Sa shumë kemi për të mësuar ne shqiptarët e manipuluar kaq gjatë!

July 25, 2019 17:22

Sa shumë kemi për të mësuar ne shqiptarët e manipuluar kaq gjatë!

Nga Moikom Zeqo

Askush në Shqipëri nuk mendon më se politika shqiptare është një politikë normale, por paradoksale!

Ka humbur në fjalorin e gjuhës shqipe pikërisht në sferën e politikës fjala “entuziazëm”, ose “logjikë”, “progres”, “shpresë”,  “siguri “, “drejtesi “.

Tashmë është bërë një përfytyrim popullor i vrazhdë, i pergjithshem, zhgenjyes etj që artikulon për politikën konceptin e “të marrëzishmes” dhe “anormales”.

Kemi një zhgënjim të shumëanshëm deri në ind nga politika. Elektoratet që përbëjnë popullin shqiptar nuk kanë më besim, ose u ka humbur gati teresisht besimi tek politika.

Jo shumë kohë më parë, ende trumbetohej se vetëm politika mund të përbënte “çelësin e Solomonit” për zgjidhjen e problemeve, për të kyçur mbrapësitë dhe për të hapur shpresat.

Shikoni politikat e partive, shikoni fjalimet e elektorale, ose jo elektorale,- kaq të bujshme dhe me stil barok,- shikoni sloganet tingëlluese, por edhe fare të kota, të gjitha këto ngjajnë me reklama për mallrat, gjoja më të mirat, por më të skaduarat.

Secila parti i premton popullit drejtësinë dhe lumturinë, secila parti mëton të luajë rolin e kampiones së drejtësisë dhe të luftës kundër korrupsionit.

Por në të vërtetë, realiteti politik i shoqërisë shqiptare është krejt i ndryshëm,- eshte nje humnere!

Tjetër gjë mendojnë njerëzit e thjeshtë dhe tjetër gjë dërdëllitin politikanët.

Pikërisht këtë gjë e kishte parashikuar filozofi Karl Poper, shkëputjen e humnershme  “midis elektorateve dhe partive” çka e vë në dyshim dhe nuk e bën efikas institucionin ndërmjetës dhe ndërlidhës të Parlamentit, por edhe të Ekzekutivit.

Por, megjithatë nuk duhet menduar  deri ne fund në mënyrë fatale. Situata të tilla, janë përjetuar edhe në vende të tjera me tradita demokratike shumë herë më të mëdha. Ndonëse ne jemi përherë sui generis.

Shqiperia politike eshte katrahurë; jashtë standarteve kushtetuese, demokratike. Institucionet e Presidentit, Kryeministrit por dhe te Kuvendit, jane me zhvillime  informale, – gati te pakonceptueshme, – po keshtu edhe Pushteti Vendor monopartiak, –  opozita  jashte te drejtes juridike te Institucionit te Opozites.

Për të bërë një ballafaqim të ideve dhe të realiteteve ne Shqiperi, mendoj se duhet t’i referohem njërit prej filozofëve më të njohur të politikës së ditëve tona, burrështetit gjerman dhe shkencëtarit dr. Erhard Epler, autorit të librit shumë të njohur “Rikthimi i politikës”.

Ky libër serioz, bën analizën e dilemave “vetëshkatërruese”. Analizat e Eplerit  janë pa komplekse dhe realiste. Ato vlejnë jo vetëm në rrafshin evropian, por ato përbëjnë edhe një koleksion të mrekullueshëm reflektimi  për Shqipërinë, ku politika ka një prapambetje të frikshme.

Erhard Epler është autor i shumë librave për politikën.

Do të përmendja këtu librat “Pak kohë për botën e tretë” (1971), “Fundi ose kthesa” (1975), “Rrugëdaljet nga rreziku” (1981), “Fjalime për Republikën” (1990).

Epler konsiderohet si një nga përfaqësuesit më të spikatur në botë të politikës problematike dhe moraliste, ai kërkon ta kthejë politikën në një etikë të qëndrueshme dhe shkencore, pavarësisht plasaritjeve dhe shkatërrimeve gërryese të ideve dhe koncepteve kryesore të politikës.

Në mënyrë të veçantë, Erhard Epler analizon konceptin apo tezën e “fundit të politikës”.

Janë të shumtë filozofët që kanë shpallur “vdekjen e politikës”.

Këta filozofë, thonë se politika nuk është më tashmë një veprimtari klasike dhe e domosdoshme, se politika nuk ka nevojë për profesionalizëm dhe për dituri të veçanta, se përfaqësimi politik nëpërmjet mekanizmit të zgjedhjeve elektorale,- tashmë është diçka e rëndomtë,- parlamentarët mund të jenë njerëz të pakualifikuar dhe të çfarëdoshëm.

Gjithashtu, ata i mëshojnë mendimit se “vdekja e bardhe  e politikës” përbën në vetvete një zëvendësim,ose   ndryshimin e establishmentit te vjeter, tradicional.

Institucioni i politikës është zëvendësuar përfundimisht nga loja e lirë e ekonomisë,ne sakte e mafias,- vetë ekonomia nuk ka nevojë për politikë, -sepse është me komanduese dhe e rëndësishme se ajo.

Kështu, në binomin e ekonomisë dhe të politikës, mbetet vetëm një gjymtyrë problematike , vepruese: ekonomia.

Po a është plotësisht kështu?

Erhard Epler mendon se ata që flasin për “vdekjen e  bardhe  te politikës”, mistifikojnë faktet dhe fatalizojnë realitetet.

Janë të tëra këto personalitete të shkencës që ndoshta në mënyrë naive janë zhgënyer nga politika dhe kanë shpallur rrënimin, duke menduar se mund të lëvizet më lirisht përmes gërmadhave të politikës, variant ky i tjetërsuar, gjoja i kohërave moderne.

Pse ka lindur një ide e tillë,- a është kështu?

Dështimi i partive politike, europiane por sidomos  shqiptare-,paperjashtim,- mungesa e liderizmit serioz, vizionar, misionar etj (gjithashtu këtë gjë e ka parashikuar edhe Karl Poperi), lidhet me të ashtuquajturin koncept “të bllokimit të reformave”.

Shpesh fjala “reformë” është një Abrakadabra e Politikës, një mjet specifik i Alkimisë së saj.

Te korruptuarit mafioze a mund ta luftojne korrupsionin dhe mafian ?

Kush ka të drejtë t’i bëjë këto reforma dhe çfarë përfaqësojnë këto reforma?

A mund t’i realizojë apo edhe t’i konceptojë reformat vetëm mazhoranca apo Njëshi i Ekzekutivit?

Nëse reformat u përkasin të gjithëve, tërë shoqërisë, a mund të bëhen këto reforma duke përjshtuar opozitën, por edhe të tretët? A bëhen reformat vetëm për partinë fituese dhe elektoratin e saj?

A mund të bëhen reformat në antagonizëm me opozitën dhe elektoratin e saj?

Kush e përcakton drejtësinë dhe thelbin gjithëpërfshirës të reformave?

Duke folur për realitetin politik gjerman, Erhard Epler mendon se politika është degraduar për shkak se mazhorancat politikat kanë shpallur përherë me nervozizëm se reformat i bllokon vetëm opozita.

Nga ana tjetër, opozita bie në hullinë e gabimit, të mohimit gati total që çdo nisme për reforma që ndërmerr mazhoranca. Kështu, kemi një rreth vicioz të tmerrshëm dhe përthithës.

Pra, humbet kuptimi politik i çdo gjëje.

Për Erhard Epler, tharrja e politikës ka ndodhur sidomos pas vitit 1991, kur dështoi struktura ekonomike dhe ideologjike në kampin komunist dhe ndodhi shpërthimi i kobshem  i Neoliberalizmit.

Por u kalua në një skajshmëri të pabesueshme.

Shumë elementë të kritikuar të Neoliberalizmit, u morën të mirëqënë dhe të pakritikueshëm.

Këtu fillon një nga gabimet më të mëdha konceptuale të politikës moderne, pas Luftës së Ftohtë.

Erhard Epler citon dijetarin Fidrih Dikman, i cili në revistën “Mërkur” ka botuar një tezë befasuese.

Sipas tij, politika ka hequr dorë prej vetvetes, ka eliminuar vetveten, në mesin e viteve ’70 të shek.

Erhard Epler, kryetarët e 7 qeverive të vendeve më të industrializuara shpallën synim të politikës së tyre atë çka në vitin 1972, studiuesit e Klubit të Romës, e quajtën të rrezikshme edhe për një periudhë afatgjatë, madje edhe të pamundur, sipas motos të thjeshtë “edhe më tej, kështu”, të shoqërisë së rritjes ekonomike.

Dhe ja ç’thuhet nga studiuesi Fidrih Dikman:

“Që zhvillimi tekniko-ekonomik i nënshtrohet një ligji të tillë ekspansional, që sasia e prodhimit nuk rritet në mënyrë lineare, pra thjesht në mënyrë të njëtrajtshme, është konstatuar nga studiuesit e Klubit të Romës si edhe nga liderët politikë të ekonomive më të forta të botës.

Të parët e bënë këtë konstatim të alarmuar, ndërsa të dytët në mënyrë afirmative dhe arritën në përfundimin se pa një kuotë në rritje të zhvillimit ekonomik, ishte e pamundur të arrihej ekuilibri shoqëror në vendet e qeverisura prej tyre.

Kjo do të thoshte se kushti i ekzistencës së shoqërive të industrializuara u shpall një formë e tillë veprimi, që përballë burimeve të kufizuara të planetit Tokë, u provua të ishte jorealiste, meqënëse asnjë kundërshtim nuk erdhi nga socialdemokracia evropiane, kjo përbënte një ngritje duarsh përpjetë përballë humbjes në një politikë”.

Kjo çoi tek mendimi se politika është thjesht një utopi e mjerë e cila nuk duhet të ndikojë në ekonomi.

Kështu, kemi të bëjmë me një fillim “ të fundit të politikës në Evropë.”

Dikmani shkon edhe më tej, ai shpall “një fatalizim të qeverive”, që Neoliberalizmi i ditëve tona i ka skualifikuar.

Dikman thotë:

“Fatalizmi i shpallur këtu, përforcon një rrymë Neoliberaliste, e cila nga përjashtimi i mundësisë së një ndryshimi dhe nga pamundësia e një kthese tekniko-ekonomike, nxori përfundimin se ligji i tregut, i mundjes së më të dobëtit, qenka forma optimale e sjelljes shoqërore”.

Erhard Epler kundërshton:

“Nëse politika hoqi dorë nga synimi, për t’u kujdesur në mënyrë realiste për sigurimin e një jetese të denjë, e ardhmja e njerëzit, përse të mos lihet thjesht në duart e tregut?

Aty ku politika heq dorë nga vetvetja, mbetet megjithatë tregu.

Aty ku kërkohen vetëm sasi të mëdha, padyshim që kemi të bëjmë me eliminimin e politikës.

Aty ku një normë minimale rritje ekonomike, bëhet çështje ekzistenciale e ekonomisë, një nga detyrat më të rëndësishme të politikës, mund të bëhet ndryshimi i frerëve të tregut dhe eliminimi i vetvetes, pra i politikës”.

Nëse tregu përcakton gjithçka, pa politikën, atëherë dalim në hullinë se nuk ka nevojë për politikanë.

Për Erhard Epler, brezi i ri i politikanëve, mund të përfundojë në një qerthull të rrezikshëm.

Sa më shumë të rinj, hyjnë në rrugën e karrierës politike, si në çdo lloj tjetër karriere, aq më shumë dalin në plan të dytë dhe bëhen të çfarëdoshme përmbajtjet dhe synimet politike, një çështje profilizimi kjo dhe e gamës së ofertave në tregun e zgjedhësve.

Por, sa më e paqartë të bëhet se çfarë mbrojnë politikanët, aq më të neveritur ndihen të rinjtë, të cilët me dëshirë do të mbronin një ideal të caktuar.

Ajo çka mbetet, janë të lëvizshmit, ata që janë të gatshëm për përshtatje, ata që e zgjedhin politikën jo si profesion, por si karrierë.

Por ata kujdesen që politika të kthehet në diçka të rrallë dhe të harruar.

Prandaj, Erhard Epler citon Conrad Adenahuerin, që bën një vërejtje të hidhur:

“Të gjitha kthehen në një fiksion ideologjik, për të cilin ëndërrojnë vetëm fondamentalistët.

Politika ngjan naivisht si një veprimtari  alkimike që hap karriera të ngjashme, kërkon të njëjtën masë specializimi dhe shpërblehen të njëjtat veti si çdo profesion tjetër.

Në vend që të bashkojë shoqërinë dhe të angazhohet me objektiva të përbashkëta, ajo nxit shpërbërjen”.

Pra, politika mund të ringjallet duke u rikthyer në statusin profesional.

Së pari, kjo kërkon një nivel më cilësor dhe sidomos kulturor të politikanëve.

Diletantizmi i frikshem , halucinant i krejt politikanëve shqiptarë, paperjashtim, është i pabesueshëm.

Krerët e partive  pa  ndonjë përjashtim, janë diletante,ose “artiste “

Sidomos në rrafshin juridik.

Kanë politikanizuar gjithçka, çka provon se nuk e njohin politikën dhe nuk besojnë në një ringjallje të politikës.

Konceptet ekonomike, i kanë të mjegulluara në kokë, improvizojnë në mënyrën më të frikshme situata nga më të çuditshmet, por të shkëputura nga statusi profesional i politikës. Madje edhe në politikën e jashtme, ku oponenca është më shtrënguese, për shkak të metropoleve të politikës botërore, manifestohen koncepte diletante, ose të muhabeteve të kafenesë.

Kështu, kafetë kanë zëvendësuar parlamentin, duke falsifikuar strukturat përgjedhëse.

Kualifikimi i politikanëve shqiptarë, gati nuk ekziston.

Jane personalitete te rreme!

Eshtë e vërtetë se këto 30 vitet e fundit, shumë emra janë bërë publikë për shkak të politikës, por kemi të bëjmë me një mistifikim të medias, të formës së jashtme dhe jo të përmbajtjes.

Me nje iluzionizem ekstrem, absurd !

Erhard Epler synon që t’i rikthejë dinjitetin politikës, duke ngulur këmbë në profesionalizmin e saj.

Dhe në këtë katrahurë të sotme, mendon se strukturat universale të mediave, “nuk pasqyrojnë realitetin”.

Prandaj mediat, bëjnë një publicitet të njerëzve të cilët nuk kanë në vetvete, vlera të vërteta publike.

Erhard Epler thotë se

“mediat prodhojnë realitetin e tyre.

Shpeshherë e bëjnë këtë me ndërgjegjie dhe jo pa qëllime politike.

Mediat përcjellin jo vetëm politikën që bëjnë të tjerët, por bëjnë edhe vetë politikë, madje prodhojnë edhe ngjarje politike”.

Por prapë, jemi shumë larg statusit profesional të politikës.

Që mediat ushtrojnë pushtet, kjo kuptohet vetvetiu.

Kështu që pushtetarët, kërkojnë të ndikojnë duke bërë kontrrollin e mediave.

Duke eliminuar autonominë e mediave, humbet aspekti kriticist dhe kontrrollues i mediave ndaj gabimeve të pushtetit të politikanëve.

Autonomia legjitime e mediave, duhet të jetë reale dhe jo false.

Shpesh mediat ankohen për zhbërjen e politikës, por ato nuk janë në asnjë mënyrë të pafajshme.

Ato i imponojnë politikës kriteret e tyre, të cilat nuk janë aspak gjithmonë jo politike, por kjo për ironi, prapër nuk ka të bëjë me një politikë të shëndetshme dhe të ringjallur.

Erhard Epler është ndër të paktit, por jo ndër të vetmit, qe  megjithate – i cili beson në mundesine teorike te  ringjalljes e politikës.

Ai bën pyetje të shkathëta dhe shkencore për çështje të tilla të mëdha si raportet e administratës me politikën, mes utopisë dhe pragmatizmit, mes interesave dhe së vërtetës, mes moralit dhe politikës, çfarë është shteti, pushteti dhe dhuna, ç’është ekonomia e globalizuar, ç’është dogmatika Neoliberale, ç’është Mjerimi i politikës etj.

Duke kërkuar me të drejtë një ringjallje të politikës evropiane, Erhard Epler, nënvizon tezën e një rikonceptimi të politikës për shkak se ka ndodhur një ridogmatizim i saj, pas situatave të reja pas Luftës së Ftohtë.

Meqënëse kriticizmi ndaj praktikave të dikurshme politike, sot është tepër i dobët, duhet bërë kombinimi i rrethanave të reja ekonomike me politika të reja adekuate.

Por kjo kërkon besim tek shkenca dhe sidomos në dimensionin e patjetërsueshëm moral.

Nëse ekziston ekonomia e tregut, kjo nuk do të thotë që konkurrenca e pamëshirshme duhet të zhdukë humanizmin dhe solidaritetin.

Nuk mund të kemi një shoqëri të zhvilluar, vetëm me disa elita, kurse të tjerët të vuajnë prapambetjen e moszhvillimit.

Nuk mund të kemi politika të disave, por politika për të gjithë. Ekonomia e tregut, mund të jetë një rregullator mekanicist, por humanizmi mund ta ringjallë politikën, për shkak se një ringjallje e tillë është absolutisht jetike dhe e domosdoshme.

Po politika në Shqipëri?

Eshtë tepër e vështirë dhe tepër e dhimbshme të flasësh për të.

Politika, e ashtuquajtur post-komuniste në Shqipëri, është e demonizuar,por edhe  e deshtuar ne substance.

Dhuna verbale konvertohet edhe në dhunë fizike, siç ka patur konkretisht shfaqje të tilla edhe në parlament,apo demostrata te spektaklizuara.

Në vend të integrimit të përbashkët, ka një polarizim të rëndë.

A mund të shkohet kështu?

A nuk duhet të besojmë tek një ndryshim pozitiv i sendeve, njerëzve dhe situatave?

A nuk vlejnë idetë e Erhard Epler si një leksion i dobishëm edhe për politikën shqiptare?

A janë vallë aq të ditur shqiptarët sa të mos mësojnë dhe të mos kenë nevojë për të mësuar nga dituria e të tjerëve?

A mund të integrohemi në Evropë, pa mësuar kulturën evropiane të politikës?

A mund të integrohemi në Evropë, pa u integruar më parë me njëri-tjetrin?

A nuk duhet të përfitojmë dhe të vëmë në lëvizje mendimin tonë nga këto dilema të mëdha?

A nuk duhet ta quajmë fatkeqësi paditurinë tonë, që ka lindur një komples të madhështisë së kotë dhe krejtësisht false?

A nuk duhet të jenë më modestë politikanët tanë të bujshëm dhe patriarkalë, mashtues, demagoge, llafazane, te neveritshem ?

Sa shumë kemi për të mësuar ne shqiptaret e manipuluar kaq gjate dhe apokaliptikisht nga politika mediokre, sa shumë kemi për të kritikuar vetveten dhe për të gjetur rrugën e ndershme dhe të vërtetë.

Pra “ringjalla e politikes” eshte ne thelb  ringjallja e vete neve si qytetare te pergjegjshem.

Po partite dhe kryetaret e  partive perjetojne mbylljen e ciklit 30 vjeçar, padyshim me “një vdekje të bardhë”.

Kete nuk e dyshon dhe nuk e kundershton askush!

****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

July 25, 2019 17:22
Komento

20 Komente

  1. Lloji July 25, 17:58

    Çojani Xhelal Mziut kete artikull dhe po e lexoi korekt me rrokje dhe pa gabime e “meriton” bashkine e Getos Kamze….

    Reply to this comment
    • mirel July 25, 18:08

      Ja cojme Xheloli kete se do ja lexojne me dajre, dhe 5 mije lekeshe, ndersa Ramuti do dali pa vreke, si Baku..
      Eee, sa ka bota..
      Ramutit do ti duket sikur i prin cdo lloj filozofie nga majat e Kullave

      Reply to this comment
  2. Berati July 25, 18:27

    Cte ka ndodhur Profesor? Si ka mundesi qe te shpalosesh nje metamorfoze te tille? Por mire. Me ne fund nje shkrim i vlefshem ,racional,europian po deshe. Edhe pse pak patetik nje shkrim qe duhet te ishte nje nder mijera qe duhet te shkruanin “intelektualet”tane. Sidomos te majte. Une jam i djathte .

    Reply to this comment
  3. Buzuku July 25, 18:45

    Do ishte I mjaftueshem per cdo politikan ky leksion permbledhes I z. Moikom, edhe pa lexuar gjithato libra, qe permend Ai , Po dembelizmi, babezia, Apo paaftesia per te kuptuar dhr asimiluar gje te vlefshme…. lene ma qe jane dhe me pushime te paguara.

    Reply to this comment
    • Drenova July 26, 09:54

      Z.Moikom!
      Mire ne populli i thjeshte qe dashkemi kohe per te mesuar,po ju njerezit e ditur (keshtu ju quajme ne) njelloj me ne qenkeni?
      Populli kaq i manipuluar nuk kupton nga theniet e filozofeve,se ka vete plot fjale te urta,qe kane brenda me shume se sa duan te thone filozofet!
      Ne nuk duam te degjojme cdo dite se cfare kane bere ne kurrizin tone te gjithe pushtetaret,se ato i kemi mbajtur ne kurriz vete,se ne jemi viktimat e vetme te padrejtesive,te korrupsionit,te perbuzjes dhe diskriminimit!
      Se ne e kemi pare vete,qe ndonese ne 90-ten u nisem te gjithe te barabarte,me rroga shgteti e kooperative,ndersa tani nje grusht horrash politikane, etj jane bere miliardere,ndersa shumica e popullit nuk ngrysin diten per te siguruar buken e gojes se femijve te tyre!
      E thene shqip,z.Moikom,sipas thenies se urte te popullit “Pyet te vuajturin e jo te diturin”!
      Mjaft mbushet faqet e gazetave me pamflete politike,se jemi te lodhur dhe na duket se sikur edhe ju po talleni me ne,sikur opo beni edhe ju sikur nuk po kuptoni gje!
      Se cfare kerkojme ne plebejte,qe te beni ju,kete na e meson fjala e urte popullore se “Derri vritet me plumb e jo me sacme”!
      Pra nuk merr vesh dhe as pyet Rama se i thone turli lloj cilesimesah si i korruptuar,hajdut,arrogant,i pa afte,harbut,rrugac etj,se sic e keni vene re ai tallet me te gjithe ata qe e sulmojne ate me kete lloj “municioni” prej pambuku!
      Rama do marre vesh po te goditet me “plumb”!
      Po kush eshte plumbi?
      Ja disa “plumb” qe ju nuk i keni perdorur kunder tij:
      1-Kushtetuta e RSH u miratua me referendum popullor,ndersa Rama dhe Berisha e amenduan ne Kuvend!
      A nuk eshte kjo shkelje e rende kushtetuese?
      Pse duhej t’i bente keto amendime dhe cfare deme i sollen vendit?
      Dhe me kryesorja,pse nuk i shfuqizon keto amendime ,qe e kane bere ate diktator?
      2-Pse e krijoi Rama “bashkeqeverisjen me qytetaret”,kur per kete pune duhet te merren jo nje grusht njerezish te zgjedhur ne kryeministri,por e gjithe administrata?
      Kjo fantazem ka zhdukur shtetin ligjor,ka mbrojtur te pa aftet dhe ka mbuluar korrupsionin!
      3-Skandali i unazes se re,ku shteti shpalli fitues nje firme fantazem dhe me dosje te fallcifikuar!
      Mbrojtja qe i beri Rama ketij skandali ishte super skandal me vete,se ai indirekt e pranoi se kete krim e kishte bere shteti me dijenine e tij!
      Dhe me kryesorja,qe u hesht poshtersisht nga te gjithe:
      -Po tenderat e tjere para ketij,a nuk jane zhvilluar njelloj si ky,pra me korruypsion?
      Po prokuroria,pse nuk e hetoi?
      Po opozita,pse nuk kerkoi interpelance me kryeministrin,prokuroren e pergjitheshme per kete krim?
      Pse nuk u kerkua te krijohej nje hetim parlamentar per te gjithe tenderat qeveritare te dhena per 6 vjet?
      Cfare ligjesh dhe rregullash paska ky shtet,qe shpall fitues nje firme me dosje pa vule e firme origjinale,apostolike dhe pa bere verifikimet e plota per kete gje,kur edhe per nje pension qesharak,behen verofikime te plotra?
      Ku eshte pergjegjesia e Ramesa?
      5-Ndryshoi Rama gjysmen e qeverise pa u bere asnje kritike,duke i justifikuar ato,se paskan mbvushur 5 vjet ne detyre!
      Ku e gjeti Rama kete norme!
      Po pr vete pse nuk e zbatoi?
      Rama nuk i kritikoi ata,si mjeshter i mashtrimit,vetem se atehere do te dilnin ne shesh se edhe vete ai eshte i pa afte,qe ka lene ne pune ministra te pa afte!
      Ne se do t’i akuzonte per korrupsion edhe ata do mbroheshin me kunder akuza!
      Po heshtja e kryesise dhe asamblese socialiste,qe edhe ata nuk u bene ministrave dhe Rames asnje kritike,a nuk eshte nje situate e degjeneruar deri ne skllaveri te tyre,qe verteton se Rama eshte diktator?
      6-Rama nderoi kuinslingun M.Frashewri,duke hedhur balte mbi LANC-in dhe u kerkoi pasardhesve te 28 mije deshmoreve dhe 70 mije partizaneve te ulnin koken para ketij krimineli!
      Dhe antaresia,organet e zgjedhura (qe vertetuan se jane te emeruar nga Rama) heshten nga ky atentat poshterues,i pa precedent ndaj kesaj epopeje me te lavdishme ne gjithe historine mijravjecare te popullit shqiptar?
      Fakti,qe ky vit eshte 75 vjetori i clirimit dhe qeveria nuk ka bere asgje,sic beri per Skenderbeun,verteton se Rama jo vetem eshte nje uzurpator i PS-se,mjeshter i mashtrimit dhe armik me vepra i popullit shqiptar
      Zgjidhja?
      Eshte miopi te shpresohet se zgjidhja do vije nga bisedat Rama-Basha etj!
      Duhet nje goditje shteruese e ketij sharlatani,qe e ka kthyer popullin dhe vendin ne nje prone private,prandaj ndaj tij duhen bere akuza konkrete deri edhe penale!

      Reply to this comment
  4. Tajari July 25, 20:21

    Shikoni dhe mendoni kujdesshem, Jane te paket analistet qe u referohen filozofeve te medhenj. Njeri prej tyre Andrea Stefani ka vdekur……. Te tjeret numerohen me gisht. Intelektualizmi po shterron, Shqiperia po tkurret e po plaket…. Perspektiva e zymte… Udheheqesit e partive posurohen…… Populli varferohet…. Me thoni se si kjo fatkeqesi do te ndalet.

    Reply to this comment
  5. TiTi July 25, 20:37

    Me leje profesor? Nuk jam dhe aq i sigurte, por mendja ma thote se numri i individeve qe kane interes dhe durim te mjaftueshem per te lexuar me themel shkrime te tilla filozofike eshte tmerresisht i ulet. Kjo per faktin se pas viteve ’90-te niveli arsimor, ashtu sikunder dhe sektore te rendesishem te ekonomise, shkences, kultures, artit, sportit, etj. ka degraduar ne nivele te mjerueshme.

    Shkaqet jane te ndryshme, por neoliberalizmi qe permendet ju, nje rryme politike kjo, e cila synon te rrise diferencat midis shtresave te ndryshme shoqerise, ka lojtur nje rol mjaft negativ sidomos per vendet e botes se trete e te katert

    Ideatoret, frymezuesit dhe percjellesit sharlatane te kesaj rryme politike synojne para se gjithash akumulimin e kapitalit ne sa me pak duar, duke favorzuar nga njera ane dukshem elitat, establishmentin dhe mercenaret e vene ne sherbim te tyre, dhe duke lene ne meshire te fatit pjesen dermuese te popullsise.

    Kete e deshmojne nje dyzine statistikash, rezultati i te cilave ben te qerte se tehet e gersheres sa po vijne dhe po hapen gjithnje e me shume.

    Ne jetojme ne nje shoqeri gjithnje e me ideologjike dhe emocionale, me ndarje me te thella se ne kohen e luftes se klasave.

    Asnjera pale nuk degjon tjetren per ndonje nga çeshtjet e medha, pjeserisht sepse nuk ka asnje respekt apo mirekuptim te perbashket.

    Keshtu eshte kur pas gjithe anarshise institucionale qe na bene peshqesh konceptet diletante dhe epshet e pashfrenuara te pardesybardheve ramizjane, vendi po perjeton kushtet e nje gjysemerresire te paramenduar, ky drita ne fund te tunelit se afermi as qe mendohet se mund te duket. afermi. Sot vihet re nje erresire e paimagjinueshme persa i perket dhenies se informacionit te dobishem. Dhe fatkeqsisht ketu nuk mund te perjashtohet asnjera nga mjetet e vena per kete qellim ne dispozicion te lexuesit, degjuesit apo shikuesit. Per ato te varura ne menyre ekstreme nga zorzopet e pushtetit as qe behet fjale fare. Atyre eshte per t’ua bere ate qe s’thuhet mbi koke…

    Ne kushtet e nje katrahure jashtë standarteve kushtetuese, aspak demokratike, absurde dhe pothuajse fare te papranueshme nga pjesa dermuese e shoqerise, dhe ne kushtet e mungeses se theksuar te nje stafi profesionist dhe te profilizuar ne fushen e politikes, krijohen kushte optimale per rilindjen e sharlataneve.

    Ne te tilla kushte, vendin e diskutimeve serioze dhe te dobishme per politiken, e zene qyfyret e bazhibozukeve dhe muhabete e shplara te kafeneve. Ne kushte te tilla zyrat e politikes shnderrohen pa kokecarrje ne fusha basketbolli. Ne kushte te tilla, rezervistet e stolave u tregojne profesionisteve “aftesite e tyre te jashtezakonshme”.

    Reply to this comment
  6. dritan July 25, 20:55

    Profesor Moikomi Me te vertete nje artikull i vlefshem sidomos nese lexohet dhe aq me shume kuptohet nga keta politikanet tane:”super te kualifikuar ” te cilet nuk kane kohe te merren me kualifikimin e tyre , sepse koha e tyre eshte shume e cmuar per tu marre me keto “banalitete ” ata kane halle shume me te medha mbi koke dhe mendojne se edhe sa thase kane mbetur akoma per tu mbushur nga keto dreq PPP , qe s;po ju del fundi

    Reply to this comment
  7. dritan July 25, 21:40

    Neoliberalizmi me te vertete krijon polarizim ekonomik midis shtresave te ndryshme shoqerore , por nese zbatohet nje konkurence e ndershme dhe e bazuar ne ligjet e tregut te padeformuar nga politikat favorizuese kriminale , atehere eshte i vetmja teori ekonomike qe i jep hakun aftesise per tu pershtatur ne treg te individit dhe kjo teori zvogelon rolin e shtetit dhe i jep perparesi rolit te individit , pra ne thelb eshte politike e djathte , qe deri tani ka sjelle me shume progres , politikat ekonomike te majta qe ne thelb jane politika sociale per mendimin tim jane te demshme ne vendet e pazhvilluara , sepse mundohen te risin taksat ndaj kapitalit per t ja shperndare shtresave vunerabel dhe kjo con ne mos akumulim me te shpejte te kapitalit dhe ne mos hapje te vendeve te reja te punes pra financon mjerimin me ate ndihme sociale prej 4000 lek te reja dhe pengon ose ngadaleson financimin e hapjes te vendeve te reja te punes qe automatikisht do te sjelle paga shume me te larta se ndihma sociale dhe kjo con ne rritjen e konsumit e me tej rritjen ekonomike
    Pas konsolidimit ekonomik mund te zbatohen politika te majta per te perkrahur shtresat me te ardhura te ulta

    Reply to this comment
    • TiTi July 25, 23:28

      Sa me thelle te depertoje fryma neolibearale ne shoqeri, aq me shpejte do i bjere rendesia nevojshmerise se mbikqyrjes se levizjes se kapitalit neper labirinthe te erreta.

      Perqendrimi i kapitalit ne sa me pak duar po shkaterron ekonomite e vendeve te pazhvilluara perfshi edhe “bishtin e kavallit”, ku vetem brenda dy viteve 2015-16 ate vend te bekuar nga pefendia por te mallkuar nga babezia, e braktisen gati 15% e popullsise, shifer rekord kjo edhe pse vendi nuk gjendet ne rrethanat e nje lufte civile si ne Siri, etj.

      Papunesia rriti mjerimin, dhe ky i fundit u be shkak per eksodin masiv. gje qe mund te ishte eliminuar ose reduktuar ne maksimum nese ne vend te politikes neoliberale “ruj e qeth”, do ishte zbatuar ne menyre konsekuente politika sociale “shtriji kembet sa ke jorganin”.

      Nje shperndarje sa me efektive dhe e kontriolluar e kapitalit nxit rritjen e investimeve, gjithmone duke marre parasysh krijimin e kushteve te pershtatshme per ushtrim biznesi, i cili as qe mund te mendohet se mund te jete i suksesshem ne vende ku sundon anarshia dhe mosfunksionimi normal i tre shtyllave, judikativi, ekzekutivi dhe legjislativi Jo me kot vendet skandinave bane pararoje e mireqenies per fryme.

      Duke qene se neoliberalizmi ka si synim dobesimin e rolit te shtetit dhe dorovitjen e kompetencave drejt individit te papergjegjshem, kontrolli i tyre behet gjithnje e me i veshtire, gje qe shkakton situata te paparashikuara ekonomiko-financiare. Pasojat jane krizat e shtuara sidomos kohet e fundit, deshmi e gjalle kjo qe politika neoliberale eshte nje eksperiment i destinuar te deshtoje.

      Reply to this comment
  8. dritan July 25, 21:59

    Neoliberalizmi me te vertete krijon polarizim ekonomik midis shtresave te ndryshme shoqerore , por nese zbatohet nje konkurence e ndershme dhe e bazuar ne ligjet e tregut te padeformuar nga politikat favorizuese kriminale , atehere eshte e vetmja teori ekonomike qe i jep hakun aftesise per tu pershtatur ne treg te individit dhe kjo teori zvogelon rolin e shtetit dhe i jep perparesi rolit te individit , pra ne thelb eshte politike e djathte , qe deri tani ka sjelle me shume progres , politikat ekonomike te majta qe ne thelb jane politika sociale per mendimin tim jane te demshme ne vendet e pazhvilluara , sepse mundohen te risin taksat ndaj kapitalit per t ja shperndare shtresave vunerabel dhe kjo con ne mos akumulim me te shpejte te kapitalit dhe ne mos hapje te vendeve te reja te punes pra financon mjerimin me ate ndihme sociale prej 4000 lek te reja dhe pengon ose ngadaleson financimin e hapjes te vendeve te reja te punes qe automatikisht do te sjelle paga shume me te larta se ndihma sociale dhe kjo con ne rritjen e konsumit e me tej rritjen ekonomike
    Pas konsolidimit ekonomik mund te zbatohen politika te majta per te perkrahur shtresat me te ardhura te ulta
    Per mendimin tim eshte me efektive qe politika ti pershtatet kerkesave te ekonomise dhe rolin primar ta kete tregu , sepse elitat politike ne perendim ne thelb te korruptuara me shume se per cdo gje jane te preokupuara se si ky apo ai ligj do te perkthehet ne vota dhe nuk I behet vone te nxjerre ligje qe per momentin mund te jene jo popullore ( pra per momentin perkthehet ne pakesim te votave ) por qe ne te ardhmen do te kene impact ne zhvillimin ekonomik afatgjate

    Reply to this comment
  9. Feniks July 25, 23:44

    Jeni shume i sakte dhe realist,i nderuari Moikom!

    Sot duhen njerez idealiste,qe te kene ne koke se cfare duhet bere qe te marrin fatet e popullit ne dore dhe te zhdukin hallet e ketyre 29 vjeteve!
    Mblidhuni ju te mencurit, hartoni strategjine dhe taktikat per realizimin e saj,per t’i bere se pari gjyqin e historise ketyre 29 viteve ne te gjitha fushat e jetes!
    Duhet t’i jepet pergjigje shteruese se pse arritem deri ketu,ne percarjen e popullit,grabitjen e te gjitha pasurive kombetare,ne nje ndarje katastrofike midis nje grushti te pasurish dhe shumices se varfer,ne nje kohe kur te gjithe kishim te njejten pikenisje si te varfer,si eshte arritur,qe ne nje vend me pasuri prrallore nen e mbi toke shqiptaret te mos jene te pasur si “Dragojte e Azise”,por te jemi si zulute e Afrikes!
    Cfare ka ndodhur qe as sot pas 29 vjet kapitalizem,shqiptaret akoma kane mbetur tek sigurimi i bukes se gojes,pra tek TALLONI?!
    Njerez te mencur ,te zote,atdhetare dhe idealiste me dashuri e dhimbsuri per popullin shqiptar me siguri qe duhet te japin rrugen e zgjidhjes se korigjimit te te gjitha problemeve!
    Jam i bindur se Shqiperine nuk e nxjerrin nga humnera ku ka rene njerez qe mbi te gjitha kane interesin e tyre dhe imazhin e tyre mashtrues sic po ben sot mafiozi i zi Rama!
    Duhet te gjenden rruge morale,politike e juridike qe te gjitha partite politike,qe kane deshtuar ne sundimin e vendit dhe jo qeverisur ,te dalin jashte ligjit!
    Pa u demaskuar dhe denoncuar pushtetaret e te gjitha kraheve ne popull,per te gjitha krimet e bera duke i cuar para drejtesise as te mos mendohet te ndryshoje gje!
    Eshte e nevojshme bashkepunimi dhe bashkerendimi me organizmat nderkombetare per realizimin e ketij qellimi historik!
    Ka marre fund koha e qarjes se ku kemi rene!
    Gjithmone Shqiperise ,ne momente te veshtira te historise i kane dale burra shteti,qe i kane udhehequr ne rrugen e drejte!
    Edhe sot, vendi ndodhet ne nje pike ku politikanet po bejne te pamunduren,qe te vertetojne tezen famekeqe te Akademise antishqiptare te Beogradit se “SHQIPTARET NUK DINE TE BEJNE SHTET”!
    Deri tani e kane realizuar me sukses kete teze antishqiptare,ndaj u duhet rene me “shpaten e Demokleut” ne koke kesaj menxyre antishqiptare!
    Gjykoj,se aktualisht,nuk eshte armiku kryesor Berisha dhe Basha,se ata tanime jane demaskuar ne popull si bandite politike,qe e kane vendin ne burg dhe mbeshtetja ne popull eshgte minimale!
    Armiku me i rrezikshem sot gjykoj se eshte Edi Rama,qe pasi uzurpoi PS-ne si KALI I TROJES,me mashtrime dhe sofizma nga me te ndryshmet,ka luftuar t’u mbushe mendjen antaresise socialiste se eshte ai njeriu i duhur,kryeministri me i sukseseshem,qe nuk ka njeri me te mire se ai,se ato qe ka bere Rama nuk i kane bere te gjithe para ardhesit e tjere etj,etj!
    Rama eshte super mashtrues dhe ne PS ai i ka vene te gjithe nen kembe,deri sa ka arritur,qe te ideoje,urdheroje dhe vendose vetem ai se cfare e si do behet ne PS dhe ne Shqiperi!
    Rama eshte sot armiku i shtetit ligjor!
    Ai me fantazmen e “bashkeqeverisjes me qytetaret” hapur ka rrenuar shtetin ligjor dhe administraten qendrore e vendore duke dale po hapur ne mbeshtetje te korrupsionit gjigand ne vend!
    Rama ka krijuar imazhin fallco te njeriut qe me elokuence fallco te perballoje te gjithe situatat,te gjithe kundershtaret politike,gazetaret,qytetaret etj dhe nga shume tru shplare adhurohet si perendi!
    Por e verteta e imazhit te tij eshte krej ndryshe!
    Dhe kallajin imazhit te tij mashtrues ia nxorren vetem studentet me protestat e tyre 2 javore,qe e detyruan Ramen jo vetem te mos i perballonte ata me ligjerimet e tij fallco ,por harroi as te konsultohej me organet e tij partiake dhe shteterore,por u katandis vetem me zgerdheshjet e tij prej karagjozi me Ermal Mamaqin duke iu pergjeruar atyre se,”KUR DO TAKOHEMI”!
    Vetem ne kete rast doli fytyra e vertete e ketij mashtruesi te pa cipe!
    Ramen e ka amplifikuar media si njeri elokuent,te gjithanshem,njeri i shtypit te shkruar,njohes i shume fushave etj,por te gjithe kundershtaret politike,analistet,gazetaret investigative,opinioniste,politike dhe sidomos ekonomike kurre nuk e kane vene ate para fakteve te tij korruptive,qe aq shume kane dale gjate viteve te fundit!
    Si spjegohet qe ketij Rames i jane bere turli lloj pyetjesh neper media,por asnjehere te tilla,qe kane te bejne me pa aftesine e tij totale si kryeminister dhe korrupsionin e e administrates se tij,me arrogancen dhe delirin e tij te madheshtise etj?
    Rama e ka goditur per vdekje shtetin ligjor dhe demokracine shqiptare me anen e fantazmes se “bashkeqeverisjes me qytetaret”!
    Kjo sajese kanceroze ka kaluar (me ndonje perjashtim te vogel) pothuaj pa u ndjere,pa u konceptuar si nje krim kunder shtetit nga vete kryeministri,per me teper kur ky vete e ka pranuar hapur kete gje ne 21.11.2017 kur deklaroi se,
    -”Ne fakt,Platforma eshte nje inovacion qe ve teknologjine ne dispozicion te cdo individi dhe transformon nje here e pergjithmone zyrat e ashtuquajtura te maredhenieve me publikun neper institucione,duke krijuar nje nivel te ri pergjegjshmerie te shtetit dhe nje nivel komplet te ri marrje pergjegjesie te institucionit.Deri dje,ne se do merrnim perseri shembullin e zonjes Drizi,zonja do ishte pre e ecejakeve ne te ashtuquajtura zyra te maredhenieve me publikun,do shkruante letra qe nuk do I lexonte askush.Ne rastin qe do shkruante edhe ne kryeministri,do te merrte pergjigjen “drejtohuni tek institucioni perkates”,qe perseri nuk do pergjigjej dhe faktikisht sot do ishte pa pune”!
    Me hapur dhe me qarte se kaq nuk mund te pohohej nga ideatori i saj, se eshte Rama vete “xhelati” i shtetit ligjor!
    Askush nuk i ka bere nje pyetje Rames,se pse i duhej ta krijonte kete fantazem ekstra ligjore,kur ne administraten qendrore dhe vendore ekzistojne edhe sot qindra zyra te ” maredhenieve me publikun” te “komunikimit me qytetaret”,”zyra te ankesave”,te “burimeve njerezore” etj si dhe qindra rrogtare qe i kushtojne shtetit qindra milione leke ne muaj,por qe nuk kane asnje maredhenie e as komunikim me qytetaret!?
    Po vete kryeministrin cfare e shqeteson qe cdo te merkure organizon takime humoristike me koordinatoret e bashkeqeverisjes,ku dalin ca hallexhinj,qe rrefejne se u eshte zgjidhur halli vetem se iu drejtuan portalit kryeministror?
    Kaq pak pune paska ky kryeminister,qe arrin te merret me vogelsira te tilla,kur keto gjera duhet t’i zgjidhin vete te gjithe rrogtaret e shtetit atje ku lindin edhe konfliktet?
    Pervec kesaj,po ky kryeminister e ka pohuar edhe vete zyrtarisht se edhe kjo “bashkeqeverisje” ka deshtuar se nuk i ka ndryshuar zyrtareve jo vetem mentalitetin per te respektuar qytetaret,por as tremben se kryeministri i paska nen kontroll me gjoja kucedren e “bashkeqeverisjes”!
    Ne muajin maj 2018,ne analizen 5 mujore te “bashkeqeverisjes” se mallkuar vete kryeministri rrefeu se, gjate 5 muajve te pare te vitit ” rreth 400 zyrtare te 9 ministrive nuk u ishin pergjigjur ankesave te qytetareve!
    Po keta 400 zyrtare mund te kene patur jo nga nje ankese per te zgjidhur por 5-6,pra shkon shuma ne mijra ankesa pa pergjigje”!
    Si mund ta pranonte ndryshe vete ky kryeminister se ka deshtuar perralla kanceroze e “bashkeqeverisjes”?
    Por e keqja eshte me e madhe se kaq!
    Nuk besoj se ne kete rast duhen kerkuar per ndihme teoricienet e huaj,per te sqaruar situaten,se me mire se sa populli yne nuk mund ta spjegoje askush!
    Rama me “bashkeqeverisjen” u ka mbyllur gojen popullit te ankohen,te denoncojne te pa aftet dhe te korruptuarit!
    Pra rrogtaret e Rames te vjedhin,te zvarrisin,te nxijne jeten,por kryeministri yne na ka mbyllur gojen te ankohemi!
    Per keto raste populli thote se”Te rreh,por nuk te le as te qash”!
    Ne kohen e diktatures populli i kishte te gjitha rruget per t’u ankuar dhe nuk kishte asnje afat per t’u zgjidhur ankesa,ndersa sot kryeministri te fut dy kembet ne nje kepuce!
    Ku eshte pra sot demokracia?
    Ku eshte “bashkeqeverisja”?
    Pra edhe per kete populli yne ka nje fjale te urte “Ate nuk e qasnin tek porta,ai kerkonte te bijen e mbretit per grua”!
    Edhe Rama,nga nje ane propagandon si mashtrues se do te qeverose me qytetaret,por nga ana tjeter i trajton qytetaret si argate,si kliente te zyrtareve te korruptuar!
    Por a e di ky kryeminister,se zerin e qytetareve nuk ka asnje organ zurtar kontrolli,jo qe ta zevendesoje,por as t’i afrohet?
    A nuk e kupton ky sharlatan anti shtet,se ankesat e qytetareve jane mbrojtesi me i mire i shtetit ligjor,i vleresimit me te sakte te aftesise se rrigtareve dhe i parandalimit te korrupsionit?
    Vetem nje kryeminister i afte dhe i pa korruptuar e kupton kete gje,ndersa Rama nuk eshte aspak i tille!

    Reply to this comment
  10. Mission Possible July 26, 12:29

    Per bese profesor, eshte hera e trete qe e lexoj dhe e rilexoj kete shkrim kaq te goditur dhe absolutisht korrekt.

    Kupa eshte mbushur plot e perplot dhe po derdhet.

    Vendin e KONSTATIMEVE (te cilat sot nuk i lepin as lopa se ka frike se ngordh…) priten VEPRA!

    Sot me shume se kurre ka ardhur koha e riorganizimit te se majtes historike dhe e koordinimit sa me te shpejte te veprimeve.

    Sot me shume se kurre ka ardhur koha e daljes ne skene te nje force te re politike, e cila te mare mbi shpatulla baren e perfaqesimit te mases me sa me shume perkushtim dhe dinjitet.

    E kush tjeter pervec jush, z. Thano, z.Islami, z. Mandilli, e shume e shume “ushtare te tjere te panjohur” do te mund ta realizonin suksesshem kete mision kaq imediat?

    Reply to this comment
  11. Arben July 26, 12:46

    DHE TI MORE LAMASH, JE PJESE E STRUKTURES

    QE MBAJNE LIDHUR SHQIPETARET TE MOS

    NJOHIN VETEN E TYRE, NGA VIJNE DHE KU

    SHKOJNE. E BEN KETE DUKE FALSIFIKUAR

    HISTORINE

    MORE KRIMINEL.

    Reply to this comment
    • Dreri July 26, 15:10

      Po pse je kaq gomar o Arben,sa as samari i gomarit tim nuk te ben pune?
      As vete nuk e kupton cfare ke shkruar!

      Reply to this comment
  12. Iliria e bashkuar July 26, 14:27

    Nje sistem shkollor dhe edukatif i deshtuar, i mbytur nga egoizmi, nga injorimi i tjetrit, nga mungesa e dashurise per pune, zhvillim, krijim, horizont kulturor. E keqja e Shqiptarve jane drejtuesit politike. Prandaj ata nuk duhen me kushtetute te kene te drejte me shume se 8 vjet kariere.

    Reply to this comment
  13. $$$ July 26, 20:19

    Eshte ashtu;Politika ne Shqiperi eshte ne humnere…Politikanet jane demagoge ,kapadainj, mashtrues….patriarkale ….dhe te neveritshem…Por ,ne fakt ,ata nuk jane politikane.Ata Jane injorante te politikes…dhe me keq ,ata jane bandite te cdo ngjyre….Ata nuk kane asgje njerzore.Ata nuk njohin asgje tjeter ,pervec interesave te tyre…Ata kane mohuare cdo vlere te familjes,te shoqerise dhe te kombit Shqiptar…Dhe cfardo qe t’ju thuash ,nuk arrin dot ti percaktosh plotesisht.Ata jane mostra…Shume prej tyre u bene ministra e kryeministra ,pa perfunduare shkollen,dhe pa libreze pune…Politika shqiptare lindi shtatanike..dhe nuk ka per tu rritur kurre…Ata me te vertete po perjetojne “vdekjen e bardhe”…..Singapori ,ne vitet 1980,arrestoi ne nje dite 174 pushtetaret te larte…Ne Shqiperi duhen arrestuare me shume se pese fishi I tyre….Kjo duhet te jete levizja e pare.Levizjet e tjera duhet te vazhdojne tek shkaqet qe e cuane politiken ne katrahure,ne humnere.Reforma kushtetuese ,reforma zgjedhore dhe reforma e tere legjislacionit.Kjo farse politike ndertoi tere legjislacionin ne interest te tyre.Ata I hoqen popullit mundesine per te qeverisur,per te kontrolluare qeverisjen .Ata ju dhane mundesine partive politike te bejne ligjin,duke I bere vete listat e te zgjedhurve dhe te emeruareve.Ata fetishizuane rolin e individit ,duke I dhene kryetarit te partise fuqi apsolute….Ju dhane atyre mundesi per ta mbushur administraten me tundes kokash… Votat e votuesve(edhe kur ato adresoheshin)nuk mbrinin ne adrese….Shpetimi do te jete kur populli te veteqeveriset…Populli duhet ti therrese mire mendjes…Nuk vjen Shpetimi nga qielli.Nuk largohet e keqia duke vrapuare pas saj per …lemoshe…per te djegur pasurite e popullit…Kjo eshte injorance…Ne kete menyre populli I shton vetes mjerimin…e ul qafen per ti vene shqelmin…Mjaft .Duhet te vloje gjaku nder deje..duhet zhdukur e keqia qe na zbardh dhembet 24 ore neper ekrane….

    Reply to this comment
  14. Pellazgos July 27, 08:54

    Zoti Zeqo,ato fjale qe thua ty si; nuk jane shqipe,por Latibe she gjenden ne cdo fjalore te gjuheve te Evropes.
    Vetem dy fjale Enthusiazem dhe Llogjike jane Ilyre qe vijne nga Greqishtja Enthusiazmos dhe Llogikos.
    Kurse Progres,Siguri nga Security,Drejtesi nga Greqishtja edhe kjo Dhiqi,Dikaster.
    Greket e Lashte e kishin Perendi dhe e Nderonin she quhej I Thea Dhiqi.
    Nuk e di ne qofte se “egziston” ndonje fjale Ilyre Greke te Epirit ne articullin tend.
    Ilyret jane pjese e Historise dhe Mithollogjise Greke dhe ju me Identitet shumice Arabe qe cdo 50 vjet ndroni Emra,hidhuni ne qiell,bisht qeni keni per te ngelur.
    Ilyrios nuk ishte dobic,por kishte Baba,motra Vellezer.
    Ju keto nuk ja shpjegoni (spjegare) popullit (popola) te “lavdishem” te Al-banistanit.
    I Ati i Ilyrios qe quhej Kadhmos kur erdhi nga Finiqi ne Afriken Veriore (Voras) Polisin (keshtu I thonin Ilyret Qitetit nga Cita italisht) e pare qe ndertoi e quajti Thiva,afer Athines.
    Ai solli edhe Alfa-Betin nga Feniki.
    A e kishte halle Evropin Ilyrios?
    A kini nje rruge ne Nder te babait te Ilyrios Kadhmos,ne nder te nenes Harmonise,halles Evropit etj.por ngelet tek Sulltani dhe Xhirxh Bushi me Klintonin dhe Toni Blerin we nuk I ze gjumi per ju.
    Per Ilyrion vete,per vallance Polidhiras Inos motres etj.
    Ju jini kot fare.

    Reply to this comment
    • Shqip July 27, 14:33

      Shko more idiot. Drejtesi dhe siguri vijne nga latinishtja more derdimen. Po ashtu edhe progres (kongres, ingresso), etj. Te dhjrfsha greqishten ty. Qe flet kot.

      Reply to this comment
  15. Drenova July 27, 15:29

    Z.Moikom!
    Nga pjesemarrja e pakte e komentuesve duket qarte se shqiptaret e varfer jane jo vetem te manipuluar,por edhe te demoralizuar se ky vend kurre me nuk ka per t’u bere me sic ishte,te pakten ne kohen e diktatures komuniste!
    Per mua ne kete gjendje jane edhe te gjithe ata qe e quajne veten intelektuale,sepse atyre nuk u punon truri,por STOMAKU!
    Te gjiuthye sundimtaret,nder shekuj kane ndjekur parimin qe,”Nje popull te varfer e SUNDON LEHTE”!
    A e vereni ju te mencurit se shumica e shqiptareve jane gati ta shesin voten e tyre edhe per nje thes miell?
    Dhe kesaj i thone “demokraci”!!
    Mjere ky popull,qe u katandis,qe te mos kete as “TALLONIN” komunist!
    Diktatura vertet e vuri ne fund “Tallonin”,por te gjithe te tjerat i kishte PA TALLON,qe nga arsimi,shendetesia,drejtesia,uji,dritat,plazhet,sherbimin dentar,cerdhet e kopshtet,kendet sportive,lulishtet,bregdetin,sigurine e jetes,qetesine etj!
    Ndersa sot shumica e popullit gjithcka e ka me TALLON qe nga arsimi,shendetesia,drejtesia,kudo e per cdo gje taksa,tatime,TVSH,takse karburanti,takse pastrimi,gjelberimi infrastrukture arsimore,taksa dhe akciza pa fund!
    Sot paguhet uji i piste per uje te pijshem njelloj me dritat!
    Sotr cmimet ketu jane si ne SHBA,ndersa rrogat jane sa per te ushqyer nje harabel!
    He,si ju duket,kur ka qene me me tallon,sot apo dje?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*