Mediat, fanellat, vila…! Sinjalet që afrojnë Ronaldon me Juven

July 5, 2018 17:22

Mediat, fanellat, vila…! Sinjalet që afrojnë Ronaldon me Juven

 

Edhe tifozët më të zjarrtë të Juventus nuk do të kishin shpresuar këtë verë që kampionët e Italisë mund të ishin kaq afër fituesit të “Topit të Artë”, por merkatoja e çmendur e kësaj dekade, mund të sjellë goditjen e shekullit.

Cristiano Ronaldo te Juventus nuk është më fantashkencë, por një opsion real, po aq Real sa edhe skuadra galaktike që tani po bindet ta shesë.

Në pritje të një oferte zyrtare, ka sinjale të vogla që bëjnë tifozët bardhezi të ëndërrojnë.

Përtej imazheve të fanellave të reja të Realit që nuk kanë Ronaldon në foto, duket se takimi i fundit me ekipin madrilen nuk e ka ripërtërirë marrëdhënien e vështirë.

Klauzola e largimit 1 miliard Euro mund të zbresë në 100 milionë, krejtësisht e përballueshme për Juventusin.

Në Torino, ndërkohë, po diskutohet një event i madh që përfshin edhe stadiumin e kampionëve.

Gjithmonë nëse Ronaldo do të firmosë me Juventus, prezantimi do të bëhet në stilin e një ceremonie hollivudiane. Të premten ose të shtunën, disa njerëz pranë Ronaldos priten në Torino për të studiuar sistemimin e ri të portugezit në qytet.

Disa vila në periferi, janë gjetur, ndërsa pritet pëlqimi i luzitanit.

Mes kolegëve gazetarë portugezë që kanë një pjesë të profesionit edhe Ronaldon, prevalonte një farë skepticizmi, por tani disa janë rrugës për në Torino, sinjal i qartë se dhe ata po besojnë sadopak.

Kështu në pritje të konfirmimeve zyrtare për një tratativë me sukses apo të dështuar, tifozët e Juventus do të mbeten në ankth për goditje e shekullit në merkato.

a.s/dita

July 5, 2018 17:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*