Menaxhimin e trafikut ajror të Shqipërisë mund ta marrë nën kontroll një vend i huaj? Historia dhe shifrat e Albcontrol, kompania e përdorur nga të gjitha partitë në pushtet

April 8, 2021 01:02

Menaxhimin e trafikut ajror të Shqipërisë mund ta marrë nën kontroll një vend i huaj? Historia dhe shifrat e Albcontrol, kompania e përdorur nga të gjitha partitë në pushtet

 

Menaxhimin e trafikut ajror të Shqipërisë mund ta marrë në dorëzim Maqedonia e Veriut, Mali i Zi apo një vend tjetër i huaj? Të paktën kjo është ajo që anonçoi moderatori i TV Klan, Blendi Fevziu gjatë një bisede mbrëmë me ministren Balluku në emisionin që drejton.

Sipas moderatorit ky informacion “i erdhi nga një mesazh”. Kjo gjë nuk u mohua dhe as nuk u pohua nga ministrja Balluku.

Pyetjes si dhe kur do rinisë puna, ajo iu përgjigj: “Ne kemi ngritur një task forcë, kemi kontaktuar disa nga bashkëpunëtorët tanë kyç, kam lajmëruar dhe aleatët kështu që do marrim masën, por më falni nuk mund ta ndaj me ju”.

Aeroporti i Rinasit është i bllokuar që prej mëngjesit të së mërkurës, pas një proteste të 68 kontrollorëve të trafikut ajror të Albcontrol Sh.a, të cilët kërkojnë rikthim të pagave në nivelin e para pandemisë dhe ndërprerjen e procedurës së shkarkimit për dy prej kontrollorëve.

Protesta shkaktoi anulimin e 13 fluturimeve në Rinas, ndërkohë që aeroporti është i bllokuar të paktën deri mesditën e së enjtes.

Albcontrol është kompania me numër identifikimi J61908011H dhe që ofron shërbimin e menaxhimit të trafikut ajror. Shqipëria është në një pozicion ku shumë avionë kalojnë tranzit dhe secili prej tyre paguan një tarifë për sistemin e radarëve dhe të kontrollorëve që koordinojnë lëvizjet e tyre për të shmangur përplasjet.

Avokati Rezart Kthupi, që foli në emër të sindikatës së kontrollorëve të trafikut ajror,  tha se nuk kishte për momentin asnjë qartësi se kur aeroporti mund të kthehej në normalitet. Ai mohoi që kontrollorët ishin në grevë, ndërsa pretendoi se ata po vepronin në përputhje me rregulloren e brendshme.

Faqja e parë DITA, 08 prill 2021

Gjendjen e paprecedentë në Rinas, Kthupi e konsideroi ‘një pamundësi të krijuar për shkak të situatës ku ndodheshin kontrollorët”. “Ata e kanë detyrim të deklarojnë nëse nuk janë në gjendje për të punuar,” tha Kthupi në një bisedë telefonike.

Një përpjekje për negocim mes ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe kontrollorëve dështoi mëngjesin e të mërkurës. Balluku, e cila e ka drejtuar Albcontrol në vitet 2013-2018 tha se pagat nuk mund të financoheshin nga buxheti dhe se ulja kishte ardhur si pasojë e uljes së trafikut ajror për shkak të pandemisë.

Në një konferencë për shtyp, Balluku aludoi për “grusht shteti” dhe skenarë të frymëzuar nga opozita, duke përmendur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta.

As Balluku nuk dha afate se kur puna mund të kthehej në normalitet, por citoi Kodin e Punës duke e cilësuar grevë protestën dhe duke i kërcënuar kontrollorët me ndjekje penale, pasi atyre nuk u lejohej greva.

Ministrja nga ana tjetër ironizoi kontrollorët se po ankoheshin për ulje të pagës nga 4400 dollarë në 2490 dollarë, duke aluduar se pagat e tyre mbeteshin nga më të lartat në vend. Kontrollorët nuk i pranojnë këto shifra. Ata thonë se paga e tyre nuk është në dollarë, por në lekë; ka qenë rreth 3 milionë dhe u është ulur në rreth 1.5 milionë të vjetra

Protesta e kontrollorëve dhe bllokimi i aeroportit të Rinasit u pasua nga akuza dhe kundër-akuza në nivelet më të larta të politikës. Përmes disa reagimeve në Twitter, kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndjekje penale për organizatorët e protestës si dhe akuzoi rivalët e tij politikë, Meta dhe Berisha si nxitës.

