Mediu flet për “Gërdecin”: Nuk është hetuar drejt

Redaksia Online February 10, 2013 11:01

Mediu flet për “Gërdecin”: Nuk është hetuar drejt

Fatmir Mediu shprehet se dosja “Gërdeci” nuk është hetuar drejt. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ish-ministri i Mbrojtjes në kohën kur ndodhi tragjedia e 15 marsit 2008, e cila u mori jetën 26 personave, thotë se ka marrë të gjitha përgjegjësitë morale në raport me këtë çështje. “Absolutisht nuk mendoj se është çështje e mbyllur. Është një çështje që nuk është hetuar drejt për mendimin tim dhe nuk është çështje e përfunduar. Sepse nuk besoj se ka pasur një hetim të drejtë të kësaj çështjeje. Në pozicionin tim si ministër kam marrë të gjitha përgjegjësitë e mia morale në raport me këtë çështje. Kam pranuar çdo vendim të gjykatës, pa i diskutuar ndonjëherë ato, sepse besoj se ky duhet të jetë pozicioni i çdo qytetari dhe shtetari, të mos hyjë në vendimet e gjykatave”.

Duke u rikthyer në kohën kur drejtonte ministrinë e Mbrojtjes, Mediu thotë se në kohën kur ndodhi tragjedia, fokusi kryesor i punës së tij ishte anëtarësimi i vendit në NATO. Ai përmend një këshillë që i ka dhënë kolegut të tij në atë kohë, Gazmend Oketa: “Duke u marrë me të madhen, nuk duhet harruar më e vogla. Sepse në të voglën shpesh qëndrojnë edhe problemet më të mëdha”, përfundon Mediu.

 

Redaksia Online February 10, 2013 11:01
Komento

1 Koment

  1. ilir February 10, 13:18

    Ketij qelbesire do i le zotin te vendosi per te dhe familjen e tij.Eshte nje pederast………..per para.Zoti i ndenofte kata plehra

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin