Shqipëria ka rënë dakord për të strehuar 2000 muxhahedinë të tjerë?

February 15, 2016 00:01

Shqipëria ka rënë dakord për të strehuar 2000 muxhahedinë të tjerë?

UPDATE – Edhe pse nuk u fol publikisht për çështjen e muxhahedinëve, duket se kjo temë nuk ka mbetur jashtë bisedimeve mes John Kerry-t dhe Edi Rames.

Zëri i Amerikës, raporton se Sekretari i Shtetit gjatë vizitës në Tiranë, ka falenderuar Shqipërinë për strehimin e muxhahedinëve.

“Gjate dy viteve të fundit, Shqipëria ka strehuar rreth 1000 muxhahedinë si dhe ka rënë dakord për të strehuar dhe 2000 të tjerë”, ka thënë për Zërin e Amerikës një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Më tej, ai shton se gjatë vizitës të së dielës është rënë dakord që Sekretari Kerry të mos flasë në publik për zhvendosjen e tyre, pasi kjo temë është ende shumë sensitive.

Në fund, Zëri Amerikës, raporton se Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar Shqipërinë me asistencë teknike dhe monetare, nëpërmjet Kombeve të Bashkuara, për të rritur kapacitetet për strehimin e tyre.

Disa media rajonale raportuan një ditë para mbërritjes së Sekretarit Amerikan të Shtetit në Tiranë, se Shqipëria do të pranojë rreth dy mijë muxhahidinë me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për një grup disident iranian i mbyllur gjatë në një kamp në Irak.

Në maj 2013 kur ish kryeministri Sali Berisha pranoi strehimin e 210 muxhahidinëve.

Në total, ishin 2800 muxhahidinë që i përkisnin skuadrës ushtarake “Liria” në Irak.

Zyrtarisht nga qeveria shqiptare nuk ka asnjë raportim mbi këtë marrëveshje. / Dita /

February 15, 2016 00:01
Komento

43 Komente

  1. osman lala February 13, 21:50

    kjo eshte arsyeja e vertete!
    ngjashem me armet kimike amerikanet dhe europianet e duan Shqiperine si kosh plehrash per veprime qe askund tjeter nuk ua pranojne.
    Muxhahedinët iranianë jane nje molle sherri dhe e ekspozojne Shqiperine ndaj rreziqeve te atentateve dhe terrorizmit.
    Përfaqësuesi i tyre, Shahin Gobadi, kryetar i Këshillit Kombëtar të Rezistencës jeton i fshehur.
    Sipas OKB, janë 3 mijë anëtarë të këtij grupi që jetojnë në një bazë amerikane në Irak. Iraku dhe SHBA po tentojnë që të nxjerrin grupin nga Iraku.
    Muxhahedinët janë kundërshtarë të regjimit fetar të Iranit dhe kanë luftuar përkrah Sadam Hysein në përplasjen Irak- Iran.
    Ata njihen si opozita e Ahmedinexhadit, megjithatë sic e kane zakon perendimoret qe atyre nuk nuk i duan u ngjisin nga nje etikete, janë cilësuar si “grup terrorist”.

    Reply to this comment
    • kush po e ben legjende enverin ?? February 13, 22:32

      Nuk eshte turp per vete parine e Tiranes por dhe per vete zotin John Kerry dhe admistraten amerikane..pse ky poshtrim kaq hapur ??

      Eshte e cuditeshme se me shume e kam pas dash Ameriken ne kohen e Enverit..kurse tani habitem se duhet te shtrojme pyetjen a jane aleate serioze amerikanet me shqiptaret..

      Cfare eshte nje gabim i madh mes nesh ??

      Kur rane kullat binjake ne 11 shtator 2001 Shqiperia u vesh ne zi kurse vendet e tjera te ballkanit u vune re festime…

      A mos e kishte drejte Enveri…se ta kthejne shqiperine ke kosh plehrash kimike dhe njerzore ,plantacjon droge qe prodhon 5 miljard dollare ne vit dhe nje vend ku po ben ligjin mafia e rruges eshte e palejueshme

      a mos duhet marre ciftelia ti kendojme atij xhaxhit qe nu e munden as te gjalle as te vdekur ?

      Nan’ Shqipnija qan Enverin

      Ku i ka prilli karafilat?
      Kjo pranver’ ku i ka bylbylat?
      Ku asht kanga e kallijve?
      Pse u shu buzqeshja e fmijve?
      Pse nga dhimbja u bluka guri?
      Pse hesht shqipja te flamuri?
      N’mal rënkojn’ e thahen ahet,
      lulja n’shkam s’duron e thahet.
      Shqipet n’bjeshk’ fluturimin ndalin,
      nan’ Shqipnija po qan djalin.
      Çou bir, fërkoma ballin!
      Kam hap gjoksin me pjshtjell’ malin.
      Trimi i nanës, i urtë, i mirë,
      çou, buzqesh e mos rri shtrirë!
      Çou, prij luftën e përpjekjen,
      o vigan qi sfidon vdekjen!
      S’t’ shohim dot kështu stolisë,
      pran’ flamurit n’gjysëmshtizë.

      Reply to this comment
      • Dibra A February 14, 09:01

        Shqiperia do te zhduket si shtet pak nga pak.
        Tani eshte regjim ambasadoresh , me kryetar shteti ARVIZAT dhe LUTE
        Shqiperia vdiq me vdekjen e LEGJENDARIT ENVER HOXHA, dhe ra ne duart e gangstereve si Azem Hajdari, sali Berisha, dhe Edvin Rama

        LAVDI VEPRES SE LEGJENDARIT,PROFETIT TE SHQIPTAREVE ENVER HOXHA!

        Reply to this comment
        • raimond vlonjati February 14, 15:48

          Populli shqiptar te ngrihet ne protesta dhe te kerkojne largimin e Ambasades Amerikane

          I ndiqni fare nga Shqiperia se ata po ju shkaterojne vendin

          Keta terroriste islamike qe vijne ne Shqiperi jane si nje mine me sahat per te ardhmen e femijeve tuaj

          Ata muxhahedinet jane te gjithe kriminela more , dhe do ju bejne gjemen ne te ardhmen ……

          Shoqeria civile te ngrihet ne protesta dhe te kerkoje largimine Ambasades Amerikane dhe largimine gjithe atyre teroristeve islamike qe ka sjlle Amerika ne Shqiperi

          Per gjithe keto vjet demokraci Amerika i ka sjlle Shqiperise vetem ….Teorriste islamike

          Cohuni ne protesta mos rini urte si badellnj se po ju shkaterojne te ardhmene femijeve tuaj

          Politkanet shqiptare jane ca servila te qelbur dhe, jane te gjithe hajdute
          Ata per te mbrojtur parate e vjedhura jane gati te ranojne cdo psillek q eju ekrkon Amerika

          Amerika esht sa nje kontinent dhe nuk i merr ne vendin e saj ata teroristet Iraniane , por i con ne Shqiperi, qe Shqiperia eshte sa nje 2lekshe

          As qe diskutohet fare qe Kerry erdhi per Muxhahedinet ,prandaj edhe beri takim me shoqerine civile, ne menyre qe tu tatonte pulsin atyre …..

          Dhe ata idiote nuk reaguan fare –Ata duhej ti kishin thene Kerryt qe Amerika te mos sjelle me Muhxhaheidine

          Reply to this comment
          • Tom February 14, 21:49

            Te gjithe komentuesit antishqiptare pro greke dhe pro sllav.Jane spiuna te qendres informatike te Moskes qe quhen “TOLLE”
            Ata bejne propagante percarese kunder Shqiprise dhe shqiptareve. Bashkpunojne me sherbimet sekrete sllavo-greke.
            Ata bejne komente pervarese ne cdo gazete europiane vetem qe te dobesojne Naton dhe Europen.
            Jane bira kurvash qe kane vetem qellim komente antishqiptare per te prcare shqiptaret ndrmjet tyre dhe USA.

          • anticensurë 25642654 February 15, 12:15

            o mondi na vlora
            “Populli shqiptar te ngrihet ne protesta dhe te kerkojne largimin e Ambasades Amerikane”
            harron se amerikani po bashkpunon me kuislingun rama!!këtë debil të ndyrë besprerës që për pushtet vret dhe fëmijën e tij!!
            ky është problemi ynë dhe jo amerikanët!!atë gjejnë shesh e bëjnë përshesh!!ku gjejnë hale atje dhejsin,nuk dhjesin rrugëve!!janë të kulturuar!!
            ndyrsira janë këta berishë e ramë që duan të na shëndrojnë në hale botërore!!
            nuk e shikon se psikopati i tironës paska marrë 1000 copë pa thënë as më të voglin llaf!!do të marë dhe 2000 të tjerë dhe nxjerr atë dhinë bjonde që të gënjejë!!

      • trapi napoleon February 14, 09:37

        shko,mer rrote…..megjithe enver halen

        Reply to this comment
    • Gjergji February 15, 15:52

      Po per 30 mije shqiptaret e Sirise do kujtihet ndonje politikan dhe shtetar?

      Reply to this comment
  2. biometri February 13, 21:51

    Mos na ndodhe ndonje gje more aman me keta.
    Nejse, Prijesi yne njesoj si parardhesi i tij, tani eshte me antiplumb.

    Reply to this comment
  3. opozitar i sfilitur February 13, 21:52

    ……. dhe keshtu ne po shkojme drejt perendimit.
    Kemi menduar qe politikanet amerikane vijne per demokracine e munguar, per te bere drejtesi per krimet e Saliut, per te luftuar korrupsionin e Rames, por lepuri paske fjetur ne vend tjeter.
    Cfare te besh jemi te keqijt e vetes dhe te miret e botes.

    Reply to this comment
  4. mane kalamau February 13, 21:54

    Edhe keta kishim mangut, nuk na dalin muxhahedinet e sali matufit qe e kan mbushur plot kryqytetin
    Ska- faj mavro saliu se i do per vota
    Po ky rrota Edvin cfare i do??
    O basketbollist piktor, ti nuk ushqen dot popullin tend si te vjen keq per keta terorist islamik

    Reply to this comment
  5. zabit February 13, 21:55

    Askush nuk e merr persiper strehimin e anëtarëve të grupit (Mojahedin-e-Khalq) MEK, të cilët ndodhen në Kampin e “Liria” në Irak.

    (Mojahedin-e-Khalq) MEK janë një ushtri e urryer në Irak dhe Iran, pasi akuzohen për terrorizëm dhe masakra. Ish-aleate të Sadam Hysein, tashmë kanë mbetur pa atdhe dhe në rrezik për t’u shfarosur prej hakmarrjes së kurdëve dhe shiitëve të Irakut.

    Është një sekt që adhuron dhe ndjek verbërisht një burrë dhe një grua, të cilët jetojnë në luks, duke hequr dorë nga martesa e duke marrë pjesë në rrëfime kolektive të ëndrrave dhe dëshirave seksuale.

    Reply to this comment
  6. intelektuali February 13, 21:57

    EDHE TENTATIVA PER DEPOZITIMIN E LHL-VE TE ASADIT NE SHQYPNI U BE NE MREVESHJE NE TERRIN E NATES ME EDI RAMEN

    Me sa duket John Kerry nuk ka hequr dore nga plani i tij qe te fshije nga faqja e dheut Shqypnine Enveriste te Kohes se Qepes o me LHL asgjesuese, ose me talebane iraniane kamikaxe. por ne vendin tone nuk ka vetem enverista fanatike te Partise se Punes qe qajne nate e dite per 29 nentorin e ZI qe mbolli MURTAJEN bolshevike ne trojet tona dhe qe vajtojne si kukumjacka pylli per LANC-in kriminal qe vrau anglezet ne Kanalin e Korfuzit, qe bejne homazhe me fotografine e Enverit ne dore dhe qe bejne intervista muzikore me kriminelen Nexhmije Hoxha ne prag te ardhjes tuaj ketu o Sekretari i Pameshirshem i Shtetit John Kerry. Ne Shqypni ka edhe intelektuale properendimore qe u masakruan dhe u likuiduan pabesisht nga Enver Hoxha dhe xhelatet e tij, prandaj ne themi o John Kerry:

    KI MESHIRE O SEKRETARI I SHTETIT PER SHQYPTARET DHE MOS U ZEMERO ME ENVERISTAT FANATIKE SE NUK DINE SE C’BEJNE!

