“Dhunuesi i spanjollëve” në gjykatë: Nuk i preka me dorë, më lini të punoj

August 18, 2019 12:43

“Dhunuesi i spanjollëve” në gjykatë: Nuk i preka me dorë, më lini të punoj

Pronari i lokalit në Borsh të Himarës, i cili dhunoi turistët spanjollë ka dalë sot përpara trupit gjykues për t’u njohur me masën e sigurisë.

Tre ditë pas ngjarjes, Mihal Kokëdhima gjatë seancës dukej i qetë dhe mohoi akuzat e ngritura ndaj tij.

Ai akuzohet se goditi furgonin e një grupi turistësh spanjollë që kishin shkuar për të drekuar në restorantin e tij në Porto Palermo, pasi këta nuk paguan pas pakënaqësisë për shërbimin.

Në seancën e sotme, ai ka deklaruar se nuk i ka prekur turistët me dorë.

I shoqëruar nga avokatët, Kokëdhima u shpreh: “Më morën zvarrë me makinë. Ç’është kjo punë nuk kam prekur njeri me dorë. Ku kanë faktet që i preka me dorë. Më rrëzuan në Qeparo, nga makina. Unë nuk e theva xhamin për t’i dëmtuar por për t’u mbajtur.

Unë u mora targën, telefonova policinë. Ata futën marshin të më shtypnin, dhe unë u hodha ne kroskot. Kam dy fëmijë në shkolle në Gjermani. Ne dy muaj punojmë. Më lini të punoj”.

Megjithatë gjykatësja Esmeralda Habilaj ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për tre akuzat, “Kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrim te pronës”.

Pamjet filmike që u bënë virale në rrjetet sociale tregojnë se si 51-vjeçari u kap për 3 kilometra në kofanon e mjetit ku udhëtonte familja spanjolle dhe dy guidat e tyre. Ai dukej qartë duke u përpjekur të thyejë xhamin e automjetit duke krijuar një situatë paniku.

Kryeministri Ram e quajti Kokëdhimën barbar. Ky i fundit komentoi në seancë duke thënë “Unë e kam edhe mik”.

August 18, 2019 12:43
Komento

11 Komente

  1. Nje shqiptar August 18, 13:38

    Turizmi ne Shqiperi do te kete sukses vetem kur te gjithe do te kujdesen per mbarevajtjen e tij. Bashkia, taksisti, hoteli, restauranti, plazhi, dyqani, baristi, e te tjere duhet ta konsiderojne turistin si nje “mik” qe vjen nga larg dhe jo si klient per zhvatje, qe bandite si ky Mihali mendon te siguroje fitimin maksimal. Mihali duhet denuar rende pasi u prish pune te gjitheve me sjelljen e tij violente. Jane harxhuar miliona euro per te siguruar nje emer te mire per turizmin e ri shqiptar dhe na del nje Mihal qe grushton turistet, por nuk eshte i vetem. Nje grup turistesh te huaj me tregojne se shpesh ne lokalet ku kane ngrene iu kane dyfishuar edhe trefishuar çmimin nga ai qe ishte publikuar ne meny.

    Reply to this comment
    • Xheladin Tr August 18, 19:13

      Ajo që ndodhi dije në Porto Palermo me një nga kushrinjt e Koço Kokdhimës nuk është një rastësi. Një gjë e tilla në qoftë se doni ta shikon, hajdeni tek kafe “”Laura” tek sheshi SHTRAUS që ndryshe njihet si xhamlleku në rrugën Hoxha Tastin. Po kekrove një god ujë për të shoqeruar kafen të vjen pronari dhe të thotë blije shishen e ujit. Po qe se e kundërshton të nxier perjashta me shkelma. Kjo ndodh në mes të Tiranës dhe jo në fund të dynjas, jo me turist të huaj por me një pensionist shqiptar. Kjo është pamje shumë deshpëruese z. Rama, jo kuponat e tatimev, të cilat edhe ato janë të domozdoshme. Përshëndjetje gazeta time e së vrteta nga Xhelua.

      Reply to this comment
    • Hazbiu nga Kelcyra August 18, 23:37

      Kjo do ndodhte po nuk u hapen bordellot te liroget njeria nga hormonet. Ejani ne Kelcyre te shifni ndryshimet.

      Reply to this comment
  2. USA August 18, 13:44

    Sigurisht jeni miq me km tani ti do Q…re ne B..the o langaraq. Po ku keni turp ju.

    Reply to this comment
  3. A August 18, 13:50

    Ky MIHAL KOKEDHIMA, e tregoj vehten nje debil, nje rrote k.ri, nje injorant, etj.
    Ne menyre te veçante gjate stines se veres, banoret e zones se bregdetit Jon nga Llogaraja – Sarande nuk dine te sherbejne si duhet.
    Ato kujtojne me sherbim te dobet ti rrjepim turistat vendas dhe te huaj me çmime te larta Edhe pak do te shikoni qe kjo zone nuk do te kete fare vizitor, turista, jo te qendrojne por edhe as te kalojne.
    Ky fare ftyre kerkon te mashtroje akoma, kaq pis dhe mender burre eshte.

    Reply to this comment
  4. Vasili August 18, 13:56

    Ky nuk duhet te shkoj ne burg,por ti dorezohett zooparkut dhe te mos dale qe andej.
    Ne burg duhet te shkojne kryetaret e bashkive,qe kane lejuar te pushtohet bregdeti i shqiptareve,per me teper qytetar te varfer.
    Rama si gjithmone si kofini,mbas te vjeli,lan duart si Ponc Pillati.

    Reply to this comment
  5. ME ...sinqeritet (aspak naiv, aq me pak, te..keq) . August 18, 14:06

    nuk kemi pare dhunim te spanjolleve . pame pamje horror te mbuluar me hipokrizi nga “shoferi” (ndoshta vrases ordiner) dhe “shoqeruesi” (ndoshta pjese e strukturuar e ndonje grupi kriminal te rrafinuar shoqeruesish turistesh te huaj) . gou, gou; therriste dhe (ndoshta) horrja, spanjolle, qe s’pagoi porosine . te paguanin dhe pastaj, kishin gjithe te drejten, te denonconin per sherbim te dobet . qe bizneset jane kriminale, qe rimbursimi i “ish te perndjekurve”, eshte krim kolosal, qe “kthimi i prones, ish pronareve” eshte krim…KAPITAL, kjo eshte EVIDENTE . por meqenese keto krime jane te “LIGJESHME” …PRANO; (pra paguaj) dhe… EJANI, SHQIPETAR; t’a varrosim edhe nje here, kete sistem kriminal (KAPITALIST), qe zevendesoi sistemin…SOCIALIST .

    Reply to this comment
  6. Tosi August 18, 14:44

    Këtij horri vetëm koka tek zinxhiri i tankut ose në gijotine këtij krokodilit apo ujkut të Himarës, ndryshe ky prapë do rrahë njerëz se ai është krokodili i himarës. Mallkuar qoftë nëna që ka lindur këtë monstër.

    Reply to this comment
  7. Ylli August 18, 15:08

    O Mihal KokeBolja….vetem njeri nuk je ti ,por as kafshe ,je shumelarg tyre .
    Po je me fat se ke gjetur kete vend qe per faj te qeverisjeve ,nuk ka ngelur KokeBole pa u bere pronar apo biznesmen .
    Diku tjeter dhe ne Greqine tende madje do ishe ose manavikos ose ikodhomos .
    U eshte shembur lokali apo shtepia me mijera shqiptareve dhe me ka ardhur keq ,vertet keq.
    Nese ja shembin ate folene e krimit qe ky kari e quan restorant ,hera e pare qe do gezohem.
    Ptuuuu….njeri letyre e shkerthate burre !!

    Reply to this comment
  8. mirel August 18, 15:34

    Megjithese shkoi ne burg, dhunoi meqenese ishte mik i Rames.

    Reply to this comment
  9. fteri August 18, 17:20

    Ky dhunues të mbyllet në kafazin e qenve .Kush thyen ligjin duhet të ndëshkohet , këtu nuk ka mik,kjo i ndanë shapin nga sheqeri..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim