Meksi: Kontributi i Medarit është dekorata e tij

November 30, 2014 09:42

Meksi: Kontributi i Medarit është dekorata e tij

Ish-ministrja dhe deputetja e Partisë Socialiste, sot anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Ermelinda Meksi, ka zbuluar për opinionin se ajo është mbesa e Medar Shtyllës, drejtues i Luftës Antifashiste dhe Ministër gjatë qeverisë së pas luftës.

Në një postim në Facebook, Meksi komentonlajmin e botuar dje në DITA për anullimin e dekorimit të Shtyllës. Sipas saj, dekoratën de fakto Medar Shtyllës ia ka dhënë kontributi në qeverisjen e vendit.

Postimi i plotë në Facebook i Ermelinda Meksit:“Sot në ditën e çlirimit përulem me nderim para veprës së atyre që luftuan dhe dhanë jetën e tyre të shtrenjtë për çlirimin e Atdheut nga nazifashizmi. Ky vlerësim është edukuar që në vegjëli tek unë. Krenarë për babanë tim partizan dhe gjithë partizanët e dëshmorët e luftës në familjen time. Po aq krenare për Medar Shtyllën, mbesa e të cilit jam.

Dekoratën këtë akt të munguar në Presidence Dr.Medar Shtyllës ia ka dhënë de fakto kontributi si intelektual i doktoruar në Francë, në çdo detyrë që Ai e kreu me fisnikëri e modesti të spikatur si: Anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Luftës NCL, Ministër i Ekonomisë…, deri sa ndërroi jetë në vitin 1963 si Kryetar i Kuvendit dhe njëkohësisht Dekan i Fakultetit të Mjekësisë”. Po kjo Presidencë ia ka marr dorën këtyre, se mos është hera e parë.

November 30, 2014 09:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin