ZYRTARE / CAS vendos drejtësi, rrëzon vendimin e UEFA-s: Serbi-Shqipëri 0-3 në tavolinë

July 10, 2015 09:57

ZYRTARE / CAS vendos drejtësi, rrëzon vendimin e UEFA-s: Serbi-Shqipëri 0-3 në tavolinë

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i ka dhënë fitore në tavolinë Shqipërisë për ndeshjen e ndërprerë në Beograd.

CAS publikoi në orët e para të kësaj të premte vendimin duke i dhënë fitoren 3-0 në tavolinë Shqipërisë.

Lajmin për një vendim të tillë e ka konfirmuar edhe Federata Shqiptare e Futbollit.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë (CAS) në këtë mënyrë del kundër vendimit të UEFA-s për ndeshjen e 14 tetorit.

Kjo fitore në tavolinë pothuajse i jep sigurinë e vendit në play-off kombëtares shqiptare por e vendos edhe në garë dhe për vendin e dytë apo dhe atë të parë, që të kualifikon direkt për në fazën finale të Euro 2016.

Prej më shumë se 8 muajsh, Shqipëria qëndronte në dyert e gjykatave sportive.

Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv është më në fund drejtësia e munguar, e cila vonoi por nuk harroi.

Pas këtij vendimi, Shqipëria ngjitet në Grupin I me 10 pikë, aq sa edhe Danimarka por me një ndeshje më pak.

 

July 10, 2015 09:57
Komento

8 Komente

  1. JR July 10, 09:59

    Mos jepni shpresa te kota para kohe. Beni mire te prisni vendimin dhe komunikimin zyrtar.

    Reply to this comment
  2. nikaja July 10, 10:08

    rrofte SHQIPERIA POSHTE SERBIA+PLATINIA

    Reply to this comment
  3. korçari July 10, 10:10

    Suksese KOMBETARES dhe uroj nje kualifikim dhe rezultate sa me te mira

    Reply to this comment
  4. ahmet July 10, 10:12

    jam i kenaqur forca shqiperia

    Reply to this comment
  5. edi July 10, 10:13

    u desh qe te bie nga fiku blater dhe klika e tij qe te shohim pak drejtesi dhe ne gjerat me evidente.sikur te ishte keshtu dhe me politiken shqiptare….

    Reply to this comment
  6. skrapalliu July 10, 11:12

    Nuk eshte merite e CAS se sa ajo e jona, me qendrimet dhe me dinjtetin e larte qe treguam. Dua te them se ka kohe qe vendi yne i dashur Shqiperia nuk shikohet me si ai djali rrugaç i nje familje te shthurrur, te katit te pare, ku babai RRUMPALLE tallej me femijet.

    Reply to this comment
  7. riti July 10, 11:50

    Fitoi e drejta ,humben majmunet e europes dhe ata qe benin sikur nuk e shikonin vulgaritetin e antinjerezimin e tifozerise serbe, Tani dhe platini duhet te jape doreheqjen se u be pjese me te Paudhet me kafshet e europes , ecila eshte dhe bashkefajtore edhe per GENOCIDIN e bere ne Bosnje,

    Reply to this comment
  8. K July 10, 18:40

    SHYQYR QË SE KANË SHQYRTUAR ÇËSHTJEN NË
    GJYKATAT SHQIPTARE SE SERBËT DO TË KISHIN
    FITUAR PA DYSHIM.(ME SHIT-BLERJE)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim