Kur KM “pyetet” për “nënën greke” (dy fjalë për populizmin bajat)

July 31, 2019 09:21

Kur KM “pyetet” për “nënën greke” (dy fjalë për populizmin bajat)

Disa portale greke i kanë bërë jehonë deklaratës së kryeministrit Rama gjatë konferencës së mbajtur ditën e djeshme, ku tha se në gjakun e tij nuk kishte asnjë qelizë greke.

‘Protothema’ shkruan se gjatë konferencës për mediat Rama iu përgjigj një “pyetje” të një gazetari shqiptar në lidhje me një deklaratë të Ministrit të Jashtëm Grek, Nikos Dendia se ai vjen nga i njëjti fshat si nëna e tij, Aneta Koleka, nga vargmalet e Himarës.

“E para e punës, kam në dejet e mia një miks dhe nuk do të isha aspak i mërzitur nëse do të kisha edhe një pjesë të gjakut grek, por nuk kam asnjë qelizë, se kam pasur këtë, ndërkohë që kam ca rrjedha të tjera, ashtu sikur kam edhe rrjedha të brendshme nga Shkodra, në Mirditë në Berat, Vuno në Vlorë” – tha ai.

KM i ka me qejf deklaratat për origjinën e tij, sidomos nëse për to flitet në mediat e huaja.

Pak kohë më parë i deklaroi një gazetareje italiane se gjyshja e tij ishte me origjinë veneciale.

Përpjekja e politikanëve për të folur mbi origjinën e tyre në mënyra të ndryshme duke e ndryshuar apo shtuar në varësi të rrethanave, konsiderohet populizëm i tejkaluar dhe bajat.

Politikanët i fusin vetë në diskursin politik këto tema, duke i porositur si “pyetje nga gazetarë”, sa herë duan të tërheqin vëmendjen publike nga skandale korruptive dhe keqqeverisja.

Kjo lloj retorike zë vend vetëm në pjesën më të cekët të publikut dhe elektoratit.

l.h/ dita

July 31, 2019 09:21
Komento

11 Komente

  1. demo July 31, 10:10

    Greket e urrejne Turqine,por ne kete urrejtje te shpallur,fshihet nje DASHURI E PASHPALLUR.
    Sulltani e pat ndare Perandorine Osmane ne DY popuj.
    C`jane Muslimane-Jane Turq;C`jane Orthodhokse,jane Ruminj(greke).Ju pat vene edhe nje sulltan Ordhodhoks,qe quhej Patriku i Stambollit dhe qeveriste popujt e krishtere te Perandorise..
    Kete ndarje te xhahil sulltanit,,E DUAN GREKET,,
    E kane shpallur Te Vertete te Pazevensueshme.Mbi kete sulltan sajim,kane ndertuar te gjithe Pretendimet e tyre mbi popujt fqinje.E gjithe veprimtaria propogandistike e Kishes Greke fillon e mbaron me Greqine Ordhodhokse qe ndodhet jasht kufijve shteterore te Greqise.E gjithe politika e jashtme e shtetit grek mbeshtetet ne pretendimet per territoret greke te okupuar nga Turqia,qe sot popullohen nga populli grek i shqiptarizuar,i rumunizuar,i sllavizuar etj.
    Sipas grekeve Epiri eshte grek,sepse ne te banojne popullsi te krishtera orthodhokse,Maqedonia eshte grek sepse ne te banojne popuj orthodhokse.,Thraka eshte grek,Rumania eshte grek,Te gjithe keta popuj jane greke,qe Turqia u ka nderruar gjuhen(!) Po kur u nderroi gjuhen,pse nuk i beri Turq,Turqia?
    Pretendo shume qe te marresh shume.Kjo eshte deviza e grekeve.Dhe u ka ecur.

    Reply to this comment
    • Alban July 31, 11:23

      Komenti i sakte Demo! Greket e sotem vazhdojne akoma me sistemin e ndarjes se Mileteve, sipas Perandorise Osmane.

      E vetmja gje qe harrojne eshte se fjala ‘ grek ‘ , ‘ helen’ u soll nga mbreterit gjerman vetem para 100 e ca vjetesh, pasi ne Perandorine Osmane popullata multietnike qe sot jeton ne Greqi, quhej Rum sic edhe zona quhej Rumeli, sic e ke permendur dhe ti.

      Sipas Grekeve te sotem, cdo shqiptar-myslyman eshte turk, kurse cdo shqiptar-ortodoks eshte grek. Kaq patetike dhe thjeshtezuar eshte ne trurin e tyre te mjere kombesia.

      Pasi kombesia eshte e barabarte me fene ne Greqi. S’kane koncept etnik, sipas lidhjes se gjakut, gjuhes dhe origjines. Ndaj ne Konferencen e Lozanes,, me shkembimin e popullatave Greqia e sotme mori 2 milion anadollak te ortodoksizuar dhe i solli ne Ballkan. Nje pjese te tyre i vendosen si kolonizatore ne territoret qe spastruan etnikisht camet, dhe tani keta kolon anadollak thone jemi Epirot.

      Njesoj ka per te ndodh dhe me 2 milion emigrant qe kane ardhur nga Afrika e Veriut dhe Linda e Mesme, pasi greket ti ndryshojne emrin dhe fene, do fillojne dhe afganet, sirianet, egjipatianet e ardhur ne Greqi, te thone ‘ jemi grek te lashte’. Eshte nje histori e trishte ne fakt.

      Reply to this comment
    • bureto July 31, 12:28

      Po demo, me keqardheje, por duhet thene se ‘grekeve u ka ecur’, por nuk eshte dhe aq merita e tyre. Pozita e saj gjeografike, perballe Perandorise Otomane i lipsej fuqive te medha sidomos Britanise, Frances, por dhe Rusise qe Greqia t’i shkeputej asaj perandorie dhe t’ia dobesonte poziten ne detin Egje dhe Mesdhe. Per kete prej tyre u financua Revolucioni Grek per paveresi i vitit 1821, ku barren kryesore e mbajten arvanitasit Marko Bocari, Kollokotroni, Xhavella, Bubulina etj. Aq dominuese ishte pozita e shqiptareve ne ate kohe sa ne parlamentin e pare grek pas pavaresise flitej kryesisht shqip. Po nga fuqite e medha u caktua aty nje mbret gjerman Otoni, dhe keshtu iu shtua Greqise (shtu si dhe nje shekull me vone me princ Vidin ne Shqiperi) dhe nje suport tjeter Gjermania. Mikluar nga gjithe kjo mbeshtetje, nacionalisteve greke, sidomos Elefteros Venizellosit iu shtuan shume orekset. Deri ne L.I bot. Greqia shtrihej deri ne Preveze nga Jugu dhe deri ne Trikalla ne Veri-Lindje. Me renien e perandorise Otomane dhe fitimin e luftes se pare nga mbeshtetesit e Greqise, u realizua edhe endera panhelenike e politikaneve nacionaiste greke, duke u formatuar Greqia ne kufite e sotem. Nuk kam mendimin se sot Greqia vertet pretendon ato qe thote propoganda e saj. eshte thjesht nje presion ndaj atyre shteteve qe ajo u ka grabitur trojet e tyre dhe shpopulluar prej tyre banoret etnike. Kjo sidomos ne kurriz te Shqiperise dhe shqiptareve, sepse ajo fitoi perlen Çameri dhe per kete, pra i duhet te ekuilibroje disi presionin e shqiptareve, (por jo vetem), per Çamerine dhe gendocidin ndaj saj, mban ndezur endrren vorio-epiriote. Dhe ajo e di qe ben bllof, por kjo nuk i prish pune. Bile diku-diku ka ngjitur apo dhe ngjit. Sepse dihet dinakeria dhe pabesia greke, qe kur i jep gishtin te rremben doren.
      Po shqiptaret? Pergjigjia per kete pyetje kerkon me shume kohe dhe material. Shume gjera dihen, jane shkruar dhe do shkruhen. Por ajo qe do duhet te thuhet eshte se ne shqiptaret, per arsye gjeostrategjike, kemi qene pa aleate te medhenj, sepse pergjithesisht atyre u ka interesuar qe, per te plotesuar orekset sllavo-greke (kupto dhe te tyre), ajo te mosekzistonte fare. Per fat, kjo nuk ndodhi, edhe sepse u ndodhen ca politikane te mençur europiane (sidomos austrohungareze dhe gjermane), qe u ndalen deri ne nevojen per te krijuar nje shtet ne kufite e sotem, ate qe shpesh quhet Shqiperia londineze. A kane faj shqiptaret pse ndodhi keshtu? Me bindje e them jo. Por a mund te silleshin me te mencur e patriote dinjitoze mbas shpalljes se pavaresise, ne mbrojtje te saj ne rrugen per prosperitet e aftesi shtetformuese e shtetberjeje? Po ashtu mund te themi me gojen plot jo! Shume kush mund te kundershtoje dhe kane argumenta, por rezultati eshte ai qe e tregon. Kemi qene dhe jemi vendi me i prapambetur ekonomikisht ne Europe, jemi vendi dhe populli me i paafte per te krijuar shtet te se drejtes dhe po ashtu jemi populli me kulturen me te ulte demokratike. Keto sigurisht qe nuk na nderojne dhe ne kete aspekt duhet ta shohim mire veten ne pasqyre. Ajo qe eshte zhbere nga historia nuk mund te behet me, nese perjashtojme mrekulline Kosove, qe gjithsesi ne radhe te pare, e kemi dhurate nga ShBA. Por duhet te dijme ta mbajme dhe zhvillojme si ate dhe kete atdhe dhe te hiqet dore nga lufta politike sa banale aq dhe e paprincipte. Te vjen ndot kur degjon politikanet tane kendej dhe andej kufirit, kur me te madhe therresin siç dhe Meta sot, “SHQIPERA e para”?!?!….

      Reply to this comment
      • HOMORA July 31, 15:19

        Po pati profesionalizem dhe deantollogjine e shtypit dhe gazetarise,analiza juaj duhet te jete ne faqen e pare te dites.

        Reply to this comment
    • K9 July 31, 16:15

      Ruminj, nuk do të thotë grekë, por romanë orjenti.
      Flitet për Bizantin ose Perandorinë Romane të Orjentit., ku qytetarët quheshin romanë të orjentit.
      Greqia dhe grekët nuk egzistonin prej 2000 vjetësh. Kështu që fjala grek nuk egzistonte për të identifikuar individë apo popuj në kohën e Osmanëve. Biles edhe popujt dhe dialektet tribale me përzierje të shumë gjuhëve orientale, përfshirë dhe fjalë greke, që jetonin përreth Stambollit, brigjeve dhe ishujve të Turqisë së sotme Perëndimore, nuk quheshin grekë, biles as romanë, por thjeshtë kaurrë me prejardhje të përzier.
      Kombi grek u sajua më pas, pas tërmetit të Ali Pashë Tepelenës, në laboratorët e Europës. Duke parë dhe provokuar shkërrmoqjen e Perandorisë Osmane, Europa që kishte kolonizuar Afrikën, Amerikën dhe Azinë, pa se mund të dilte në Mesdhe, për herë të parë në histori. Kështu që për të pasur një pikë servisi të vetën në Mesdhe dhe një doktrinë të ardhme ideologjike që kishte për bazë demokracinë greke, pas rrënimit të ideologjisë kolonizuese kristjane, Euripa falsifikoi historinë dhe sajoi një shtet nga bodrumet e kishës mesjetare të orjentit dhe turrlia e rracave që jetonin në ato vise. Një krijesë historike makabre e ngjashme me krijesën e doktorr Frankeshtajnit, që duhej të rrezatonte kulturën e lashtë greke, por që në fakt rrezatoi vetëm komb të përzier, të përçarë, primitiv, thellësisht orjental dhe një shtet teokratik, të ngjashëm me regjimin e jatollahëve në Iran.
      Në fund të fundit jeta e shtetit dhe kombit grek, do të zgjasë për aq kohë që Perëndimi të ketë nevojë të kalërojë dogmën ideologjike të demokracisë dhe do arrijë të mbajë atë pikë servisi në Mesdhe, aq të lakmueshme gjeopolitikisht për të gjithë superfuqitë emergjente.

      Reply to this comment
    • Pellazgos July 31, 18:02

      Ne Greqine e Lashte zoti me comentin demo,per 20 shekuj te pakten kohen qe u krijuan Shtetet ne Ballkan,Mikra Asia (Asia e vogel) etj ku ishin keta njerez dhe a kishin institucione,gjuhe te shkruar mbreteri pa dokumenta nuk quhen Mbreter,por Tribal.
      Te duket fantasi ty qe Greket e quajten Meso-Potamia,Evropi,Asia,Libya,Palestini,Aleksandria,Kostandino-polis,Epiri,Maqedhonia,Thesaloniqi,Gjibraltarin e quajten I Piles tou Irakleos,d.m.th Porta e Herkulit qe del ne Oqeanos.
      Te duket “cudi” ty qe ka Qytete Greke ne nder te Poseidinit,Asklipios ne Spanje,ne France Qyteti I Pytheas I quajture Massalia sot Marseje,ne Epir ne nder te Apollonas ne Fier,Magna Grecia e Arkimedit etj.
      Ju nuk mund ta kuptoni qe kini gjak Greke,se cdo njeri qe kishte marredhenie me Greket te pakten ne Evrope deriiiii ne Egjypt e kishte per nder dhe per interes.
      Ne kohen e Hoxhes p.sh a nuk luftonin shumica te martoheshin me komuniste apo me njerez me influence?
      Historia per fat te mire eshte e shkruar nga Greket.
      Por Varvaret dhe mosmirenjohesit nuk do behen njerez kurre.

      Reply to this comment
      • Bejn analizat gjenetike Pellazgos se do kuptosh qe je gjysma shqiptar August 1, 00:48

        Pellazgos, nese me shpjegon se c’lidhje ka gjuha e vjeter greke me gjuhen e re do te thosha bravo. Jane dy gjuhe krejt te ndryshme. Si e shpjegon kete? Sa per histori, mund te te adresoj ne librin anglisht “Ancient Greece’ dhe do te shikosh qe Iliret dhe Epirotet nuk ishin greke por kishin gjuhen e tyre te vecante. Iliret nuk i la njeri te shkruajne sepse kane qene te piushtuar per shekuj nga romaket, pastaj menjehere pas tyre erdhen otomanet dhe gajte pushtimit otoman shqiptaret me se fundmi arriten te shkruajne gjuhen e tyre. Sa per gjakun grek, ti gjithashtu nuk mund ta kuptosh dheb pranosh qe ju greket keni gjak shqiptar. Mjafton te te them qe te gjitha fshatrat qe rrethojne Athinen jane shqiptare atehere do te bindesh qe edhe ti qe po flet ketu si grek po te besh analizat gjenetike do te perfundosh se je 50% shqiptar. Beji, beji analizat se do te kuptosh qe je gabim. Pra, gjaku eshte i ndersjellte -greko-shqiptar dhe shqiptaro-grek.

        Reply to this comment
  2. xxx July 31, 10:51

    Tani na doli edhe lider me origjine “Veneciane”

    Reply to this comment
  3. PO , PO July 31, 11:01

    Kesaj radhe jam plotesisht me ty , komentuesi Demo dhe nuk iu heq asnje presje , asaj qe thoni ketu . Flm per shqiptarine e treguar kaq qarte prej jush !

    Reply to this comment
  4. Pellazgos July 31, 18:04

    Ne Greqine e Lashte zoti me comentin demo,per 20 shekuj te pakten kohen qe u krijuan Shtetet ne Ballkan,Mikra Asia (Asia e vogel) etj ku ishin keta njerez dhe a kishin institucione,gjuhe te shkruar mbreteri pa dokumenta nuk quhen Mbreter,por Tribal.
    Te duket fantasi ty qe Greket e quajten Meso-Potamia,Evropi,Asia,Libya,Palestini,Aleksandria,Kostandino-polis,Epiri,Maqedhonia,Thesaloniqi,Gjibraltarin e quajten I Piles tou Irakleos,d.m.th Porta e Herkulit qe del ne Oqeanos.
    Te duket “cudi” ty qe ka Qytete Greke ne nder te Poseidinit,Asklipios ne Spanje,ne France Qyteti I Pytheas I quajture Massalia sot Marseje,ne Epir ne nder te Apollonas ne Fier,Magna Grecia e Arkimedit etj.
    Ju nuk mund ta kuptoni qe kini gjak Greke,se cdo njeri qe kishte marredhenie me Greket te pakten ne Evrope deriiiii ne Egjypt e kishte per nder dhe per interes.
    Ne kohen e Hoxhes p.sh a nuk luftonin shumica te martoheshin me komuniste apo me njerez me influence?
    Historia per fat te mire eshte e shkruar nga Greket.
    Por Varvaret dhe mosmirenjohesit nuk do behen njerez kurre.

    Reply to this comment
  5. Toni July 31, 23:24

    Po o grek i ndyre morra jote ne Ilirisht quhet kurve ndersa ne greqisht baxhelle greke

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*