Mehmedi: E vështirë të luajmë kundër mëmëdheut

March 28, 2016 11:55

Mehmedi: E vështirë të luajmë kundër mëmëdheut

Admir Mehmedi është një prej gjashtë shqiptarëve të Zvicrës, që në finalet e Euro 2016 pritet të luajnë kundër Kombëtares kuqezi.

Edhe sulmuesi i Bayer Leverkusenit, nuk fshihet dhe ashtu si kanë bërë bashkëkombasit e tij gjatë këtyre javëve, zbulon se dëshironte ta evitonte një përballje të tillë. Kur kanë mbetur rreth dy muaj e gjysmë nga starti i evenimentit në Francë, 25-vjeçari i lindur në Gostivar, pohon vështirësinë e faktit që do të luajnë kundër mëmëdheut.

“Jam shqiptar nga Maqedonia, një nga gjashtë futbollistët me origjinë shqiptare që aktivizohen me Zvicrën. Të gjithë ne dëshironim ta evitonim të përballeshim me Shqipërinë”, tha Mehmedi. Sulmuesi theksoi se “Do të jetë e vështirë të luajmë kundër mëmëdheut”.

Shqipëria do të debutojë një Kampionatin Europian pikërisht në sfidën përballë Zvicrës më 11 Qershor. Ndeshja do të luhet në Stade Felix Bollaert, të Lens, me kapacitet 35 mijë vende. Admir Mehmedi numëron 39 ndeshje me përfaqësuesen e Zvicrës, duke shënuar edhe 3 gola, ndërsa ka qenë pjesë e helvetëve edhe në finalet e Botërorit 2014 në Brazil.

March 28, 2016 11:55
Komento

2 Komente

  1. nje ish myslyman March 28, 19:43

    Ehu , po te mendoni keshtu , atehere ju nuk duhet te luani as me Turqine , ose ne boteror , as me Arabine Saudite , apo me Iranin , as me Marokun e Tunizine , etj . Sa memedhe kini juve shqiptaret e Maqedonise ….

    Reply to this comment
  2. Detari. March 29, 13:11

    Ti ish myslyman, mos fol brockulla. Shqipria eshte atdheu i tij, ndersa ti je funderrine , qe na i nxjerr myslymanet sikur jane kombi yne? Cfar lidhje ka besmi ketu me Kombin? Para se te jesh myslyman , ortodoks , katolik e ku di une , Ne jemi shqiptar. Por ti kot thua ish myslyman se je me shume i tille, se sa ata qe deklarohen myslyman.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*