Meksikë, zbulohet tuneli 800 metra i gjatë për të çuar drogë në Amerikë (FOTO)

October 23, 2015 14:32

Meksikë, zbulohet tuneli 800 metra i gjatë për të çuar drogë në Amerikë (FOTO)

Një tunel 800 metra i gjatë që përdorej për të kaluar drogën nga Meksika në SHBA është zbuluar nga policia meksikane në San Diego Tijuana.

Dyshohet se tuneli përdorej nga klani i narkotrafikantëve të lidhur me Joaquin «El Chapo» Guzman, një nga bosët më të mëdhenj meksikan të drogës, i cili pak kohë më parë arriti të arratisej nga një burg i sigurisë së lartë pikërisht përmes një tuneli të ndërtuar poshtë qelisë së tij.

Tuneli i ndërtuar 11 metra poshtë sipërfaqes së tokës është zbuluar pas muajve të tëra hetimesh të ndërmarra nga policia federale.

Ai ishte i pajisur me trarë metali mbështetës, sistem ndriçimi dhe ventilim; 600 metrat e tunelit gjendeshin në territorin meksikan, ndërsa 200 të tjera në atë amerikan. Policia arrestoi 16 vetë dhe sekuestroi 10 tonë marjiuanë.

tuneli1

tuneli2

 

tuneli3

 

October 23, 2015 14:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*