Rama (tre hapa para si ushtar), opozita dhe memoriali erdoganist

August 11, 2019 08:27

Rama (tre hapa para si ushtar), opozita dhe memoriali erdoganist

Ngritja e një memoriali për atë që njihet si “grushti i shtetit” në Turqi ka ngjallur shumë polemika në Shqipëri.

Të cilat kanë qenë të pritshme edhe nga qeveria, e cila u përpoq pa sukses që ceremonia të mos tërhiqte vëmendjen e mediave.

Faqja që e denoncoi e para, ngritjen e memorialit, ResPublica, ka vijuar që ndrimn kritik, duke e analizuar këtë ngjarje në prizmin e situatës së sotme politike në Tiranë: një krizë e re mes të njëjtëve dhe një Shqipëri, e cila pret verdiktin europian të 18 tetorit.

Më poshtë analiza, sipas Res e titulluar: Rama, tre hapa para si ushtar.

Edi Rama duket se është vërtet ndonjë hap para politikanëve që duan t’i marrin pushtetin.

Amerikanët donin të bënin diçka që më e pas e quajtën reforma në drejtësi dhe z. Rama vrapoi për t’u bërë zëdhënës kryesor i kësaj politike. Aq sa e ktheu reformën në gogolin ideal ndaj Berishës dhe Ilir Metës.

Këta nuk harruan që të reagojnë por ndaj amerikanëve që zgjodhën Ramën u vetëofruan, dhe pasi u refuzuan dolën në revolucionin imagjinar duke shpallur ndër të tjera se kjo lëvizje do sqaronte miqtë e hutuar. Kur miqtë nuk bënin mbrapa u bë ajo që mbetej: u kërkuan miq të tjerë.

Zoti Meta foli në Greqi sapo aty u bë ndryshimi i qeverisë. Por doli bllof. Mitsotakis po duket shumë indiferent në krahasim sa pritej.

Më e çuditshmja, z. Rama ka mirëkuptim edhe pse ndjek një politike filoturke. Memoriali që përkujton qytetarët turq të vrarë gjatë grushtit të shtetit, të quajtur si martirë të demokracisë, janë marketingu më i mirë për Erdogani që teksa akuzohet ai autokrat në BE, në një qoshe të Europës po duatrokitet si Baba Dovleti i të drejtave. Kaq e vërtetë është kjo saqë Meta Berisha dhe Basha, dikur njerëz të përveçëm të cilëve u shkruhej emri me germa të mëdha, sot janë fshehur dhe nuk duan të ndihen. Nuk ia prishin Erdoganit ndonëse nuk e bëjnë dot mik të tyrin.

Mik e ka z. Rama që në kuadër të këtij debati doli e tha në një intervistë për Euronews se veçimi i progresit të Maqedonisë nga Shqipëria është i rrezikshëm. Po pse është i rrezikshëm? Shqipëria nuk destabilizon dot askënd, veçse nëse kryeministri shqiptar po kërcënon me faktorin shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Dhe politikën antieuropiane në Shkup e menaxhon askush tjetër veç Erdoganit. Zoti Rama ka një dorë në ngjarjet e Kumanovës nisur  nga mënyra sesi reagoi pas saj dhe me këtë shantazh të fundit po hedh një hap më tej sikur do të thotë: mua do më begenisni ndryshe do ta keni pisk. Në fakt këtë mesazh e dërgon Erdogan që ka marrë memorialin si dëmshpërblim për lojërat guleniste në krye të KMSh-së.

Zoti Rama ka përpunuar tezat ruse dhe të opozitës si organizatë e dhunshme për të mbuluar dorëzaninë e kësaj politkke turke në Shqipëri por edhe gjurmët e tij. Deri ku do të shkojë kryeministri shqiptar me këtë gjuhë dhe këtë politikë?

Patjetër që deri aty ku do t’i lëshojnë fillin, por e sigurtë është se shantazhet nuk i harron njeri. Erdogani nuk ka valencën e mbështetes politike, por atë operative ndaj edhe Turqia po duket përherë e më shumë si tutori i Shqipërisë dhe menaxhues i dobësisë së saj organike. Sot ai përmbush mjaft mirë kërkesat për mbijetesë të qeverisë shqiptare që nuk është çudi që të deklarojë se memoriali është thelb akt i një politike europiane. A nuk të bën europian të  nxehtë fakti që shantazhon publikisht Europën që të hapë kanat portat e saj?

Dhe ndoshta edhe opozita, apo ajo që quhet e tillë në sallatën e drejtuar nga Presidenti, do të mbrohet me këtë argument, pa folur për faktin se batakçillëku i saj arrin deri aty sa dikur të dalë e të deklarojë se ne si forcë përparimtare na intereson çdo model që mbron demokracinë. Ndaj edhe e vuri fytyrën në ceremoninë e memorialit.

a.d. / dita

August 11, 2019 08:27
Komento

7 Komente

  1. intelektuali August 11, 09:43

    Pse nuk pyesni ambasadorin e panerum Lu dhe hajduten e Mogherinit, Vllahutini

    PSE EDI RAMA PO BEN VASALIN E ERDOGANIT KUR ELISA SPIROPALI E QUAJTI SI “SKENDERBE” TE RI?

    O gazeta DITA qe sheh e mshef shume por flet pak?

    Reply to this comment
  2. NY. August 11, 12:18

    Intelektuali,ku e ka gabim DITA ? Per mendimin tim keta jane te friksuar dhe per me teper ndjehen te zhgenjyer nga tutoret e tyre qe te tre. Imagjino ne Berlin popullin Gjerman me memorialet e Erdoganit ! Kujt i ben karshillik Rama ? Europes ? Good luck ! po ecen ne ne tel shume te holle,
    Rama Meta Basha duan ta perkthejne mbapsht mesazhin e Europes;
    -Pengesa jeni ju,Ju jeni problemi nuk jemi ne.Rama ka avantazhin e Big Brother(sot per sot) Meta Basha jane te lene menjane,i pari do te mbahet me Mic Sokolin “patriotizmin” tjetri me “drejtesine morale te shenjtit”
    Te tre do ikin rakapjekthi,kur te marrin te tatepjeten

    Reply to this comment
  3. Tre$hi maÇ August 11, 14:11

    Ahuaha, te gjithe guret perfundojne ne kuti. Ahuahaaha ha !

    Reply to this comment
  4. tiku August 11, 15:07

    O ju botuesit e gazets Dita, ju lutem mos botoni asnje mendim te ketij gjasme “Intelektuali”. Ky plas buallin me idjotizmat qe shkruan, apo duhet te jete avokati i sales,apo sala vete.

    Reply to this comment
  5. mirel August 11, 15:45

    Kush e ka shkruar kete te Respublika.
    Supershkrim!! Kjo eshte gazetari!

    Reply to this comment
  6. bureto August 11, 17:48

    Ne shqiptarët, ashtu si gjithe Ballkani, për afro 5 shekuj, kemi qenë pjesë e perandorisë Otomane, e cila shtrihej në tre kontinente. Në shek 19-të nga popujt e Ballkanit, me ndihmën e të mëdhenjëve të Europës, përfshirë dhe Rusinë, dikush u pavarësua më herët se shqiptarët që nuk kishin të tillë mik të madh, ose sepse interesat e atyre ashtu ua donin. Shqiptarët u pavarësuan në nëntor 1912, mbas luftrave ballkanike 1911-1912, të fundit, dhe kjo falë ndihmës së perandorisë austro-hungareze, sigurisht dhe kjo për interest e saj në përballje me sllavët e jugut dhe Rusisë, për dominim në Ballkan. Pas rënies së Perandorisë Osmane dhe tërheqjes së saj edhe nga ato territore që i kishte ende nën sundim në Ballkan, i rriti orekset e fqinjve sllavo-grekë për territoret e banuara nga shqiptarët etnikë, ku përfshihej Çamëria e më tej, Kosova dhe pjesa perëndimore e Maqedonisë si dhe trevat në Mal të Zi. Ata me makinacione e dredhi, ia arritën, që në konferencën e Londrës të 6 fuqive të mëdha ne vitin 1913, t’ia heqin trungurt shqiptar, pothuajse gjysmën e territorit, duke njohur si Shqipëri të pavarur në kufitë e sotëm, atë që quhet Shqipëria Londineze. Pra pjesa më jetike e shqiptarëve ngeli jashtë kufijve duke u shpërndarë si plaçkë tregu për fqinjët, që ende pretendojnë si Greqia, Vorio Epirin apo Serbia Kosovën, dhe orekset deri ne ditët tona s’kanë të sosur. Atëhere ku t’i kërkojmë ne shqiptarët rrënjët e së keqes, tek ish perandoria Otomane që ishte shtet i gjithë ballkanasve, tek Turqia e sotme që është njëherazi shtet ballkanik, kandidat për BE dhe anëtar i NATO-s, apo tek fqinjët e pangopur?!
    Ngjarjen në fjalë, duhet ta shikojmë në rradhë të parë si një gjest apo aspekt politik pa pasoja në integritetin dhe sovranitetin e vendit. Turqinë e sotme, me konsensus politik mbarë kombëtar, e kemi shpallur partner strategjik, pra aleat të madh dhe jo ‘armik’. Dhe është oikërisht kjo që realisht i fruston greko-sllavët, brenda dhe jashtë kufijve etnikë, të cilët me qëllim tejet malinj, ngatërrojnë besimet e ndryshme fetare me etninë e pastër shqiptare. Por nuk u ka ecur dhe e sigurtë që nuk do t’u ecë edhe në të ardhmen. Përkundër këtyre ne na takon si popull e si komb të shikojmë problemet tona të brendshme për të ecur në rrugën e konsolidimit të demokracisë, të përparimit ekonomik e social dhe të bëhemi, sa më shpejt të jetë e mundur, vend anëtar i BE-s. Sepse ashtu siç dhe thotë një shprehje e urtë popullore: “Qentë le të lehin, karvani të ecë përpara!”.

    Reply to this comment
  7. Epoka e hajnave August 12, 09:12

    Ne ket mes nuk ka faj turqia as erdogani. Kjo esht loj e kryeministrit sepse i pelqen sistemi i autokrateve ose me mir i diktaktoreve, te jeni te sigurt se turqia po te kishte nje sistem demogratik qeveritaret tane E+L+S+I as nuk do e permendin fare por do i lepinin bythen putinit apo ndonje tjetri si puna e maduros, keta shesin edhe nenen e tyre qe mos te lene karrigen jo me shqiperin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*