“Menaxheri i lumturisë”, pozicioni i punës që po përhapet kudo në botë

February 2, 2018 09:34

“Menaxheri i lumturisë”, pozicioni i punës që po përhapet kudo në botë

Në kompanitë private botërore, ka nisur përhapja e madhe e një pozicioni të ri pune i quajtur, menaxheri i lumturisë.

Detyra e tij kryesore është të mos lejojë ikjen e punonjësve, veçanërisht talenteve më të mira, duke qenë përgjegjës për mirëqenien e stafit gjatë orëve të punës.

Shqetësimi më i madh në kohët moderne në kompanitë dhe bizneset, nuk është gjetja e figurave të rëndësishme që i krijojnë përfitime, por më tepër mbajtja e tyre në punë, duke u bërë kjo një pikë shumë e komplikuar. Të rinjtë e mijëvjeçarit të ri nuk kënaqen vetëm me një pagë të mirë, kështu që për t’i mbajtur duhet krijuar një ambient pune stimulues, pozitiv, bashkëpunues, për të evituar ikjet e punonjësve.

Kështu lindi figura e re profesionale, e cila po përhapet edhe në Kontinentin e Vjetër, ndërkohë që në SHBA ka një përcaktim të saktë, “Chief Happiness Officer”, pra Menaxheri i Lumturisë.

Kjo figurë është pjesë e stafit drejtues të Burimeve Njerëzore dhe detyra e tij kryesore është të kuptojë dhe interpretojë nevojat e të punësuarve, për të ofruar mirëqenien maksimale për secilin, në mënyrë që do të përmirësojë klimën e punës.

l.h/ dita

February 2, 2018 09:34
Komento

2 Komente

  1. tomorraku February 2, 16:40

    Po keto kompanite ne Shqiperi , Shqiptare apo te huaja jo vetem qe nuk e njohin ” menaxherin e lumturise ” , por bejne krejt te kunderten , krijojne kushte skllaverie per punonjesit : me orare te zgjatura pune , me paga qe ulen per muaj , duke mos paguar raportet per semundje etj perfitime te ligjeshme per punonjesit . N e raste kundershtish , pushim nga puna ! sepse ne radhe ka qindra te tjere qe presin per pune! Shembull tipik jane Callcentrat , por edhe ndermarrje te tjera te huaja avendase , nafta kromi e ne teresi minierat . I ashtuquajturi inspektorat i punes nuk ndihet , ndoshta edhe ate e” kercenojne ” te mos i japin ndonji zarf me Euro kur shkon per “kontroll”!

    Reply to this comment
  2. tomorraku February 2, 16:42

    Po keto kompanite ne Shqiperi , Shqiptare apo te huaja jo vetem qe nuk e njohin ” menaxherin e lumturise ” , por bejne krejt te kunderten , krijojne kushte skllaverie per punonjesit : me orare te zgjatura pune , me paga qe ulen per muaj , duke mos paguar raportet per semundje etj perfitime te ligjeshme per punonjesit . N e raste kundershtish , pushim nga puna ! sepse ne radhe ka qindra te tjere qe presin per pune! Shembull tipik jane Callcentrat , por edhe ndermarrje te tjera te huaja a vendase , nafta kromi e ne teresi minierat . I ashtuquajturi inspektorat i punes nuk ndihet , ndoshta edhe ate e” kercenojne ” te mos i japin ndonji zarf me Euro kur shkon per “kontroll”!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*