Mediat e Italisë i dalin në mbrojtje Berishës: Është siguri, nuk preket

December 6, 2017 13:18

Mediat e Italisë i dalin në mbrojtje Berishës: Është siguri, nuk preket

Një gabim në ndeshjen e fundit ndaj Torinos bëri që portieri shqiptar të përfshihej në një sërë kritikash nga media të ndryshme në Itali. Mirëpo, portali më i madh informativ në qytetin e Bergamos i ka dalë në mbrojtje Etrit Berishës me një shkrim kushtuar paraqitjeve të tij dhe nevojave që ka Atalanta për vlerat që ai tregon në fushë.

Në një kampionat nevojitet një sulmues që të shënojë 20 gola dhe një portier që të ofrojë siguri. Gasperini nuk e ka një të tillë bomber, por në portë ka një portier të gjatë 194 centimetra. Berisha ofron siguri në kuadrat, pavarësisht se ndaj Torinos duhet të kishte bërë më mirë në atë dalje.

Nuk duhet harruar as ajo që bëri në pjesën e parë kundër Obit dhe Ljajiç. Gjithashtu, ndaj Belotit në të dytën ruajti rezultatin. Në të mirë dhe të keqe, Berisha është siguri dhe i nevojshëm për Atalantën”, shkruhej për shqiptarin.

December 6, 2017 13:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*