Shtypi gjerman: Moska mbështet Gruevskin, ndërsa SHBA dhe BE janë në anën e shqiptarëve

May 11, 2015 09:33

Shtypi gjerman:  Moska mbështet Gruevskin, ndërsa SHBA dhe BE janë në anën e shqiptarëve

Ngjarjet e Kumanovës nuk mund të mos tërhiqnin vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Gjermania Die Welt ka bërë një analizë të asaj çfarë po ndodh.

Sipas saj, si qeveria maqedonase, ashtu edhe pala shqiptare, janë të interesuara për këtë konflikt.

Die Welt ndërkohë përmend edhe rolin e Rusisë, duke thënë se Moska mbështet Gruevskin, ndërsa SHBA dhe BE janë në anën e shqiptarëve.

“E gjitha kjo ka shkaktuar edhe valë në politikën e jashtme. Qeveria ruse mbështet Gruevskin dhe ka dënuar betejën dhe protestat ndaj tij. Ministria e Jashtme foli qartë për një përpjekje të qarqeve perëndimore për të destabilizuar Maqedoninë.

Kosova dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të ngushta me SHBA dhe po përpiqen për një integrim të shpejtë dhe të plotë në BE- ndërsa Serbia, ish- kundërshtare e luftës në Kosovë- ka po ashtu simpatinë e Moskës.

Nëse nuk ka një zgjidhje të shpejtë politike, qarqet e sigurisë në Prishtinë shohin se shteti maqedonas do jetë në rrezik të madh. Ai është vendi më i paqendrueshëm në Europë, pa një ushtri të vërtetë, me vetëm dy milionë banorë, por me një pakicë të madhe shqiptare. Bullgaria po ashtu pretendon se maqedonasit janë bullgarë në thelb. Edhe Ministria e Jashtme në Sofje ka bërë thirrje për një hetim të plotë të ngjarjeve.

Serbia i sheh maqedonasit si serbë dhe ka pozicionuar ushtrinë në kufirin me Maqedoninë. Greqia e konsideron emrin Maqedoni si grek. Pastaj janë shqiptarët që ëndërrojnë një ndryshim kufijsh- në fakt ëndërrojnë një Shqipëri të Madhe- atdheun e tyre me Maqedoninë verilindore dhe Kosovën si pjesë”, shkruan gjermania Die Welt.

May 11, 2015 09:33
Komento

8 Komente

  1. ali May 11, 10:10

    Gjithcka ben vaki, jetojme ne nje shekull te ri.E moj Shqipni te erdhi koha me u ba zotni

    Reply to this comment
  2. nostradamus May 11, 11:57

    ”Ti ke pas kene nje zonje e rande, burrat e dheut te qushin naane..” A do vije ajo KOHE ????

    Reply to this comment
  3. shqiptar sharri. May 11, 12:45

    Pershendetje per Ali,dhe Nostradamus.
    Shekulli dote ishte i SHQIPTARVE DHE SHQIPRIS,poqese nuk dote ishin kta klasa mtrapazpolitik,ne tiran,prishtin dhe tetove.
    Kta.matrapaz,dhe kriminel,hajdute dhe mashtrus politk shqiptar jan e keqja e popullit shqiptar dhe SHQIPRIS ZONJE.
    Kta,qe nga tirana prishtina dhe tetova,jen njerzit ma te flliqur se muti,kta jan vetem per zhvatjen dhe vjedhjen e shqiptarve,kurse nuk ju mungon dhe tradhti qe e kan ne gene,vecnrishte ali meti,dhe menduh thaci,tedyte jan vegla te politikanve maqedonassllve,pra si ai qe eshte ne pushtet me votat e shiptarellave,ashtu dhe ky qetri gjoja ne opozit dhe me votat e pseudoshptarelleve te vet,ne opozit,bejn lojen e sllaveve,pra jan tradhtaret ma te shkerdhyer dhe ma te,rezikshem se i kan pas vetes pjellen ma te ndyr te shiptarellave.njeri krenohet se eshte ne qeveri me 154000,vote,dhe ka legjimitetin per te qeveris,dhe tjetri me 75.000,vota te shiptarolypsave ne opozit.dhe vet thaci po thot se une jam ne mbrojtje te opozitarve shiptarella per kete jam i denuar te jem ne opozit ce 11,vite kshtu thot menduh thaci vet.
    Kurse,per sali serbin nuk kam cfar flas,ai dihet se eshte antishqiptari ma i eger dhe ma i rezikshem kete e tregon vepra e eti shkerdhevshi,njeri i serbis qind per qinde,mjerishte.
    Rama eshte as mish e as peshke,flet nga ulqini per bashkim klasik,kurse ne kumanov e shkatrue nji lagje e shqiptarve nga sllavet,e ai nuk po bene gje vetem po thot ate qe e thon,politikanet e huaj,qetsi dhe durim ju thot shqiptarve,dhe nuk i thot grujevskit e ametit asnji fjal se ata jen fajtor.
    Hashim thaci,eshte po ashtu as dude,as lise,por nji shelg qe e con era ka fryn,edhe pse vitin e kaluar tha,se dote jete ne mbrojtje te shqiptarve ne ballkan,dhe cfar tha para dy ditve?
    Asgje por vetem po kerkonte te mbrohej maqedonia dhe qeveria e bashkshokut te ti,ali ametit dhe gruevskit!Nga kta politikan ne nuk duhet te mashtrohemi.por ti bashkohemi idealit te liris,dhe levizjes per vetevendosje,dhe ta autorizoim vetvendosjen ne politiken e kombit,dhe ne politiken nderkombtare,vetem vetvendosja e popullit e ka te drejetn e pa kundrshtuar se vete eshte e ankuruar ne kapitullin e kombeve te bashkuara,keshtu mundet te arihet,qe SHQIPRIA TE BEHET ZONJE.

    Reply to this comment
  4. Arben May 11, 12:51

    GRUEVSKI DHE JANKULLOVSKA JANE AGJENTA TE PUTINIT.

    1. GJYSMA E GJIMNAZISTAVE NE MAQEDONI JANE SHQIPETARE.

    2. KA 3 VITE QE KA FILLUAR RREGJISTRIMI I POPULLSISE NE MAQEDONI DHE
    NUK PO E MBYLLIN, SEPSE NUK I DALIN LLOGARITE GRUEVSKIT.

    TE DY KETA BURGUN E KANE PAK, POR PROSTITUTA JANKULLOVSKA KA HAK BURGUN ME MESHKUJT E SIGURISE SE LARTE.

    Reply to this comment
  5. myzeqeja e vogel May 11, 12:53

    Burrat e dheut te therrisnin nane!!!

    Reply to this comment
  6. Goni me May 11, 13:51

    Gazeta gjermane thote ca te verteta.Qe Rusia qendron ne krah te Gruevskit,nuk ka ndonje te keqe,pune simpatie,por qe te shprehet se denon revoltat popullore qe kerkojne heqjen e tij,ketu futet ne zonen qe nuk i takon.Per qeverine e vet vendos populli qe e voton dhe ai qe e perkrah.Por kete arsyetim perdorin dhe ne Rusi,prandaj u vjen pershtat.
    Qe shprehet gazeta se shqiptaret kerkojne Shqiperine e Madhe,eshte njelloj sikur te flisnin serbet,greket etj.Asnjehere nuk eshte perdorur nga shqiptaret termi Shqiperi e Madhe,por Shqiperi Etnike,terma qe nuk shprehin te njejten gje.
    Qe thote se me shqiparet jane BE dhe USA ben gabim,sepse po e ndan boten ne tifoza dhe zona influence,ashtu sic ishte ne kohen e Luftes se Ftohte.
    Nese shtetet fqinje me Maqedonine e quajne ate si pjese te tyre etnike,eshte puna e tyre dhe e vete maqedonasve,qe besoj e dine se cfare etnie kane!
    Sot kerkohet nga shtypi boteror te ndihmoje shuarjen e ketyre vatrave te nxehta me shkrime te drejta dhe jo ndezje debatesh,kur benzina eshte derdhur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*