“Kotzias na tradhtoi, i ka dhënë tokë dhe det Shqipërisë”

February 16, 2018 09:47

“Kotzias na tradhtoi, i ka dhënë tokë dhe det Shqipërisë”

Gazetari dhe ish-politikani Kiriakos Belopoulos, në emisionin e tij ‘Kondra & Riksi’ ka vënë alarmin se Kotzias dhe qeveria e Tsiprasit kanë pranuar se Shqipëria po merr sipërfaqe tokë nga Greqia.

Sipas tij, nuk është Shqipëria që po humbet milje det në favor të Greqisë, por është shteti helen ai që po i fal sipërfaqe toke dhe det shqiptarëve.

Ai shton se opozita greke ‘Demokracia e Re’ po hesht.

Belopoulos thekson se problemi për Greqinë nuk është Shkupi dhe emri i Maqedonisë, por Shqipëria e Madhe.

Kjo është sipërfaqja e Shqipërisë (shiko hartën nr 1).

Harta nr 1

Kjo është zona ekonomike që u vendos në marrëveshjen e vitit 2009 mes Greqisë dhe Shqipërisë.  Ndërkohë që në 2009 kishin firmosur gjëra të tjera, zona 1 dhe zona 2 (shiko hartën nr 2) që janë zona greke, ikin dhe i shkojnë Shqipërisë. 

Harta nr 2

Ishulli Bakreta është ishull grek, që u firmos edhe në marrëveshjen e 2009.  Pas kësaj skeme është Xhorxh Soros. Kjo zonë, sidomos në ishujt më poshtë ka 5 miliardë fuçi naftë. Këtë nuk e them unë, por Instituti Gjeologjik në Hjuston. Është bërë tradhti dhe asnjë nuk foli. I kemi dhënë sipërfaqe etnike Shqipërisë.

Në vitin 2009 (shiko hartën nr 3) i shikoni pozicionet e ishujve.

Harta nr 3

Tani shkojmë në hartën tjetër (shiko hartën nr 4) shikoni ishulli Kombos.

Harta nr 4

Vija e verdhë që tregon zonën greke tregon se ka hequr dorë nga zonat etnike helene.  Pra Shqipëria ulet më poshtë. Është pikërisht në zonën ku është nafta e stërmadhe. Tradhtarët. Ato që thonë në Shqipëri janë të vërteta. Këtu asnjë nuk flet. Demokracia e Re nuk flet për shefin e tyre sepse është Sorosi. Vetëm ne po i themi.  Pra në vitin 2009, Shqipëria dhe Greqia ranë dakord që zona 1 dhe 2 të jenë greke. Kjo ishte marrëveshja jonë. Vijnë sot dhe japin ishullin grek dhe thonë që është shqiptar që Shqipëria të marrë zonën 1 dhe 2. Unë i kam thënë edhe në Kuvend. I thashë edhe Bakojanis që mos e çoni Shqipërinë në Evropë pa i mbyllur punët zyrtarisht, por ajo më tha që kemi marrëveshje.

Shteti shqiptar pas 6 muajsh e çon marrëveshjen në Gjykatës Kushtetuese dhe e anulojnë.  Është e njëjta gjë sikur t’i japim ishullin Imia Turqisë.

E shikoni zonën 1 dhe 2 (shiko hartën nr 5), këto po i falim. Këto po i falim. Është si të keni një pasuri në shtëpi dhe ta ndani me armiqtë tuaj.

Harta nr 5

Zona greke është ajo me vija të ndërprera, (shiko hartën nr 6), ajo që ne po i japim është vija poshtë saj. Në vend që t’i dërgojmë më lart, sipas marrëveshjes së 2009 ne po i ulim më poshtë. Nuk po flet asnjëri. I japim tokë Shqipërisë, i falim emrin Maqedonisë, flasim me turqit. Do i japim edhe gratë tona Turqisë? Çfarë është kjo gjë?’- tha ai në emisionin e tij.

/Perkthyer nga Konica.al

 

o.j/dita

February 16, 2018 09:47
Komento

14 Komente

  1. edi February 16, 09:54

    Ore, po gratë i keni dhënë me kohë ju. Tani flasim për gjëra të tjera. 😛

    Reply to this comment
  2. Shqiptari February 16, 10:14

    Ca ftyre ky mer amon. Sikur ja kan bo karrigen me 5 kembe!

    Reply to this comment
  3. Altin February 16, 10:46

    Ky kungull nuk perfaqeson mediat greke. Me sa shoh, dhe kjo gazete do perfundoje duke peshperitur lajmet “roze”. E keni idene se kujt i jepni hapesire ne faqet e gazetes apo u ka ikur “zogu” dhe juve.

    Reply to this comment
  4. Amerikani February 16, 10:52

    Te jeni te sigurt qe Greqia nuk ka per te falur asnje cm det!
    Nqs nuk eshte nje loje e sposorizuar per ti hedhur hi syve opinionit publik ne Shqiperi, atehere grinden se delimitimi eshte kryer mbi baza barazie. Çka u takon e kane mare dhe çka na takon e kemi mare.
    Mesa duket i ka ngel sahati te marreveshja e 2009, ku per pak e perfituan ate qe deshen.
    Tradhetite dhe prapesite e Saliut gjithmone nuk mbarojne ne kohen kur kryen. Pas u ngelet bishti.

    Reply to this comment
    • mirel February 16, 17:07

      Loje eshte.
      Punojne me plan, per te hequr dyshimet mbi Ramiun dhe ta realizojne sa me shpejt.
      Nderkohe kreret e politikes greke ndihen shume te relaxuar.
      Deklarata e Kotcias flet te kunderten

      Reply to this comment
    • mirel February 16, 17:14

      Ja dhe thelbi i tradhetise se qeverise shqiptare te deklarata poshte Hartes 4:
      “Shteti shqiptar pas 6 muajsh e çon marrëveshjen në Gjykatës Kushtetuese dhe e anulojnë”
      Me kete deklarate behet e ditur qe Greqia eshte njohese e Ligjit Kushtetues, dmth eshte detyryar te respektoje Vendimin e Gjykates Kushtetuese qe mareveshja e 2009 anullohet,
      Pra nuk ka patur marje te detit nga Greket, si pretendoni Ramuti kur tha se moren mbrapsht detin qe dha Berisha
      Sepse deti nuk u dha kurre. E bllokoi Kushtetuesja.
      Vete greku tregohet mosbesues sepse ka frike se dhe mareveshjen e re mund ta bllokoje Kushtetuesja.
      Po Rama nuk ndihet fare, dhe qe nuk po jep asnje lloj informacioni. Shqiptaret deri tani po shikojne harta vetem nga pala greke.
      Dhe kjo ka dy arsye: E para tju ngule shqiptareve ne koke hartat greke, dhe tju jape idene se ai eshte kufiri i mundshem.
      Nuk ka asnje harte me kufijte e Shqiperise para 2009, dhe as harta krahasuese me mareveshjen.
      E dyta, Rama po punon per te kaluar mareveshjen te Kushtetuesja.
      Kjo ka shume mundesi perderisa nuk po pronochohet fare perpara popullit, gje qe e ka per detyre urgjente,
      Detyre qe nuk e ka realizuar qe kur filloi bisedimet.
      Tradheti me te poshter nuk ka.

      Reply to this comment
  5. Alban February 16, 10:59

    Shtet më fashist nuk ka në këtë rruzull,këta jetojnë ende në kohën e Jugosllavisë,shikoni hartën nr1!

    Reply to this comment
  6. Kris 1 February 16, 11:10

    Ky ja fut kot se qeveria jone tani kekon autorizim per fillimin e bisedimeve per detin.Kur nuk ka pase eksperte me ke jane bere keto harta?

    Reply to this comment
  7. “greqia” e sotme eshte e = me ISIS ashtu eshte krijuar February 16, 11:12

    Politiken e Qirjeve e kuptojn edhe qent

    Reply to this comment
  8. Arvanitas February 16, 11:24

    Jo jo, Tradhtari nuk eshte ne radhet tuaja, dmth Greke, por ne radhet tona, dmth Alvanoi, Emri I tradhtarit eshte I njohur nder shqiptaret dmth arvanitas keshtu I thoni ? E kush eshte Tradhtari I vertet ? Sali Berisha me djalin e tij Lulezim Basha ! Pra mos I bini ne qaf Presidentit GREK se nuk ka dhene asgje, por ka marr nga “Presidnti” kryeminister fuqi plote Berisha !

    Reply to this comment
  9. Epo kjo pune! February 16, 11:50

    imagjino jane “kuadro” te nje shteti te BE, njeri me koq.. se tjetri, flasin si njerez ordiner… jo do i japim grate turqise!!!! mentalitet trapash, dhe ky eshte elita!!!! Ore plehra nuk kuptoni se keni marre me dhjetra e dhjetra mijra km2 prej nesh dhe cimbiseni per detin qe ua dha sala por nuk e leshojme! Jo keshtu uzo xhani, si do ja beni kur Janina te behet qyteti kryesor i Shqiperse se jugut se Elbasani e Vlora do quhen veri pastaj.

    Reply to this comment
  10. Futja kot February 16, 14:36

    Po mire o gazetare te Dites kjo eshte puna juaj ti beni jehone cdo budallai? Po kush e njef kete Velopusin ne Greqi mor aman?

    Reply to this comment
  11. MH February 16, 15:55

    Ky qen e bire qenit qe i ban analizen ceshtjes se ndarjes se llokmave teritoriale me drejtesin e pasionit te vet.Po jo,me drejtesin e te drejtes ligjore nderkombetare.I pelqen te rruaj teritore siper sa ma ne thellesi drejt veriut si gopc i pa ngopur per te zhvate sa ti zeja krahu e zhabuliqi i barkut teritore shqiptare.E quan pozitive.
    Ky asht si shyta qe kerkon te veje briret por len dhe veshet.Nuk ka nga te shkoje greku, ne kete rruge do perfundoj dhe do laje hesapet per te gjitha bemat kriminale dhe zhvatjet e pa drejta qe i ka ba popullit autokton Cam qe, pa pike konsideratet nuk i rrespekton qe derdhen gjakun duke vepruar me vetmohim per pavarsine e shtetit Grek ne vitin 1821.Po kerkon me cdo cmim ti shuaj perjetesisht nga autoktonizmi truell te tyre.
    Shqiptaret duhet te forcojne unitetin si nacionalist i fuqishem nen dashurin dhe respektin per superfuqin Amerikane.E cila ka sjelle nji prespektive per te cuar ne vend te gjitha padrejtesist qe i jane ba kombit Shqiptare,nipit ton te madh presidentit te pare te tyre teper i ndershem dhe parimor Gjorgj Uashingtonit.

    Reply to this comment
  12. aaa February 16, 18:10

    Mos harroni!!!
    Kali Trojes u be nga greket.
    Ne shqiptaret nuk jemi karakterizuar kurre si politikane te zote.
    Megjithate, shpresoj qe gjerat te shkojne ashtu siç thote ky hajvani

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*