Meha në Europa League, Cikalleshi spektator

March 7, 2016 13:40

Meha në Europa League, Cikalleshi spektator

Alban Meha dhe Koniaspori nuk dijnë të ndalen.

Siç duket, skuadra ku aktivizohet shqiptari dhe që është një nga pikat më të forta, këtë sezon ka vendosur që të marrë skenën duke lënë në hije ekipet e mëdha dhe, kështu si e ka nisur dhe po vijon, mund të ëndërrojë Europa League.

Në fakt, ekipi bardhejeshil ndodhet në vend të tretë në renditjen e Superligës turke, ndaj nëse e mbyll në këtë pozitë, do të jetë pjesë e Europa League (faza e grupeve), ndërsa nëse e mbyll në vend të katërt, do të duhet të luajë fazën e plejofit. Koniaspori mundi Trabzonsporin me rezultatin e pastër 2-0.

E ndërsa Meha qëndron në podium, një vend më poshtë ndodhet Istanbul Basaksehiri i Sokol Cikalleshit, që dje ka barazuar 3-3 në derbin ndaj Gallatasarajit, një takim të cilin sulmuesi kavajas e ndoqi nga pankina, duke mos luajtur asnjë sekondë.

March 7, 2016 13:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*