    Reply to this comment
    • VF LP February 14, 09:04

      Mendja dhe Truri i njerzeve jane ne zi.
      Ne zi kur nje HAJVAN si tu e mban veten intelektual.
      Shko dhe lexo perkufizimin e fjales intelektual, dhe do kuptosh se ti je INELEKT HALE

      Reply to this comment
    • ai qe ta futi February 14, 10:21

      thejsht je nje pleher ..bastard si amerika idhulli yt ..

      Reply to this comment
    • Beobachter February 15, 11:25

      Pyetja eshte .A je nje legen intelektual apo nje intelektual legen ??’

      Reply to this comment
    • XHUNGLA February 15, 20:55

      BOOOOOOOO BOOOOOOO , CFAR KRIMINELI ESHTE KY IDJOTI “INTELEKTUALESHI ” !!!!!!
      NUK MUND TE GJENDET SHQIP FOLES ME ANTISHQIPTAR , SE SA KY PLEHRE .!!!!!!!!!!!!!!!!

      Reply to this comment
  7. vasili February 13, 22:31

    Nqse Rama,ka per ti pranuar,ahere dyshoj seriozisht,ne gjendjen psiqike te Rames.
    Kerri me shembellen me callme dhe i ber synet.

    Reply to this comment
  8. REZI February 13, 22:38

    Deshëm demokradhi??? Nuk të japin gjë perendimorët po nuk i dhe gjë mbrapsht. Pse s’e dinte ai që e mbajti Shqipërinë shtet për 40 vjet? e izoloi- thonë…po bota pse na izoloi, sepse pas c’do lëshimi që mund të bënte kërkonte haracin, dhe haraci ishte të bëje sic thonin ata në vëndin tënd. varësia ekonomike con në varësi politike, prandaj mos pretendoni fare, do hedhësh vallen sipas avazit…

    Reply to this comment
  9. MH February 14, 01:01

    Jo mor te dashur atdhetar shqiptare!
    Z.Kerry po vjen ma na tregue origjine qe ka lidhje me gjak shqiptarit.Vjen si krushk i Naltmadhenise Zog i pare Mbreti i shqiptarve.
    Berisha nuk asht krejte krejt i marre.Din kujt duhet me i ba shtatore ne kryeqytetin e Shqiperise Tirane.
    Do ishte kulmi nese krushku Kerry do vendoste kurore prane shtatores se Ahmet Zogut.

    Reply to this comment
  10. Fat man February 14, 02:50

    “Opozita” Muxhahediste e lufton me mire regjimin kundershtar nga Tirana se sa nga Iraku qe eshte ne kufi me Iranin. Amerikanet dhe europa po na trajtojne si nje shtet dhe popull vemje per LABORATOR Ne Shqiperi nuk duhet te jetojne me SHQIPETARE, jemi shte me i nmadh se USA qe nuk mer asnje muxhahedin, te gjithe po na i fusin, popull toc, rri dhe veshtron.

    Reply to this comment
  11. Bayoneta February 14, 08:10

    Pse nuk dalim ne protesta dhe ta qellojmeme veze JOHN KARRIN dhe ti marre ne shtepine e tij.Edi Rama nje i tredhur me keq se Sali serbi.Kombi shqiptar eshte komb i perulur i amerikes ,serbet,greket,italianet,kushdo ne evrope do i thoshte JO ketyre.Po neve jemi ne evrope gjeografikisht,se nga ana tjeter jemi Republike Bananesh.Turp per kete katandisje.Amerikanet kane gjysmen e evropes ne sistemin pa viza perne amerike,kurse shqiptareve ju shikojne edhe dhembet edhe kembet sikur jemi kafshe dhe na marrin nga 10 mije $ per nje vize.Na kane vetem per hale qe te dhjesin ketu dhe te na bejne mut muxhahedin.Ku jane protestuesit???,Amerika respekton vetem ata qe i kundervihen me dhune,prandaj eshte kthyer dhe lepin bythe ne vietnam dhe ne kube.Po vertetohen theniet e enver hoxhes dhe at gjergj fishtes,se amerika dhe evropa jane KURVA.

    Reply to this comment
  12. Lesi February 14, 09:26

    Ky n.q.se ndodhe eshte spostimi i burgut me famekeq “Guantanamo” nga Kuba ne Shqiperi.Gjithkush e mban mende fundin e mandatit te Hilarit kur na pruri nje pjese te ketyre!Rrofte miqesia Shqiptaro-Kineze.

    Reply to this comment
  13. politikane kurva February 14, 09:28

    jemi ber kosh plerash per arme kimike edhe kta muxhakaret kishim mangut.ca jan duke i ber ktij vendi kta zoti ju a bet ne familjet e veta.sma ha mendja te ket ndodhur diku tjeter nji shkaterrim total sic ka ber vaki te ne.jam i sigurt se me shum se gjysma shqiptareve ta kishin dit se demokracia do ishte kshu do preferoshin te rrinin ne komunizem me 1 pjat fasule

    Reply to this comment
  14. I.Troplini February 14, 09:55

    Han me dy porta e kemi bèrè shtèpinè,

    pasi i akomoduan dhe i lumturuan shqiptarèt nè jetèn e tyre tè pèrditshme, pasi i rilindèn deri nè bythè dhe i degdisèn si çifutèt nè shkretètirè pèr njè kothere bukè,,,,,, tani u ka ardhur radha muxhahidinève me çallma.
    Vrapojnè politikanèt shqiptarè, edhe pse me njè kèmbè tèrhequr zvarrè nga sèmundja qè i ka vènè pèrpara,,,, pèr ti shtrènguar dorèn Z.Kerry nè sallèn VIP tè aeroportit tè Rinasit.
    BÈRJA GOJORE, èshtè karakteristika kryesore e politikanit shqiptar. Mungesa e çdo lloj vlere morali, i bèn ata edhe mè tè pèshtirè dhe turkoshakè nga çi ka bèrè nèna.
    Dje armèt kimike, sot muxhahidinèt e CIA. A nuk tregon kjo qartè, vendin e koshit tè plehrave qè politikanèt amerikanè, kanè rezervuar pèr Shqipèrinè?
    Informacionin pèr bisedat e matrapazève tanè me Z.Kerry,,,,, shqiptarèt e mèsojnè nga mediat e huaja ,,,,,,,, sepse ato tonat, nuk kanè kohè tè merren me cikèrrima tè tilla. E rèndèsishme pèr ta, èshtè si i duken vithet Gridès apo dizanteria orale e Saliut. Profesionalizèm? Ai nuk egziston mè nè kètè vend xhuxhash dhe dallkaukèsh.
    Kètu ka vetèm GOJORE. Herè kryetarit tè partisè, e si pèr tè ndèrruar shije, tè huajve qè vijnè me mortajèn nè thes, si “dhuaratè” dhe “shenjè e dashurisè vèllazèrore”.
    Akomodojini mirè muxhahidinèt Z.Kryeministèr. Tek Gjiri i Lalzit apo nè Kakome, kemi vend me bollèk ne. Shpèrnguli shqiptarèt, po qe nevoja me dhunè nga fshatrat e tyre. Vetèm amanet muxhahidinèt. Jemi mikpritèsa ne shqiptarèt. Me kanun, shtèpia e shqiptarit i takon Zotit dhe mikut. Problemi ynè i vetèm, èshtè se nganjèherè ngatèrrojmè Zotin me Z.Kerry.
    Han e kemi kètè vend. Çi qi tèmèn shqiptarève.!!!

    Reply to this comment
  15. perkthyesi February 14, 10:14

    Nga gjithe komentet e mesiperme, del qarte se vizita e zotit JOHN, behet me qellime okulte (te errta). I presim me brohoritje e tam tame te merziteshme, sikur do na nxjerrin menjehere nga halli qe na ka zene, por te gjithe vijne, bisedojne, hane e pine, mbajne ndonje fjalim sa per te kaluar rradhen, dhe ne fund: nje zero me xhufke (absolute zero). Dhe sa kohe do vazhdojme te genjehemi, e te hame sapunin per djathe?

    Reply to this comment
  16. shpatar February 14, 10:59

    Jo kaq ashper ndaj mikut pa shkelur akoma ne shtepine tone.Shqiptaret e kane pasur zakon si per te mire e per te keq te mos flasin kot pa e pritur e degjuar mikun.Nuk fitojme azgje nese hedhim ne tregun Medjatik lajme te tilla te pa deklaruara.Ta presim e ta degjojme mikun .Te na thot ato qe e prune e ti themi te lumshin kembet qe erdhe e faleminderit qe nuk na lini jashte vemendjes suaj.
    Nuk duhet te gabojme me mikun se punet tona e shqetsimet e tyre duhen zgjidhur bashke.Kete rruge kemi zgjedhur dhe duhet ta respektojme.S’eshte ne te miren tone te aludojme mbi qendrimet diplomatike te Sh.B .A. E thene troc nuk kemi klleqe ti kthejme kurrizin.Do te ishte fatale per ne shqiptaret nje aventure drejte politkave te mbyllura.
    Ato qe vuajme ne nuk jane ceshtje te mikut por tonat qe ne 24 vite demokraci, kemi demostruar shume ane negative si popull.Gabimet tona per te ecur e ndryshuar nuk duhet tja faturojme Mikut.Pelinvalleqet e politkes duhet tu themi ne stop.Demokracia qe kemi shpallur e qe e duam na shpie ti respektojme rregullat e saj si brenda e po ashtu me Mikun.
    Na e paska me hile komentojme.Pa i menduar siellim disa shembuj e i komentojme sipas qejfit tone.Pa uluni me kembe ne toke e gjukoni se cdo ndodhte pa kete aleance e Mik?
    I harruat qe nuk ngopnim barkun me buke e hanim kokat e njer tjetrit.Harruat hapjen e kufijve dhe ndihmat qe lehtesuan rimekembjen ekonomike.Harruat qe ne gjithe ato situata armiqsore nuk na preku askush. Harruat se ckemi bere deri me sot me lloje-lloje pislleqesh dhe askush nuk na pengoje.Harruat qe shkaterruam cdo gje dhe i ndryshuam fytyren vetes e vendit.Harruat kush ishim para 30 vjetve e si jemi sot.Te gjitha keto ne saje te perendimorve dhe Mikut.
    Skemi asnje interes te kthehemi bukshkalur.Ato qe na ka bere dhe bene politika jone me Sali e kompani tu dalim ne shqiptaret zot.

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 February 15, 10:38

      o shqipkar se shqiptar nuk je!!
      o debil është e vërtetë që miku është mik!që amerika na ka ndihmuar e na ndihmon,POR mor debil kjo amerikë që si thua ti “nuk na lini jashte vemendjes suaj.” me të vërtetë që kujtohet për ne,por vetëm në rastet kur i vjen për të dhjerë!!na kujton si hale mor gomar!!këta debila psikopatër dhe ndyrësira që iju kemi dhënë votën po i bëjnë gjërat nën rogoz!!dhe jo vetëm,por na gënjejnë sa plasin,sy për sy!!të vërtetat duhet ti marrim vesh nga gërku i qelbur o nga vetë amerikanët!!
      përse suk i shtron vetes pyetjen-përse vetë amerikanët nuk e mbajnë të fshehtë??përse ata bëjnë trasparencë dhe palloshi ynë gënjen dhe përpiqet ta fshehë??janë gabimet tona sepse ka njerëz si ti or ndyrësirë!!ti e sheh ndyrësinë dhe vazhdon ta mbrosh!!të thuash se muti është flori!e robt ku i kini o ndyrësira të shitura për një krodhe buke!!megjithëse ju mbetet në fyt prap se parp kujtoni se keni fituar!!

      Reply to this comment
      • shpatar February 15, 13:32

        Ti patriot Anti … i koduar, per te hedhur benxine, mos u shqetso kaq shume per hallet e popullit shqiptar.Patriot si ty ,qe dhe kur duan te thone dicka,nxjerrin nga goja qelbesira te tilla i beje cdo mengjes.
        Ne se te dhemb kaq shume provoje si burrat e dil para shtetit e Ambasades Amerikane e protesto.Dengla e idjotsira ketu ne online thuaj sa te duash.Skicofrenia qe te mundon duhesh ta kesh nga fara bastarde qe vjen.

        Reply to this comment
  17. VellazeriA February 14, 13:34

    Me kete politike te sotme arrihet qe USA te sjelle Muxhahedine. Por a do ta lejoje ky popull kete helm ne damar te Shqiperise? Te behemi ne Target i terrorizmit e vater lufte mes fraksioneve islamike neser? Ka vetem nje rruge : Te dalim e te ndalim kete Poshtersi te njejte me Armet Kimike te Sirise qe ” ALEATET ” donin te sillnin ketu me servilizmin e qeverise. MOS TI LEJOJME! Mos na mallkojne brezat neser per katrahuren ku po fusim sot Shqiperine! Edhe sikur Zoti ne toke te ulet, kurre nuk duhet te pranojme Zjarrin Islamik Aziatik ne gji. Larg nga Shqiperia Murtajen e Zeze te terroristeve po aq sa dhe Armet Kimike, jane njesoj te demshme!

    Reply to this comment
  18. VellazeriA February 14, 13:48

    Populli shqiptar me qytetari i tha JO armeve kimike siriane qe USA desh ti sjelle ne Shqiperi. Populli duhet ti thote JO 1000 here me fort nje importi Muxhahedinesh, kushdo qe ti sjelle, edhe Zoti ne toke te zbrese! Te fusim helmin islamik ne damar me doren tone? Te behet vendi vater neser lufte fraksionesh terroristesh islamike? Do na mallkojne brezat! Te mos lejojme kurre kete gje, te dalim 1000 here me shume ne mbrojtje te vehtes tone. Po na sollen ketu Muxhahedine a lloje tjera si keto nga Azia do kemi pas dhe terrorin e luften terroriste. Te vetmen gje qe ata marrin me vehte kudo ku shkojne!

    Reply to this comment
    • Piktorishakaxhi February 14, 18:18

      Te gjithe ju koment -usa jeni te pasinqert. Z.K erdhi per edin qe po e kthen shqiperin prapa, qashtu si ne kohen e qoftelargut. Mu duke mu apo piktori nuk u tregua shume entuziast a po i mungonte kocua(rusi) . A m

      Reply to this comment
  19. kris 1 February 14, 22:30

    deri tani dihet qe kerry festoi shen Valentinin ne Nyland ne zyren e Rames.
    Beri nje bisede kot me kot dhe iku ,iku dhe Xhoni nga Vashingtoni.

    Reply to this comment
  20. Akilis February 15, 01:59

    Po pse na beri shtet ne Amerika,per interesat e saj se i duhen prostituta si ne,perndryshe e dime ku vemi atje ku kemi qene para Turqise,nje komb Orthodoks me kulture Helene.
    Kjo eshte edhe aresyeja qe Amerika,Italia dhe Serbet donin Ahmet Turkun me mire se sa Theofan Stilian Mavromatis.
    Keta nuk duan paqe ne Ballkan si Sllavet,Amerikanet,Cifutet,Fashistet.
    Kapito me amiko?

    Reply to this comment
  21. Deda February 15, 07:52

    Krahas merzitise se prapaskenave te atyre qe i kemi votuar ne e i ka zgjedhur amerika me bene pershtypje nje gje e ndoshta ma lehteson kete shtellung merzitie se po u fut ne loje “zeri i amerikes”,(zeri iprapaskenave Biberjane)ka tjeter qellim lajmi!Perse nuk na thote VOA-ja se kush e ka firmosur e kur kete marveshje !Per nje gje te jini te sigurte o komentues te dashur qe, vendi vendi “mik” po te pa qe nuk e do do te te vihet deri ne shkaterim total njerezor e teritori!Kete e ka treguar me se miri kudo ku ka shkelur “çizmja” e koheve moderne qe para kalbezimit te saj s’po le vend pa djegur e shkateruar !

    Reply to this comment
  22. Lloji February 15, 09:05

    Kjo dihesh, dhe kjo eshte tejet KATASTROFALE per te ardhmen e larget.
    Duhet absolutisht referendum popullor.

    Reply to this comment
  23. info analitike February 15, 09:33

    Ne vend qe te shani e te shfryni vrerin neper komente kote dilni ne shesh e protestoni ashtu sic u be per armet kimike. Ja kjo eshte demokracia e mos e ngaterroni kot demokracine me sjelljet e papergjegjshme te ca politikaneve pazarxhinj. Askush nuk te detyron te marresh me zor askend, ashtu sic i thane jo shume shtete te tjera te vogla e te medha ashtu mund t’i kishte thene jo edhe Rama. Cilat do te ishin pasojat? Vertet mendoni se SHBA do te bente dicka kunder Shqiperise? Cfare ndodhi kur iu tha jo per armet kimike!!! Asgje. Demokraci do te thote pjesemarrje aktive e qytetareve edhe atehere kur e shohin se politikanet nuk veprojne ne te miren e interesave te vendit ndaj lerini llafet dhe veproni sepse e keni vete ne dore qe t’i pranoni ose jo muxhehadinet.

    Reply to this comment
  24. Mollosi February 15, 09:53

    Me vie keq ta them, por disi kam filluar qe ta humbe besimin tek amerikanet…

    Reply to this comment
  25. anticensurë 25642654 February 15, 10:15

    ““Gjate dy viteve të fundit, Shqipëria ka strehuar rreth 1000 muxhahedinë …” dhe se “Kodheli: Nuk u prek tema e muxhahedinëve”,ja fut me një gënjeshtër,ose më mirë të themi,gjysëm gënjeshtër!!nuk u fol por qënka bërë realitet perj dy vjetësh!që do të thotë që kur rama është në pushtet!!
    fare kollaj mund të themi TRASPARENCË= -278 C!fshihet një gjë e tillë pa pikën e problemit!!në një kohë që palloshi ynë i tironës ulërinte për mungesë trasparence të qeverisë së qoftëlargut berisha!!
    mbi 200 pranoi berisha,1000 janë pranuar nga ndyrësirë rama tashti duhet të vijnë dhe 2000 të tjerë!?
    pak a shumë 2500 copë psikopatë,rrobotë që mund ti ndërsesh si të duash,kundër kujt të duash!!
    mos vallë po pregatitet rama të krijojë një gardë të re??
    mos vallë do ti përdorë si përdori saliu “ushtrinë e bukoshit” në ’97ën??
    ndyrësi e çunit të tironës,pabesi e palloshit të tiranës,ndyrësi e ndyrësirës së tironës!!
    vazhdoni e mbërshtetni ndyrësirën e tironës o rilindas të pjerdhur!!vazhdooni e godisni ata që i kërkojnë trasparencë,ata që i kërkojnë të rrespektojë ligjet,statutet,kushtetutën,vazhdoni të thoni se “ai është i zgjuar,largpamës(e turrli epiteti mburrës)kurse ata që ka përreth janë të paaftë”!!
    vazhdoni o paçavure se kur tju vijë dita do tu dhëmbë më shumë!!
    prandaj nuk pranon të zbatojë statutin ky ndyrësirë sepse e di që shkon në p.. të sëmës!!për ta hequr këtë do të jetë më e vështirë se me berishën!!

    Reply to this comment
  26. F. Ruzhdiu February 15, 15:09

    Kete brazde e celi saliu,ju opozitaret c’fare zgjidhje i jepni muxhahedineve?

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 February 15, 16:50

      e po spaska faj palloshi!
      e ka çel saliu??
      të gjitha fajet i ka ai!!
      palloshi vetëm se i vazhdon gjurmët e tij!!
      ore a mund të më thuash përse e hoqëm saliun??
      nëse nuk ndryshojmë mënyrën e tij të qeverisjes,përse nuk e lamë atë??

      Reply to this comment
  27. Jani February 15, 18:45

    Cfare populli kot jemi ne. Duam Ameriken te na suportoje dhe na mbroje kur na vjen laku ne fyt po nuk duam te bejme te njejte gje per ta. Po si duam ti kthejme ne nderet e bera neve? Apo quajme sakrfifice thjesht te rrenit te gjoksit se jemi proamerikane??

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*