Meksikë, shitën tre italianë për 43 euro te karteli; arrestohen 4 policë

March 4, 2018 09:06

Meksikë, shitën tre italianë për 43 euro te karteli; arrestohen 4 policë

 

Autoritetet meksikane kanë nisur procedimin penal kundër 4 policëve që akuzohen se kanë gisht në zhdukjen e 3 turistëve italianë në vendin e tyre.

Burrat nga Napoli janë parë për herë të fundit në datën 31 janar, në Tekalitlan, në shtetin e Haliskos.

Guvernatori i këtij shteti tha se oficerët kanë pranuar që i kanë dorëzuar italianët te një bandë kriminale lokale.

Djali i njërit prej burrave të humbur tha në një radio italiane se të tre janë shitur te kjo bandë për 43 euro, por autoritetet meksikane nuk e konfirmojnë këtë informacion.

Nuk është e qartë pse Raffaele Russo (60 vjeç), djali i tij 25-vjeçar Antonio dhe nipi i tij 29-vjeçar Vincenzo Cimmino, kishin shkuar në Tekalitlan, një zonë që kontrollohet nga karteli Brezi i Ri i Haliskos, një nga bandat kriminale më të mëdha të Meksikës.

a.s/dita

March 4, 2018 09:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*