Meghan Markle dhe Princ Harry në pritje të fëmijës së parë

October 15, 2018 12:02

Meghan Markle dhe Princ Harry në pritje të fëmijës së parë

Princi Harry dhe Dukesha Meghan Markle kanë njoftuar se po presin fëmijën e tyre të parë. Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht nga Pallati Mbretëror i Mbretërisë së Bashkuar. Foshnja mbretërore pritet të lindë në Pranverën e vitit 2019.

“Lartësitë e tyre mbretërore janë shumë të lumtur të njoftojnë se Dukesha e Sussex pret një fëmijë në Pranverën e vitit 2019. Lartësitë e tyre mbretërore kanë vlerësuar mbështetjen që kanë marrë nga njerëzit në mbarë botën që nga dasma e tyre në muajin Maj dhe janë të kënaqur ta ndajnë këtë lajm të lumtur me publikun. Princi dhe Dukesha e Sussex janë aktualisht në Australi për turneun e tyre të parë mbretëror si çift i martuar”, thuhet në njoftimin e Pallatit Mbretëror.

Harry dhe Meghan kanë mbërritur të hënën në Sidney për vizitën e tyre 16-ditore në Australi, ishujt Fixhi, Tonga dhe në Zelandën e Re. Udhëtimi i tyre është i pari jashtë Britanisë së Madhe dhe Irlandës. Vizita do të fillojë zyrtarisht ditën e martë.

o.j/dita

October 15, 2018 12:02
Komento

1 Koment

  1. Kris 1 October 15, 21:18

    Ta lindi tek Mbreteresha Geraldine se perfiton 40.000 leke nga Leke Rilindesi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim