Nga Viktor Malaj
“Drejtësia është kurorëzuesja e lavdisë së virtyteve” – Ciceroni
Një nga veprimtaritë shtetërore më të ndjeshme për qytetarët e çdo shteti është drejtësia. Në mendimin e vjetër popullor ishte rrënjosur thënia: “Zoti në qiell e qeveria në tokë”, duke nënkuptuar me fjalën “qeveri” të gjithë llojet e pushteteve, ndër të cilat drejtësia është më e ndjeshmja, më e dëshiruara. Në shtetin modern mëtohet se sistemi i drejtësisë e mbron qytetarin jo vetëm nga padrejtësitë që ai pëson nga bashkëqytetarët e tjerë, por, madje, edhe nga qeveria e vendit të vet. Nuk është thënë kot se, po të mos kishte padrejtësi, nuk do të kishte nevojë as për drejtësi.
Kohët e fundit doli në vëmendjen e publikut përsëri problemi endemik i sistemit të drejtësisë në Shqipëri ku, përveç cilësisë anemike, çështja e vonesave në gjykime është shndërruar në gangrenë për shoqërinë shqiptare. Nuk ka dyshim se cilësia e vendimmarrjes është thelbi i drejtësisë dhe pasqyra e moralit të saj. Mirëpo edhe kohëzgjatja e dhënies së drejtësisë është mjaft e rëndësishme.
Përveç shkeljes së normave të legjislacionit shqiptar dhe atij ndërkombëtar në afatet e gjykimeve, këtu gjen zbatimin e vet përfundimi i hershëm juridik dhe moral se: “Një drejtësi e vonuar është një drejtësi e mohuar”. Kur kemi parasysh qindra raste të kohëzgjatjeve pa fund të proceseve penale që lidhen me vrasjet apo përdhunimet, kohëzgjatje që humbin durimin e palëve të dëmtuara dhe mund të çojnë në vetëgjyqësi, apo ndoshta mijëra raste çështjesh civile e penale që lidhen me pronat, kuptohet qartë sa delikat dhe i rëndësishëm është problemi.
Si në shumë fusha e probleme të tjera të veprimtarisë shoqërore, edhe këtu bëhen përpjekje për ta lënë fajin jetim apo për t’ua hedhur të tjerëve. E vërteta është se, ku më shumë e ku më pak, fajet gjenden tek disa struktura shtetërore dhe individë të punësuar në to.
Së pari, duhet thënë pa ngurrim se e quajtura Reformë në Drejtësi, sa ishte e domosdoshme, aq po rezulton me mjaft të meta e gabime. Këto të meta e gabime lidhen me ngadalësinë proverbiale të procesit të vetingut. Nuk është çështje e “padurimit” të popullit, por është e pafalshme që, pas gati tetë vjet nga fillimi dhe me mjete financiare të konsiderueshme, numri i prokurorëve dhe gjyqtarëve të vlerësuar (kontrolluar) është vërtet i vogël. Edhe cilësia e kontrollit të bërë, në disa raste lë shumë për të dëshiruar. Gjithashtu, duket qartë se ideatorët dhe drejtuesit e këtij procesi nuk i kishin parashikuar si duhet rrugët dhe mënyrat e mbushjes së boshllëqeve në organikë, të shkaktuara nga pastrimi i sistemit prej zyrtarëve të padenjë.
Së dyti, cilësia e gjykimit nëpër gjykatat e faktit mbetet ende mjaft e ulët. Jo vetëm që ka gjyqtarë dembelë, por ka edhe mjaft të paaftë, çka e shpreh drejtpërdrejt përqindja e lartë e vendimeve të prishura nga Gjykata e Lartë. Këtu mund të hamendësohet për të dyja shkaqet, si atë profesional ashtu edhe të aferave korruptive, ku gjykimi i jep të drejtë xhepplotit dhe jo atij që i takon. Cilësia e dobët e punës së disa gjykatësve ka bërë që, në jo pak raste, palët ndërgjyqëse t’i drejtohen përsëri gjykatës për ” sqarimin e vendimit ” në rastet e çështjeve civile, apo për ” ndreqjen dhe plotësimin e vendimeve ” për çështjet penale, duke shtuar pa nevojë ngarkesën e gjyqësorit. Njeriu që ka pasur mundësi të lexojë shumë prej vendimeve të Gjykatës së Lartë të këtyre njëzet viteve të fundit mbetet pa mend kur konstaton se, me gjithë precedentët dhe vendimet unifikuese të mëparshme për çështje penale e civile të ndryshme, gjyqtarë në mbarë vendin vazhdojnë të mos i konsiderojnë ato në gjykimet dhe vendimet e tyre. Kjo tregon se ata, ose nuk lexojnë kurrë çfarë duhet dhe ua kërkojnë nevojat e drejtësidhënies, ose veprojnë në kundërshtim me ligjin dhe praktikën gjyqësore në saje të ndikimit të aferave korruptive.
Së treti, veprimtaria e qeverisjes qendrore dhe vendore ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në përkeqësimin e drejtësidhënies dhe në shkeljen e të drejtave të qytetarëve. Janë me mijëra çështje civile me palë të paditur shtetin, pasi vetë administrata shtetërore shkel pa droje të drejtat e shtetasve. Sikur cilësia e punës së institucioneve qendrore e lokale të ishte më e lartë dhe më e denjë, nuk do të kishte sot mbi njëqind mijë çështje në gjykim në të gjitha shkallët e gjyqësorit.
Kjo administratë në jo pak raste ka guximin të mos ekzekutojë vendimet gjyqësore të formës së prerë dhe, në kundërshtim me ligjin, i jep vetes të drejtë të interpretojë e keqinterpretojë vendimet gjyqësore, për të cilat ka detyrimin e ekzekutimit pa mëdyshje. Po ashtu, kjo administratë vonon përgjigjet ndaj ankesave të qytetarëve ose i shpërfill ato sikur nuk ekzistojnë fare. Flamurin e “nderit” në këtë drejtim e mban administrata e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, në bazë dhe në qendër. Dikur, kryeministri e etiketoi Kadastrën si “turpin tonë”, mirëpo qeverisja po vazhdon të bashkëjetojë në paqe më këtë turp, saqë të krijohet ideja se turpi dhe nderi nuk kanë asnjë ndryshim për këtë administratë.
Së katërti, nisma e bërë realitet nga shumica qeverisëse për përqendrimin e organeve gjyqësore të apelit vetëm në Tiranë, i ka dhënë një tjetër goditje shpejtësisë në gjykim dhe, rrjedhimisht, të drejtave të qytetarëve. Kryeneçësia e drejtuesve aktualë të qeverisjes për ta bërë këtë ndryshim administrativ, pavarësisht mendimeve të gjyqësorit dhe Dhomës së Avokatisë, ka rritur marramendshëm kohëzgjatjen e gjykimeve, si dhe tarifat që qytetarët paguajnë për përfaqësuesit e tyre ligjor. Përfaqësuesit (avokatët), duhet të shpenzojnë deri në dy ditë për të ardhur nga periferitë në një seancë gjyqësore disa minutëshe, e cila, jo rrallë, nuk zhvillohet për arsye të ndryshme për të cilat nuk kemi dëgjuar të mbajë ndokush përgjegjësi.
Së pesti, vetëm ata qytetarë që iu ka rënë rasti të jenë palë në çështje penale e dinë se sa i ulët dhe i padenjë shfaqet në mjaft raste niveli i hetimeve nga organet e prokurorisë. Ka prokurorë që dërgojnë në gjyq dosje të paplotësuara, që nuk thërrasin dhe as pyesin asnjëherë palën kallëzuese (më së shumti është palë e dëmtuar nga vepra penale) dhe, madje as palën e kallëzuar. Dihen raste që pala kallëzuese ka këmbëngulur me kërkesa me shkrim drejtuar organit të prokurorisë, madje duke i botuar edhe në shtyp ato kërkesa, apo që është paraqitur fizikisht në institucionin e hetimit për të ofruar fakte e dëshmi të reja që provojnë fajësinë e të kallëzuarve, dhe janë shpërfillur turpshëm dhe në kundërshtim me ligjin nga prokurorët apo hetuesit (OPGJ). Nga ky fenomen nuk ka qenë i imunizuar as SPAK-u, sidomos kur drejtohej nga z. Arben Kraja.
Së gjashti, në jo pak raste ka ndodhur që avokatë të papërgjegjshëm dhe të pandershëm janë bërë shkaktarë të pezullimeve dhe shtyrjeve të seancave gjyqësore duke mos u paraqitur në gjyq. Disa prej tyre i bëjnë këto veprime si marifete për të mundësuar, sipas tyre, lirimin nga burgu të klientëve të tyre për tejkalim të afateve të gjykimit, ndërsa disa të tjerë janë thjesht të papërgjegjshëm për domosdoshmërinë e qenies i pranishëm në gjyq dhe, rrjedhimisht, gjejnë pretekste për t’i bishtnuar asaj. Nuk ka dyshim se, në një masë jo të vogël, cilësia e gjykimeve dhe e realizimit të të drejtave të qytetarëve varen edhe nga dinjiteti, integriteti moral dhe profesional i institucionit të avokatisë.
Po, çfarë duhet bërë për të dalë nga ky qorrsokak i krijuar nga vetë ne si shoqëri dhe shtet?
Mendoj se organet e vetingut duhet të ndryshojnë ritmin e punës, ta përshpejtojnë cilësinë dhe shpejtësinë e procesit të verifikimit dhe përzgjedhjes së gjyqtarëve e prokurorëve. Gjithashtu dy institucionet përkatëse, KLGJ dhe KLP duhet të jenë shumë të vëmendshëm ndaj veprimtarisë së gjyqtarëve e prokurorëve dhe të mbajnë qëndrime të rrepta ligjore e administrative kundrejt atyre që shkelin me përsëritje etikën dhe normat e punës dhe, sidomos, ndaj atyre që japin vendime gjyqësore hapur të padrejta dhe me raste të përsëritura. Është e papranueshme që një mjek që bën mjekim të gabuar apo një polic që shkel sadopak normat e punës të largohen nga detyra dhe të ndiqen penalisht, ndërsa një prokuror që pushon padrejtësisht ndjekjet penale apo një gjyqtar që merr shpesh vendime hapur të pambështetura në ligj e prova, të mos iu hyjë gjëmb në këmbë. Ndëshkimet ndaj avokatëve të pandërgjegjshëm duhen rritur dhe zbatuar pa ngurrim nga gjykatat.
Administrata shtetërore, qendrore dhe vendore duhet të rrisë cilësinë dhe moralin në shërbimet ndaj qytetarëve, në mënyrë që veprimet administrative të kundërshtuara në rrugë gjyqësore të ulen në minimum. Kontrolli dhe kërkesa e llogarisë nga lart-poshtë duhet të shumëfishohet pasi vihet re lehtësisht një mungesë përgjegjësie në shërbimin ndaj qytetarëve nga mjaft institucione dhe zyrtarë shtetëror të të gjitha niveleve.
Kryetari i Gjykatës së Lartë, z. Sadushi pohoi se do të gjobiten avokatët që bëjnë rekurse në kundërshtim me kriteret ligjore. Me të drejtë, kryetari i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, z. Maksim Haxhia i propozoi të mbahet qëndrim edhe ndaj Avokaturës së Shtetit. Unë besoj se z. Sadushi e di se në Gjykatën e Lartë ndodhen me qindra çështje civile të ankimuara (rekursuara) nga zyrat e Avokatit të Shtetit dhe se shumica dërmuese e tyre janë rekursuar në kundërshtim me kriteret ligjore. Kur e pyeta para disa kohësh një zyrtar të lartë të Avokatit të Shtetit se përse i ankimojnë të gjitha vendimet gjyqësore civile që lidhen me kërkesat e qytetarëve për kthimin e pronave të ligjshme, m’u përgjigj se: “Kemi një urdhër të brendshëm që duhet t’i ankimojmë të gjitha vendimet me palë shtetin”. Ky “urdhër i brendshëm”, i paligjshëm dhe i pamoralshëm, ka rritur artificialisht numrin e çështjeve në Gjykatën e Lartë. Një administratë shtetërore e ndershme, qoftë edhe Zyra e Avokatit të Shtetit, duhet të ankimojë vetëm vendimet gjyqësore për të cilat është e bindur, mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme, se vendimi nuk mbështetet në prova.
Nuk përbën turp një tërheqje qoftë edhe e pjesshme e qeverisjes në ristrukturimin që i bëri gjyqësorit, duke shtuar numrin e Gjykatave të Apelit, të paktën, nga një në tri. Pas kthimit të sistemit gjyqësor në normalitet sa i përket ngarkesës së punës, atëherë mund të bëhet ripërqëndrimi i gjykatave. Gjithashtu, një masë shtetërore frytdhënëse do të ishte bërja e disa ndryshimeve ligjore që do të mundësonin apo detyronin gjyqtarët të punojnë edhe ditëve të shtuna kundrejt një pagese të dyfishuar në raport me pjesën ditore të pagesës aktuale mujore të tyre. Është më mirë të shtosh shpenzimet për drejtësinë në shërbim të popullit sesa të shtosh shpenzimet për oligarkinë.
Gjyqtarët e dinë shumë mirë se një shkak tjetër i rritjes së ngarkesës së punës së tyre është edhe numri relativisht i madh i kërkesave që ndërgjyqësit (palët) i drejtojnë gjykatës për lëshimin e urdhrave të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore.
Duke pasur parasysh se ekzekutimi i vendimeve gjyqësore është pjesa përmbyllëse e procesit gjyqësor do të duhej që gjykatat e apelit, vendimet e të cilave janë të formës së prerë, në dispozitivin e çdo vendimi të urdhërojnë prokuroritë apo, sipas rastit, institucionet përkatëse shtetërore ta ekzekutojnë atë, pa qenë nevoja për kërkesa të tjera nga palët e interesuara.
—-
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
QI o breshke QI se te ka ardhur ‘Ditaì’
Dikur,ky Viktor Malaj
perbente vertet HABER
Tas ka shume kohe
‘Grevthyhes’,per ‘MENDER’!
Si duket ka harru shprehen:
‘Po fjete me qorrin gthihesh ÇAKËRR’
Po ndenje me zagaret FEV ZI
Kthehesh ne Mut i PËGËR..!
ShqipOt 3 dekada,si asnje popull
Pa shtet e ‘P E R Ë NI’
Tori si te ‘vije turist nga Marsi
na perrallis per ‘D R E J T Ë S I!?
O Viktor Malaj, i ‘Dites’
Degjoje se ç’mendon MILETI:
‘Po nuk lindi me pare informacioni
nuk ka se si te rilindi SHTETI!
Shteti o Viktor Malaj
eshte njesoj si SH T Ë P I J A
Baza themele,arkitrare,kollona
e jo vetem ‘Çati,çakerdi ,çmeni-S A L I J A!
Ky vend 3 dekada katraure
e populli pa Zot e pa SHTET
Nuk egzison asnje pushtet
thjesht kalifat pa MBRET!
Kjo e perditeshme dikur Dite
Ferra e ka lene pa URATË
Mbledhur ca intelektuHALE e ‘¿?’
që shkerdhejne njeri tjetrin dit’ e NATË!
Enveristi Viktor Malaj:
DREJTESIA E EDVINIT ESHTE SI DREJTESIA E ENVERIT DHE DREJTESIA E ENVERIT ISHTE SI DREJTESIA E STALINIT QE THONTE SE “DREJTESIA JAM UNE”!
prandaj:
Te keshilloj te heqesh dore nga dacibaot e gjata prej budalli me citate nga Ciceroni kur e quan Gjykaten Speciale te Hages si “Dhome Mesjetare Inkuizicioni” nga njera ane dhe nga ana tjeter i meshon Drejtesise Enveriste te Edi Rames, qe mban me urdher nga cuni i Kristaqit ne burg Belerin e Himares dhe shkoi dhe korruptoi FBI duke paguar banden komuniste te Nju Jorkut plot me spiune te Sigurimit qe deshen te mashtronin Drejtesine Amerikane per te futur ne SHBA Ilir Enver Hoxhen duke e paraqitur si lider te PD te Sali Berishes dhe te persekutuar mizorisht nga Fatos Nano.
Je thellësisht gabim Zoti Thano…..ne kemi krye ni reformë ma t’ mirën në botë dhe prandaj mos e shaj gjendjen tejet të shnosh të Drejtësië të rilindme…. e vetmja kritik asht për t’hujt qi nuk na kopiojn…..
DREJTESIA E SOTME E EDI RAMES ESHTE PROJEKTUAR NGA RAMIZ ALIA:
Ramiz Alia thotë: “Socializmi ka dështuar. Cila do të jetë strategjia jonë për kalimin në demokraci? Do të nxisim të krijojmë parti sa të duam, gjithsesi këto parti duhet kontrolluar nga ne. Në krye të tyre duhet të vendosen njerëz që të përkrahin strategjinë. Partia që do të marrë pushtetin do të shajë komunizmin me themel e me çati, në mënyrë që të fitojë simpatinë e perëndimorëve. Të përndjekurit politikë, të dënuarit politikë, duhet të përkrahen, por kurrë nuk do të lëmë të marrin pushtetin, sepse ata sapo të marrin fuqinë do të hakmerren. Ne nuk mund të bëhemi hyzmeqarë të tyre. Të shpronësuarve do t’u japim letër në dorë që t’u njihet prona, por asnjëherë nuk do t’ua japim. Pasurinë e kemi krijuar ne dhe na takon ne. flasin për ne dhe do të na shajnë, sepse Ata dihet që e urrejnë komunizmin, por do të na afrohen dhe do të na përkrahin. Neve na intereson karta morale e tyre. këta do t’i afrojmë dhe do t’u japim punë të parëndësishme, dhe kurrë nuk do t’i lëmë të na e marrin pushtetin, sepse ata sa të marrin fuqinë, do të fillojnë të hakmerren dhe kështu Ne do të bëhemi hysmeqarët e tyre. Në zbatim të Drejtave të Njeriut duhet që t’u japim edhe kompensim në para të burgosurve politikë, dhe t’i kompensojmë edhe me komoditete banimi.
Të sekuestruarve dhe të shpronsuarvë do t’u japim nga nji letër në dorë që “u njihet Prona”, por asnjëherë nuk do t’jua a japim Pronën e Tyre. Dhe në forma të ndryshme do t’i ngatërrojmë me njëri tjetrin. Ata do të kalojnë nëpër gjykata, ku do të zbatohet Strategjia nga Gjykata e Shkallës së Parë, në të Dytën, dhe për “difekte teknike” do të kthehen përsëri në të Parën. Të burgosurit dhe të persekutuarit janë të moshuar, nuk kanë fuqi dhe janë të parrezikshëm, duhet të kemi kujdes nga fëmijët e tyre. Por këta duke ju dhënë nga një pashaportë dhe duke i lene pa pune do t’i largojmë nga Shqipëria. Çdo gjë e kemi programuar, strategjinë e kini të gjithë të qartë dhe kemi caktuar rrugët për qëllimin e misionit tonë. Me këtë strategji brenda dy apo tri legjislaturave, do të kemi ish-klasën komuniste te kthyer dhe te rilindur në klasë kapitaliste. Ndër të tjera, Ramiz Alia thotë se këtë material kam dy vjet që po e studioj. I ka ardhur në 1987-n dhe në tetor të viti 1989 ai e bëri publik në Byronë Politike si strategji të kalimit të Shqipërisë në demokraci. Dhe kujdestarët që do zbatonin këtë strategji i ka zgjedhur Ramiz Alia. Ka 23 vjet edhe çështja e të përndjekurve politikë nuk është zgjidhur, çështja e pronës po ashtu. Kush ka qenë në krye të vendit? Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Metaj dhe Edi Rama
Une nuk jam Jurist, pore nje problem konstatohet. Kufiri shum i gjat i Atyre ne SPAK BKH e ne Gjykat Kushtetuese (qe vijen me nje vjetersi te gjate ne keto detyre ) ky eshte nje problem qe behet penges per te ecur perpara. Te rijte jane me te c`veshur nga mekatet e se kalueares , nga haterat nga borgjet qe munde ti ken njeri tjetrit .
Kjo kategori nuk arrine te perballoj situatat . Pjesa me e madhe e tyre jene ne detyre qe ne pushtetin e Berishes , e Berisha i ka kapure te gjith per zverku dhe keta nuk e perballojne situaten.
Po te jene kuadri te rije ata muk kan mekate te se kaluares si te till ata nuk munde te korruptohen !
Viktor Malaj,mos ma deformo idene time qe e kam shkruar nja 200 here ne dita:Zoti ne qiell dhe Amerika ne toke.z.intelektual me te ditur keto qe shkruan ti per Ramiz Aline jane vazhdim I marveshjes Nexhmije Hoxha -Ramiz Alia te bere nenrogoz pa filluar fushate e grupeve armiqesore.Bile te dy krijuan edhe nje dege teroriste nga persona qe ishin te afte te kryenin dhe kryejne edhe sot qe une po shkruaj akte teroriste.Keta persona I gjenje kudo ne deget e puneve te brendeshme dhe ne ushteri.Keta jane si model KGB-se ruse.E them kete qe te mos prisni te zbuloje 21 janarin.Eshte e njejte dore qe vrau ne shkoder Bocin. 4 atehere ,4 me 21 nentor.Jane vrare nga afer dhe jo nga sniper sepse ka rregullore te vecante per sniper. Prandaj dhe gjykata nuk pranon prove zerin me vidion.Intelektual kjo nuk eshte fusha jote Prandaj ri I qete.
Që kemi këtë drejtësi për mua faji është tërêsisht i kryeministrit. Ai e ka marrë me “sportivitet” detyrën që ka. Ngeli duke udhëtuar jashtë shtetit. jetë o jetë! Ai ua ka lënë dorê drejtësinê gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve të korruptuar dhe të paaftë. Gjoja se drejtësia nuk varet nga ekzekutivi. Por edhe sistemi i drejtësisë duhet të përgjigjet diku. Duhet të ketë një “SPAK” edhe për sistemin e drejtësisë që të kontrollojë punën e tyre.
Ky autoritet duhet të shkarkojë, madje edhe të burgosë gjykatësit dhe prokurorët që marrin veprime të padrejta, që vonojnë proceset gjyqësore, me një fjalë që marrin rrogën kot. Por çfarë mund të presësh nga një kryeministër gaztor, palaço dhe sharlatan që nuk është i zoti të zgjedhë as edhe zëvendësit dhe ministrat e tij?!
Alfazeta.Ka dicka qe duhet te kuptosh.Eshte e vertete qe kryeministri yne eshte bere si “xhuvi I dasmave”.Ne qytetin tim e kuptojne kete.Sa per drejtesine mos u anko.Edhe ne Ameriken e intelektualit drejtesia nuk eshte e persosur. Rendesi ka qe ka filluar te levize ne parametrat demokratike.
mali:
Nuk dua te ve ne dyshim njohurite e tua ne fushen e kriminalistikes dhe jam larg mendimit te garoj me ju ne kete fushe qe une nuk e njoh, por nuk jam partizan i teorive konspirative sepse intelektuali punon vetem me materiale te besueshme qe i merr, huazon dhe i kopjon nga interneti pasi i ka studiuar me pare hollesisht. Ne kete kendveshtrim jam dakord me ju se KGB sovjetike eshte prezent sot ne Shqypni, kjo tregon pse Edi Rama korruptoi FBI duke i falur fusha nafte Deripaskes se Putinit sikur t’i kishte prona te babes se vet. Po keshtu nuk mund te bie dakord me ju se Sali Berisha nuk ka faj per vrasjet ne 21 janar, kur ekspertizate FBI treguan se plumbat vrastare erdhen nga brenda Kryeministrise kur brenda ishin edhe Sali Berisha edhe Lulzim Basha dhe vetem per kete arsye Sali Berisha dhe Lulzim Basha duhet te denohen nga Drejtesia si kudo ne Bote, ne Gjermani denuan me burg nje 101 vjecar qe kishte qene roje ne Auschwitz megjithese nuk kishte vrare njeri me doren e tij, nje sekretare qe kish punuar ne nje kamp tjeter nazist u denua po keshtu me burg e moshen 95 vjecare, te dy rastet te denuarit kishin nderruar emerat dhe i fshiheshin Drejtesise, nderkohe e Shqypni killerat dhe vrastaret qeshin dhe tallen me viktimat e komunizmit sic ishte edhe intervista e Fatbardha Deges te emisioni rezil i Rudina Xhunges, kur dihet se famija Dega ishte cilesuar si “Famekeqe” nga gjyatesja e Nju Jorkut per fallsifikim pasaporte dhe mashtrimme dokuenta azili si bedele te paguar nga Ilir Enver Hoxha duke e paraqitursi lider te PD qe Partia Socialiste e Fatos Nanos e kishte persekutuar egersisht.
KETO NUK JANE KONSPIRACIONE POR JANE KOPJUAR NGA VENDIIMI I GJYKATES FEDERALE TE APELIT NE SHBA
Pse i tregoj keto histori? Sepse gjerat ne Shqypni nuk qendrojne ndryshe nga Bota, sepse komunizmi dhe antikomunizmi jane te nderthurur si gjarperinj shiko fisi Dega dalin qe jane miq Partie me fisin Neza,kur dihet qe ish spiuni i Sigurimit, Agron Neza korruptoi FBI me parate e Edi Rames, nga ana tjeter fisi Dega ndihmon Ilir Enver Hoxhen per te fituar azil politik ne SHBA si i pendjekur dhe i torturuar brutalisht nga Partia Socialiste e Fatos Nanos sepse kiste qene lider ne PD te Sali Berishes, po keshtu vellai i Agro Nezes puonte SYRI TV qe quhet si media e Sali Berishes dhe ishte e cuditshme prania ne emisionin TV qe tregonte per krimin e vellait te tij kur korruptoi FBI. Po keshtu del edhe Sali Berisha, Sekretari dhe Varkari iEnverit qe uk ka kryer krime kunder njerezimit vetem ne 21 janar, por edhe ne Gerdec, Saliu vrau Remz iHoxhen me pabesi enveriste dhe e zhduki kufomen si Kristaqi i Edi Rames, Sali Berisha ka vrare edhe Kosta Trebicken qe e ka njohur fare mire intelektuali pert’i shpetuar Drejtesise si je xhelat enverist i vertete, njashtu sic i shpetoi Drejtesise kriimineli i Enverit, Gramoz Ruci kur urdheroi jesoj si Saliu vrasjen e 4 djemve te Shkodres dhe Edi Rama e mbajti si Kryetar Parlamenti. Shiko si nderthuret gjarperi Like Flriri edhe me Saliun edhe me Edvinin qe e beri kete ish sigurims President dhe prandaj:
SALIU DUHET TE NDESHKOHET PER KRIMET E TIJ
dhe:
Drejtesia shqyptare nuk do te quhet Drejtesi po nuk denoi Sali Berishen jo per KAFET te Partizani, por per krimet kunder njerezimit sic po denohet Hashim Thaci ne Hage qe fanatiket e Enverit si Viktor Malaj e kane cilesuar si “Dhome Mesjetare Inkuizicioni” duke demonstruar dashakeqesi enveriste per Gjykaten Speciale te Hages qe e miratoi Parlamenti i Kosoves dhe qe ishte ngritur me financim amerikan dhe nga ana tjeter i besojne verberisht Drejtesise se “Pavarur” te Edi Rames qe mban ne burg Belerin e Himares ne kundershtim me cdo ligj kombetar dhe nderkombetar dhe qe po mban peng integrimin e Dhqypnise ne BE
KJO ESHTE NJE HIPOKRIZI E MADHE
dhe:
NUK MUND TE NDESHKOHET EDI RAMA PO NUK U NDESHKUA SALI BERISHA
Sali Berisha eshte i rrethuar me gangstere agresive si Luciano Boc&Nokai&Lukuni qe tregon me se ne cfare gjendje te mjeruar gjendet PD e Sali Berishes qe lufton vetem per te mbrojtur pasurine e Bosit te vet dhe nuk i plas fare per opoziten ne Shqypni dhe po te shikosh se si reaguan fare indiferente europarlamentaret pas fjalimeve te Bardhit dhe Korreshi, kjo verteton tezen se pa u denuar Sali Berisha per krimet kunder njerezimit nuk do te kete Demokraci te vertete ne Shqypni dhe:
KJO I INTERESON ME SHUME EDI RAMES SE PAS SALIUT I VJEN RADHA ATIJ
dhe:
Kur degjon dallkaukun Ylli Manjani qe hedh llogje budalli ne emisionin TV Adi Krasta Show dhe e nxjerr Sali Berishen si viktime te mllefit popullor, nuk cuditesh per Edi Ramen qe tallet me Drejtesine shqyptare te “pavarur” qe e urdheron vete. Ketij dallkauku qe ka qene edhe minister drejtesie intelektuali i thote te shkoje ne Gerdec qe te flase me viktimat e Saliut qe akoma duan drejtesi dhe te mos fshihet si burokrat enverist pas neneve dhe pikave te kodit penal por te shikoje si denuan ne Gjermani nje 101 vjecar me 4 vjet burg vetem sepse kishte qene roje ne Auschwitz dhe kjo u quajt nga Gjykata si krim kunder njerezimit pa pyetur fare per justifikimet e tij se nuk kishte vrare njeri dhe ne kete kendveshtrim:
SALI BERISHA KA NE KURRIZ ME SHUME KRIME KUNDER NJEREZIMIT SE 101 VJECARI NAZIST GJERMAN
prandaj:
Mbyle HALEN Ylli Manjani me sovranitetin tend enverist se Sali Berisha do te ndeshkohet nga Drejtesia do apo jo ti
Nga Diploma e ” intelektualit “:
1. Qendrim para kompjuterit – nota 10 ( rralle ndonje budalla tjeter qendron kaq gjate para kompjuterit dhe komenton kaq shpesh te njejtin shkrim te gazetave online ).
2. Histori – nota 6
3. Gjeografi – nota 7
4. Edukate qytetare – nota 3
5. Edukate morale – nota 2
6. Logjike – nota 5
7. Jurisprudence – nota 2
8. Pulatike – nota 6
9. Qenlehje – nota 10
10. Pergatitje Fizike – nota 2 ( eshte pjerdhur fare keto kohe ).
11. IQ = 50 ( shumica e njerezve e kane nivelin e inteligjences midis 85 dhe 115 ).
Per lendet e tjera do ju njoftojme heren tjeter.
Psikologu debil i Enverit, Ilir Hoxha:
Leri llogjet idiote me biografi sigurimsash per komentuesit e tjere, por mendo te formulosh nje fraze llogjike per temen e debatit qe nuk eshte IQ e intelektualit, por e Drejtesise shqyptare qe nuk guxon te denoje babain tuaj injorant, kriminel dhe vrastar, me IQ = 0 qe nuk arriti te kalonte asnje klase me bursen e Ahmet Zogut ne France dhe qe te ka hedhur gjenin e BUDALLIT edhe ty sic te cilesoi edhe gjykatesja e Nju Jorkut qe refuzoi te shqyrtonte kerkesen tende si i persekutuar politik nga bedeli i familjes suaj, Fatos Nano, duke u paraqitur si lider i PD duke bashkepunuar me familjen FAMEKEQE kriminale Dega ne SHBA sic e cilesoi po ajo gjykatesja e Nju Jorkut qe te quajti ty BUDALLE sepse i kishe zgjedhur se seksere keta zyrtare te larte te komunizmit per te perfaqesuar ty ne gjykate, sepse nuk dije asnje fjale anglisht,
prandaj:
Mos i qaj hallin intelektualit, qe i varen kaluar kembet se do te vazhdoje te ndjeke nga pas kur te kerkosh here tjeter vize azilanti ne SHBA duke u hequr si simpatizant i Sali Berishes dhe beji te fala tropojanit, Agron Neza, miku sigurims i familjes Dega nga Tropoja qe korruptoi FBI me parate e Edi Rames qe te shpetoi nga burgu Ermalin e Enverit qe Taulant Balla e kishte emeruar si admiistrator te Fabrikes se tij te Kokaines ne Xibrake
dhe:
Ne dokumentat e Ilir Enver Hoxhes per azil politik ne SHBA figuronte nje dokument i firmosur nga Sali Berisha qe vertetonte per dhunen brutale te SHIK te Fatos Nanos ndaj Ilir Enver Hoxhes kur ky ishte ne homazhet e varrimit te Azem Hajdarit ne vitin 1988 dhe ky dokument mbante edhe vulen origjinale te PD sipas vleresimit te ekspertit te caktuar nga Gykata amerikane
A E KUPTONI SA E RENDE ESHTE SITUATA NE PD?
Psikologu,perse nuk na tregon dhe notat e vlersimit tend qe te shohim sa i afte je ti qe te vleresosh te tjeret se keshtu nga llogjika qe ke treguar ne komentin tend ne nga Durresi e qujme si nje hu gardhi qe e vetmja gje qe di te beje eshte te rrije aty ku e kane vendosur.
Me duket se dhe ti Intelektuali je bere nje me malin ,dmth. me kryetarin e vules! Apo je krah Demos, me Edi Ramen qe mendon per te persekutuarit e ish pasaniket qe Enveri i mori pronat dhe Rama po ja rimerr.
demokrati:
Ose nuk e lexon fare intelektualin cfare shkruan, ose me qellim i shtremberon komentet e tij, sepse fjala nuk eshte per pronat e intelektualit qe Sali Berisha na i grabiti si je enverist i vertete, por per dokumenta origjinale te cilat vertetojne se Sali Berisha ka firmosur dhe vulosur me vulen origjinale te PD nje deklarate rezili dhe te turpshme per demokracine e PD qe verteton se Ilir Hoxha ka qene dhunuar brutalisht nga SHIK i Fatos Nanos ne vitin 1998 ne varrimin e Azem Hajdarit dhe per kete arsye ka kerkuar azil politik ne SHBA duke punesuar seksere ne SHBA kriminele komuniste si Hamdi Dega, shef i Deges se Brendeshme te Enverit ne Kukes qe dergoi kunaten e tij, Fatbardha Degente Baronesha e Kuqe, Rudina Xhunga per te treguar si e ka dhunuar dhe torturuar Sali Berisha qe po keshtu ka firmosur dokumentin rezil per Ilir Hoxhen per ta ndihmuar djalin e Enverit per azil politik. Nga ana tjeter vellai spiunit te Sigurimit, Agron Neza, qe korruptoi FBI me parate qe i dha Edi Rama, dhe qe eshte mik me familjen kriminale Dega ne SHBA, pra vellai i ketij krimineli enverist qe ja ka nxirre faqen Shqypnise ne Bote, punon si gazetar te SYRI TV opozitar qe njihet si media e Sali Berishes dhe komenton lajmin si vellai i tij ka korruptuar FBI,
KJO NUK ESHTE NORMALE DHE TREGON SE NE CFARE GJIRIZI KOMUNIST KA RENE OPOZITA E FAMEKEQE E SALI BERISHES QE INJORON SHBA DHE MOHON KRIMET E SALIUT KUNDER NJEREZIMIT SI ASNJE OPOZITE TJETER NE BOTE?
dhe:
Del dallkauku i Drejtesise, Ylli Manjani te emisioni i nerum i Adi Krastes te SYRI TV dhe deklaron pa piken e turpit si ish minister Drejtesie qe Sali Berisha eshte nje Lider i Madh Demokrat dhe per kete nuk mund te ndeshkohet per krimet e tij monstruoze qe nuk duan kallauz, sepse viktimat e tij jane PALO GJE sipas rezilit, Ylli Manjani, por sipas tij rendesi ka te zbatohen nenet dhe pikat e ligjit enverist shqyptar amoral me gisht ne bythe dhe jo fati i viktimave te Sali Killerit qe vazhdojne te kerkojne Drejtesi.