Del data e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoninë e Veriut
Nga Arkiva
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mbahen në muajin Mars të 2020.
Lajmi është botuar këtë të shtunë në mbrëmje në disa nga mediat shqip të vendit fqinjë.
Këto zgjedhje erdhën si pasojë e dështimit të marrjes së datës për negociata me BE.
Pas vendimit për mos dhënin e datës për hapjen e negociatave, kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar se vendi do të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Ai mes të tjerash tha se reformat në vend duhet të vazhdojnë, veçanërisht implementimi i marrëveshjes me Greqinë.
Edhe lideri i BDI-së bashkëqeverisëse, Ali Ahmeti tha se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme.
Ahmeti shtoi se zgjedhjet i shef si zgjidhja më e mirë pas zhvillimeve pas mosmarrjen e datës për nisjen e bisedimeve.
Zgjedhjet u kërkuan edhe nga opozita.
l.h/ dita
Me sa duket ka ardhur koha e zgjedhjeve normale, se zgjdhje te parakoheshme nuk ka pas 6 muajsh. Nqs do te kete zgjedhje te parakoheshme atoi behen brenda 1 ose 2 muajve. Prandaj kjo mbetet theshte nje justifikim i Zajevit per te justifikuar vehten per ndryshimin e emrit te Maqedonise, qe nuk ishte nje gje e vogel.