe dite pas dite po na qeroheni nga politika.
    Ti je nje kriminel si te gjithe sepse kur u be Gerdeci i Zenit, Mediut dhe Sales, apo kur u vrane 4 ne mes te bulevardit, mbajte anen e vrasesve!
    Je i urryer jo vetem nga njerezit e thjeshte, por edhe nga vet te djathtet.

    Reply to this comment
  16. shpatar January 1, 12:08

    Hipokrizia ne politiken shqiptare ka qene dhe mbetet tipari karakteristik i politikanve .Si ka mundesi themi qe Patozi paska dell poetik.Dikush shpreson qe keto qe shkruan ti beje realitet. Po a mund tu besojme poezive qe shkruajne politikanet e poetve politiken .Ndoshta modeli i politikes shqiptare ka kaperxyer kufijte e te berit politik.
    Oratoria para popullit si politikan, jo vetem tek ne por ne vendet qe jane ne recensjon ,ka triumfuar mbi gabimet e qeverisjes .Pd erdhi ne pushtet me siglen kundet komunizmit dhe qendroje ne pushtet me modelin komunist .Rihipi me duar te pastra dhe i hapi rrugen korrupsjonit ,hajdutllekut , trafiqeve te pa ligjshme,shkaterrimit te financave e sistemin e Drejtesis. Pra a duhet te na bejne pershtypje keto poezi??????.Amund ti besojme nje te shemtuari kur flet bukur??? A po nje te bukuri kur flet shemtuar !! E pergjithcka te mos nenvleftesojme fjalet e urta te popullit ku brenda ka filozofine e te berit politike.Mos i shih gunen por punen qe ben .
    Gezuar Dita dhe gjithe komentuesve per zemer Vitin e Ri e mos pacim ne politike poet te tille .

    Reply to this comment
  17. Edi January 1, 12:50

    O astri t patozi kerko falje reflekto e beju i sinjqerte se vetem keshtu mundesite te te kuptojne njerzit e thjeshte je akoma fallco prandaj hesht se eshte me mire

    Reply to this comment
  18. "Horri i Bulevardit" January 1, 15:31

    Zoti Net Vjosa, nuk ka mbetur demokrat ne PD, ata qe ishin, u ndane me PD, ne vitin 96-97 edhe ndonje qe mbeti, duke shpresuar ne ndryshimin, u largua i lemerisur mbas Gerdecit, kur pa se biznesi i familjes Berisha, ishte vetem fatkeqsi per popullin.
    Mbas Gerdecit, ata qe e mbeshteten Saliun, ishin vetem dhjeramane, qe smund te rehabilitohen me.
    Zoti Neti Vjosa, mos u merzit nga ndonje berishian, qe kerkon te duket i moderuar, duke manipuluar ngjarjet.
    Ju si shumica e komentuesve te tjere, jeni fryma dhe nderi i ketyre faqeve ne komentet qe jepni.
    Akuzat per bythlepirje, jane akuza, qe keta berishiane, mundohen te fshehin bythlepirjen e tyre tek Saliu.
    Keta me diplomat e krimit, jane sot shpifesit tradicionale, qe shpifjet i filluan ne kohen e diktatures dhe vazhdojne edhe sot.
    Gezuar vitin e ri, me shpresen se do te jesh po kaq aktiv dhe me komentet serioze, si vitin qe lame pas.
    Qofte viti 2015, vit me fat dhe lumturi ne familjen tuaj.

    Reply to this comment
    • N.VJOSA January 1, 16:36

      I nderuar HB,
      Eshte kenaqsi te shkembesh mendime me njerez me llogjike te ftohte si ju.
      Kultura dhe arsyetimi i shendoshe jane edhe ne gen, por edhe pasqyre e formimit intelektual. Por ju i nderuar reflektoni dhe kulturen dhe korrektesine e shtetit qe jetoni dhe punoni prej shume vitesh.Gjermania dhe korrektesia gjermane jane per mua vlera ku cdo qytetar ka cfare te mesoje.Jo rastesisht , kur ika nga Shqiperia , ne vitet 90-te, objektivi im ishte Gjermania, por rrethanat e prune te qendroj ne Austri. Dhe jam i kenaqur qe Austria u bë Atdheu im i dyte.
      Sigurisht qe do shkruaj tek “Dita”, jone, gazeta ime me e dashur….
      Edhe une te uroj ty Vitin e ri 2015, paç gjithnje shendet ….Kushedi, vetem mali me malin nuk takohen, (por dhe ato takohen nepermjet urave!….) ndoshta do kemi rastin te njihemi nga afer….

      Reply to this comment
  19. Lexuesi. June 5, 20:30

    Po te ishte gjalle Migjeni do te qeshte me nje sarkazem te thelle kur te lexonte ato qe dikush shkruan ne emer te tij,duke vazhduar te mendoje e te jetoje si ne shpelle.Kjo duket edhe nga zgjedhja e pseudonimit pasi vuan nga paranojat e berishizmit.Fshehja pas emrave te medhenj behet nga ata qe nuk kane mbjelle dhe hiqen sikur korrin ne disa lemenj, behet nga ata qe jane skllever te primitivizmit dhe vuajne nga pseudologjia e shqup-izmit .Deliret e shfrenuara te shpellarakut ketu tregohen sakte ne komentin e “plakut”.Komentet e thartuara prej limontozit merren me njeri-tjetrin dhe harrojne objeksionin rreth shperqendrimeve psikopolitike te Patozit.

    Reply to this comment
  20. LABI June 5, 21:34

    Plaku i mencur ju pershendes per cfare sillni ne kete forum, por shume here, edhe pse beckgrundi juaj duket i konsideruseshem, argumenti gjendet ne konflikte me veten, psh, ju thoni se socializmi i Shqiparise dhe i Enverit, ka mbaruar….. Dhe nga ana tjeter citoni se bota e perparuar po ndertone nje sistem te ri duke huazuar disa te mira nga socializmi, dhe disa nga kapitalizmi…….”Tani jemi ne nje kohe postideologjike dhe bota po kerkon nje sistem te ri shoqeror qe te kete elemente pozitive nga socjalizmi dhe kapitalizmi”

    “Tani vendet e Europes qendrore si Gjermania, Franca, Zvicra etj kan ekonomi ekologjike social tregu, sipas se ciles shteti eshte ne ekujliber me tregun, tregu prodhon te mirat materjale dhe shteti i shperndan ato”…… A mund te me spjegoni I ndruar se ne cilin rend ekonomiko-shoqerore klasifikohet shprehja juaj??????? Sipas skanit qelizore, duket se te gjithe po I kthehen teorise dhe praktikes se Socializmit te Europes se Lindjes, por me nje pagezim te ri, ate te “ekonomiste sociale ekollogjike pa mutacione gjenetike” …….
    Eh sipas kesaj Enveri nuk ka vdekur, por, po pergatitet per nje “REVOLUCION te RI”

    Kriza ekonomike ku planeti eshte zhytur eshte padyshim nje kapitullim i volosur I kapitalizmit, qe edhe pse ka 5 vjete qe nuk e hul hunden, faktin nuk e mohon dote, pasi “fashtai qe duket nuk do kallauze”

    I nderuar plako, me tutje ju shpreheni…..” Komunizmi i takonte kohes se qepes, bota hecen parpara dhe e ka haruar komunizmin”…….me falni por desha tu pyes si me I madh qe jeni se: Cili vend ne bote mundi te ndertonte komunizmin??????? Ndoshta dikush provoi ta ndertoje, dhe e pagezoi si “DEMOKRACI” por qe fatkeqesishte nuk mundi ti jap forme, pra mbeti nje abstrakcion…..

    Reply to this comment
  21. aqo June 5, 22:48

    I nderuari ” Plaku” te falemnderit per sa shkruan.Te pergezoj per aftesite politike,ideologjike dhe letrate.Komentet tende I lexoj me kenaqesi.Me respect nga nje bashke-moshatar.

    Reply to this comment
  22. kastriot June 6, 14:02

    shume te pashpirt jeni.Nuk keni pak meshire per nje njeri qe mund te kishte perfunduar si Olldashi .Perse te mos mbrohet ai duke bere skifterin ndaj atyre qe nuk I bejne ndonje te keqe dhe te mos perkrahe ate qe e moren nga levizjet e duarve ne shkolle dhe e sollen ne Tirane duke I dhene nje mikrafon ber te genjyer sa deshte dhe si deshte por qe dhe mund ti shkojne te paret ne vendin e aksidentit para se te shkoje policia e shtetit Frazen e pare nuk e kam me ironi

    Reply to this comment
  23. metlaj June 8, 10:03

    PATOSI Ibesushem per miopet ne periudhen e pare dhe i vlefshem per nxitjen e akteve te shkaterimit te medieve ne vitet 1997 1998 luftetare i pa epur per te ndihmuare per mbullimin e vjedhjeve dhe krimeve te saliut u vlersua si sherbetori i familjes se tij dhe jo si i afte per te bashkpunuare me LUlin si malle i cvlersuar ne nivelin qe as u propzua as nga Saliu per organet drejtues se u kosideua si mal i cvlersua dhe shkrimet e tij nuk bindin as familjen e tij dhe jo te tjeret

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim