Votoi amnistinë që e liroi nga akuzat, Mediu: Më gjykoni për Gërdecin

Redaksia Online December 10, 2012 13:18

Votoi amnistinë që e liroi nga akuzat, Mediu: Më gjykoni për Gërdecin

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, shprehet i pakënaqur me pushimin e çështjes së tij nga Gjykata e Lartë. Përmes një deklarate për Shtyp, PR bën të ditur se Mediu do të vazhdojë të bëjë të gjitha përpjekjet që të gjykohet padia e ngritur ndaj tij nga dy të plagosur në tragjedinë e Gërdecit.

Vlen për t’u kujtuar se, ministri Mediu, si njëri prej anëtarëve të maxhorancës, e ka votuar amnistinë me rastin e 100-vjetorit, e cila e liroi nga akuzat sot.

“Mbrojtësit ligjorë të zotit Mediu kërkuan vazhdimin e gjykimit të çështjes dhe për këtë qëllim paraqitën edhe kërkesën përkatëse. Kërkesa për vazhdimin e gjykimit bazohet në një vendimin nr.16 të vitit 2010 të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas këtij vendimi, i cili është i detyrueshëm për t’u zbatuar nga çdo hallkë e sistemit gjyqësor në Shqipëri, personi ndaj të cilit është duke u zhvilluar një gjykim penal, ka të drejtën e përfundimit të këtij shqyrtimi gjyqësor dhe marrjen e një vendimi përfundimtar edhe në rastet kur vepra penale për të cilën ai akuzohet është amnistuar.

I bindur tërësisht në mungesën e përgjegjësisë penale dhe qenien i pafajshëm për çdo vepër të tillë, z. Mediu dhe mbrojtësit e tij ligjor do të shfrytëzojnë çdo mjet ligjor për të mundësuar shqyrtimin përfundimtar të kësaj çështje, duke shpresuar se përdorimi i ulët politik i kësaj çështje do të marrë fund një ditë,” thuhet në deklaratën e PR.-së

Redaksia Online December 10, 2012 13:18
Komento

1 Koment

  1. anonim December 10, 16:50

    …dilini Zot vetes o njerez te mire, se po pritet nga keta palo gjykates, Zoti ju ruajt…vetem HURI ben pune me kete bande ne pushtet…koke per koke se keshtu vene mend edhe ata qe do vine pas ketyre legenave…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*