Mediat ndërkombëtare po flasin me të madhe për këtë agjent rus…

January 21, 2016 14:09

Mediat ndërkombëtare po flasin me të madhe për këtë agjent rus…

Vrasja e një ish-agjenti të KGB-së në Londër mund të jetë urdhëruar nga Presidenti rus Vladimir Putin.

Një hetim i pavarur britanik ka zbuluar se Alexander Litvinenko, i cilësuar si disident u vra në vitin 2006, me një lëndë të fortë radioaktive të hedhur në çajin e tij.

Hetuesit britanik thonë se nga hetimet nuk ka shumë dyshime se vrasja e ish-agjentit të KGB-së i kthyer në kundërshtar të Putinit mund të jetë urdhëruar nga udhëheqësit rusë.

Raport prej 300 faqesh zbulon mënyrën se si është kryer vrasja.

Dy rusë shoqëruan Litvinenkon në një lokal në Moskë ku edhe dyshohet se u helmua. Gjurmë kimikatesh radioaktive u gjetën edhe në banesën e tij.

Ministra e Jashtme e Rusisë reagoi menjëherë, duke deklaruar se raporti ishte i “njëanshëm”, dhe i “errët”.

“Moska nuk kishte pritshmëri se raporti i Londrës rreth Litvinenkos do të ishte i paanshëm”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, i cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve RIA.

Ai shtoi se raporti ishte një përpjekje e vakët e Britanisë për të përdorur një vdekje për qëllime politike. Litvinenko, i cili jetoi në mërgim në Britani, vdiq në nëntor të vitit 2006 tri javë pasi kishte pirë çaj jeshil me helm në një hotel.

Policia britanike ka akuzuar Kovtun dhe Lugovoi, dy rusët që u takuan me të ndjerin dhe kryen vrasjen. Rusia e ka mohuar këtë dhe nuk ka pranuar ekstradimin e tyre.

E veja e Aleksandr Litvinenko, Marina, tha sot se Cameroon duhet të vendosë sanksione ekonomike dhe t’ua ndaloj udhëtimet personave të përmendur në raport si dhe presidentit rus, Vladimir Putin. /Dita/

January 21, 2016 14:09