Mediat spanjolle e bëjnë të kryer: Futbollisti shqiptar prezantohet te Barcelona

December 27, 2019 18:46

Mediat spanjolle e bëjnë të kryer: Futbollisti shqiptar prezantohet te Barcelona

Po përflitet prej ditësh, por tashmë ka marrë edhe rrugë zyrtare.

Rey Manaj do të jetë sulmuesi më i ri i Barcelonës.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare ka mahnitur me paraqitjet e tij te Albacete, duke tërhequr në këtë mënyrë vëmendjen e gjigandit katalanas.

Sipas gazetës katalanase “Sport”, klubi Blaugrana e ka arritur tashmë marrëveshjen për transferimin e Manaj, i cili do të jetë fillimisht pjesë e Barcelonës B.

22-vjeçari ka shënuar dy gola në 9 takime këtë sezon dhe shihet si njeriu që do të sjellë gola te skuadra e dytë e klubit nga “Camp Nou”.

Lushnjari ka një kontratë me Albacete deri në vitin 2024, por Barcelona e tërheq së tepërmi dhe në ditët e ardhshme pritet të prezantohet te skuadra e re.

Kjo do të ishte padiskutim maja e karrierës për Manaj, i cili më parë ka veshur fanellat e Cremonese, Inter, Pescara dhe Granada.

Ai do të bëhej futbollisti i parë shqiptar që firmos në “Camp Nou”, ndërsa do të ishte gjithashtu i pari futbollist kuqezi që do të ketë mundësi të stërvitet me fituesin e 6 “Topave të Artë”, Lionel Messi.

j.l./ dita

December 27, 2019 18:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank