MEI, projekt për krijimin e Bursës së Energjisë

March 25, 2016 11:37

MEI, projekt për krijimin e Bursës së Energjisë

Ministria e Energjisë dhe Industrisë (MEI) po sheh mundësinë e krijimit të Bursës Shqiptare të Energjisë.

Projekti për krijimin e Bursës Shqiptare të Energjisë dhe Modelin e ri të Tregut , merr në konsideratë mbrojtjen e interesave të konsumatorëve në lidhje me tarifat dhe ndikimin në të ardhurat e shoqërive publike KESH, OST dhe OSHEE.

Sipas burimeve nga MEI, organizimi i ri i tregut të Bursës, synon shfrytëzimin optimal të burimeve, sipas modeleve bashkëkohore në harmoni të plotë me legjislacionin europian, duke krijuar mundësi të një tregu konkurues vendas me hapësirë pjesëmarrjeje në tregun rajonal e më tej atë europian.

Për ekspertët e MEI-t, ky është momenti i duhur për krijimin e Bursës Energjitike, sepse tregu është në rritje dhe reforma në sistemin energjitik po zbatohet me sukses.

Një ndër pikat më kryesore të funksionimit të bursës është dhe unifikimi i tregut të energjisë me vendet fqinje, siç është ai me Kosovën apo me Maqedoninë, me të cilën pritet të nisë dhe ndërtimi i linjës 400 Kv.

Hapja e tregut dhe përfshirja e sa më shumë aktorëve, krijon më shumë mundësi për financimet e projekteve të energjisë si dhe në diversifikimin e burimeve, duke rritur në këtë mënyrë dhe sigurinë energjetike në rajon.

MEI po diskuton me perfaqesues te kompanise norvegjeze NorgPoolConsulting për realizimin e ketij projekti, ndersa aktore të konsultimeve jane edhe përfaqësues të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Bankës Botërore, Entit Rregullator të Energjisë dhe drejtues të shoqërive publike KESH, OST dhe OSHEE./E.T

March 25, 2016 11:37
Komento

1 Koment

  1. buxheti familjes March 25, 14:42

    beni gjemen……
    z.gjiknuri pse nuk kane ardhur faturat e familjareve te muajit shkurt.dhe 4 dite kane mbetur.cbehet keshtu me keq dhe te paverifikuara futen ne sistem…si ne qeverine e shkuar……kush ben loje me parate e familjareve

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*