“Je një nga dy nxitësit e kësaj goditjeje të çmendur, në kërkimin e palodhur të rrëzimit të qeverisë e të vetë shtetit! T’i harrosh të dyja!”, shkroi Rama, duke iu drejtuar Presidentit.

Meta nga ana e tij akuzoi qeverinë se nuk kishte marrë parasysh kërkesat e sindikatës së kontrollorëve dhe as apelin e tij për të gjetur një zgjidhje.

“I kam paralajmëruar publikisht dhe zyrtarisht të gjitha institucionet përgjegjëse të qeverisë se duhet të merrnin masa konkrete për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështje. Injorimi i kërkesave të kontrollorëve nuk është i drejtë,” shkroi Meta në një postim të gjatë, përmes së cilës u bëri thirrje kontrollorëve që të mos ndërprisnin punën.

Ish-kryeministri Berisha nga ana e tij akuzoi se paratë e kompanisë ishin shpenzuar për mobilje të shtrenjta dhe fajësoi qeverinë për situatën e krijuar.

Avokati Kthupi kundërshtoi pretendimet e Ramës dhe ministres Balluku se kontrollorët kishin bërë shkelje penale dhe ishin në grevë, ndërsa shtoi se kërkesat e tyre për zgjidhjen e krizës ishin të thjeshta.

“Janë dy kërkesa shumë të thjeshta, me pak vullnet të mirë dhe me kosto qesharake mund të plotësohen,” tha Kthupi, ndërsa shtoi se kërkohej që pagat të ktheheshin siç ishin parashikuar në kontratë dhe të ndërpritej procedura e shkarkimit për dy kontrollorët, që kishin aplikuar të parët me kërkesë për pamundësi në punë.

Qeveria po përpiqet ta zgjidhë me mjete të tjera bllokimin e Rinasit. Një punonjës i Albcontrol, që foli në kushtet e anonimatit, tha se një grup personash me licensa të kontrollorit, por të punësuar në sektorë të tjerë të Albcontrol, ishin shfaqur prej orësh në punë si kontrollorë. Megjithatë, punonjësi tha se nuk po gjendeshin zëvendësues për specialistët e kontrollit të kullës, ndërsa shtoi se fluturimet mbi hapësirën ajrore shqiptare vazhdonin.

Punonjësi tha se të dy palët e përfshira ishin përgjegjëse për situatën.

Greva e pashpallur e punonjësve të kompanisë Albcontrol vuri në dukje vështirësitë ekonomike të një kompanie nën pronësi publike, e cila është në pozicion monopol në treg, ofron një shërbim të domosdoshëm dhe megjithatë, prej vitesh rezulton me humbje.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka qenë vetë drejtore e kësaj kompanie që nga viti 2013 dhe deri në ditën kur ajo u bë ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në janar 2019. Ajo nuk ka ngritur pretendim për pagat në kohën që drejtoi Albcontrol.

Të dhënat e Albcontrol të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit sugjerojnë se kompania është përdorur nga të gjitha partitë politike në pushtet. Aty gjenden të punësuar familjarë politikanësh dhe zyrtarësh të çdo kahu për shkak të pagave të larta. Edhe bordi ka qenë nën çdo qeverisje me partiakë pa lidhje me trafikun ajror.

Të dhënat financiare të kompanisë tregojnë se shpenzimet e kompanisë për paga dhe trajtime të tjera për punonjësit nuk kanë ndryshuar gjatë viteve, të ardhurat kanë qenë në rritje, ndërsa humbjet janë krijuar nga rritja e shpenzimeve në një zë enigmatik të quajtur “shpenzime të tjera”.

Të ardhurat e kompanisë ishin 3.6 miliardë lekë (afro 29 milionë euro) në vitin 2019, viti i fundit kur bilanci është i disponueshëm për publikun. Të ardhurat janë rritur gradualisht; p.sh., në vitin 2014 ato ishin 3.2 miliardë lekë. Afro 1/3 e të ardhurave të kompanisë ose 1.3 miliardë lekë shkojnë për “shpenzime personeli”.

Kompania realizoi fitime neto në masën 208 milionë lekë në vitin 2014 (rreth 1.7 milionë euro me kursin e sotëm), ndërsa në vitin 2017, fitimet e saj ranë në 48 milionë lekë (392 mijë euro).

Në vitin 2018, kompania humbi afro 1 milionë euro, ndërsa në vitin 2019 humbjet u rritën në 2.3 milionë euro.

 

i.b. / dita

April 8, 2021 01:02
Komento

27 Komente

  1. Kontrollori April 8, 01:25

    E nderuar Dita, pse nuk i jepni emrat e te punesuarve aty? E keni prekur kete teme ne shkrimin e mesiperm por pa dhene emrat. Rebelimi i Albcontrollit nuk është një grevë sindikale, as një revoltë e klasës punëtore, është thjeshtë një krizë pallati, një trazirë elite, që prish terezinë e bosave të mëdhenj

    Reply to this comment
    • time April 8, 01:32

      SHUME E SAKTE!!!!Sot e ka emrin Albkontroll, dikur quhej ANTA. Bëhet fjalë për një ndërmarrje në aeroportin e Rinasit që administron fluturimet në Republikën e Shqipërisë. Përveç kontrollorëve të kullës, që përgjithësisht janë profesionistë ekspertë, pjesa tjetër e administratës që janë administratorë dhe aplikatorë, nuk kanë hyrë në punë me konkurs. Janë me shkresë e telefon të Edi Ramës, Ilir Metës e Sali Berishës.

      Reply to this comment
      • Biometri April 8, 01:32

        Po thojini pra emrat

        Reply to this comment
        • time April 8, 01:34

          Atje punojnë familjarët e politikanëve të lartë nga Gramoz Ruçi e Tabaku, por edhe njerëz të afërt të familjes Berisha dhe Edi Ramës.
          Vajza, djem, nuse, kunata, baxhanakë por edhe dashnore kanë mbushur këtë strukturë kaq të rëndësishme të shtetit. Arsyeja? Atje rroga është shumë e lartë.
          Përse po ndodh e gjitha kjo zhurmë në këtë strukturë jo shumë të madhe por që është më e mirëpaguara në shtetin shqiptar?
          Po ndodh sepse Edi Rama ka vendosur të heqë nga puna njerëzit e Ilir Metës dhe Sali Berishës aty; që janë njerëz të afërt ose klientë të rëndësishëm të partive të tyre.
          Një person në Albkontroll, kontrollon realisht më shumë se 200 vota për PD-në e LSI-në. Por nga ana tjetër janë syri e veshi i shefave të tyre për aferat që kalojnë nga avionët e dyshimtë, e deri tek salla VIP e aeroportit të Rinasit.
          Kjo qelizë e rëndësishme e strukturës shtetërore është realisht një nga qendrat e kancerit të abuzimit, korrupsionit, nepotizmit, klientelizmit dhe degradimit të marrëdhënies së shtetit shqiptar me administratën e tij.
          Në vite ANTA e sot Albontrolli u kthye në një “strehë pëllumbash”, në qeliza kulisash dhe vend krushqish të pjesës së elitës më çibane të shtetit shqiptar.
          Mjafton të shikohet organigrama dhe lista e borderove të Albcotrol, për të parë marrëdhëniet e gënjeshtra që lidhin politikanët e mëdhenj me njëri –tjetrin.
          Por përse ndodhi kjo revoltë?
          Sepse Edi Rama, i ndodhur në ditë të vështirë, e ka menduar ta luajë në fushatë një fabul që po e vizaton si strategji: që opozita PD-LSI është pjesë e elitës dhe nuk përfaqësojnë njerëzit e varfër e pa bukë që Edi Rama i ka lënë në mes të rrugës.
          Ndaj sot në rrjetet e qarqet e mazhorancës po lëviz një libret ku i mëshohet rrogave të mëdha të “njerëzve të Saliut dhe Ilirit”.
          Po përse Babloku i ka dhënë këtyre njerëzve në këto 8 vite gjithë këto para? Përse Edi Rama ja dha këtyre njerëzve dhe nuk krijoi në Albkontroll bërthamën më meritokrate të vendit me njerëzit më të zotë që janë shkolluar jashtë, por punësoi vetëm familjarët e politikanëve?
          E kjo nuk është gjë tjetër, veçse subjekt për SPAK!

          Reply to this comment
          • Lili April 8, 06:18

            Spak duhet jo vetem te albpztrol te fut insoektoret po ne cdo board ku ragatohen nuses nipat etj ne kurriz te shqiptareve!

          • Drenova April 8, 08:04

            Mos u merrni me gjera pa vlere,se dikush do punesohej aty!
            Meritokracia e vetme e te punesuareve aty ka qene afersddia me politiken e larte!
            E po te shkretet jane edhe te stresuar,se te afermit te tyre jane te medhenj ,qe mbajne mbi supe hallet e popullit,prandaj duhet te kene rreth tyre njerez te lumturuar!
            Fundi i fundit,pse e hapni kete teme sot?
            Jetojme ne kapitalizem dhe nuk ka barazi!
            Do fitoje kush eshte me i forti,me i zoti etj,te tjeret te ferkojne barkun!
            Merruni me luften kunder KOMUNIZMIT,o njerez,qe te jeni te lumtur,pa asnje stres!
            Keta kontrolloret jane komuniste,prandaj nuk e perballojne dot stresin!
            Hiqini nga puna te gjithe,punesoni te huaj dhe te ikin ne Maqedoni te punojne !

          • Rrnofsh parti sa halet tona April 8, 08:38

            Ja se si zbardhet e vërteta e hidhur e kapjes së shtetit nga kokpalarët e bandave mafjoze, kur lajmin e bën publik qytetari i ndershëm dhe pa dyshim diçka kompetent për çështjet e fluturimeve.

            Të lumtë i nerumi, time. Komenti yt është vërtet shuplaka e munguar e mediave shpirtshitura.

            E kam patur gjithmonë një dyshim se aeroporti i rinasit, prej apo drejt të cilit, si në asnjë vend tjetër të botës së katërt, nuk mundesh dot akoma edhe kësaj dite të udhëtosh në çdo moment me linjë të rregullut urbane, (për linjë hekurudhore as që bëhet fjalë fare fare), është qendër maskarallëqesh dhe poshtërsirash thjesht për mënyrës e trajtimit të pasagjerëve vendas në krahasim me të huajt. Personalisht pothuajse çdo herë kam hasur në problematika të cilat as që mendohet t’i hasësh në aeroporte ndërkombëtare. Herën e parë më” humbi” valixhja me gjithë sendet e trupit (këpucët, një markë e veçantë ja pash mbathur një vit më vonë një hunderri në bulevard), një herë tjetër më futën në një dhomë pa drita dhe pasi më kontrolluan xhepat më mbajtën një qindshe se gjoja “kisha ca si tepër’, një herë tjetër me vonuan me qëllim se valixhja kishte ca vegla pune, etj.

          • Remo April 8, 09:44

            …komentuesi “time” ka plotesisht te drejte! Ketu i ka dale boja gjithe politikeqenerise dhe perversitetit qe drejton kete vend. Cfare mund te degjojme me akoma! Shqipetaret jane te vete-roberuar ne vendin e vete, shikoni se si sillen te “stresuarit” qe perdite shoqerojne avionet e pushtetarve te tyre bashke me aferat kriminale, jane sentinelat e krimit me rroga faràonike. Po udhetareve cfare u ofron ai aeroporti?! Bileta te kripura dhe sherbim mizerabel….. Te gjithe “komentuesit” qe llapin majtas e djathtas ta qepin gojen se u vjen era QEPE nga byreket dhe sufllaqet e partickave dhe jane per TURP kur i lexon, shfaqin hapur bythelepirjen dhe mentalitetin provincial ne sherbim te se keqes…..

      • Raimond vlonjati April 8, 02:40

        Bythlepiresat e Rilindjes jane gati te shqyejne kedo qe i del perpara dhe kerkon te drjetat e tij para hajdutit te Surrelit

        Harroni mor sharlatane se PS-ja qe gjasme ju e doni kaq shume,
        eshte ngritur mbi Parimet e Mbrojtjes se te drejtave te punonjesve perballe autoriteti shtrengues te Pronareve e drjetuesve

        Pra ne ekte rast kemi nje rast qe Punonjesve atje ju jane ulur pagat me 50% ,
        pa i pyetur fare

        Dhe nderkaq kjo PS qe pretendon se eshte e Majte ne vend qe te vihej ne krah te ketyre punonjesve , dhe te kerkonte qe ketyre
        tu jepej roga , sic ishte,se PS-ja e ka ne frymen e saj qe “mbron te drejtat e Punetoreve ”

        Mirepo kjo PS qe drejtohet nga sekti Kriminal i hajduteve te Rilindjes ,
        as qe i behet vone fare per shtresen e punetoreve ,
        por ka vetem merakun
        Milionereve , si Kastrati & Co.

        Aq me teper pastaj qe ky problem ka pothuaj 1 vit, dhe Minsitrja nuk i ka zgjidhur punonjesit , por i ka zvarritur per 1 vit rresht

        Dhe tani atyre ju plasi shpriti dhe u hodhen ne kete lloj proteste

        Natyriisht hajduti Surrelit nuk ze ment, me ato 110 Milion dollare qe humbi
        dhe do vazhdoje te njejten gje , edhe me keta Kontrolloret, duke i pushuar nga puna

        Dhe keta pastaj do e cojne ceshtjen ne Gjykaten nderkombetare,
        dhe atje nuk diskutohet qe keta punonjes kane te drejte ..dhe do paguaj perseri shteti Shqiptar ..

        Reply to this comment
        • Erhard April 8, 13:44

          Dhe gjykata nderkombetare do t’i demshperbleje keta ushtare te Rusise dhe Serbise me nga 1 milion euro secilit!
          Bravo,le ta cojne dhe pastaj do hane …mut!~

          Reply to this comment
    • k April 8, 08:14

      Të pastrohet urgjentisht administrata dhe shteti nga malokët që janë
      sabotatorët dhe shkatërruesit e shtetit.

      Reply to this comment
  2. Amber iliri April 8, 02:54

    Keta skane turp fare greves i thone pamundesi.diten ta bejne nate e si ti besosh ne kerkesa pastaj.pakarakter e moral.

    Reply to this comment
  3. LEON April 8, 06:04

    E gjec nga mos e pandefsh!
    Vodhe hakun e fukarenjve,e gjete nga te llastuarit.

    Reply to this comment
  4. ALBAN DEGA April 8, 06:28

    Me gjuhen e fakteve te gjalla

    SKENARI I VALIASIT GOZHDA E NASTRADINIT DHE KOMPLOTI I SALIKE PUTANINIT ….

    – Zgjidhja e vetme- Zero tolerance

    – Askush nuk qendron mbi ligjin

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    1- Sa eshte paga mesararw e kontrollioreve ajrore ne SHBA?

    State Annual Salary Hourly Wage
    Washington $95,018 $45.68
    New York $90,035 $43.29
    New Hampshire $87,130. $41.89
    California $84,929 $40.83
    Massachusetts $82,923 $39.87
    Vermont $82,195 $39.52
    Wyoming $80,525 $38.71
    Hawaii $80,338 $38.62
    Idaho $79,865 $38.40
    Maine $78,730 $37.85
    West Virginia $78,245 $37.62
    Connecticut $78,182 $37.59
    Pennsylvania. $77,868 $37.44
    Texas $77,405 $37.21
    Rhode Island $77,017 $37.03
    Alaska $76,529 $36.79
    Montana $76,338 $36.70
    Maryland $76,325 $36.69
    New Jersey $76,319 $36.69
    North Dakota $75,929 $36.50
    Nevada $75,927 $36.50
    Arizona $75,552 $36.32
    Nebraska $75,114 $36.11
    Indiana $75,068 $36.09
    Minnesota $74,258 $35.70
    Tennessee $74,203 $35.67
    Virginia $74,130 $35.64
    Wisconsin $73,915 $35.54
    South Dakota $73,711 $35.44
    Ohio $73,664 $35.42
    Kentucky $73,091 $35.14
    Georgia $72,883 $35.04
    Utah $72,690 $34.95
    Oregon $72,579 $34.89
    Louisiana $72,016 $34.62
    South Carolina $71,681 $34.46
    Kansas $71,502 $34.38
    Colorado $71,415 $34.33
    Delaware $71,327 $34.29
    Alabama $71,179 $34.22
    Iowa $70,874 $34.07
    New Mexico $70,231 $33.76
    Oklahoma $69,812 $33.56
    Florida $68,693 $33.03
    Arkansas $67,057 $32.24
    Michigan $67,020 $32.22
    Mississippi $66,985 $32.20
    Illinois $66,693 $32.06
    Missouri $65,612 $31.54
    North Carolina $61,083 $29.37

    Top 50 Highest Paying States for Air Traffic Controller Jobs in the USA
    Nderkohe qe Presidenti i SHBA- se ka nje page vjet ore rreth 400 000 dollare ose 5 here me te larte.

    Po ne Shqiperi ?

    Nje kontrollor ajror ka nje page vjetore prej gati 50 000 dollare ndersa Kryeministri, Presidenti rreth 40 per qind me pak

    2- Po Ngarkesa dhe Stresi ?

    Ne Aeroportin Nderkombetar JFK te Nju Jorkut ulen e ngrihen cdo ditë mbi 1600 avione në dite ose 471000 ulje ngritje ne vit.

    Po në Aeroportin Nderkombetar te Rinasit?

    Vitin e kaluar nga e në Riñas u ulen e ngriten 3650 fluturime gjishsejt ndersa nga 1 janari e deri me 1 mars 2021 … 16 flutrime ne dite ose 100 here me pak.
    Krahasoni vellImin e punes dhe rrjedhimisht te stresit se kontrolloreve ajrore shqiptare dhe te atyre te Kryeqytetit te Botes Nju Jork qe eshte qindra here me I madh.
    Persa u perket pagave per nje si kohe ato te shqiptareve jane 2.5 here me te larta se te amerikaneve.
    E per cudi Stresi i telekomanduar nga virusi me rrenimtar i “Bandes se Gangstereve” politike, biologjike dhe mediatike te Tiranes dhe Hunveibineve te Prishtines u godet njekohesisht trurin e shpelare politikisht te 72 kontrolloreve ajrore te Rinasit….
    Nje skenar i sajuar aq keq sa nuk bind as gomarin e SaLike MonaLulushit e jo me njerezit me dy pare tru në koke, qe ngjason si dy pika uje me skenarin e Greves se Urise se Valiasit ketu e gati 30 vjet me pare.
    Synimi: destabilizimi politik i vendit, cenimi i sigurise kombetare, sabotimi i transportit te vaksinave anti COVID-18 per qindra mijera shqiptareve, rrezikimi i jetes se mijera pasagjereve shqiptare dhe te huaj, sabotimi i sezonit turistik ne prag fillimin e tij, perhapja e pandemise qe ka gjunjezuar supershtete si Gjermania, Franca, Italia…

    “ Demokracia nuk eshte shantazh…

    E ka dhene populli dhe rinia shqiptare qysh ne dhjetor te vitit 1990, qe i minua nga Katovica berishiane :
    – E duam Shqiperine si Amerika demokratike!
    Faktet e mesiperme jane nga burime teper te sakta amerikane.
    Edhe zgjjdhjen e ceshtjes se “stresit te jashtezakonshem” SaLikekratik te kontrolloreve ajrore te Rinasit e ja dhene ketu e mbi 35 vjet ish- Presidenti historik amerikan Ronald Regan qe i flaku nga puna brenda 24 oresh dhjetera mijera kontrollore ajrore amerikane qe u futen ne greve pa paralajmerim ka u dhene asnhe minute afat per tu rikthyer ne pune.
    “ Demokracia nuk eshte shantazh… Ka te drejta por edhe detyrime ligjore”, pat deklaruar gjeniu amerikan.
    Shkurt – me nje goditje shpate demokratike e zgjidhi nyjen gordiane… ose

    Zero tolerance

    Nje model qe duhet ta ndjeke edhe ligjzbatimi e qeveria shqiptare perballe ketij komploti djallezor te SaLikekracise shqiptare.
    1- Hetim i thelle nga ligjzbatimi shqiptar SKAK, Prokuroria e Pergjithshme, BKH…dhe goditje ligjore me gjithe fuqine e ligjit dhe drejtesise te organizatoreve fizike dhe politike te ketij akti shantazhi kriminal.
    2- Pushim perjetesisht nga puna te cilitdo kontrollor ajror qe nuk i kthehet punes para ores 12 te dates 8 prill 2021.
    3- Marreveshje urgjente me vendet aleate te NATO-s dhe Floten e 6 amerikane ne Mesdhe apo aeroportet e Barit, Brindizit, Prishtines, Shkupit, Korfuzit dhe Selanikut per kontrollin e hapesires ajrore te Shqiperise.
    4- Perdorimi i Aeroplaneve apo flotes detare ushtarake te NATO per transportin e vaksinave kunder COVID-19.
    5- Në vend te shantazhojne kryeministrin dhe qeverine shqiptare per ti “ vene gishtin kokes” kapot e “ Bandes se Gangstereve” dhe te “ Mafias krejt jashte kontrollit” Sali Berisha, Ilir Meta, Lulezim Bashiqi, Mona Cizmja, Fatmir Mediu… tu bejne thirrje e urdherojne mercenaret dhe marionetat e tyre tu japin fund menjehere komplotit dhe skenarit te tyre Putinist kunder sigurise kombetare, shendetesore, humanitare ekonomiko- financiare ne kete pragzgjedhjesh perndryshe do ti shtojne edhe nje krim tjeter teper te rende malit te tyre te krimeve dhe korrupsionit qe e rrenuan e zhbene shtetin shqiptar mbi 15 here në 12 vjete te sundimit te tyre.
    Askush nuk eshte mbi ligjin!
    Ligj e Drejtesi qe te behet Shqiperi!

    Reply to this comment
    • Gaqi Tanku April 8, 23:08

      O Alban dega, je shume i merzitshem. Mos mendo se ka njeri te lexoje budallaleqet tende aq te gjata. Keshille: mjaft harxhove kohen, shiko gjej ndonje pune e laj ca pjata atje ku je. Me trup je ne Amerike por mentalitetin – mendesine e ke nje corbe komunisto/turke.

      Reply to this comment
  5. miri April 8, 07:58

    KJO ESHTE ZGJIDHJA SIC E THA DHE FEVZIU
    TE ZEVENDESOHEN URGJENT KETA BASTARDE

    Reply to this comment
  6. J. Hoffa April 8, 09:33

    Ju shkerrdhefsha shtetin, o ju copa kurvash qe i falni si pa te keq sigurine kombetare vendeve te huaja. (Njelloj si me detin e zgjeruar grek.)
    Ç’u be me ato aeroportet 3D, kush do t’i menaxhoje?
    Dhe ne fund, kontrolluesi eshte i kontrolluari!

    Reply to this comment
  7. Ano April 8, 10:01

    Mbase zene mend qe mos ta trajtojne administraten si lecke . Nuk flitet me drejtuesit si ne mall te babait….por dhe kjo ministre mban pergjrgjesi ka oadur shume shperdorime….

    Reply to this comment
  8. gjergji April 8, 10:13

    Organizatori i kesaj greve eshte kontrollori Kujunxhi qe drejton shtabin e zgjedhjeve te PD ne Shkoder.Ndaj ja pse greva eshte politike .Kur persidenti Regan pushoj urgjentisht 11345 kontrollor te kullave te drejtimit ne gjithe Ameriken (qe kishin te njejtet kerkesa si te grevisteve te Rinasit) eshte e detyrushme te largohen nga puna kto “llumra politik” ti jepen organeve te drejtesis e pa tjeter ndalimin e punsimit tyre ne institucionet shteterore si njerez qe mund te demtojne sigurin kombetare.Asnje leshim.Populli eshte me ty kryeminister e patjeter do te votoj vetem per TY.

    Reply to this comment
  9. spata April 8, 10:47

    Si mund te ndodh nje bllokim i tille ne piken me kyce strategjike te vendit sic eshte Aeroporti i Rinasit . Duke ndjekur kete ngjarje dal ne disa pyetje.
    A ka pergjegjsi shteti dhe operatoret qe veprojne ne kete nyje te rendesise se vecante kur ajo bllokohet ? A duhet te kete persona me certifikate te larte sigurije qe punsohen ne keto pika te vecanta te sigurise kombetare? Cfare kritere zbatohen per te mos patur deshtim dhe cila eshte kontrata e punes qe siguron e perjashton veprimet ekstreme nga personeli i sherbimit. Ka status e trajtim te vecant per ceshtjet qe nuk varen nga ana njerzore? .Si veprohet edhe kur sistemi i ngritur del nga kontrolli per arsye njerzore? Cilat nene e ligje mbrojne kete operator kaq nevralgjike te sistemit ajror.Si zgjidhen mosperputhejt pa ndodhur bllokimi.Ka skenar te vecante, ne raste e bllokimeve te ketij operatori, per te mos cenuar sigurine kombetare .Paga eshte ceshtje personale apo standart i vendosur nga rendesija e vendit te punes .
    Mendoje se urgjentishte ky precedent njerzor i duhet dhene zgjidhe perfundimtare qe te mos behet rruge.Duhet gjukuar nga specjaliste te fushes dhe ne rast se nuk kemi te merret konsulte nga vendet Aleate.Ti jepet nje opoeratori te huaj per menexhim eshte tradheti e pastert kombetare .Nga paaftesija e jona nuk duhet kerkuar zgjidhja jashte vendit .
    Nuk ka rendesi se cperfaqsojne keta te punesuar. Shqiperija ka 30 vjete qe funksjonon e ndar politikishte.As te mos mendohet se te punsuarit dote jene engjej te rene nga qielli.E gjithe administrata shteterore dhe operatoret qe varen prej saj jane nje miks e perzjerje interesash politike .Perzgjidhen persona qe kane mbeshtejen e saj pa e menduar se nje dite keta dalin kondra si rezultat i ndryshimit politike. Cerdhja qe i strehon keto veprime jane fushatat elektorale .Te gjitha ato qe degjojme e shikojne neper fushata jane rrjedhoje e atagonizmit politike e njerzor per pushtet.Kjo shemelltyre ka qene dhe do te jete prezente deri kur pushteti te mos behet kaq i lakmushem .
    Nga kjo ngjarje dal ne konkluzjonin se antagonizmi politike per pushtet dote pershkallzohet edhe me shume. Do cenohet sigurija kombetare sic ka ndodhur edhe me pare .Pasojat ne kurrizin e popullit .Politikanet trokasin godat e suksesit.Prespektivat mbeten pa shpresa per nje qasje ndryshe te zhvillimit .
    Nga ana tjeter kjo eshte nje goditje qe i jepet manovrave te perbashketa ushtarake te NATOS ne rajonin tone.Eshte veper e hapur qe tregon mos dakortesi me prezencat ushtarake te Aleateve tane qe sigurojne mbeshtetjen tone dhe forcimin e aftesise mbrojtese .Te jete rastesi ky bllokim apo ka pale te tjera qe i kundervihen ketyre manovrave te perbashketa? Po ta germosh e analizosh nga pikpamja strategjike kemi te bejme me veprime sabotuese nga segment te vecante brenda te lidhur me agjentura te huaja .Dihet qe pikat nevralgjike jane aeroportet e portet e nje vendi per ndermarjene operacjoneve ushtarake . Se cfare fshihet mbas ketij bllokim mendoj se shume shpejte eksperte te sigurise kombetare dhe Aleatet dota zbardhin . Shpresoj se kete radhe fajtoret e pa dukshem do te zbulohen e ndeshkohen.

