Mediat gjermane dhe zvicerane: Fitorja e Ramës, mundësi për Ballkanin

June 27, 2017 16:27

Mediat gjermane dhe zvicerane: Fitorja e Ramës, mundësi për Ballkanin

Zgjedhjet në Shqipëri dhe rezultatet e dala prej kutive të votimit kanë gjetur hapësirë në mediat gjermane dhe zvicerane, ku në shumë prej tyre fitorja e socialistëve konsiderohet si “një mundësi për rajonin”.

Gazeta zvicerane “Neue Zurcher Zeitung” analizon Kryeministrin Edi Rama.

“Tendenca që ka Rama të thyejë tabu mund t’i japë impulse të reja Ballkanit. Edi Rama i jep rëndësi faktit që të perceptohet si jokonformist dhe ky nuk është gjest mashtrimi, sepse Rama nuk është vetëm politikan i suksesshëm, por edhe artist…kur vjen puna tek politika, Rama është zanatçi. Ai bën koalicione, largon kundërshtarët nga partia, dhe e lustron imazhin e tij publik. Rama ka karizëm si orator, sharmi dhe batutat e tij bëjnë të mundur të durohet egoja e madhe e tij”, shkruan NZZ.

Gazeta i kushton vëmendje edhe politikës rajonale. Rama dhe Vuçiç, thotë ajo, “konkurojnë” për vëmendjen e Kancelares Angela Merkel.

“Dinamika mes Ramës dhe Vuçiç mund të shfrytëzohet edhe në mënyrë konstruktive… Një marrëdhënie e mirë mes Tiranës dhe Beogradit mund të ndihmojë që të rifillojnë bisedimet e ngecura me Serbisë dhe Kosovës. Fitorja e Ramës në këtë kuptim nuk është një mundësi vetëm për Shqipërinë“, shkruan më tej gazeta zvicerane.

“Berliner Zeitung”, nën titullin “Një piktor fiton zgjedhjet në Shqipëri” thekson se “jo vetëm Shqipëria e izoluar kaq gjatë është ekzotike për europianët, por edhe Edi Rama, kryeministri i vjetër dhe i ri, mund të quhet ekstravagant, ndoshta edhe ekscentrik“.

Pas nënvizimit të karrierës së Ramës jo vetëm si basketbollist, por edhe si kryebashkiak i Tiranës, “Berliner Zeitung” nënvizon se “Rama duhet të tregojë tani se mund t’i çojë 2,9 milionë banorët e shtetit shqiptar drejt një mirëqenie më të mirë dhe drejtësie sociale”.

“Frankurter Allgemeine Zeitung” e vë theksin tek numri i ulët i pjesëmarrjes në votime dhe tek shkeljet që janë konstatuar nga OSBE/ODHIR.

“Suddeutsche Zeitung” i kushton vëmendje zhvillimeve në Shqipëri, po ashtu edhe gazeta “Tageszeitung” nënvizon se “Kryeministri Edi Rama me Partinë Socialiste do të fitonte zgjedhjet parlamentare, kjo ishte parashikuar në javët e shkuara, por që ai do të fitonte shumicën absolute, kjo është surprizë”.

June 27, 2017 16:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim