Meksikë/ Masakër në një qendër rehabilitimi, 14 viktima

September 27, 2017 19:39

Meksikë/ Masakër në një qendër rehabilitimi, 14 viktima

Të paktën 14 persona janë vrarë dhe 8 të tjerë janë plagosur në një sulm ndaj një qendre rehabilitimi për përdoruesit e drogës në qytetin verior të Meksikës, Çihuahua.

Persona të maskuar hynë në qendrën mjekësore dhe hapën zjarr ndaj të pranishëmve. Persona që i mbijetuan sulmit të armatosur deklaruan për policinë se agresorët ishin të veshur me rroba të stilit ushtarak dhe mbanin në duar armë automatike.

Nga ana e saj, policia deklaron se motivet e sulmit janë ende të paqarta. Forcat e sigurisë ngritën menjëherë postoblloqe përreth qytetit, por nuk kanë qenë në gjendje të ndalojnë atentatorët.

Qendrat e rehabilitimit të konsumatorëve të drogës në Meksikë vihen shpesh herë në shënjestër të karteleve, pasi në to fshihen anëtarë të bandave rivale.

Në vitin 2012, në një sulm të ngjashëm në qytetin Koahuila 11 persona humbën jetën. Ndërsa dy vite më parë, 13 vetë mbetën të vrarë në rrethana të ngjashme në Tihuana.

September 27, 2017 19:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*