    Reply to this comment
    • Kris 1 April 9, 02:37

      Greva pati dicka te mire.Streso viruesi i milionereve kontrollore tregoi se qeveria e balluke preres ka 8 vjet qe u bie ne koke pensionisteve dhe fukarenjeve dhe ushqen miqte e gjirizeve politike.Pse duhen paguar keta shin here me shume se mjeku,mesuesi,polici apo ushtaraku?
      Ceshte kjo kompani shteterore qe nuk i jep asgje buxhetit por ha nga ai?
      Sa kohe populli shqiptar do te ushqeje derrat?

      Reply to this comment
  10. Erdogan April 8, 15:26

    Te njejten strategji si qeverite e Arnautistanit kane realizuar edhe Sulltani me Pashallaret Bejleret,Agallaret dhe atyre qe ishin spiune dhe bythelepires te asaj kaste.
    Eshte ceshtje Ndergjegje dhe Identiteti te trasheguar qe nuk ka te bej shume prioriteti i interesit qe eshte nje gje shume normale.
    Kjo eshte nje praktike foshnjore,mos u habisni.Vetem atje ku vepron ligji per drejtesi e minimizon kete fenomen.
    Perndryshe kush nuk deklaronte turk nuk kishte as arme,as ofiqe,as te drejta,por Greke apo Rum “Kauri i Derrit” te persekutuar,te destinuar te emigrojne etj.
    Po kur thone qe Greket erdhen si sherbetore te “shqiptareve” ne Vorio Epir!”Shqiptaret myslimane” ishin me turq se turqit dhe luftuan per Tur-qine.
    Diktatura e Proletariatit e “Atdhetareve patriote” contra “Armiqve te popullit” ishte Lule krahasuar me Perandorine me te pergjakur te Kombit tone,asaj Osmane.
    Keto jane pasojat qe i paguan ky vend qe i kendon Sulltanit dhe nuk vepron ligji,kur dihet se cfare shkruhet ne historine 500 vjecare krimet monstruoze te Tur-qise.

    Reply to this comment
  11. ttt April 8, 23:58

    O POPULL PSE FLET SI GOMARI NE ENDERR
    VETE EJA DHUROVE ME DUART E TUA LIRINE E PUSHTETIN KRIMIT E ARMIQVE
    HASE TANI ATE QE GATOVE VETE
    ASKUSH NUK TE KA FAJ KY STAN /DEMOMUTOKRACIA/ KETE BYLMET KA……………

    Reply to this comment
  12. Lili April 10, 08:25

    8 Të dhënat financiare të kompanisë tregojnë se shpenzimet e kompanisë për paga dhe trajtime të tjera për punonjësit nuk kanë ndryshuar gjatë viteve, të ardhurat kanë qenë në rritje, ndërsa humbjet janë krijuar nga rritja e shpenzimeve në një zë enigmatik të quajtur “shpenzime të tjera”.
    208 fitimi me milliona dikur e 48 tash mbasi zoja balaku instaloj skemat e vjedhjeve ! Di kush me shpeguar kete renje te fitimit?! NdoshtaSpaku ketu duhet te intervenoj per me na treguar kete aftesi te Zojes baluku me manaxhuar vjedhjet?! Nga ky sukses u prmovu ministresh, se keta i do KM jone peerreth tij: njerezet qe vjedhim shume me marifete e pa gjurma!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim