E zbulon media italiane: Edhe Aeroporti i Vlorës si Rinasi, koncesion

September 16, 2019 21:07

E zbulon media italiane: Edhe Aeroporti i Vlorës si Rinasi, koncesion

Shqiptarët vuajnë prej vitesh koncesionin e Rinasit, firmosur nga Fatos Nano që “varrosi” syzet e tij në iangurim.

Nga Rinasi fluturohet sot me çmime stratosferike që nuk bëjnë vaki as në popullatë me nivel jetese shumë më të lartë se ne.

Për të mos folur për kushtet e tjera të një kontrate skandaloze, përsa i përket sigurisë, të drejtave të shtetit shqiptar brenda territorit, etj, etj.

Me sa duket edhe aeroporti i premtuar i Vlorës do jetë një koncesion.

Gazeta italiane “Corriere della Sera” shkruan sot se aeroporti puliez ka shprehur interes që të marr me koncesion aeroportin e Vlorës dhe drita jeshile për këtë mund të jepet gjatë së mërkurës në Fiera del Levante pas një takimi me përfaqësuesit e kompanisë dhe atij që i hap rrugë projektit, kryeministrit Edi Rama.

Aeroporti i Pulias synon ndërkombëtarizimin duke krijuar një filial të ri. Gazeta shkruan se kompania ka një plan investimi në aeroportin e Vlorës.

“Corriere” kujton se në fillim të verës, qeveria shqiptare ndërpreu negociatat me një konsorcium të kompanive turke (të formuara nga tre kompanitë Cengiz, Kalyon dhe Kolin Construction) që duhej të ndërtonte dhe menaxhonte aeroportin. Negociatat u ndërprenë pasi nuk u gjet marrëveshja për mbulimin e shpenzimeve për fillimin e projektit.

Për këtë arsye, u hap një tender ndërkombëtar për ndërtimin e infrastrukturës me fonde qeveritare dhe ndërkombëtare, ndërsa menaxhimi do të bëhet nga një koncesionar për një periudhë prej 35 vjetësh, procedurë që ndiqet nga kompania shqiptare Albcontrol.

Gazeta shkruan se në nivel teknik, projekti tashmë është formuluar dhe qëllimi është që të arrihen 2-3 milionë pasagjerë në vit, duke shtuar se kompania italiane ka shprehur interes në fillim të shtatorit. Vlerësimi në themel të propozimit nuk është vetëm i një natyre operative.

Aeroporti i Puglias ka fituar eksperiencë specifike për investimet në infrastrukturë (ka ndërtuar terminalet e reja ajrore në Bari dhe Brindisi) dhe në negociatat me kompanitë ajrore për menaxhimin e trafikut të linjave. Por kjo nuk është e gjitha: ekziston edhe komponenti i Mbrojtjes Civile (aeroporti Foggia) dhe industria e hapësirës ajrore (Grottaglie).

Aeroporti i Puglias ka nënshkruar një kontratë me një grup bankash për një kredi deri në 65 milion euro për rritjen e biznesit.

l.h/ dita

September 16, 2019 21:07
Komento

11 Komente

  1. Lek Dragobia September 16, 21:35

    Aeroporti i Vlorès èshtè shumè i rèndèsishèm qè tè jetè nèn vartèsinè e atijè tè Pulias. Qè tè mos jetè gjithèjetèn me borgje duhet njè kompani nga europa veriore ( Suedi, Danimarkè, …

    Reply to this comment
  2. demo September 16, 21:46

    Te pakten italianet dine te ndertojne.
    Jam i bindur qe nuk do te jete nje magazine xhamlliku dhe parafabrikate alumini si shtesa e Rinasit.
    Ajo pacavure qe ndertuan gjermanet per te cvatur popullin me fukara te botes me cmimet me te larta ne bote.

    Reply to this comment
  3. demo September 16, 21:57

    Aeroportin e Rinasit e ndertoi qeveria e Enver Hoxhes dhe Fatos Nano pati paturpesine tja fali nje maswkarai gjerman me kushte poshteruese.
    Jo kete qe po e ndertojn vete koncessionari dhe Rama qe koncesionet i ka si pijaneci rakine,te mos e jape me koncession.

    Reply to this comment
  4. info analitike September 16, 23:11

    Pietini pak atë gazetarin miri miri e skipetari 100% se mos di gje. I’a ka marrë dorën sekserlleqeve

    Reply to this comment
  5. As September 17, 07:49

    shume mire

    Reply to this comment
  6. tom September 17, 08:15

    thone qe do ndertojme por nuk thone qe kostot e ndertimit jane tre fishe dhe do ti ngelen ne qafe ketij populli per nja 10 vjete,nuk thone qe nje pjes e perfitojne keta duke e hedhur ne llogarit e tyre dhe te pasardhesve te tyre ne vendet ku fshehen dhe nuk mund te kontrollohen.Mafjoza,terrorista,hajduta meritojne gjithcka poshteruese.

    Reply to this comment
  7. Hosteni September 17, 08:16

    Po nuk ishte ne doren e shtetit, pijani lengun. Dy koncesionaret si ai i Rinasit , ashtu edhe ky i ardhshmi i Vlores, nuk do bejne “lufte” me njeri-tjetrin. Kush e ha ?! Populli. Cmimet do mbeten te njejta. Aeroporti i Vlores eshte i predisponuar te falimentoje. Prape populli e ha, sepse atehere hidhet shteti me taksat e taksapaguesit shqiptar te subvencionoje egzistencen e aeroportit te Vlores.

    Reply to this comment
  8. POPULLI September 17, 10:03

    po nuk eshte prone shteti(popullit) , populli e ka ne b……th..!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  9. gjermani i fundit September 17, 10:52

    He, se vjen Luli ne pusht-et dhe e anullon. Mesuan te tere nga Beketi dhe te japin bakshish t’ua anullosh marreveshjen. Se bejne para me shume duke mos bere asgje. Po c:e do aeroportin e Puljas(ku eshte ky qytet ne Itali?) ne Vlore o gjigand, kur me kollaj e ke te besh nje ure gjigande si ty ne 3D te madhe, nga Vlora ne Brindisi. Po 70 km jane te shkretat. Avdyl Dobi apo si è ka emrin, e ben kete me bakshishin qe u le kamariereve. Apo je qe je, do I besh te dyja.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 September 18, 09:35

      mono
      këta janë aq të ndyrë sa nuk ka mut që i bën pis!!vetë muti ndyhet kur këta e shkelin!!
      të ndërtosh një aeroport nuk kushton shumë!!
      pra kushton shumë shumë më pak se balldreni me 20 km të tij!!
      po të llogarisim fitimin!?
      atëherë është ndryshe!një aeroport sjell shumë më tepër fitim se 20km rrugë!!
      përse duhet ta japë me koncesion shteti??të jetë kaq budalla??të jetë më budalla se unë dhe ti??
      nuk ma merr mëndja,në të kundërtën është ai që na quan ne budallenj!!ata janë vetëm hajdutë!asgjë më tepër,por dhe ne në shumicë jemi budallenj,sepse nuk kërkojmë llogari!!
      “mirë që do të ndërtosh aeroportin!?po përse nuk e merr fitimin vetë??”këtë pyetje nu e drejton askush!!për ne parësore është ndërtimi i aeroportit,por asqë na shkon në mënd të kërkojmë dhe fitimin si taksapagues!!
      sepse po të merret fitimi i të ardhurave nga shteti,do të kemi më pak taksa për të paguar!ose do të ndërtohet diçka tjetër!dhe jo të majmim “oligarkët”!që në fakt nuk është e vërteta e plotë!është vetëm çereku!!sepse pjesa nën ujë,e aisbergut të pasurimit,janë politikanët tanë!!
      Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

      « Back

      Reply to this comment
  10. D... September 17, 12:08

    Te gjithe experte …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim