Sipas mediave iraniane, Tirana rrezikohet nga sulmet terroriste

April 7, 2018 19:05

Sipas mediave iraniane, Tirana rrezikohet nga sulmet terroriste

Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar në Kërkimin e Drejtësisë (ISJ), Alejo Vidal-Quadras, ka paralajmëruar se regjimi iranian është në mes të një fushate që rrezikon muxhahedinët e zhvendosur në Shqipëri, pas largimit nga kampi në Irak.

Ndërkohë që ndodhin sulme terroriste nga regjimi iranian, muxhahedinët nën sigurinë e Shqipërisë mund të jenë të rrezikuar, shkruhet në “Iran News Update”.

Anëtarët e opozitës që kanë jetuar në Irak, kanë kaluar vite në nënshtrimin e sulmeve çnjerëzore dhe eksperimenteve mjekësore, dhe për këtë arsye shumë prej banorëve u transferuan në mënyrë të sigurt në Shqipëri.

Kjo u konsiderua si veprim human pas një nisme të fortë, që përfshinte “presionin” diplomatik të Kombeve të Bashkuara, ISJ-së, senatorëve të SHBA-së dhe Kongresmenëve, anëtarëve të Parlamentit, personaliteteve amerikane dhe politikanëve evropianë.

Regjimi iranian është në një situatë të dëshpëruar pas protestave që filluan në fund të dhjetorit, në mbi 140 qytete në Iran.

Njerëzit bëjnë thirrje për ndryshim të regjimit, sepse e shohin si shansin e tyre të vetëm të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Për të kundërshtuar këtë qëndrim, regjimi po rrit fushatën e shtypjes dhe tani po synon grupin MEK në Shqipëri.

Vidal-Quadras ka bërë thirrje që të ndërmerren masa të menjëhershme, në mënyrë që fushata e Republikës Islamike kundër disidentëve të anulohet.

s.a/dita

April 7, 2018 19:05
Komento

2 Komente

  1. Sali bolleku per familien e tij April 7, 22:38

    Ne edhe pa muxhahedinet ,jemi ne rrezik te perditshem nga xhihadiste e partis delenxhinjve te salehut.
    Thirrjet e kryetarit te isisit saleh per armatosje per kryengritje per vrasje per terheqje zvarre per thyerje xhamash per shkatrrim etj etj,cfare jane?
    Cfare po bejne me shume ne Siri?

    Reply to this comment
  2. shqiptari emigrante ne Itali April 8, 15:42

    Nuk eshte e thene qe meqe amerika po ben “diçka” per ne, kam perasysh ketu Kosoven dhe Vetingun keto 2 vjetet e fundit, eshte domosdoshmeri qe ne tja “konvertojme” asaj me leshime qe sna i mbajne shpatullat. Eshte fjala per mbeshtetjen pa limit e kufi ne luftrat e saj ne Irak e Afganistan, qe sigurisht i ka “mbjell” vet e duhet ti korr” po ajo, vazhdojme dhe me perpjekjet per te çaktivizuar armet kimike te Sirise dhe vijme kek broblemi delikat i muxhahedinve iranian qe jane nga me te rrezikshmit ne rajon e bota ndoshta. Ne nje kohe qe asnje shtet europian nuk i pranoj na doli Sali shpellari me 200-300 te paret ne 2012 e me vone Ram drogaxhiu me vone me 2500 te tjeret qe sigurisht kane “favoret” e tyre se me ato qe i kane bere vendit tone ata do kene “privilegjet” nga amerikanet ne keto “leshime” qe edhe pse amerika e Luse po bene “shume zhurme” per arestimin e tyre kjo mund te dali BLLOF dhe ne dime PERSENE!?..Amerika kurre nuk bene per te tjeret ajo “llogarit” interesin e saj paçka se mund tu “kushtoj” shqiptarve!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*