Një i denoncuar nga PD, “Eskobari” shqiptar i Ballkanit, sipas mediave greke

May 11, 2016 10:11

Një i denoncuar nga PD, “Eskobari” shqiptar i Ballkanit, sipas mediave greke

Orët e fundit, mediat greke shkruajnë se është arrestuar “Eskobari i Ballkanit”.

Gazeta Kathimerini shkruan se 44-vjeçari ka lidhje me qeverinë shqiptare duke cituar një denoncim të PD.

“I dyshuari 44-vjeçar, i cili ka të shkuar penale të lidhur me drogën, ka qenë emëruar nga qeveria që të mbikëqyrë çështjet e transportit në qytezën e Sarandës në Shqipëri më 2014, pavarësisht se ka qenë i akuzuar për trafik droge nga partitë në opozitë në vendin fqinj,” bëri të ditur Kathimerini.

Në fakt në maj të vitit 2014, PD e ka denoncuar Klemend Balilin si trafikant droge.

Sipas Kathimerinit, rrjeti i tij i trafikut shtrihej në Greqi, Belgjikë, Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Holandë, Britani, Austri dhe Norvegji.

Droga dërgohej me skafe nga Shqipëria drejt Greqisë dhe më pas prej andej shpërndahej në Europë me kamionë.

Në maj të vitit 2014, PD publikoi edhe dy faksimile gazetash me artikujt e kohës, ku thuhej se Klemend Balili, që është emëruar në krye të Drejtorisë Rajonale të Transportit të Sarandës, është arrestuar në korrik të vitit 2006 me 750 kg kanabis.

 

drogaa-489x445

May 11, 2016 10:11
Komento

2 Komente

  1. Konomi May 11, 11:01

    Leri Kanabisin kultivimin dhe te mbillet ne vendin tone se kjo eshte nje mundesi per pasurimine Shqiperise dhe te shqiptareve .Europa e ka pranuar mbjelljen dhe kultivimine saj .Edhe Gjermania si nje vend me konserv e ka pranuar mbjelljen dhe kultivimin dhe importimine saj Vete qe kjo duhet bere e drejtuar nga shteti me qellim jo vetem shteti te marri taksat e caktuar per kete ,por edhe shpendarja e tij te behet me recete nga mjekesia .Kjo ka per te ardhur sic ka ardhur edhe ne USA .Ku milioneri amerikane mburej me plantacioet e tij te mbjella me Kanabisin .Klima e shqiperise e lejon kultivimine tij dhe kjo eshte nje pasuri natyrore .Ashtu sic shfrytezojne vendet e tjera te europes rezarset e tyre ashtu edhe shqiperia te cfrytezoi klimene vet per te prodhuar e tregetuar kanabisin .Nga shteti te ndalohet droga tjeter si heroina ,krystali etj .qe i bejen dem shendetit te njerezve ,por jo kanabisit dhe ashashit .

    Reply to this comment
  2. Qarri i zigurit May 11, 13:31

    Do ta kete emeruar koqo ne ate detyre

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*