Mediat greke: Berisha, adhurues i femrave të bukura

Redaksia Online April 21, 2013 15:47

Mediat greke: Berisha, adhurues i femrave të bukura

Media greke ka komentuar ditë më parë daljet publike të kryeministrit Sali Berisha gjatë kohëve të fundit si në televizion, si nëpër takime me anëtarësinë e PD-së nëpër pub-et e Tiranës me femra të shout si Çiljeta Xhilaga, Greta Koçi, Bleona Qereti, Rita Ora etj. Sipas medias greke, Berisha është një adhurues i madh i femrave të bukura dhe këtë e vërteton nëse hyn në internet dhe kërkon në emrin e tij foto. Ekzistojnë, sipas medieve greke, dhjetëra fotografi të kryeministrit Sali Berisha me këngëtare, prezantuese dhe në përgjithësi me femra të bukura të ‘Shou-biz-it’ shqiptare, referon një prej agjencive greke të lajmeve në internet. Sipas po të njëjtit shkrim të kësaj medie, kryeministri i Shqipërisë dhe kreu i Partisë Demokratike shoqërohet dhe mban afër vetes dhe në selinë e Këshillit të Ministrave femra të bukura, të hijshme dhe shumë sexy. Këto agjenci dhe blogje lajmesh greke kanë ekspozuar dhe një foto-reportazh interesant me fotografi të kryeministrit Berisha me të gjitha femrat që shoqërohet dhe është shoqëruar, shkruan “Shekulli”.

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka qenë e para që ‘flirtoi’ për ca kohë me kreun e PD-së Berisha dhe ishte një nga prezantueset e fushatës elektorale për zgjedhjet Parlamentare të vitit 2009-t, thonë mediat greke. Sipas tyre, Xhilaga ishte dhe pjesë e grupit që këndoi këngën e fushatës së PD-së me sloganin e fushatës. Menjëherë pas rikonfirmimit të PD-së në pushtet në 2009-n, Çiljeta bëhet nënkryetare e FRPD-së pas kreut të këtij forumi Gert Bogdani dhe votohet njëkohësisht në Kongresin e PD-së si anëtare e Këshillit Kombëtarë të partisë.

Më pas kreu i PD-së, Berisha afroi një tjetër këngëtare, Greta Koçi, e cila zuri vendin e Çiljeta Xhilagës në forumin rinor të PD-së si nënkryetare e komanduar siç ishte dhe vetë Xhilaga, thuhet në komentet e medias greke. Një tjetër afrim dhe risi ka qenë emërimi i zëdhënëses së re të PD-së, menjëherë pas kalimit të Erla Mëhillit në Kryeministri, ku në vend të saj Berisha zgjodhi një prezantuese televizioni siç ishte Silvi Bardhi, e cila menjëherë pas shtatzënisë së saj u zëvendësua nga Berisha nga një tjetër femër e paraqitshme dhe fotomodele, Laura Vorpsi, referon media greke.

Kryeministri Sali Berisha, sipas medieve greke, shoqërohet shpesh në dalje publike dhe nga femra të tjera të paraqitshme dhe sexy si këngëtarja Bleona Qereti, këngëtarja Rita Ora, aktorja Eliza Dushku si dhe adhuron sipas tyre këngëtaret e huaja si Rihana e Lady Gaga. Ditë më parë, informon media greke elektronike, Berisha emëroi në postin e drejtoreshës në Ministrinë e Brendshme, këngëtaren Greta Koçi. Sipas tyre, këngëtarja e cila nuk ka mbushur akoma 24 vjeç, pra 23 vjeç, dhe mbi të gjitha fare pa eksperiencë në drejtimin e institucioneve. Këngëtarja, e cila ka pas dhe një denoncim për mashtrim në të kaluarën nga shoferi i saj në një prej revistave mujore në vend, është emëruar drejtoreshë në Ministrinë e Brendshme dhe do të angazhohet me mbylljen e marrëveshjeve dhe negociatave të ndryshme me institucionet dhe partnerët, referon media. Media greke e ka cilësuar Kreun e PD-së, Sali Berisha, si një “Dashnor të Venedikut”.rita ora

ciljeta-e-berisha ciljeta-berishagreta2bleonalaura-vorpsierlasilvi

Redaksia Online April 21, 2013 15:47
Komento

3 Komente

  1. Mark uk April 21, 19:53

    Cja fusni kote,ku ka burre be tane boten qe nuk i ka qef.

    Reply to this comment
  2. DOCTOR MORTIS April 21, 23:01

    LA BELLA E LA BESTIA.

    Reply to this comment
  3. SALI HAJNI April 22, 12:58

    AI MUNDET ME KEN HAJN -VRASES -RRUGAQ POR PER FEMRA KAN ATE PATOZIN ME BANANE DHE ATE QORRIN ME SYZE BOGDAN ARKANIN

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*