Menaxhimi i mbetjeve, Klosi: Janë mbyllur 28 pika skrapi në Tiranë

November 3, 2017 16:52

Menaxhimi i mbetjeve, Klosi: Janë mbyllur 28 pika skrapi në Tiranë

 

Bashkitë në vend duhet të mendohen për zgjidhje afatgjata sa i takon menaxhimit të mbetjeve.

Kështu ka deklaruar ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi në takimin e zhvilluar për ngritjen e Forumit të Dialogut për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve të Ngurta në Shqipëri.

Në fjalën e tij ministri i Turizmit dhe i Mjedisit vuri në pah edhe mosfunksionimin e strukturës, si pasojë e burokracisë, në rastin e aksionit të skrapit të ndërmarrë disa ditë më parë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës ku u mbyllën  28 pika nga 180 pika grumbullimi skrapi dhe papastërtish.

Forumi për dialogun mbi Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve synon të rrisë bashkëpunimin midis shumë palëve të përfshira në këtë sektor: që nga niveli kombëtar deri tek individët, duke sjellë së bashku institucionet publike dhe ato private nga i gjithë vendi

November 3, 2017 16:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*