Mediat italiane: Një mijë e një arsye përse duhet bërë një xhiro në Tiranë

November 28, 2017 15:58

Mediat italiane: Një mijë e një arsye përse duhet bërë një xhiro në Tiranë

Edhe një herë Tirana ka zënë faqet e revistave dhe mediave ndërkombëtare. Kësaj here është revista e re italiane “Youmanist”, e cila i kushtohet kryesisht temave që kanë të bëjnë me arkitekturën, dizajnin, artin, muzikën dhe udhëtimet, ajo që i ka kushtuar një artikull të veçantë transformimit që ka pësuar kryeqyteti shqiptar, ndërsa rendit për lexuesit e saj dhe arsyet pse ajo duhet vizituar. Historia, arkitektura, bunkerët, Blloku, Sheshi Skënderbej, Pazari i Ri dhe padyshim ushqimi i mirë dhe i lirë, janë disa nga ato gjera që revista i ofron “menu” për të vizituar Tiranën.

Më poshtë artikulli i plotë:

 Pyetje: Me të gjithë këto vende që janë në dispozicion, përse vallë duhet të bëjmë një shëtitje në Tiranë.

Përgjigje: Sepse kryeqyteti shqiptar është në një fazë ndryshimesh të mëdha, është në lëvizje dhe qeveriset nga një kryetar revolucionar i cili po e kthen atë në anën e duhur, është shumë i ri (35-vjeç) dhe shumë argëtues. Për të mos folur për figurën e udhëtarit të ndërgjegjshëm dhe alternativ që do të bëni duke u thënë miqve: “Bëni një xhiro për të zbuluar Tiranën.”

Por le të vijmë te nxjerrja në pah e karakterit (klasi i karakterit), zonja dhe zotërinj, para jush Erion Veliaj! Nëse të gjithë Kryebashkiakët do të ishin si ai, do të kishim një mendim (qasje) tjetër për politikanët dhe politikën. I ri, i kulturuar, interesant, simpatik, poliglot (njohës i disa gjuhëve), me zyrën mes një salle lojërash për fëmijë dhe një galerie të artit kontemporan, me një të ardhme të mundshme për të drejtuar Shqipërinë. I dashur për bashkëqytetarët e tij – akoma edhe më shumë nga bashkëqytetaret – si të ishte një rockstar, në kuptim e vërtetë të fjalës, është duke i ndyshuar fytyrën qytetit.

Për të krijuar një ide, mjafton një xhiro në Sheshin “Skënderbej”, i sapohapur pas një makiazhi madhështor (rregullimi tërësor). Por “Superkryetari” nuk është i vetëm në këtë vepër rinovimi. Plani i ri rregullues i ishte besuar as më pak, e as më shumë përveçse Stefano Boerit, arkitekti italian më i reklamuar në botë, sidomos pas përdorimit milanez të Pyllit Vertikal. Këtu (në Tiranë) janë parashikuar edhe më shumë gjëra: Në Tiranën “e re” do të mbillen 2 milionë pemë të reja. Por sigurisht Boeri nuk është i vetmi arkitekt “Made in Italy” që ka lënë gjurmën e tij në kryeqytetin e shqiptar. Shumë më parë se ai, e la firmën e tij në qytet Gherardo Bosio, që në kohën e Musolinit ngriti një ingranazh ndërtesash fashiste që kulmojnë në të ashtuquajturin “Sheshi Italia”.

Në një formë tjetër, Xhamia Et’hem Bey, inauguruar në 1823, është ende sot në mesin e monumenteve më të admiruara të kryeqytetit. Ajo është veçanërisht e famshme për afresket e saj, larg nga të zakonshmet për një xhami.

Mes shumë lajmeve të mira që Tirana ofron për vizitorët e saj është që, ushqim i mirë dhe argëtim pafund. Mbi të gjitha në Bllok, dikur një lagje e privilegjuar për politbyronë komuniste, ku të “vdekshmit e zakonshëm” e kishin të ndaluar të shkelnin. Në fakt për të shmangur bezdinë, diktatori Enver Hoxha (që nga viti 1944-1985 e bëri vendin një lodër të tij) dhe xhelatët e tij, patën mendimin gjenial për ta fshirë (bllokun) nga harta e rrugëve dhe harta turistike e Tiranës. Pasi u rishfaq në radar, Blloku u transformua në sallonin e modës dhe të jetesës së mirë, të elitës së rinisë shqiptare. Këtu në mbrëmje ju mund të  hani dhe pini në mesin e restoranteve më të vlerësuar, sipas mënyrës së jetesës italiane, madje pa e bërë këtë me qëllim. Por nëse e doni ushqimin, nuk mund të humbisni një kalim në Pazarin e Ri, markata e re mbushur me gjëra të mira.

Një tjetër simbol i diktaturës së Hoxhës ishin bunkerët. Djali (Hoxha) ishte i bindur që një ditë imperialistët do të përpiqeshin ta aneksonin Shqipërinë për llogarinë e tyre, ndaj ai hapte strehime nëntokësore në çdo cep të vendit dhe që në pjesën më të madhe janë ende aty. Në veçanti në Tiranë, ishin të destinuar për të mirëpritur udhëheqësit e nomeklaturës komuniste në rast të ndonjë sulmi bërthamor. Një gjë interesante është që. Një gazetar italian e ka shndërruar (një bunker) në muze shumë të çuditshëm, ku arti bashkëkohor dhe reliket, bashkëjetojnë në 102 dhoma, të ndara në disa nivele, që përfshin edhe një sallë kongresesh me 200 vende. Emir i tij? Bunk’Art. Ju këshillojmë mos ta humbisni.

Në rasti se vuani nga klaustrofobia dhe nuk ju pëlqen nëntoka, gjithmonë mund të mbështetesh në proverbin e famshëm lokal që thotë: Nuk e ke parë Shqipërinë nëse nuk hipën në teleferik. Atëherë hip në autobusin numër 1, zbrit në ndalesën te teleferiku dhe dhuroji vetes një shëtitje me DajtiEkspres, ashensori që ju çon në maline Dajtit. Prej atje lart, pamja nuk njeh të dytë, por jo vetëm. Nëse doni ti bëni një dhuratë gjysmës tuaj të ëmbël (bashkëshortet) dhe shijes suaj, mund të akomodoheni në një prej restoranteve me tavolina panoramike, për një mbremje romantike.

Më poshtë edhe linku ku mund të lexohet artikulli në origjinal:

https://www.youmanist.it/currents/rotte-insolite/un-salto-a-tirana?

November 28, 2017 15:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*