Meksikë, arrestohen 28 policë. Akuzohen për përfshirje në vrasje

June 25, 2018 09:52

Meksikë, arrestohen 28 policë. Akuzohen për përfshirje në vrasje

 

Forcat federale meksikane arrestuan të gjithë efektivet e policisë së qytetit Ocampo dhe shefin e tyre pas vrasjes së një kandidati për kryetar bashkie.

64-vjeçari Fernando Ángeles Juárez, u qëllua për vdekje nga persona të panjohur të enjten në afërsi të njërës prej pronave të tij.

Juarez ishte një biznesmen i suksesshëm që nuk merrte vesh shume nga politika, por që vendosi t’i hynte kësaj rruge sepse siç thonë personat pranë tij, nuk duronte dot varfërinë e madhe rreth e rrotull dhe nivelin e skajshëm të korrupsionit.

Më shumë se 100 politikanë janë vrarë në Meksikë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 1 korrikut. Ángeles ishte i treti që ekzekutohej në shtetin perëndimor të Michoacan brenda më pak se një javë.

Pas vrasjes së tij, prokurorët akuzuan sekretarin e sigurisë publike, Oscar González García, për përfshirje në ngjarjen e rëndë. Por kur agjentët federalë meksikanë arritën këtë fundjavë për ta venë në pranga, u ndaluan nga policët lokalë.

Atëherë ditën tjetër, u kthyen me përforcime dhe e arrestuan të gjithë forcën policore lokale të përbërë nga 27 persona së bashku me njeriun qe i drejtonte.

Gonzalezi akuzohet për lidhje me krimin e organizuar në këtë rajon dhe mbrojtja e tij nga efektivet ishte një episod që e sfidonte ndjeshëm emrin dhe prestigjin e policisë.

a.s/dita

June 25, 2018 09:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*