Memushaj: Të mundim Italinë? Më vjen të qaj vetëm ta mendoj!

March 20, 2017 15:47

Memushaj: Të mundim Italinë? Më vjen të qaj vetëm ta mendoj!

Ledian Memushaj është një prej futbollistëve të kombëtares shqiptare që ka shëtitur më shumë Italinë gjatë karrierës së tij si futbollist, të cilën e ka zhvilluar plotësisht përtej Adriatikut.

Ndaj për mesfushorin, sfida mes Italisë dhe Shqipërisë do të jetë shumë e veçantë, siç ka treguar ai në një intervistë të gjatë për “La Repubblica”.

Mbërritja në Itali

“Kam luajtur praktikisht në të gjithë Italinë. Gjithçka filloi në vitin 1995 kur babai im gjeti punë në Kremona, nga Vlora u sistemuam aty, gjithçka ndryshe, nuk kishte as det. Emigrimin e madh shqiptar drejt Italisë e kam parë në televizor. Anija “Vlora” ishte nisur nga porti, praktikisht poshtë shtëpisë time”.

Fillimet në futboll

“Nuk kam luajtur asnjëherë futboll në Shqipëri, por kur isha fëmijë, një ditë babai më çoi në stadiumin e La Specias. E dashuroja futbollin italian, në Shqipëri shihnim vetëm ndeshjet e kampionatit italian. Pastaj u stabilizuam në Liguria dhe atje fillova të luaja. Arsenalspecia, Kanaleto, Sarzanese. Përveçse në Molise dhe Bazilikata, kam luajtur futboll në të paktën një stadium në të gjitha rajonet italiane”.

Për ambientimin

“Me skuadrat e mia kam shëtitur Italinë dhe nuk kisha asnjëherë ndjesinë se isha i huaj, asnjë episod racizmi. Telashet në futboll, në Itali, thuajse gjithmonë janë të aspektit burokratik. Është skandaloze historia e shkëputjes nga skuadrat, janë dhjetëra talentet e detyruara të lënë futbollin pasi nuk mund të largohen lirshmërisht. Më ndodhi edhe mua, falë trajnerit Sotil dhe disa drejtuesve klubesh kam arritur të qëndroj në futboll”.

Për kombëtaren shqiptare

“Në Europian ishim shumë pa fat. Kemi luajtur tre ndeshje shumë të mira, në kthimin tonë në atdhe u pritëm si heronj. Kryeministri Rama na dha secilit pasaportën diplomatike dhe një shpërblim të majmë monetar. Ëndrra jonë nuk ka përfunduar në Francë por vazhdon. Kemi kuptuar se mund të luajmë si të barabartë me kombëtare më të forta dhe që kanë një histori më të madhe se e jona. Të mundim Italinë? Vetëm ta mendoj një gjë të tillë më vjen të qaj”.

March 20, 2017 15:47
Komento

1 Koment

  1. pa rregulla drejtshkrimi March 20, 17:37

    njerez a nuk mendoni se dukuria kombetare dmth skuadra kombetare e futbollit cani gjebrea dhe ndonje vajze qe s’po identifikoje ku diku gjen perversitet diku aftesi pesonale jane fenomene ansore qe shqiperise ne vlerat e saj i qendron si pellgu detit qe identiteti shqiptar vetem acarohet me to per me teper qe prezantohen si nje fenomen qe kan hyre ne cdo qelize te jetes shqiètare kur sic e kam pershkruar me siper ne menyre figurative ato fenomene jane vjet drit lag realitetit shqiptar per miresi modesti punesim begati barazi sociale e ekonomike per respekt e miresjelle, njerezore . o njerez duhe te jemi me kembe ne toke dhe qellim kryesor te kemi prioriotetet kryesore dhe jo kenaqesit personale te gjebreas se tanes diturine frenetike te krastes llapallapqenlleqe opozitare aftesite personle te alket islamit arkan qerimajt pervesitetet e canit kimerizmin psikopatik te fevzoz snobismin e ndonje bythjashteje qe kendon ose kercen sa i del zogu me qellim . “kombetarja” shqiptare . citohet ne vend te “kombetarja e futbollit” s’ka skuader tjete sportive qe te jet kombetare se s’ka individ te shumte qe te nderojne me rezultate te larta. ka nje skuader futbolli kombetare qe s’shte kombetare thjesht kane hengur buken e grekut italianit zvicerianit gjermanit .kane hengur buken e vjedhur ne shqiper nga prona e perbashket me pervetesim dyqanesh magazinash trojesh partish miqesish shoqatash shtetin gjithe dhe te ulin koken e mos te kerkojne nderim nga shiptaret por disa t’ i pergatiten edhe vetingut,ne rast se do zbatohet nje dite

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*