“Mediat kaluan kompetencat kur raportuan rastin e studentes së abuzuar”

Redaksia Online March 16, 2013 10:02

“Mediat kaluan kompetencat kur raportuan rastin e studentes së abuzuar”

Mediat kanë tejkaluar kompetencat e tyre duke raportuar mbi përdhunimin e studentes së aksidentuar në Austri. Kjo është akuza që u vjen mediave shqiptare nga qeveria. Përmes Komisioneres për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Flora Çabej, qeveria ka akuzuar mediat shqiptare për tejkalim të kompetencave të tyre në raportimin e lajmit të F. P., studentes së mbijetuar në aksidentin e Himarës. Sipas mjekëve shqiptarë, vajza rezultoi të ishte abuzuar dhe, kishte ngelur shtatzënë gjatë periudhës së kurimit të saj në një klinikë të Austrisë, shkruan sot e përditshmja “Shekulli”. Dje në media ka mbërritur një letër rekomandimi, ku Çabej tërheq vëmendjen se mediat nuk kanë menduar për pasojat e ndaj subjektit F. P, “Për të cilët flitet sot e tregohet gjithçka ka ndodhur, por flitet edhe për një qenie që do të lindë nesër dhe, jo vetëm do të mbahet mend çfarë ka ndodhur. Por, fëmija në të ardhmen e tij mbetet i cenuar, duke iu shfaqur në çdo moment ngjarja se si ka ardhur në jetë, ç’ka do të dëmtojë edhe personalitetin e këtij të fundit”.

 

Redaksia Online March 16, 2013 10:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim